Tërmet i fuqishëm trondit Italinë

Njerëz që përgatiten ta kalojnë natën nën çadra sonte në Itali. Ka arritur në rreth 150 numri i viktimave si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.3 që goditi Abruzon në pjesën qëndrore të vendit. Tërmeti shkaktoi mbi 1500 persona të plagosur, dhjetra të tjerë janë të zhdukur. Dhe mijra kanë mbetur të pastrehë.

(AFP/Christophe Simon)

27 Komente

Edhe para 12 vjetesh ra termet ne thuajse te njejten zone, me humbje ne njerez e materiale te pallogaritshme. E frikshme...

Ishalla nuk e kemi kismet ne thuaj,se dhe ate kemi mangut.

Degjova se ishte edhe nje vogelushe shqiptare ne mes te viktimave,eshte e vertet?

Po e vertet eshte nje vogelush 4 vjecar nga shqiperia dhe 4 shqiptare nga maqedonia.

Gjynah i madh....Ngushellime familjeve te te ndjereve.

E tmerrshme! Tani po lexoja tek Corriere della Sera qe te vdekurit kane arritur 179 vete dhe 40 vete ende nuk gjenden. Jane shkaterruar jo vetem shtepite e vjetra, por dhe pallatet e reja! Kur mendoj se c'mund te ndodhe ketu tek, po te bjere ndonje termet i tille, me ze ankthi... pallatet tona jane ndertuar ku te kishte vend te lire, pa bere asnje studim paraprak te terreneve... Zoti na ruajte, se kam frike se do te shuhemi me fis e me fare, pastaj! smiley

Ne ditet e para te marsit,ky termet ishte parashikuar nga nje sizmolog italian se do te ndodhte shume shpejt,ai me nje grup te tij kishin dale ne qendrat e banuara ku sot termeti i ka goditur,dhe me nje autoparlant bente thirje per evakuim per shkak te rrezikut te mundshem te termetit.

Arsyeja ishte pershkak se shkenctari kishe studiuar per shume kohe pranin e gazit radioaktiv  Redon ,ne nivele shume te larta!

Parashikimi i tij,ishte konsideruar si nje panik dhe ishte nenvleftesuar,me idene se "termeti nuk mund te parashikohet",mirpo fakti tregoi se shkenctari italian Giampaolo Giuliani kishte te drejte.

Shqiperia ka pas nje qender sizmologjike ne Tirane.,nuk e di a ekziston tani apo jo?..dhe a eshte e pergatitur qeveria jone,per nje katastrof te tille apo jo?..se me hy ne Nato eshte me e lehte!..me bo cermonira dhe me mbaj fjalime,per hyrje ne Nato eshte me lehte!

Apo do te kerkojme si gjithmone ndihma nga bota?

 

Giulianin e denoncuan ne Italine me te zhvilluar se Shqiperia per "perhapje paniku". Keshtu qe s'besoj se ne vendin tone kane ndermend te merren me "banalitete" te tilla si sizmiologjia. smiley

Pastaj shkenca ne Shqiperi nuk jep leke. Vete Shqiperia nuk eshte nje ambient miqesor per njerezit e dijes dhe te metodes, por vetem per njerezit e babezise.

Shqiperia ka pasur edhe nje institut shume te mire gjeofizike. Ka pasur edhe...

Tani kemi...

Shqiperia ka nja 30 vjet qe termet flene gjume,termet kane ciklet e tyre,sipas te dhenave te sizmologeve ne bote bie 1 termet  si ai i Italise, ne cdo 3 dite,por ne zona te pabanuara..Ne Shqiperi me shume flasin dhe njihen politikanet se specialistet,shkenctaret,studiuesit,...SHteti Shqiptar i ka hy me dru ,shkenctareve te shqiperise,c`i dum? ka bota plot.

Ku eshte sot qendra e studimeve sizmike Shqiptare?

Nganjehere teksa kaloj neper rruget e Tiranes sone shemtaraqe, imagjonoj sikur nje termet i fuqishem te shkermoqte kete monument gjigand te babezise dhe papergjegjshmerise.

Por pastaj mendoj per jetet e njerezve. Do te ishte nje tragjedi e dimensioneve te paperceptueshme.

Ne nje vend ku edhe vete shkenca mund te vihet ne diskutim, mjafton qe teli i perdorur per betonin e armuar te jete lehtesisht me i holle nga cfare eshte llogaritur per ta hedhur ate ndertese ne toke.

Ne qytete si Napoli ku babezia dhe hilja bejne po ashtu ligjin, ka pasur raste pallatesh qe jane shembur nga vete pesha e tyre dhe jo nga termetet.

Olsib, mos na e ndill, aman te keqen, ere...! 

Termeti ka shkaktuar edhe te pakten nje viktime me nenshtetesi Shqiptare, vogelushen katervjecare E. Boshti.

Ajo eshte deri tani e vetmja viktime e konfirmuar me nenshtetesi Shqiptare.

Ne Abruzzo ka rreth 11.500 rezidente te rregullt me origjine Shqiptare.

Rreth 1400 prej tyre banojne ne Provincen e Aquilas, qe perfshin si Aquila-n dhe rrethinat, te goditura rende nga termeti, ashtu edhe qytete e qyteza te tjera qe nuk kane pesuar demtime te renda, as ne njerez e as materiale.

Shume lajme te mediave tona, sidomos ne lidhje me Shqiptaret ne ate zone jane te pasakta.

Keshtu, vogelushja E.B. sipas Top-Channel-it p.sh. eshte mashkull.

Numri i Shqiptareve ne Abruzzo jepet 40 mije ne disa media.

Viktimat Shqiptare thuhet se se jane 6 (TV Klan p.sh.) pasi ketu llogariten edhe nenshtetasit maqedonas, me origjine Shqiptare, qe humben jeten ne tragjedine e Aquilas.

 

 

 

Ne 15 prill 1979 ka rene nje termet i fuqishem ne Shkoder,rafshoj te gjithe Bahcallekun, u vran 37 vete,lekundjet ishin te fuqishme deri ne Tirane., e mbaj mend lekundjet e mengjezit,ne hyrjen time te katit trete,te pallatit tim,me dukej vetja sikur isha ne anije qe perplaset nga dallget e fuqishme ,ishte e djele.nje ndjenje tmerri..

Ne gushtin e vitit 2007 kaloja fundjavat ne Dhermi.

Ishte nje periudhe termetesh te lehte, por te frikshem.

Jam cuar pupthi nga gjumi! Rreth 3 raste te tilla ate vere.

Olsib , per koecidence nga dt 16 gusht deri me 5 shtator te 2007-es kam qene dhe une ne Dhermi por nuk kam ndjere ndonje termet,mbase e kam gjumin e rende,por kujtohu se mbase e ke pas lene celularin me dridhje.

Ka qene ne 2006, me c'mbaj mend nga bemat e treguara.  Kusheriri im u hodh nga ballkoni i hotelit smiley

Mbase 2006-a! Tani po me vini ne medyshje!

E kaloj gjithmone gushtin ne Dhermi, keshtu qe ndoshta jam ngaterruar!

Do shkoj te pyes Lucianon! smiley

Ka qene 2006, une isha ne Jale dhe lekundjet ishin me te vertete te frikshme. Sidoqofte isha me cader, skishte ca te me ndodhte smiley

Po shikoj nje emision mbi termetin ne France5.

Ketu bejn fajtore menyren e dobet te ndertimit ne Itali, dhe thone qe nje termet i tille ne Kaliforni nuk do te kishte sjelle asnje te vdekur dhe asnje shtepi s'kish per te levizur.

4 shqiptare nag maqedonia,  nje vajze 13 vjece midis tyre , e tmershme

Jane mbi 207 te vdekur ne kete moment.Ne tete pa njezet ka patur nje goditje tjeter qe u ndje shume edhe ketu ne Rome....Zot ven dore....

Ku eshte sot qendra e studimeve sizmike Shqiptare?

E ka privatizu Sala me PD ..pasi mori specialistin nga me te miret ne Europe z. petrika Minga dhe e beri Deputet smiley

Si ka mundesi qe edhe ne nje situate te tille ku flitet per vdekje e per skaterrim jetesh, ka persona qe nuk humbin mundesin te flasin per Sale.

Mendoi se cdo perso qe ka lexuar qofte vetem nje here postet e ketij forumi e din se sa e urreni Salen. E per sa i perket qendres sizmike Shqiptare nuk eshte i vetmi problem qe kemi.

Gjithsesi aktualisht numeri i te vdekurve ka arritur ne 273, e ska rendesi sa ishin shqiptare e sa italian e sa te tjerave nacionalitete, se dhemshuria e nje prindi per femijen apo e nje femije per prindin eshte e njete ne te gjithe bote pa diferenze nacionaliteti.

lajme te trishta miq! shifra e frikshme ka arritur ne 260 te pajete! toka dridhet e shkundet dhe ne bashke me te! eshte momenti me pi nje konjak.ciao

E tmerrshme!

Por akoma me e tmerrshme eshte te degjosh renkimet e njerezve nen germadha e te mos dish si t'i ndihmosh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).