Të zhgënjyerit me Kombëtaren, këtu

Jo se po prisnim ndonjë fitore në Danimarkë, por në pushim të ndeshjesh, pas dy "petllave" të lehtë nga danezët mendova se ka ardhur koha për t'i vënë kapakun edhe këtij turneu eleminator. Pas zhgënjimeve në Maltë, me Hungarinë dhe këtij sonte  them se meritojmë ta nxjerrim të keqen... smiley

 

38 Komente

Blend, siç e the tek tema tjetër. Ta fillojmë me ndryshime te vogla..psh, mos i hedhim bishtat e cigares ne fushe smiley

 

Pastaj, te kthejme Hafizin ne stolin e Kombetares.

Te pakten Hafizi ka patur me rezultate,eshte shqiptar e na i di mire hilet ,e sidomos nuk ma do mendja qe paguhet si keta qe vijne hane ,pine e.....,marrin edhe nje dore paresh e krisin e ikin....

Kuje ,kuje.....Lumi qe mori Vunone....

varet nga traineri

aq sa lyp, minus ca gjona smiley

Eh,jah ,mbaroi si gjithmon 3 me 0! Me dobet se kjo kombetare nuk ka pasur ndonjehere shqiperia !

 

Nje kerkese, hiqni ban-in per sharjet per kete postim se vallai kaq keq kishim kohe pa pa keshtu qe ja martofshim ...

qyqja mi gra,

mos shani si burrat per neshje futbolli smiley

leku con ujin perpjete, thote nji kange popullore smiley

Blend,

me mire titulli do te shkonte te genjyerit me Kombetaren....pasi kemi nje histori te tere qe eksitohemi me dy ndeshjet e para dhe pastaj shfryhemi si tollumbace,i njejti refren....

Kur zgenjehesh te kap trishtimi dhe dita te ecen mbrapsht,

ndersa kur genjehesh dita vazdon njesoj sikur nuk ka ndodhur gje...

 

 

Wow, sa gjynof po m'vika per t'gjith juve, te rroni vete po mvje keq se qekeni ftof m'tajare. Cer prisnit ju nga nji grup skarlatinash qe duket sikur akoma e kane ushqimin me racion, nga nje tufe ngordhalaqesh qe s'kane patur kurrfare autoriteti ne fushe ndonjehere dhe kane tonelata me pordhe neper pube,t v, rruge etj. Cer prisnit ju nga nje federate qe zgjedh trajnere per hir te nostalgjise te cave dhe me cfaredolloj cmimi. Mu be qejfi qe u palluan se ca nga keta langot duhet te ishin larguar me kohe, tani besoj se do qerohen. Dhe mos fluturoni kot me presh ne bythe kur fitojme me Malten apo barazojme pa gola. Kurre nuk kemi qene te qendrueshem dhe kurre nuk do jemi se nuk kemi sistem. Ky eshte nje grup mercenaresh. Hiqi parate dhe jane thjesht kalimtare te zakonshem rruge. Hajt ne esfel vafshin.

...me falni por cer faji kane trajneret....cer Hafizi mer....me ata lojtar ska se cbo ne bote njeri.....nese e pate ndeshjen, lojtaret ishin rreshtu shume mire ne fushe dhe dy golat e pare (ashtu si edhe ai me Hungarine) ishin gabime- faje personale te portjer lojtareve...cer ti boje trajneri atyre.....sic tha dhe njoni ketu...ata duken si te pa ngrene....federata (jo) e futbollit por e sportit...duhet ti ngreje normat e sportisteve, se as me vrapu sdine...sikur i kane breket neper kom....te gjithe duken sikur punojne ne ndertim ne mengjes e masdite lujn futboll..

.....ne skena displine sporti mer...lene pastaj kur cte nigjoje tek TCH kopetentet me ne krye Hason Liken.....gallate....se ceshte edhe nji Jupi qe duket si pioner i Enverit...osht kopetent edhe ai.....nuk merr vesh me shume se ajo kuklla qe rri aty dhe nigjo qyfyre...por nuk qesh se meqe o bjonde qesh rruges per ne shtepi.....

 

 

ene pastaj kur cte nigjoje tek TCH kopetentet me ne krye Hason Liken.....gallate....se ceshte edhe nji Jupi qe duket si pioner i Enverit...osht kopetent edhe ai.....nuk merr vesh me shume se ajo kuklla qe rri aty dhe nigjo qyfyre...por nuk qesh se meqe o bjonde qesh rruges per ne shtepi.....

 

smiley

smiley

por nuk qesh se meqe o bjonde qesh rruges per ne shtepi..... hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa e fort kjo.Sa per ndeshjen u betova qe me Malten qe se ndiqia me kombetaren po hajt thash se mos coc kush e di bejn ndonje gje me Hungarin..lesh xhaxha lesh i thoshte nje shofer nje xhaje.qe i lutej ta merrte ne makin dhe shoferi i tha.Po e gjete ca kam ngarkuar ne makin do te marre.e zu me radh xhaja e asgje,shoferi i thoshte lesh xhaxha lesh se ky lesh kishte ngarkuar,xhaja akoma vazhdonte te gjente ca kishte ngarkuar.Dhe kjo kombetarja jon lesh ore lesh.

Hafizi bo vetem per kete pune. E para se eshte shqiptar edhe ne na duhet nji trajner shqiptar, qe ta beje kete pune me qef, e dyta se ka rezultatet me te mira me kombtaren, edhe pse ne kushtet me te keqija.

Hani ishte trajneri me i dobet qe kena pas, duhet me e lene te keqen mbrapa edhe me pa per te ardhmen.

 

 

Hajt të shkume.

Mund të më sqaroni diçka. Shani se keni inat që ata (djemtë tan&eumlsmiley nuk bënë dot gjë apo e keni të keqen që nuk prisnit të bënin gjë. Kërkush nuk priste që kombëtarja jonë të kapte rezultat pozitiv. E dini kur do bëhet kombëtarja jonë? I mban njeri mend klasat sportive dikur nëpër shkolla,  që nxorrën kombetaret tona të deri tanishme, që jo pakë na ngritën peshë. Në I mbani mend do kujtoheni që ka kaq vjet që sekzistojnë më. Nuk prodhohen më futbollistë d.m.th. Shihni jëherë një ndeshje brenda vendit të shihni nivelin e futbollit tonë (Shihni tek fotot e ditës foton e Blendit na ishte një herë ndeshja e bukur) që e pasqyron se sban kombëtarja. Mirë trajnerin e gjetët (Hafizin) po lojtarët ku i kini?

Gjithmone presim (presim pa im po deshet, si ta keni) qe kombetarja te kape resultat pozitiv. Me te drejte besoj.

Lojtaret kan lujte si spanjollet sot me pasime te shkurtra te sakta. Trajneri jone i bukur i kishte rreshtuar te 10 lojtaret te bregu i trete. Sipas mendjes se trajnerit (apo perkthyesit, se kush po e merr vesh kete pune se kush i jep urdherat aty) ne duhet te pritshim zbaticen daneze qe te sulmonim.

Ne e kishim rreshtuar mbrojtjen shume ne thellesi, perpara hundes se portjerit, per rrjedhoje mesfusha jone ishte te viza e 16tces tone, dhe sulmuesi me not krol shpine me zor e arriti rrethin e rrumbullaket te mesit te fushes.

 

Djemët tanë nuk mund të ofrojnë më tepër troç.

Para disa ditësh ishte një tem për komentuesit tanë të cilët edhe ata komentojnë disi kuturu, me një kuptim latin apo më mir të them Italian.

Nuk mund të na e ketë fajin gjithmon Trajneri kjo nuk mund të përdoret gjithmon dhe shumë herë kalohet dhe si alibi?  smiley

 

Kombetare kishim ne kohen e sul demollarit, ben minges (rip), agustin koles, cim muces, mujo targajt. Keta sot duken si morra para atyre koloseve. Keta sot gjithe jeten do mbahen me fitoren ndaj greqise.
Sa per komentatoret c'te thuash. Jane shume komike qe nga pamja (shakohoxha, kokona) dhe vazhdojne ne rrugen e atyre komentatoreve te kohes se qepes ku kalimi I mesit te fushes shoqerohej me cirrje per rast I paster goli. Neve s'ka ku na kap qeni.

po kta jane vdeksira o burre...e di si mendoj une? me qene 90 minuta ne fushe e te mos fusesh 1 gol ne 7 metra porte..atehere une iki e ha kepucet e futbollit me dhembe me gjith taka metalike. se imagjinoj dot se si mund te jesh 90 minuta ne fushe e te mos e fusesh 1 here topin ne 7 metra... kur ne shqiperi ne e mesonim futbollin ne porta te vogla edhe fusnim gola ne 1 meter porte.. te krahasosh 7 metra porte me 1 meter porte, eshte si me thene futboll per handikapatet..

Bashkohem me kete siper.

Po futbolli nuk eshte matematike Olimbi.

22 lojtare qe luajne 90 minuta ne nje fushe 110 m te gjate me 1 top dhe tre albitra tek kush porte eshte probabiliteti qe te behet goli i pare?

......aq me teper qe ne Shqiperi lushim edhe shtatce pesce. smiley

 

......aq me teper qe ne Shqiperi lushim edhe shtatce pesce. Smile

Per ate pune ne lushim tek për tek e prape kishte me shume pasime te sakta  smiley

Po pra ne Shqiperi edhe kur shtishim tek a cift gjithmone fitoshim. smiley

kombetarja shqiptare nuk mund te luaje gjithmoene ne cdo ndeshje per patriotizem

secili prej tyre sheh veten e tija dhe mire qe vine dhe luajne ne kombetare se me aq sa paguhen ndoshta dhe nuk vijne por shohin punet e tyre ne skuadrat ku luajne

Kombetarja me e dobet qe mbaj mend ndonjehere. Skandaloze!

Nuk kemi shenu gol tjeter vec atyre ndaj Maltes, qe esht skuader kot.

Vetem ne nje ndeshje kemi bo dicka, edhe ajo pa ndonje vlere se nuk mund te mburresh qe nuk hengre gol nese del ne fushe me qellim per t'u mbrojtur e me shume fat arrin te mos hash gol.

Edhe kur na rrifte Gjermania e Anglia benim njefare loje, shenonim. 2-1, 3-2. 4-3 mbaronin ndeshjet tona athere.

Duhet te heqim dore nga tranjeret e huaj si Ari Han. Nese mund te sjellin ndonje Capello apo Hidink ne rregull, po tranjere te ketij niveli s'na hyjne shume ne pune.

Ari Han nuk i dha asgje kombetares, as si rezultate as si loje. Edhe pse vjen nga nje shkolle qe shquhet per futbollin sulmues, skuadra jone e ka harru golin. Zgjedhjet e tij kane qene jo rralle te paarsyeshme, si per shembull ne rastin e Bogdanit qe thirrej kur ishte lojtar stoli ndersa kur arriti nje fare forme dhe aktivizohej u la jashte kombetares.

Hafizi, Zhega a kushdo te vije s'ka rendesi po te vene nje shqiptar ne krye te kombetares se na iku truni.

 

 

Futbolli,si e gjithe Shqiperia ne tranzicion,.. cop cop, fare..me ndihma nga jashte dhe me nderhyrje nga brenda,...shpenzime ? sa t`dush,para per trajneret,per boset.,por pak mend,paaak fare,per"ekipet zinxhir"..per  investime ne sport!

Si ka mundesi ,nje vend pa kulture sportive,pa vemendje sportive,pa investime ne sport te kete suksese ne rezultate?!!!!!

Gjithmon keshtu do te jete kombetarja jone e humbur!

 "E kishte fajin portieri"..e gjeten edhe kete here "shkakun"

nuk e kuptoj pse media jone thote qe te synojme vendin e katert dhe e paraqet kete si nje sukses.ne ate grup ku ndodhet shqiperia nuk ka arsye te mos synoje kualifikimin.skuadra si hungaria nuk kane asnje lojtar cilesor te nivelit te canes,skeles,vangjelit e bogdanit.me kete kombetare eshte turp te diskutohet vendi i katert si sukses. Ari han duhet te largohet dhe duka bashke me te.trajner i kombetares duhet te jete nje veteran tip i tares,

Djema, duhet ta kuptoni se ketu fajin e ka Federata e Futbollit Shqiptar, sepse per te patur nje ekip profesionistesh apo nje kampionat te forte, duhet qe tranieret me te mire ti vendosesh ne ekipet e femijve. Si te stervitesh nje femije ne menyre te persosur nga mosha 8-14 vjec, ne moshen 15 vjec ai s`ka nevoje per tranier. Ata traniere qe stervisin futbollista 15 vjec e siper , jane aty vec per parate. Prandaj duhet qe FFSH, tu krijoje kushte femijve te sterviten. Te krijoje fusha futbolli, komplekse sportive, ku ekipe te kategorise se pare dhe dyte te kene ekipe zinxhire, nga mosha 8 vjec deri ne 15-16 vjec. Ku do te sterviten apo lozin femijet, kur s`ka fusha, ku s`ka as rruge te lire, as sheshe. Te gjitha jane zene me pallate, prandaj duhet qe bashkite dhe komunat, sektori i urbanistikes, te projektojne krahas pallateve edhe komplekse sportive.

 

"eh sa mir me ken shqiptar", kushdo qe e ka kenduar kete kenge, nuk ka qene tifoz i kombetares sone keto vitet e fundit.  Si nuk mendohet te behet nje investim i menduar mire per te ringritur ekipet zinxhir dhe klasat sportive ne shkolla.  Perse te mos u jepet nje ndihme atyre njerezve qe i kane dhene shume sportit shqiptar e futbollit ne vecanti, gjate viteve te kaluara per t'u bere inspektore futbolli prane departamenteve arsimore ne bashki (eksistojne  keto ne bashki?). Ka disa figura te nderuara futbolli ketu qe kane qene trajnere te ekipeve te para, qe vijne verdalle shopping centres te ketushme (jo per faj te tyre).

Per te dale pak jashte nga tema per dy gjera:

1. C'eshte ai emer pompoz qe i kane vene kategorise se pare, ndaj kujt jane superiore?

2. Kush jane keta analista qe bejne shtjellimin e ndeshjes? Ajo bjondja, nuk mund te mesoje permendesh nja dy rregulla per futbollin, qe te mos duket si shushke aty? Kush e beri perzgjedhjen e saj si prezantuese? Mbi c'kriter? Po ata specialiste qe me shume flasin per kampionet europiane sesa per tonin?

1-Sa i eshte trash koka ketij mer!..Pu,pu,pu,....!

2- Po ketij c`ju krujt te shkonte te shikonte ndeshjen,kishte ndonje menje se mund te buzeqeshte?

3-Duket si i dhim ,komplet presidentit konseksual!

 

 

 

ne ngelem me keta lojtare laj thaj, nuk ka te rinj me energjike se per profesioniste na ka marr ne lule te ballit, turp per ne qe zeme edhe karriget me pa ndeshjet e ketyre gocave.

humbet SHQIPèRIA 3-0 me DANIMARKèN...humbet edhe ARGJENTINA 5-1 me BOLIVINè....

pershku eshte qelbur nga koka

futbolli jone eshte kalbur nga Duka e poshte

per sa kohe qe norma e dites ne kampionat eshte sherri dhe kaos, per sa kohe qe puna e trajnerit behet nga lart dhe therriten ata qe paguajne te Duka dhe lihen lojtaret e ri si Hyka & Co. jashte, kete kombetare do te kemi.

Kur te hiqet DUKA mund te filloje te mare fryme futbolli shqiptar, perndryshe ne vend te argetimit vetem do na behen nervat me kacurrele se ci kemi...

ne Nato u futem me miq, por ndeshjet duhet ti fitojme vete.

na duhet urgjentisht nje trainer Shqiptar!!!boll me me te huajt ua pam hairin jo se ne shpresonim te kualifikoheshim por si i huaj si Shqiptar ne ne te njejten pozit mbetemi keshtu qe le ti mar ato lek nje Shqiptar se sa nje i huaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).