Të rinjtë shqiptarë imitojnë anarkistët grekë, lind Fronti i Rezistencës Sociale

Një lëvizje anarkiste ka filluar të lëshojë hije në vendin tonë. Në Shqipërinë e përgjumur nga reaksioni i fortë qytetar dhe njerëzor, një sinjal po përhapet ngadalë nëpër internet duke bërë paralajmërime. 

Njësoj si në vendin fqinj, Greqi, ku lëvizje të tilla anarkiste janë kthyer në uragan, një e tillë në Shqipëri parashikon ndëshkime për politikanë dhe njerëz të jetës publike. Organizata quhet Fronti i Rezistencës Sociale, dhe përmes një deklarate ka bërë të njohur emrat e 30 njerëzve të jetës politike dhe publike që duhet të lënë skenën, ose ndryshe....

Duke bërë fajtore kryesisht qeverinë, por jo më pak opozitën, FRS ka numëruar shqiptarët e vdekur gjatë vitit të shkoi për shkak të qeverisë. 

“Mbi 120 punëtorë shqiptarë humbën jetën në aksidente të ndryshme në punë gjatë vitit 2008, ngaqë autoritetet marrin ryshfet nga firmat private për të mos u vënë atyre rregulla sigurie në punë. Mbi 300 shqiptarë humbën jetën në spitalet publike të Republikës së Shqipërisë si pasojë e shërbimit të dobët mjekësor. Mbi 350 shqiptarë humbën jetën në aksidente automobilistike më 2008 si pasojë e vjedhjes së fondeve për një sistem bashkëkohor komunikacioni. Mbi 75 shqiptarë kryen vetëvrasje më 2008 si pasojë e dëshpërimit, mungesës së shpresës dhe zhgënjimit nga atdheu i tyre. Shteti shqiptar la të digjen të gjallë mbi 20 shqiptarë më 2008 në shtëpitë e tyre. Të paktën 50 shqiptarë, mes të cilëve të paktën 10 fëmijë, u vranë drejtpërdrejt më 2008 në Gërdec, Liqenin e Farkës, Gjirokastër dhe “aksidente” të tjera të përgatitura nga etja për pará e pushtetit dhe të toleruar në mënyrë të dyshimtë nga opozita”, - thuhet në deklaratën e tyre. 

Thirrja e kësaj organizate përfundon me paralajmërim. “Fronti i Rezistencës Sociale u kërkon me mirësjellje këtyre njerëzve, që si profesion kanë vrasjen, mashtrimin apo vjedhjen e shqiptarëve, që të ndalin ritmet e punës së tyre dhe tërhiqen vullnetarisht nga skena. Në të kundërt, “aksidentet në punë” do t’i vizitojnë edhe ata. Gjatë konfliktit Izrael-Palestinë më 2008 u vranë 320 civilë. Gjatë “paqes” shqiptare më 2008 u vranë mbi 800 persona”, - përmbyllet deklarata e tyre. 

LEXO TRAKTIN E PLOTE!

39 Komente

Lexova traktatin edhe me beri pershtypje qe disa nga lista e atyre qe sugjeroheshin te hiqen, akuzoheshin se ishin handikapat, delirant, llapaqen edhe kopjac.

 ...edhe hajd ta marresh seriozisht kete.

Ja ky eshte Mero Baze ne oren e tij me te mire! smiley

Edhe kete ka bere Mero Baze,

po duhet te fuste edhe veten e tij ne liste.

Mero Baze - hajdut, hakmarres

Fahri Balliu - hajdut , injorant

Arjola Xoxa - delirante, injorante ( sa te kapi pushtetin edhe hajdute)

Gert Bogdani - kaqol, kukull

liste nuk mbaron ne Shqiperi, eshte shume e shume e gjate.....

Një lëvizje anarkiste ka filluar të lëshojë hije në vendin tonë. Në
Shqipërinë e përgjumur nga reaksioni i fortë qytetar dhe njerëzor, një
sinjal po përhapet ngadalë nëpër internet duke bërë paralajmërime. 

Njësoj si në vendin fqinj, Greqi, ku lëvizje të tilla anarkiste janë
kthyer në uragan, një e tillë në Shqipëri parashikon ndëshkime për
politikanë dhe njerëz të jetës publike. Organizata quhet Fronti i
Rezistencës Sociale, dhe përmes një deklarate ka bërë të njohur emrat e
30 njerëzve të jetës politike dhe publike që duhet të lënë skenën, ose
ndryshe....

Sipas Temes, i beka te jemi prezantuar me filizat e "November 17" (ala shqiptarce)? smiley

Pak si "me zarar" me duket kjo permbledhje e FRS ...

TemA e quan anarkiste kete FRS se une nuk shoh ndonje akt dhune apo kercenim ne Shqiperi.

Ketu keq te reagosh, keq te rrish ulur...

'''Në të kundërt, “aksidentet në punë” do t’i vizitojnë edhe ata.''

''MOS U DORËZO PA LUFTË!
BËJ REZISTENCËN TËNDE!''

po mire mer eshte normale kjo.duke pasur parasysh qe njerezit ne liste punojne shume per kete vend, dhe si ze gjumi naten, autori siduket kane dashur te thote qe sa me shume te punosh, aq me shume rritet  propabiliteti per te ngelur invalid pune.

Ylli zi,pas Hakmarrjes per Drejtesi nqs atyne u shku mendja me kriju Brigada te kuqe, Aksion Direkt apo ndonje Fraksion te 17 Nentorit ne Shqiperi me thane te drejten ti bajne se vetem ato na mungojne.Punoni punoni per te miren atij vendi sa ma shume te punoni aq me shume rritet propabiliteti per te ......

ça osht Fondi i Asistencës Sociale?

Crvena, duhet reaguar.  Ama nuk duhet lene hapesire qe reagimi te "dimensionohet" nga media dhe rrjedhimisht nga opinioni publik, ne menyre te tille.  Sepse te shko dem ...

PS: per admin-et, ka ndryshuar formati i komenteve?

Ishte ceshtje kohe: faji kuptohet i bie qe te jete i femrave qe kane lene keta djem te zgjuar (po pa leke) pa seks.

FRS= Fronti i Rezistences Seksuale? smiley

Ceshtje kohe, prodhim kohe etj smiley

Gjatë konfliktit Izrael-Palestinë më 2008 u vranë 320 civilë. Gjatë “paqes” shqiptare më 2008 u vranë mbi 800 persona.

a mund te ma shpjegoni se cfare nenkuptoni me kete!

flm

parrulle, kam idene se kane dashur te thone qe edhe atje ku po behet lufte perdite nuk vdesin aq shume sa tek ne.

Ulu! Yll me flamur per pergjigjen qe e paske msu permendesh. Po pyetja ime ishte gati
retorike. Ky krahasim me ‘luften’ Israel-Palestine calon, se fare lehte mund te
marrin per krahasim ndonje ‘lufte’ tjeter qe jane shuar me 100 ne nje dite dhe
dalim tete me hic. Dhe krahasimi lufte/paqe eshte i papershtatcem per thirrjen
sociale qe ngrini. Krahasim me i vlefshem do te kish qene humbja e jetes nga
neglizhenca totale e FEMA ne uraganin Katrina ne USA. Po prap dhe ketu tete me
hic per ju! Mos kerkoni te revoltoni vetem zemrat tona- jane plage te hapura -
por edhe mendjen. Statistikat e lartpermendura ne apel nuk thone asgje ne
vetvete dhe me teper tregojne bashklidhje (correlation) sesa shkaktim (cause). Nuk
perjashtoj qe shteti ka gisht 100% por mos nxirrni perfundime alla cum hoc
ergo propter. Po nejse, prap mire si per here te pare smiley

Ketu ne Greqi keta "anarkistet"perdoren nga shteti  si ajo valvola te tenxherja me presion qe nxjer avullin e tepert per te mos te te plasur ne fytyre.Nuk e di se c'fare ndodh me keta tanet por,po qe se duan vertet te miren e "klases punetore" mire do te ishte ti linin keto kercenimet e demeshme te tastjeres dhe ti futen punes.Dhe puna me e mire do te ishte organizimi i grevave dhe i demostratave paqesore dhe masive,te cilat jane mjeti i vetem demokratik per kerkimin e te drejtave ne nje shoqeri e cila do te quhet e qyteteruar.

Para se te organizohen grevat, duhen gjetur punetoret, ne kuptimin klasik te punetoreve dhe grevave.

Ne Shqiperi nuk ke industri te medha, me shume punetore, te cilat mund te beheshin katalizatore per fillimin e nje proteste popullore Anti-... gjithcka!

ke te drejte Olso, andej ska puntore.Edhe pjesa me e madhe e puntoreve, jane 2-3 vete ne nje punishte, apo edhe kamarieret me banakieret.Qe sma merr mendja qe do te dalin ne Greve kunder pronarit.

 

 

Tek ne as Grevat nuk fuksionojne.

kjo eshte per te qeshe e per te qare bashke... get a life pipoll!

nje na komentuesit me lart kishte permendur "hakmarrje per drejtesi". me nje antireklame te tille jo Fronti i Rezistences Sociale, por as Fronti i Rezistences Seksuale nuk e sheh driten e diellit.

Jam kurioz te di se kush jane keta 30 emrat e politikes qe duhet te lene profesionin e tyre dhe te dalin ne pension me mirsjellje.  

Nga e thena, ne te bere, eshte ne mes nje det i tere. Nese ky front mbetet i nje rezistence virtuale, jo vetem qe eshte i pavlere, por si te gjitha gjerat e pavlera, ben vaki dhe te mbeshtetet nga qeveria ne nje te ardhme te afert. Deri tani, eshte furtune ne gote. Duhet trupa e teatrit te rruges, sa me e madhe e mundur, qe frytet kujdesit te kerkuar te arrihen.

Do Zoti e kane me gjithemend dhe bejne ndonje gje se vetem keshtu mund te zene mend "politikanet" mbeturina qe e kane mendjen vetem te xhepat e tyre.

GKF ( Grijme Kockat me Fresibel) e keni degjuar ndonjehere? Nuk eshte e re eshte krijuar para nja 4 vjeteve.Kjo organizate deri tani ka mbi 34000 luftetare dhe eshte e destinuar vetem ne eleminimin e komunisteve.

Punon gjithmone pa lene gjurme,i pais kundershtaret me arme dhe i nxjerr per gjah.

U mbars mali dhe polli nje mi..

Keshtu do skadoje edhe entuziazmi i ketij fronti, vegel e maestrove!

 

Hmm, adresa emailit per kolektivi.org jepet si paralaci@paralaci.com, dhe kontakti per paralaci.com eshte Orjeta Nishi. Ose keta s'kane ditur si ta maskojne, ose kane dicka kunder Lacit qe kane perdorur adresen e tyre smiley

O me knaqet me keto komentet. Sikur nje grup i tille (le te hamendesojme se do te jete i dhunshem) ka nevoje per sanksionim nga ne kolltukofaget e peshkut smiley - ekzistenca e tij eshte aq e natyrshme sa shiu acid.

Ka pas qene nje shprehje mosperfilljeje dikur per ata qe lihnin shume dhe nuk kafshonin: "Filani qe hiqet si i forte, TA HA PA DALE". Kjo me duket i shkon shume ketyre tigrave prej letre.

ahaa ahhaaaaa haaaaa  o sa kam qesh me ate listen ...shin numrin 5, 12, 13, 18, 19, 20, 21, 26, 28 e 30

duhet ta kene bo per humor smiley

Nuk meret vesh ky fronti i rezistences,ky eshte kunder te gjitheve...i fut te gjithe ne nje thes... kesaj i thone me kercit si pushka e jevgut ,tu kenu kongen e shijakut ....

http://www.youtube.com/watch?v=R27RgS41cuc&feature=related

kur mor rrugen per shijak ,turdu-turdu,lelelele. o shijak cme bone o zot ,me fute ne valle ,dhe tani zdal dot... hi,hi,hi,

per at'pune, me perjashtim te tre kater emrave qe duket se jane shtuar sa per tu tall, s e kane keq keta (do qe mire te shtonin emra). problemi eshte se une s'besoj qe do kete vertet ndonje organizim mbrapa, me duket me shume si shashke. s'ka bythe njeri ketu per weather undergound

edhe mua kjo lista e zezë mu duk shumë e shkurtër......

është mirë që listëshkruesit ti shtojnë një 0 listës.......

ËËËËËË pse nuk lejohet me shajt me fjale turpe te PPU?

Nqs e dini ate barcaleten me robin qe stervitej qe t'i merrte frigoriferin komshiut, e kuptoni se keta duhen stervitur deri sa te jene ne gjendje te mbajne kembore qe te mund t'i quajme .... me zile.

Hungerima pa peshe nga kolltuku i rehatshem para kompjuterit. Cudi sesi TemA megjithese ka ngelur me pak faqe nga bllokimi i pajisjeve, e ka gjykuar te nevojshme qe ta mbushi hapsiren me kete lajm.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).