Të jesh lopë...ke një numër

Një projekt i Ministrisë së Bujqësisë dhe një grup të rinjsh entuziastë të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë kanë përfunduar çertifikimin e gjithë bagëtive të trasha në vend, si një kusht i vënë nga MSA-ja. Çdo lopë ka një numër, “gjenezën” e saj racore dhe historik sëmundjesh. Shpejt fermerët nuk do të mund të tregtojnë mishin e bagëtive të tyre dhe qumështin pa dorëzuar këtë numër. Si në BE.
Në një nga numrat e parë të gazetës RD, një pedagog i frëngjishtes në Universitetin e Tiranës, botoi një artikull që bëri bujë dhe ngjalli mjaft diskutime: në thelb ai thoshte se ishte më mirë të ishe lopë në Zvicër sesa qytetar në Shqipëri. Një metaforë që mërziti shumëkënd për krahasimin, cinizmin e afruar, por dhe vështirësinë për të pranuar një të vërtetë që lidhej as më shumë e as më pak, por me kushtet e ndryshme të jetesës së kafshës zvicerane dhe ato të njeriut të ri shqiptar të sapohyrë në pluralizëm. Plot 18 vjet më vonë, në rrethana pothuaj të pabesueshme, një grup të rinjsh të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, afrojnë një argument më shumë për postulatin e hershëm cinik të pedagogut të frëngjishtes. Sot, falë një pune titanike të tyre, dimë me saktësi sesa lopë ka Shqipëria cep më cep, por nuk dihet ende sesa banorë ka. Sot, secila prej bagëtive të trasha ripërtypëse ka një “pasaportë” të saj vetjake, kurse janë disa qindra mijëra qytetarë shqiptarë që nuk kanë asnjë dokument identifikimi dhe ndoshta edhe nuk janë numuruar kurrë si banorë të këtij vendi. Një grotesk i pashembullt që nuk errëson punën e jashtëzakonshme të këtyre specialistëve të veterinarisë, por që e bën edhe më tragjikomike pafuqinë e shtetit shqiptar ndaj të drejtës elementare të qytetarëve të saj për t´i identifikuar apo për të pasur një emër në regjistër. Projekti ka nisur nga Ministria e Bujqësisë, si një nga kushtet që vendi duhet të plotësonte për të realizuar eksporte të mundshme blegtorale drejt vendeve të BE-së. Ai është financuar me 1.2 milionë dollarë nga buxheti i shtetit dhe parashikohet të mbyllet përfundimisht në fund të këtij viti.

Aventura me lopët
Eshtë pothuaj e pabesueshme. Ka nisur si një ide dy vjet më parë dhe është implementuar mes vështirësish të pashembullta për plot një vit. Sapo ka mbaruar. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe specialistët e tij kanë vizituar çdo fshat të Shqipërisë dhe çdo skaj të saj duke numuruar secilën lopë “shqiptare”. Dhe për secilën prej tyre kanë përpiluar një “pasaportë”. Ajo përmban përveç numrit të identifikimit, edhe racën e bagëtisë, historikun e saj, të sëmundjeve të mundshme që ka kaluar dhe të dhëna të tjera. Për më shumë, secilës lopë, tanimë i është vënë në vesh, numri i saj personal i identifikimit. Gati-gati mund të thuhet se çdo bagëti e këtij lloji, ka emrin e saj të përveçëm.
Çertifikata është e depozituar në arkiv dhe bëhet mjaft e vlefshme për shumëçka që lidhet me të “nesërmen” e lopës. Specialistët që janë marrë me këtë procedurë shpjegojnë me mjaft entuziazëm suksesin e tyre dhe atë çfarë afron kjo inisiativë e pazakontë. “Afron më shumë siguri dhe garanci për vetë konsumatorin shqiptar. Në bazë të këtyre të dhënave, nesër, një lopë e sëmurë do të ketë shumë më pak mundësi të tregtohet për tryezat e shqiptarëve. Edhe kasapët do të jenë të detyruar që të mbajnë të depozituar numrin personal të lopës. Dhe nëse ajo do të rezultojë, sipas çertifikatës së saj, e sëmurë, mishi i saj nuk do të mund të tregtohet dhe nëse ndodh e kundërta, do të parashikohen penalitete si për fermerin, ashtu dhe për tregtuesin e mishit”, tregon me pasion një nga specialistët e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Sipas tij, e njëjta situatë do të jetë edhe me qumështin. Në rast se origjina e tij do të jetë nga një lopë e sëmurë, atëherë qumështi nuk do të lejohet të tregtohet. Deri këtu ngjan si një mision i pamundur, kur mendon ato qindra fermerë që e tregtojnë këtë produkt derë më derë apo në tregje të improvizuar me bidonë dhe në kushte të rënda higjenore. “Eshtë pjesë e gjithë sistemit. Që të arrihet normaliteti në këtë fushë, duhet të përmirësohet gjithë sistemi. Ne të paktën kemi hedhur një hap të parë, duhet të hidhen dhe plot të tjerë duke filluar që nga ndryshimi i legjislacionit në këtë fushë”, thotë ai.
Në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë pohojnë se ata janë në prag të realizimit të një projekti të dytë. Kësaj rradhë regjistrimi i të gjithë bagëtive të imta që për momentin llogariten në disa milionë.

Lopët në shifra
Eshtë bërë regjistrimi i të gjitha lopëve në të 12 qarqet e vendit. Sipas statistikave, numrin më të madh të tyre e ka qarku i Elbasanit, me 43 013 krerë, ndërsa numrin më të vogël e ka qarku i Gjirokastrës me vetëm 14 593 krerë. Por këto nuk janë ende shifrat përfundimtare. Janë vetëm shifrat që janë hedhur në sistem. Në total janë rreth 700 mijë bagëti të trasha, ndërsa procedura e matrikullimit të tyre – hedhja në sistemin kompiuterik - ka përfunduar për vetëm gati gjysmën e tyre, ose 336705 krerë.
Specialistët e institutit pohojnë se në procesin e regjistrimit sipas parimit “derë më derë”, ka mundësi shumë të vogla për gabime në shifra. Ata thonë se përgjithësisht, fermerët shqiptarë ishin të ndërgjegjësuar për këtë proces dhe kanë afruar bashkëpunimin e tyre të plotë. Ashtu siç edhe nuk kanë munguar raste kur janë parë me skepticizëm dhe mosbesim prej tyre.
Ministria e Bujqësisë ka garantuar fondin e nevojshëm edhe për matrikullimin e bagëtive të imta, një proces edhe më i vështirë se i pari, për shkak të shpërndarjes së tyre gjeografike dhe numrit disa fish më të madh.
Matrikullimi i bagëtisë ka gjetur një vend për t´u përmendur edhe në raport progresin e vitit 2007.

11 Komente

"...por që e bën edhe më tragjikomike pafuqinë e shtetit shqiptar ndaj të drejtës elementare të qytetarëve të saj për t´i identifikuar apo për të pasur një emër në regjistër."

Po pse mer politizohet çdo lajm e iniciative. çere osht mer kjo e drejte elementare per tu identifiku e per tu listu nga shteti... Pu, pu, pu. E ka picku miletin grenxa..

ke te drejte shume FH, ka bo shume kabim Birisha qe pervecse na futi ne NATO ka numru dhe lopet smiley

Meqe skemi numuru njerezit, nuk na lejohet me numuru kafshet.

Shiko, sic e pranon vete dhe autori gjithe cmire, matrikullimi eshte pjese e proceseve qe kryhen ne kuadrin e MSA dhe proceseve te tjera integruese. Per ket pune me sa di une ka pas dhe finacime nga programi CARDS me pare e ku di une.

Por nga ana tjeter eshte dhe nje proces normal te cilit nje dite do ti vinte koha.

Tani se sa me sukses e kane kryer nuk di te them. Nqs ka vajtur mire, ska ndonje gje per tu cuditur. Dhe shqiptaret me apo pa entuziazem, me fonde te huaja por dhe me ato te shtetit, dine te punojne.

Procese te llojit : regjistrim robsh, apo regjistrim pronash, kane konflikte te medha interesi me politiken, mafien dhe shume pale te tjera. Ndaj nuk behen sic duhen.

Me sa duket procese te tjera, qe nuk pengohen nga forca te medha, sic eshte psh numrimi i bagtive, reforma te tjera administrative pa zarar, apo reforma perafruese me BE, munden te kryhen ashtu sic duhen, dhe kryhen prej vitesh ne shqiperi. Thjesht nuk ju behet publicitet sepse jane gjera teknike dhe qe nuk ndezin interesin e medias, por vetem te grupeve te tyre te interesit.

Gjithesesi, une per ket punen e lopeve nuk eshte se kam shme info, por uroj per mire, sepse anej ka Kuksi por dhe ne rrethe te tjera ka plas disa here smundja nder bageti keto vitet e fundit.

po padyshim Tushe qe din shqiptaret me punu, e padyshim qe dun me punu. Si gjithe te tjeret. Besoj se jane gjonat pak mo t'komplikume se ka qene terreni i djegur ne shume fusha te zhvillimit, po me kohe e gabime vjen eksperienca dhe rezultatet. Probleme kane t'gjith, psh: ktu mezi gjejne ministra se mshefin robt taksat..

Nuk jam ekspert i bagetive te trasha..por me la pa men ky lloj artistlliku fantastik per te lidh gjonat...

 

o tushe, i ka numeru emin gjana mi, nje per nje...

smiley

Po sikur une te them ty, qe ne krahasim me ministrat e  tjere, Jemin Gjana nuk eshte dhe aq keq, do ta besoje ?

smiley

Cke me mu miiii ?   Une Coehlon e kam lexu, por vallai s'eshte se me ka lene ndonje mbrese. Vetem se na ka qetsu i cike me ate njembedhjetminutshin smiley 

he, se harrova , nuk te vjen ta kapesh me shkelma autorin , nisur sikur vetem nga titulli i artikullit : Te jesh lope.....etj etj

omg !!!!  wtf !!

Si ka mundesi qe shteti ka para per te identifikuar dhe ti sistemoje ne database te gjitha lopet, por nuk ben te njejten gje per homosapiensat. Ketyre te fundit i kerkon para per ti rregjistru.

sepse homosapiensat nuk japin gjumesht.

të shkretat lopë..

dikur kishin emër. e gjyshes time quhej Vitorì

 Shqiperia ka vite qe imiton EU apo perpiqet te implemetoje rregullat e saja, mirpo per çudi prap ai imazhi i keq nuk i shqitet qe nuk i shqitet. Si duket e keqja e saj eshte  administrata e saj. 

lope shperndahuni se po na numerojne...

 

artikull shkruesit i rekomandoj kete :2003 Dunn, Elizabeth.  "Trojan Pig: Paradoxes of Food Safety Regulation."  Environment and Planning A 35: 1493-1511.

 

Dje isha vrap nga liqeni edhe veç kur i shoh nja tre lope me targa ne vesh , e pershendeta edhe ate plakun qe kishte dale t'i kulloste , nuk e di pse po mu duk me fisnik me lopet e tij te kontrolluara smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).