Të dalim nga BigBrother: 10 ide për rininë shqiptare

"Kam turp te puth", "kam turp te dal me rrobebanjo", "ti nuk e kupton mentalitetin e qytetit nga vi une", "Bika është shprehur gjatë spektaklit se ajo nuk do ta bënte kurrë këtë, as për 70000 euro, ndërsa Adela e ka shpjeguar veprimin e saj me komplekset që ajo ka për defektet e trupit të saj, të cilat nuk do të donte t‘ia shihnin të tjerët." Frika nga thashethemet dhe mjedisi provincial jane nje realitet i perditshem i nje rinie gjithmone te kompleksuar ne menyren sesi i nderton marredheniet e saj me shoqerine perreth. Jemi ne Shqiperine e vitit 2009 dhe keto fjale dalin nga goja e nje nje vajze 24 vjeçare pjesemarrese ne emisionin Big Brother.

 

Nga ana tjeter, Mentor Kikia na pershkruan nje ekstrem tjeter dhe habine e tij ndersa kishte degjuar nje gjimnaziste te re te fliste ne telefon duke u pershendetur: "Hë me kurve, ku je? Nga mutin ku ke humbur një javë?". Pasi mbylli bisedën, shoqja e pyeti se kush ishte. "Ajo shoqja ime e Qemalit (mesa duket e shkollës së mesme "Qemal Stafa&quotsmiley, Lola". "Kush me? - ndërhyri tjetra - ajo shurra që pallohet me atë mallistin, që ndau atë shoqen time nga dashnori? (Etj).".

Ne te njejten kohe, jo me larg se dje dhe ne vazhden e nje debati qe zgjat prej disa javesh, Peshku pa ujë na solli nje koment te Mirela Bogdanit ku perfaqesuesit politike te kesaj rinie shqiptare gjykohen me te drejte si pa "një studim pasuniversitar (që sot nuk po ngel i ri apo e re në Shqipëri pa i bërë, saqë kanë kaluar në inflacion) dhe për më tepër [pa] ndonjë eksperiencë apo arritje të spikatur profesionale [...] [ata jane] qumështore pa fytyrë e personalitet të vetin, [...] figura mediokre e butaforike [...] me dëlirë madhështie fals..."

Jemi perballe nje situate jashtezakonisht absurde ku popullesia mesatare e vendit tone (28 vjec) paraqitet njekohesisht si nje shtrese e kompleksuar, e perdale dhe servile. Absurde per vete thjeshtesine e pergjithesimeve kaq kategerike por njekohesisht per faktin sesi mediat shqiptare i japin jehone "pasojes" duke anashkaluar gjithmone e me shume "shkakun" dhe "zgjidhjen" e ketyre problemeve.

Eshte nje fatekeqesi sesi performanca medioker e gjashte te rinjve ne nje emision te perditshem si ai "Opinion", prodhoi me shume artikuj e analiza sesa fenomeme shume here me problematike per rinine shqiptare si vetevrasja, prostitucioni e emigracioni, papunesia, mos-orientimi dhe mos-trajnimi profesional, pesha e klientelizmit ne gjetjen e nje vendi pune etj etj...

Duke qene dhe une nje bashkemoshatar i ketij brezi, ndihem i zhgenjyer dhe deri diku i poshterurar nga nje shoqeri e cila eshte gati te krenohet me rinine e saj kur ajo "ushqen financiarisht" ekonomine e vendit tone me prurjet e emigracionit ose me medaljet sportive te kampionateve europiane, por nuk ben mjaftueshem (per te mos thene asgje) per t`i krijuar vende pune, per t`i ofruar nje edukim me cilesor ose per t`i mbrojtur ne rrugen e emigrimit dhe sakrificave te tyre jashte shtetit, qofshin keto ekonomike apo sportive ...

Ajo qe me trondit eshte sesi perspektivat e rinise shqiptare nuk trajtohen ashtu sic duhet ne asnje politike publike, ne asnje kritike sociale apo studim kerkimor por vetem ne disa debate mediatike a la Dudushi e Fevziu.

Ne nje kohe kur popullesia Europiane plaket dita-dites gjithmone e me shume, a jemi ne ne gjendje te dime sot se cilat do te jene nevojat e tregut te punes Europian neser per te orientuar sa me mire ne te ardhmen pasurine me te madhe te vendit tone: rinine e saj? Une dyshoj qe jo.

Sot pra, perjashto tek tuk ndonje projekt marketingu politik tip "Brain Gain" ose teknik si ai i rikualifikimit te diplomave te universiteteve, une nuk shoh te kete asnje strategji afatgjate sesi vendi yne mendon te edukoje rinine e saj qe perfaqeson gati gjysmen e popullesise totale te Shqiperise.

Nese themi per femijet se ata jane pasqyra e prinderive te tyre, sot ne mund te themi se rinia shqiptare eshte pasqyra e gjithe shoqerise sone.

Vajzat e reja te siperpermendura qe kane turp te veshin rrobebanjo ose te puthin ne publik mund te kene te drejte te shqetesohen pasi ne shume qyteza kjo gje konsiderohet ende si tabu. Ato gjimnaziste "fjale-leshuar" kane lene oren e mesimit pasi askush nuk shqetesohet per mungesat e tyre. Ne nje klase me 40-50 nxenes, edukimi qe merr nje i ri nuk ka kurresesi si te jete cilesor. Ndersa persa i perket emisionit Opinon e debatit qe ai ngriti mbi eliten e rinise shqiptare nuk kam c`te shtoj tjeter vecse lereni rinine ta zgjedhe vete ate dhe do te shihni qe ajo do te kishte nje perberje krejt tjeter...

Ajo c`ka nevojitet eshte me shume LIRI.

Me shume liri ne mentalitetet e paragjykimet tona, me shume hapesire debatit e krijimtarise se te rinjve ne shkolla e ambiente publike, me shume mbeshtetje per t`i dhene kesaj rinie me shume liri zgjedhjeje ne ndertimin e te ardhmes se saj.

Rinia shqiptare duhet liruar nga turmat, provincializmi dhe klientelizmi profesional. Duhet krijuar nje mjedis ku i riu te clirohet nga pesha e mentaliteteve, nga frika e mjedisit dhe thashethemet e te tjereve. Atij i duhen dhene te gjitha mundesite te rrise vetebesimin ne zgjedhjet e tij, t`i hapen horizontet qofshin keto intelektuale apo thjesht sentimentale, t`i jepet mundesia qe te dale nga turma duke krijuar individualitetin e tij nepermjet nxitjes se pasioneve te tij artistike, sportive apo dhe letrare...

1. Me shume mbeshtetje per aktivitetet kulturore duke filluar qe nga heqja e tarifes (rezervimit me pagese) per shfrytezimin nga gjimnazet e teatrove/sallave publike per aktivitete kulturore

Krijimi ose mbeshetje me e madhe per klubet e teatrove/ muzikore/ sportive/ artistiko-letrare duke rritur fondet per sallat muzikore-sportive/ bibliotekat e shkollave dhe lagjeve. Vendosjen e kritereve cilesore per aktivitet shkollore si kohezgjatje minimale te aktivitetit, numer minimal i nxeneseve te angazhuar etj. Rinfesti duhet te jete nje aktivitet teresisht kombetar. Me shume vizibilitet dhe cmime per konkurset kombetare te shkencave ekzakte etj.

2. Fushata promovuese mbi mentalitetin dhe "clirimin" e rinise, "revolucioni i sjelljeve"

3. Krijimin e kartes studentore "kombetare" per cmime te reduktuara per kinemate, teatrot, gazetat etj.

4. Krijimi i javeve te detyrueshme te vullnetariatit/profesionit neper gjimnaze

"Javet e vullnetariatit" mund te jene per te sensibilizuar rinine mbi mbrojtjen e ambientit, mbi rregullat e qarkullimit rrugor, mbi funksionimin e shteti/sherbimit social (azile, spitale, qendra sociale etj) ndersa "javet e profesionit" duhen pare si nje stazh i shkurter nje/disa javor neper firma private ku te rinjte te kene mundesi te njihem me zanatet e ndryshme dhe specializimet qe mund te marrin me pas ne universitet per te evituar efektin turme (psh. ekonomiku).

5. Krijimi i "pole d`excellence" - poleve te cilesise universitare

Krijimi i ketyre poleve (fakultete cilesie) kalon vetem nepermjet licencimit te nje numri me te vogel universitetesh private per te nxitur bashkimin mes atyre qe eksistojne aktualisht dhe perforcimin e fakulteteve te lindura prej ketyre bashkimeve. Ne kete menyre, nxitet specializimi dege pas dege dhe ekonomite e shkalles duke menjanuar mbi-perfaqesimin e disa fakulteteve si juridik e ekonomik dhe lindjen e universiteteve "fantazem". Njekohesisht, ky lloj unifikimi lejon krijimin e bibliotekave universitare me te medha dhe te pasura ne literature.

6. Perforcimin/shtimin e programeve universitare ne anglisht

Perdorimi me i madh i gjuhes se huaj sherben per te thithur profesoriat te huaj/literature te huaj por njekohesisht per te futur universitetet shqiptare ne rrjetin europian te shkembimit Erasmus. Sa me shume nderveprime mes te rinjve shqiptare dhe atyre europiane, aq me shume clirim te mentaliteteve tona dhe te rinise shqiptare. Por ne te njejten kohe, Erasmus do te thote njekohesisht qe ti japim mundesi dhe studenteve shqiptare te shkojne per nje vit shkembimi ne Universitete Europiane, pra qe do te thote rritje cilesie te formimit qe ky i ri merr (te mos harrojme qe Erasmus eshte njekohesisht dhe nje program bursash pra qe dhe studenti i varfer shqiptar mund te aplikoje pavaresisht faktit qe nuk kemi hyre ne BE akoma)

7. Rritjen e partneritetit mes investitoreve private dhe programeve universitare per nje integrim me te mire te "kerkeses" se tregut e punes me "ofertat" universitare + Shtimin e gjimnazeve/fakulteteve teknike.

8. Angazhimin publik te "diaspores rinore"

Per te evituar katapultimet e te rinjve ne politike si ato te siperpermendura, duhet krijuar nje ambient i cili angazhon te rinjte qe kane zhvilluar studimet e tyre jashte (por qe nuk jane kthyer) ne nje forme te re dhe shume here me selektive. Nje menyre do te ishte qe ata te angazhoheshin neper projekte me interes publik, teper teknike, me kohezgjatje te shkurter dhe si bashkepuntore te jashtem part-time ne formen e konsulences per te te perfituar nga njohurite ose "technical know-how" i tyre. Kjo do te krijoje nje lloj "konkursi hyrjeje" dhe "preselektimi" mes atyre qe kane realisht dicka per te dhene dhe atyre qe jane "qumështore pa fytyrë e personalitet të vetin" qe hedhin ujin perpjete thjeshte se kane studiuar jashte.

9. Krijimin e qendres se punesimit dhe trajnimit te funksionarit publik

Per te te rinjte, qofshin ata qe kane studiuar brenda apo jashte Shqiperise, qe te mos kene te kerkojne sa majtas/djathtas per nje post ne administraten publike. Cdo oferte pune ne Shtet do te kalonte detyrimisht nga kjo qender e cila do te kishte si rol jo vetem centralizimin e informacionit (kritereve te sakta perzegjedhjeje, CV-te e funksionareve online te detyrueshme, aplikime transparente, vendet e lira etj.) por njekohesisht nje qender formimi ku administratoret publike te brezit te vjeter te mesonin metodat e reja te menaxhimit publik.

10. Po ju a le juve....

 

 

12 Komente

Te paska frymezuar Sarkozy o Aiglon. 

4*

 

 

 

Sot takova nje te ri qe studionte per juridik ne vit te dyte ne nje fakultet privat...kur po flisja me te, hyn ne zyre Timo Flloko dhe ai e sheh e vazhdon  muhabetin...une e pyes nese e njeh dhe ai thote" Jo se kam idene" . I them emrin dhe ai thote "Nuk e njoh nuk shoh filma". Dakord" Thashe me vete, eshte brez shume i ri. Me pas ra muhabeti tek Al Pacino, dhe ai me thote "nuk e njoh!"...po "De Niron, besoj se do e njohesh?" "Jo tha nuk me pelqejne filmat (!???). "Dakord" thashe serish...kush e di si e ka pasur hallin. Me pas (sepse nuk me linte kurioziteti) e pyeta "U gezove ndonjecik per NATON"..."hajt mo" u pergjigj. "Po pse, s'te pelqen NATO" "S'e di...se kam idene"...rastesisht gjate kesaj bisede, dikush po fishkellente "Alo Alo Ambulanca!"...po kete e njeh "Normale qe po eshte Sinan Hoxha!"...pas pak prane nesh dikush po fliste per Fevziun "Po Fevziun?"..."Ke Blendi Fevziun?"..."Po Bjordin?" "Bjordin po, ndersa ai Sori me acaron shume!". Kjo ishte biseda jone e shkurter perpara se une te filloja ta edukoja se si duhet te fliste ne televizion (ai duhet te dilte per te folur mbi nje histori te tijen) dhe i shpjegova se koha e tashme e foljes nuk mund te perdoren ne kohen e shkuar, dhe se fjalia ka lidheza, dhe se eshte "intuita ime" jo "intui imi"...ketu ai me tha "Te lutem me mire mos ta them kete fjale se se kuptoj"..."Po me Juridikun si shkon, e pyeta?"..."Mire, cka me pesa gjashta, po do kaloj se kam paguar"...

Ajo qe me shqetesoi ishte se ky djale kishet nje te dashur, nje shoqe te ngushte, nje rreth shoqeror te te njejtes shkolle, dhe ata shoke te tjere e keshtu me rradhe. Imagjinova kur uleshin ne kafe ne pushiim te oreve te mesimit, per cfare flisnin valle? Apo kalonin foto majmunesh qe kruajne b.... me bluetooth tek celulari i njeri-tjetrit? Por nuk i fajesoja dot. Ne fakt, per here te pare, duket sikur dikush (Aigloni ne kete rast) me mbeshtet ne ate qe "ngjirem" te them gjithe kohes. Se perpara se ti vini gishtin rinise, shihni se cfare mundesish kane, cfare kushtesh iu ofrohen neper shkolla, lagjet dhe shtepite e tyre. Nuk ka ndjenje konkurrence, nuk ka vende ku te zgjerojne njohurite, ku te ushtrojne pasioet e tyre...gjynah sinqerisht...(spo them me shume se Aiglon ka thene gjithcka)...po me vjen keq per kete rini...

E frikshme! E dyta histori e tille qe degjoj.

Te paren ma tregoi babai i nje djali.

Kjo eshte me skandalozja nga te gjitha:

"Mire, cka me pesa gjashta, po do kaloj se kam paguar"...

Mendoja... baballaret jane ata qe jane, por femijet... hej... femijet do te behen njerez.

tea, me shokove. Desha te qesh por fytyra me mori formen per te qare. E frikshme.

Bravo per impenjimin, po kjo pika ktu

4. Krijimi i javeve te detyrueshme te vullnetariatit/profesionit neper gjimnaze

me terhoqi vemendjen. Hem e detyruar, hem vullnetare. Cdo gje e detyruar, sado e kendshme, behet e padurueshme nese imponohet.

Per mendimin tim rinise shqiptare, i mungon eksperianca jashte shteti. Nuk po flas per nje pushim 2 javor. E kam fjalen per ndonje kurs semestral, tip Erasmus. Te njohesh bashkmoshateret e tu ne France, Angli, Spanje. Te hapesh horizontet, te jesh me kozmpolit, te dalesh jashte skemave provinciale shkolle-bar-shpi. Nuk kane faj nese eshte e veshtire te marresh vizen, ne fakt, por sidoqofte eksperiencat pune, studimi pak a shume te gjata jane shume te nevojshme.

Aiglon,

Bravo, A+ apo 5 me yll.

Shpresoj, inshalla, qe kete perspektive qe ke dhene ketu ta kopjoje ndonje nga partite ne programet e tyre qeverisese. Leksion me te mire nuk ka nga te marre Ministri i Arsimit. Kjo eshte cfare duhet te kete rinia: Hapesire, mundesi dhe shanse per te shprehur veten dhe talentin. 

Shkrimi eshte i mrekullueshem (si nga qellimi, struktura, stili, koherenca e mendimit).  Bravo edhe njehere.

 

Idete e Aiglonit nuk ishin keq, por ngrihet pyetja, se; a ndigjojne mire nga ky vesh politik-bersit shqiptare, se une kam pershtypjen se nuk para ndigjojne dhe aq mire.  Ai fakti qe solli TeaTime, ishte sa interesant aq dhe per te ardhur keq per rinine e sotme. Une kam pershtypjen se rinia e sotme, lexon me pak se ne brezi i mesem, dhe kjo gje sjell ate mangesi qe ne veme re tek rinia. 

"Jemi ne Shqiperine e vitit 2009 dhe keto fjale dalin nga goja e nje nje vajze 24 vjeçare pjesemarrese ne emisionin Big Brother."

Sepse me kujtuan Pangon keto fjalet. Edhe ai si i tha: "goce e re, duhet te hidhesh". Nuk e kuptova mire pse autori pret qe kjo vajza nga Shqiperia te sillet si te njejtin emision ne Itali dhe jo sipas edukates se saj.

Pervec kesaj, artikulli me pelqeu

Edukata me e mire qe mund te jepet nje te riu eshte prej familjes. Duam apo sduam ne, familja eshte qendra ku te rinjte marin formimim baze.

Tani persa i perket asaj vajzes, duket qe e ka perfshire kriza e identitetit. Besoj se artikulli me lart, nuk ka prekur ate qe duhet, eshte me shume si propogante politike e G99-tes, dhe anashkalon ato probleme qe jane shfaqur ne ate emision  banal.

Perse duhet ndryshuar mentaliteti i njerezve neper 'qyteza' kur vete personi ne fjale (Adelajda) ja ka shperblyer me "gure dhe jo me buke" familjes se saj per ato sakrifica qe kane bere per te.....sepse po te ishte ndryshe nuk do ishte ne gjendje te kritikonte apo te shqetesohej per situatin ne qytetin e saj etj.

Cfare eshte per tu habitur eshte edhe sjellja e drejtuesve te emisionit ne numrimim e votave, a thua ka transparence, sepse nuk besoj qe ajo vajza nga Llazarati doli prej votave te publikut sepse i qendroi besnik moralit te saj (ose thene ndryshe nuk dinte ta luante 'pjesen'). Dhe ne nqs eshte e vertete qe publiku e nxori sepse shihte ne te nje karakter te forte atehere problemi eshte edhe me i madh sesa ai qe ka kapluar Adelajden & co.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).