Tarifat e shkollimit të Universitetit të Tiranës

Sa do të kushtojë viti akademik në Mjekësi, Ekonomik, Juridik, Gazetari, Gjuhë të Huaja

Universiteti i Tiranës propozon tarifat e shkollimit për vitin e ri akademik. Pas shtimit të kuotave të studentëve të cilët do të ndjekin studimet në vitet 2009-2010, Universiteti i Tiranës i propozon Ministrisë së Arsimit pagesat që duhet të bëjnë studentët për vitin akademik. Më pas, drafti përfundimtar i Ministrisë së Arsimit do të miratohet në Këshillin e Ministrave. Konkretisht, fakultetet që janë pjesë e UT-së, i kanë dërguar propozimet Dikasterit të Shkencës.

Sipas listës së propozimeve, studimet e larta pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, sipas UT-së, do të kushtojnë rreth 85 mijë lekë në vit pothuajse për të gjitha programet studimore që ofrohen. Edhe në degët që ofrohen pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe atij të Drejtësisë, një student do të duhet të paguajë rreth 40 mijë lekë gjatë vitit mësimor për të vijuar studimet e larta për programet e studimit ku shpallen fitues.

Histori-Filologji

Degët e Shkencave të Natyrës do variojnë me tarifa nga 13 mijë deri në 30 mijë lekë në vit. Tarifa vjetore për Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë është 20 mijë lekë ndërsa te Fakulteti i Ekonomikut 25 mijë lekë. Të njëjtën tarifë vjetore ka propozuar edhe Fakulteti i Infermierisë, Fakulteti i Shkencave Sociale ka propozuar shumën e 30 mijë lekëve për të gjitha degët universitare. Brenda pak ditëve, pritet të detajohet dhe shpërndarja e degëve në formularin A-2, i cili do të jetë vendimtar në caktimin e preferencave për të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në universitetet publike për 2009-2010. Kandidatët do të kenë më shumë se dy javë kohë për plotësimin e formularit të preferencave, i cili do të dorëzohet më datën 2 korrik 2009.

Koeficienti i

Gjuhëve të Huaja

Koeficienti për gjuhët e huaja do të jetë 1.0 për të gjitha degët e gjuhëve të huaja. Përjashtim do të bëjë vetëm gjuha angleze. Koeficienti i përcaktuar për këtë degë është 1.3.

Maturantët do të qëndrojnë dhe një muaj në bankat e shkollës së mesme, më pas nisin provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Në gjimnazin "Sami Frashëri" kanë nisur testimet provë.

Formularët A2 pritet të plotësohen në muajin qershor.

Maturantët mbarojnë shkollën pas një muaji, ndërkohë që presin t‘u nënshtrohen provimeve të detyrueshme dhe me zgjedhje.

Aktualisht nuk janw raportuar ndryshme nga viti i kaluar. Sipas Ministrisw sw Arsimit pranohet çdo gjuhë e huaj që bëhet në shkollë, por kemi ndryshim tw koeficientit.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit do të pranohen rikorrigjimet e ankesave. Pasi nga matura e tre viteve të fundit 10 për qind e ankesave kanë rezultuar të drejta. L.Mixha

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 85 mijë lekë
Fakulteti i Mjekësisë 40 mijë lekë
Fakulteti Juridik 40 mijë lekë
Fakulteti i Shkencave Sociale 30 mijë lekë
Fakulteti i Infermierisë 25 mijë lekë
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë 20 mijë lekë
Fakulteti Ekonomik 25 mijë lekë
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 13-30 mijë lekë

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).