Tadiç viziton Deçanin

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka filluar vizitën e tij në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia para një viti dhe nuk është njohur nga Beogradi.

Ai po viziton Manastirin Ortodoks të Deçanit në Kosovën përendimore për të shënuar të Premtën të Zezë Ortodokse.

Njoftimet bëjnë të ditur se ai u lejua që të kaloj kufirin nga autoritetet e Kosovës në minutën e fundit.

Zoti Tadiç ka ngritur zërin vazhdimisht kundër pavarësisë së Kosovës, të cilën Beogradi e konsideron si territor serb.

Qeveria e Kosovës më heret tha se do t'i refuzonte hyrjen zotit Tadiç por thuhet se ka ndryshuar mendjen pas trysnisë diplomatike nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

2 Komente

Me ne fund iu plotsua deshira pjesrisht  Hashimit,Tadiqi nuk i shkoi ne zyre po ne Deqan.

Turp per institucionet e Kosoves se "Pavarur"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).