Studimi për TEC-in e Porto Romanos, shkelje skandaloze

Një studim i bërë nga një organizatë evropiane e njohur në fushën e mbrojtjes së mjedisit ka arritur në përfundimin se studimi i vlerësimit në mjedis i bërë nga ENEL për TEC-in në Porto Romano ka gabime, mangësi dhe deformime. Në debatin e vazhdueshëm publik për projektin e TEC-it me qymyr në Porto Romano midis grupeve të ndryshme të interesit, ekspertëve qeveritarë apo joqeveritarë, pushtetit vendor dhe atij qendror argumenti kryesor ka qenë standardi mjedisor i këtij investimi.

Drejtuesit e grupimit Ekolëvizja, që kanë kërkuar këtë studim nga rrjeti i monitorimit të bankave të zhvillimit - BWN, bënë dje të ditur se ka 25 gabime në studimin mjedisor të kompanisë ENEL për TEC-in në Porto Romano.

“Ato nxjerrin në pah: mungesën e elementëve të detyrueshëm me ligj në dokument si plani i monitorimit dhe menaxhimit mjedisor, i menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme, i ndikimeve sociale, i emergjencave/aksidenteve; mungesën e vlerësimit të të paktën dy alternativave për vendndodhjen e projektit; është keq interpretuar Strategjia Kombëtare e Energjisë, ka gabime shifrash në lidhje me standardet evropiane; quan mashtrim angazhimin e ENEL për kapjen dhe trajtimin e CO2 (sepse kjo teknologji është ende në faza eksperimentale)”, - thanë Xhemal Mato, Drejtor Ekzekutiv i grupimit Ekolëvizja dhe Merita Mansaku, Koordinatore Kombëtare e CEE Bankwatch Network.

 

 

Disa nga përfundimet nga rishikimi i cilësisë së vlerësimit të ndikimit në mjedis për impiantin termik të Porto Romanos

 

1. Edhe pse kapitulli 8 i VNM titullohet Plani i Monitorimit Ambiental, ai nuk përmban një plan real as për monitorimin, implementimin apo për veprimet menaxhuese ambientale.

2. Nuk ka një menaxhim për impaktet sociale. Për më tepër nuk ka një plan menaxhimi për mbetjet e rrezikshme, as një plan për emergjencat/aksidentet, të cilat duhet të jenë pjesë e brendshme dhe integrale e VNM.

3. Nuk arrin të sigurojë të dhëna për inputet e burimeve natyrore dhe outputet e gjeneruara gjatë fazës operative të TEC: konsumimi i ujit, sasia e ujërave të ndotura industriale dhe karakteristikat termale dhe me e rëndësishmja emetimin e CO2.

4. Në kapitullin 2 ka një tentativë mashtrimi që në Porto Romano TEC do të zbatohet kapja dhe izolimi i CO2 me anë të CCS me qëllim reduktimin e CO2 të gjeneruar. Sidoqoftë, është i pasaktë supozimi komercial që kjo teknologji do të implementohet shpejt nëpër botë, dhe jo vetëm në Porto Romano.

5. Nuk ka një analizë reale dhe krahasim alternativash. Në vend të kësaj ka një tentim për të justifikuar projektin aktual si zgjidhjen më të mirë. Në vend të krahasimeve realiste për zgjidhje të ndryshme me efektet përkatëse ekonomike, sociale dhe ambientale, projekti aktual po promovohet si zgjidhja më e mirë. Nuk ka një krahasim ndërmjet skenarëve për energjinë mikse në nivel kombëtar.

6. Projekti i propozuar rrit varësinë energjetike të Shqipërisë për lëndët djegëse të importuara (qymyri do të merret nga jasht&eumlsmiley.

7. Strategjia Shqiptare për Energjinë keqinterpretohet për të justifikuar zhvillimin e impianteve fuqi- djegëse të qymyrit në Shqipëri.

8. VNM promovon në supozimet e tij se impaktet social-ekonomike do të jenë përfituese për popullsinë lokale dhe në nivel kombëtar, pa asnjë analizë thelbësore

9. Vetëm 30% e mundësisë hidro është e përdorur. Ky ishte supozimi për një argument për ndërtimin e impianteve të fuqishme me lëndë të parë qymyrgurin dhe mbetjeve të tjera fosile.

10. Në seksionin 2.2 “Objektivat e projektit të propozuar” është përcaktuar që qëllimi kryesor i projekt-propozimit është ndërtimi i një impianti të ri ... duke përdorur burime të energjisë me kosto më të lirë (qymyrgurin). Meqenëse atje nuk ka ndonjë informacion që mund të konfirmojë që përdorimi i qymyrgurit për këtë TEC do të jetë i “lirë”.

11. Në raport duhet të ketë edhe një analizë të kostos së fitimit që do të vërtetojë pretendimin që ky burim energjie do të jetë i lirë, dhe përfitimet nga prodhimi i energjisë do t’i ketë ekonomia lokale dhe ajo kombëtare. Analiza e kostos-përfitimit duhet të ketë në konsideratë se si ndikon importi i qymyrgurit në ekonominë kombëtare.

12. Asnjë nga objektivat specifike nuk mund të justifikojë promovimin e ndërtimit të impiantit me qymyrgur.

13. “Kapja dhe trajtimi i CO2” janë të rreme, sepse nuk ka ende aktualisht një metode të kapjes dhe trajtimit të CO2 (CCS) planifikuar edhe për këtë projekt. Para se gjithave teknologjia CCS është ende në fazë eksperimentale dhe ekziston një mëdyshje, nëse kjo është thjesht marketing apo do të jetë e zbatueshme realisht.

14. Qymyrguri do të grumbullohet në dy vende grumbullimi, ku secili rreth 450× 60 m, me kapacitete prej 220 000 tonësh. Nuk ka asnjë masë për të përballuar mbrojtjen e tokës nga ndotja e qymyrit të depozituar.

15. Kapja e hirit dhe sistemi i trajtimit nuk përmban një informacion të mjaftueshëm me qëllim matjen e impaktit të hirit. Nuk ka matje të gjenerimit mujor të hirit të prodhuar nga funksionimi i TEC-it, as edhe përcaktimi i riskut në përfundim të procesit. Përcaktohet vetëm që hiri “mund të zhvendoset me mjete dhe të transferohet më anë të një shirit-transportieri në anije”. Risku nga hiri nuk është i përcaktuar këtu. Kjo tregon që hiri mund të shkarkohet gjithandej. Plani i menaxhimit të mjedisit duhet të paraqesë saktë destinacionin përfundimtar duke marrë parasysh edhe riskun që vjen si pasojë e transportimit.

16. Të dhënat e paraqitura janë të marra nga dy stacione meteorologjike: një në Durrës, që është të paktën 10 km larg nga impianti i planifikuar dhe një të paktën 30 km larg, në aeroportin e Tiranës. Konsideruar distancën nga dy stacionet meteorologjike, është e diskutueshme, nëse të dhënat e futura janë të mjaftueshme.

17. Modelimi i zhurmave është interpretuar me një supozim të gabuar dhe shpjegimi i këtij supozimi është neglizhuar, një analizë e plotë sociale në ndikim të popullsisë në fqinjësi të godinave dhe qytetit duhet të kryhet dhe të prezantohet si një pjesë integrale e prezantimit të VNM, së bashku me një plan të menaxhimit social.

18. Oportunitetet e punësimit janë të padukshme.

19. VNM nuk përmban një plan të menaxhimit dhe monitorimit. Nuk ka gjithashtu as plan të menaxhimit të mbetjeve duke përfshirë këtu menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme dhe planin e reagimit ndaj aksidenteve.

20. Prodhuesi duhet të paraqesë një program të shkruar me qëllim reduktimin e volumit, sasisë dhe toksicitetit të mbetjeve të rrezikshme; të jetë i përgjegjshëm për koston, transportin, tërheqjen dhe përpunimin e mbetjeve të rrezikshme që gjenerohen; transferimi i mbetjeve të rrezikshme duhet të bëhet vetëm nga një operator i autorizuar, duke mënjanuar përzierjen e mbetjeve të rrezikshme me mbetje të tjera; duke mbajtur relacion me të dhënat (sasinë, natyrën, origjinën, mënyrën e transportit, dhe metodën e trajtimit), të të gjitha llojeve të mbeturinave që gjenerohen...”. Asnjë nga këto aktivitete nuk është të ekzaminuar dhe nga VNM.

2 Komente

O "shkencëtarë" shqiptarë mos u lodhni kot se ENEL nuk do të ndërtoj Qendër Atomike me qymyr në Durrës.

Arsyeja është e thjeshtë:

Italia në bashkëpunim me Francën (që është në pararojë të teknologjisë botërore në këtë fushë që ndyshe quhen QA të gjeneratës së tret&eumlsmiley do të ndërtojë 5 të tillë në Itali dhe nuk ka interes të ndërtojë një të tillë në Durrës.

po nuk pati reagim e nderton taljoni, se nuk paguan gje per ndotjen ne shqiperine politikisht te ndotur

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).