Spiropali: Pse lashë Mjaft për PS

 Ish-drejtore e politikave në Lëvizjen “Mjaft”, Elisa Spiropali i është bashkuar Partisë Socialiste. Ajo shprehet se është paragjykuar për këtë lëvizje dhe e sheh atë si një vendim personal të saj dhe shprehet se “nuk mund të rri në një vend përgjithmonë, si kolltukofagët e Nolit”. Ajo e sheh PS si partinë ku mund të japësh kontribut dhe të realizosh ambiciet e tua, por në kohën e duhur.

Ju jeni larguar nga “Mjaft”, duke iu bashkuar Partisë Socialiste e duke pasuar kështu ish-drejtuesit e mëparshëm të kësaj lëvizjeje, që kanë krijuar parti në koalicion me PS-në. Si e shpjegoni këtë fenomen si dhe fenomenin tjetër që nuk kemi drejtues të “Mjaft” që t’i jenë bashkuar PD-së?

Nuk pranoj të relativizohem në asnjë mënyrë. Unë jam njeri i lirë i pangjashëm me asgjë, që jetoj në një vend të lirë dhe di çfarë bëj, pse e bëj dhe kur e bëj. Ndërkohë që Shqipëria ndryshon me shpejtësi marramendëse, si mund të mos ndryshoj unë që jam një individ i vetëm. Në fund të fundit nuk ka asnjë normë të asnjë lloji, ligj a kanuni, të më detyrojë të bëj gjithë jetën të njëjtën gjë. Të njëjtën gjë gjithmonë dinë të bëjnë vetëm kolltukofagët, ata që Pastori Noli i përshkroi si krimba të verdhë të fatkeqësive kombëtare. Rasti i afrimit me të majtën e politikës të disa prej ish-drejtuesve të MJAFT-it, bashkë me rastin tim, janë pak, bilanc krejt i pamjaftueshëm për të dalë në konkluzione të sakta dhe të qarta. Prandaj pretendimet e deritanishme të ca kolltukofagëve nga ata që bëjnë gjithë jetën të njëjtën gjë, janë të pasakta dhe të paqarta, përgjithësuese dhe paragjykuese. Brenda politikës sonë ka plot raste të zhvendosjeve të befasishme vështirësisht të kuptueshme. Nuk është aspak e drejtë që arkitektet e këtyre zhvendosjeve qëllim-këqija ta servirin lëvizjen time dhe të disa të tjerëve duke e parë nga këndi i përvojave të tyre. Prandaj them se është e padrejtë që edhe unë, Erioni dhe të tjerët, të gjykohemi apo përgojohemi në bazë klishesh të tilla. Nuk ka ndodhur që dikush nga MJAFT-i t’i bashkohet Partisë Demokratike, po ashtu si nuk ka ndodhur që qysh prej tre ditësh nuk po bie shi. Dua të them se nuk ka ndodhur, por mund të ndodhë, pra është thjesht një rastësi dhe asgjë tjetër. Ashtu siç është krejt e mundur që askush tjetër mos zgjedhë të lëvizë nga MJAFT! E rëndësishme është që MJAFT!, pavarësisht individëve që ikin e vijnë, t’i qëndrojë parimeve të veta të paanshmërisë dhe progresit për një jetë më të denjë për shqiptarët. 

Çfarë pozicioni keni marrë në PS dhe cili do të jetë roli juaj në të ardhmen pranë kësaj partie? A do të kandidoni në zgjedhjet e qershorit në listat e Partisë Socialiste?

Unë nuk po vete në PS për të marrë “pozicione”. “Pozicionet” dhe “ofiqet” sigurisht edhe ato do t’i marr, por në kohën e vet, pasi të kem punuar dhe djersitur shumë dhe gjithçka të jetë e merituar.

Ku e shihni veten pas pesë vitesh?

Unë kam shumë ëndrra të cilat jam e vendosur t’i realizoj të gjitha. Ku do jem, çfarë bilanci do kem, për pesë muaj apo pesë vjet?! Kjo është relative dhe pak rëndësi ka. E rëndësishme dhe fatlume është që para meje qëndrojnë njerëzit më energjikë të botës, shqiptarët, të cilët gjatë kësaj lodhjeje titanike, gjatë këtij ndryshimi kaq të madh, unë t’i shoqëroj dhe t’i ndihmoj po ashtu si dhe ata të më shoqërojnë dhe ndihmojnë mua, gjë për të cilën s’kam asnjë dyshim. Sepse mundemi, dhe, megjithëse e kam fare të qartë se udha është e gjatë, jam gati për punë sado të mëdha dhe sakrifica sado të kushtueshme. Do punoj dhe luftoj që Shqipëria të mos vazhdojë të jetë vendi i historive të çmendura me krime dhe shpërthime, por vendi ku kush di dhe mundet - punon, kush nuk di dhe nuk mundet - hesht.

39 Komente

Unë jam njeri i lirë i pangjashëm me asgjë

qeka si puna ime    smiley 

smiley

puna eshte se kush do o-fiq-e, o tushe! that's the question!

smiley

Mire me, ketu s'eshte problemi se leviz kjo vajza, ketu problemi eshte qe Mjaft-i ka thene Mjaft e ka levizur i gjithi.

I urojme suksese Spiropalit ne memen parti!  Eshte nje levizje qe nuk cudit askend pasi Mjaft dhe te gjithe ata qe e drejtonin, kane qene dhe jane njerez me lidhje me te majten politike, me bindje te tilla dhe ju kane sherbyer atyre.

Mjaft, sic e kemi thene shpesh here, ka qene (nuk e di si do te jete ne te ardhmen) nje organizate ndihmese e PS-se se Rames.

I gjithe aksioni i tyre i sponsorizuar nga Soros dhe te tjere, pas ketyre levizjeve te drejtuesve te kesaj organizate, eshte i kompromentuar.  Ka qene bere thjesht dhe vetem ne funksion te ndihmes se karrieres politike te Rames dhe te majtes se tij.

Qe dikush nga Mjaft, te shkoje dhe t'i bashkengjitet PDse, kjo eshte fantazi e shfrenuar qe edhe me optimistet nuk guxojne ta shpresojne.

Megjithate, me lejoni t'i uroj perseri susksese, pasi nje njeri qe qendron per bindjet e tij, i shpreh ato hapur dhe nuk keqperdor OJF per ti sherbyer dikujt, eshte per t'u respektuar. 

Se mos i bëtë ju të PD ndonjë propozim ndonjërit prej drejtorave të Mjaftit dhe ju tha Jo ai smiley... se ç'është edhe një shok i joti atje... provo e propozoi ndonjë "ofiq" smiley

...une jam njeri i lire i pangjashem me asgje...

Ndoshta do te ishte me e sakte nga ana gjuhesore po te thoshte i pangjashem me asnje? A nuk eshte keshtu? 

Jo ujku, nuk eshte teresisht ashtu:

Eshte keshtu:

"...une jam njeri i lire, i pangjashem me ndonje..."

Logjikisht, ajo po jo vetem po krahasohet me sende, por dhe po thote qe eshte e ngjashme me te gjithe.

Nejse, gjuha shqipe po behet pika me e dobet e shqiptareve.

ES-ja e kish bere zgjedhjen me kohe, MJAFT ishte vetem trampoline per te. Levizje e parashikuar, asgje per t'u cuditur.

Pershendetje te vecante per J!     " src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/tongue.gif" />    " src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/smile.gif" />

Hej JIna smiley

Kohë pa të pa e sytë më janë tha, tha.

Thua ta ketë ngatërru me anglishten kjo Elisa që nuk krahasohet me ndonjë gjë?

Se po më kujtohet ajo kënga tashi:

I believe in miracles

where u from, u sexy thing. smiley

 

Gjithsesi, i uroj Elisës, një karrierë sexy te PS-ja. Sepse si tha dhe Edi Rama, trëndafilit rozë të PS-së, i është shtuar një petale këtë pranverë. smiley

 

Rrallë e për mallë, tha. Big Grin

:H

Sa na iku kjo vala e "Opinionit" te Fejziut ...  C'na i kujtoni prape?! 

Lum ai vend sa fatlum qe eshte ...

 

Llukan ca ke ba mer burre, u ke pre rrogat atyre qe po ikin nje nga nje smiley

apo ja ashtu si nuk ka ndodhur që qysh prej tre ditësh nuk po bie shi

lol smiley

Kane bo shkurtime se o kohe krize.

Kurse PS-ja ka aftesi paguse tashti se ka rujt dhjame per fushate smiley

tani e gjeta se per ke do votoj, pa pa pa...

Flutur goca , flutur, nga MJAFTI TE PS, nga* protestat* ne rruge ne parlament, te lumte dora e vogel, yll dhe flamur ke per sot.

i uroj sukesese zonjes dhe vet erion veliajt sepse tani shfaqen hapur dhe njerzit e dine fare mire se kush jane dhe se cfare perfaqesojne kush te doje lete votoje, dhe jo si deri dje te mjafti qe mua me eshte dukur levizje hipokrite pasi ishte e maskuar me idene se ishte levizje e lire dhe e pandikuar nga forcat politike shqiptare.

Keto te " Mjaftit" me ngjajne me nje burregrua .

Ishte i martuar me femije, la gruan, per te jetuar me nje burre.

Pas shume historish, u be grua, e vendosi te jetoje me nje grua.

E gjitha kjo sterlodhje per te jetuar me nje grua si me perpara.

Edhe "mjafti" u soll e peshtoll, tek "bashkortja" po shkojne te gjithe.

Jemi shtet i lire, kjo eshte te merret ne konsiderat.

Jemi shtet i lire, kjo eshte te merret ne konsiderat.

Mbani vesh ju të Afrikës, zulu, hu-lulu dhe uga-buga.

Shqipëria është vend i lirë dhe në NATO posi posi.

 

He mer kuqs, gjete sebep dhe ketu te qash Naton?  High five per cupken, dhe ne ikje, frymezon shpirtin e protestes smiley

Hej, ju andej...

Waiting to c që thu ti,

ndonjë gocë bllu

me mbishkrim mbi blluzë

I love NATO, right on the boobs smiley

 

 

Jul, sa ashtu Permeti ke kthy?  Qe ta merr me blu? 

Talk to you when you sobber up ...

 

ah jo jo më ke keqkuptuar, po prisja që PD të organizonte ndonjë meting për NATON, me goca blu dhe mbishkrime ... e bluza. Kohë fushate...  gjithsesi, e futa njëherë kokën në lavaman. smileysmiley 

xhan xhan. smiley

 

s'ma merr menja se ka ra afrika permys me mbajt vesh. maksimumin do kesh vec i  grusht ekspertesh nga ato te tipit dore-per-dore-me-Naton qe mbajn pulsin e rinise militante

 Interviste shume e dobet, pervecse flet me shume absolutizma as nuk ja ka idene se cfare thote...perpara se te jap leksione probabiliteti mire eshte te shqyrtoje dhe njehere parimet.

Jam pak konfuze midis cfare parashton i gjithe ky shkrim- vendosje apo "shfryerje-inati"...

 

Edhe pse kaloi te PS ???? S'na e tha. Epo mire, do durojme.

Gati gati po me pelqen Mjaft tani qe po ikin te gjithe ata qe rrinin atje per tu futur "seriozisht" ne politike. Me duket se keta qe kane ngelur jane idealistet e vertete...te tjeret i kishte ngrene krimbi me kohe.

shume mire ka bere,

une them qe duhet ta pergezojme dhe t'i urojme suksese per vete faktin qe nuk iku te fshihej nga politika tek G99 por tek PS.

ku eshte interesi i ketij lajmi?  

dukshem xheloze femrat e ketushme, ejani ne vete goca, konsiderojeni sikur te pergojoheshit ju vete me emer nga hije si ne ketu me nick.

Ca jane keto njerez keshtu?

 

po kjo pse nuk shkoi tek G69? apo don te hyje me Ps ne parlament pastaj te kaloje te grupi i G69? si deputet e PDK hahahahhaa

 

 

 

p.s injoranca galopante, mitomante ordinere.

PS-s i duhet nje goc si Spiropali, e cila nuk vuan nga kompleset shoqerore tipike shqiptare dhe per me teper eshte mjaft e afte per te shprehur ate qe mendon.. Mjaft e rrepte dhe nuk ben kompromis! Nje opozite teper e forte brenda vete PS-s qe do mbaje nen vezhgim te rrepte udheheqjen dhe me kryesorja do kerkoje Pergjegjsi!

Do punoj dhe luftoj që Shqipëria të mos vazhdojë të jetë vendi i historive të çmendura me krime dhe shpërthime, por vendi ku kush di dhe mundet - punon, kush nuk di dhe nuk mundet - hesht.

Suksese!

 

Tushe, ti meqi je ma e përmrenshme, a di me na tregu se sa e ka ndritur me politikat tek Mjaft-ikjo goca që të kemi shpresë se do ta shkëlqejë në PS (dhe e kam fjalën për partinë socialiste kur them në PS smiley )

Duhet nje cik nevrike qe t'ju shpetoje cici burrave te Tiranes!!   smiley

Ca gjera arrihen me lehte me frike, ose me me frymezim nga larte dhe shtyrje nga poshte..    smiley

 

 Hajde zell hajde... me u fut n'parti! Ashtu eshte liqeno... ska komplekse fare... pervishi menget edhe ti! Sa patetike je mi cupa kup, ajo te pyet per pozicionin... ti kompleksohesh... tani te shkosh ne parti e mos kesh pozicion, as lajme nuk ben dot, mgjth ska problem ku te te hedhin besoj do pershtatesh...! Jo per gje po eshte si me thon qe tradhtove marketin posht shtepis se se merrte me djathin nga gjiorokastra... dhe vajte tek ai 2 blloqe me posht... Ore tek e fundit guxim dhe vetem guxim do ky muhabet... Suksese xhan!

Do punoj dhe luftoj që Shqipëria të mos vazhdojë të jetë vendi i historive të çmendura me krime dhe shpërthime, por vendi ku kush di dhe mundet - punon, kush nuk di dhe nuk mundet - hesht

Me duket se ktu vjen era 'Gerdec'. Si nuk e lane kte avaz kto mer amon? Pastaj shifni egoizmin e vertete te ketij personi.....'kush punon.....ha......kush nuk punon.......le te ngordhe.

E gjithe esenca e politikes eshte qe te mbrohen interesat e qytetarit te shkrete. Simbas teorise se ksaj; populli le te vuaj......une te behen dicka!

Cudi e madhe me kto te "Mjaft-it"!

Se si me erdhi nje flash tesh nade bashke me kafen qe po pij smiley

Nuk eshte se Rama po u kerkon llogari ketyre te MJAFT tani per zgjedhje, u paguat sa u paguat qyl kur ishit ne MJAFT pa bere asgje, tani qe kam nevoje per ju, ju dua per fushate. I zoti do gjene e vet si i thone smiley

uaaaaaaaa po do flasi dhe aktivistja pasive!!!

di ndonjeri ndonje mjaftist qe ka kalu tek pdja? as1!

Interviste komplet klishe. Asgje e sinqerte.

Kjo Spiropali me duket shume e shkalafitme. Sa poshte kemi rene ne shqiptaret  qe vazhdojme ti kushtojme rendesi neper media ketyre pseudo-intelektualeve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).