Skulpturomania e Gruevskit

Ne perpjekje per ta mbindertuar identitetin poroz etnik maqedonas, edhe perskaj krizes se madhe ekonomike qe po mbreteron ne Maqedoni, qeveria e Nikolla Gruevskit po harxhon miliona euro vend e pa vend.

Dite me pare, para qytetareve te Shkupit, pikerisht ne kryeqender, u promovuan dhjete skulptura nga 36 sa jane parapare me projektin e Ministrise se Kultures per "zbukurimin" e qendres se qytetit. Dhe, perpos shume pamjeve gerditese qe ofrojne keto skulptura, te njejtat do te kushtojne hic me pak se 1 milion euro, te cilat ne menyre te drejtperdrejte cirren nga xhepat e te gjithe qytetareve te Maqedonise, rrjedhimisht edhe te atyre shqiptare, te cilet as qe jane pyetur per nje ndermarrje te tille.

Dhe, qe te mos mbetet me kaq, perpos skulpturave, qeveria e Maqedonise planifikon qe se shpejti te vendose edhe 17 permendore te reja, projekt ky qe do te kape nje shume te madhe prej 8 milione euro! Pra, nga buxheti i 'shtetit te perbashket' te Maqedonise, sivjet do te derdhen gjithsej 9 (nente) milione euro vetem per skulptura dhe permendore!!!

Provokimi ndaj grekeve dhe shqiptareve

Ky hap i qeverise se Gruevskit, eshte ne kundershtim me dy gjera shume te rendesishme qe lidhen me aktualitetin ne vend. Pra, perpos harxhimeve marramendese qe bene shteti ne kohe krize, kur te gjitha qeverite e tjera bejne restrikcione te shumta, madje edhe ne rrogat e funksionareve, vetem e vetem te perballohet kriza me lehte, qeveria e Maqedonise ben shpenzime fare pa nevoje. Dhe, ceshtja e dyte me efekte shumedimensionale, eshte provokimi i hapur qe me kete lloj skulpturomanie, Nikolla Gruevski ben ndaj fqinjeve greke dhe bashkeqytetareve shqiptare.

Faktikisht, natyra e ketyre busteve dhe permendoreve, eshte ne vazhden e perpjekjeve te kesaj qeverie per antikuizimin e Maqedonise. Duke hequr dore nga origjina e vertete sllave, funksionaret e kesaj qeverie e kane kthyer koken kah antikiteti, kah Aleksandri i Madh dhe Filipi i Dyte i Maqedonise se lashte, te cilet nuk kane asnje pike te perbashket origjine me Gruevskat e sodit, perpos emervendit. Me keto skulptura dhe permendore antike, qeveria aktuale e Maqedonise po ben provokim te hapur ndaj Greqise, pikerisht ne momentet kyce per ardhmerine e vete evropiane, kur Greqia si anetare e NATO-s dhe BE-se, po i ben bllokada ne proceset integruese.

Me keto skulptura e permendore, kjo qeveri ne menyre te drejtperdrejte po provokon shqiptaret e Maqedonise, te cilet realisht e perbejne rreth 30 perqindeshin e vendit.

Ne sheshin kryesor te Shkupit do te ngrihen permendore gjigante te Aleksanderit te Madh, te Goce Dellcevit, Nikolla Karevit dhe "branitellat" e 2001-shit, por nuk do te kete asnje figure emblematike te shqiptareve. Aq me keq do te jete tani kur do te ndertohet edhe Kisha ortodokse mu ne qender te sheshit te Shkupit "Makedonija", pikerisht andej portes kryesore (Ures se Gurit) qe shqiptaret e anes tjeter te Vardarit duhet ta kalojne per te shkuar ne pjesen tjeter te Shkupit te urbanizuar.

Veprime anakronike

C'eshte e verteta, kjo strategji e veprimit anakronik te Qeverise se Gruevskit, vazhdimisht ka marre kritika konstruktive kryesisht nga opinioni i arsyeshem i eksperteve te ndryshem maqedonas, e shume pak nga opinioni shqiptare, i cili realisht duhet te jete me i zeshem kundrejt ketyre budallalleqeve nacional-romantike te kesaj garniture qeveritare. Nga ketu, edhe rezistenca e faktorit politike shqiptare ne Maqedoni ka qene shume e vogel dhe gati-gati e paperfillshme, gje qe po mundeson qe kjo qeveri t'i realizoje me shume lehtesi te gjitha planet e saja.

Gruevski te gjitha keto pune po i ben me nje pompozitet te madh. C'eshte me e keqja, edhe shumica e popullit te vete po i gelltite me shume lehtesi keto fore te tija, gje qe vazhdimisht po reflektohet ne rejtingun e larte qe e ka ne popull dhe qe po materializohet neper zgjedhje.

Mirepo, ai dhe populli i vete nuk jane ende te vetedijshem se sa ne plan afatgjate do t'i kushtoje Maqedonise izolimi i brendshem ne njeren ane, dhe prishja e dalengadale e kohezionit nderetnik, ne anen tjeter, i cili po qendron ne kembe te qelqta!

Demi, pa dyshim se do te jete i madh.
 

10 Komente

Si i behet per ta marre "borxh" kete Gruevskin?

Maqedonia nderton mite fallso te identitetit te tyre. Identiteti i nje kombi nuk shpiket nga sot neser. Nuk ekziston asnje lidhje njerezore, historike, kulturore me Maqedonine e Aleksandrit te Madh, perjashtuar territoret.  Duke e mbushur vendin me monumente qe perkujtojne nje te kaluar qe nuk i perket atyre, ato nuk bejne gje tjeter vecse genjejne vetveten dhe shtyjne ne kohe perballjen me te verteten e identitetit te tyre. Do te ishte shume me e mire per te ardhmen e maqedonsve te ndegjegjesohen me faktin qe jane nje komb multietnik dhe ti shfrytezojne sa te munden keto lidhje. Te njejten gje e kane bere dhe shtete te tjera si Zvicra psh. Kane ecur perpara. Nuk i ka shqetesuar ndonjehere fakti, qe nuk kane nje histori te lavdishme pas kraheve dhe qe heroi i tyre me madh eshte njefare Vilhelm Tell, i cili mbahet mend vetem se goditi me shigjete nje molle mbi koken e te birit.

Ajo qe sot eshte mit, pas 50 vitesh behet histori. Greqia eshte shembull i mire i farketimit te nje miti ne Ballkan. Vendet e tjera s'kane pse mos ndjekin udhen e saj kur ka qene e suksesshme.

Po jo, Greqia e kishte nje baze.

Une nuk them te mos thuren farketohen, lajkatohen personazhet e historise. Te shpikesh nga zero eshte tjeter muhabet. Nderton keshtjelle ne terren argjile. Nuk i reziston kohes.

Greqia mitin nuk e ka krijuar vete! Erdhi si rezultat i "gran-tour"-eve te europiano-verioreve ne kerkim te kohes se lavdishme te antikitetit.

Ajo qe ka humbur nga syte ky Z. Demiri eshte qe pikerisht vendet me nje identitet te lekundur kane nevoje per tu konsoliduar nepermjet veprave te artit, veprave arkitekturale etj. Dhe s'po flas vetem per konsolidim urban/artistik/... por per per nje konsolidim moral te popullit ndaj vetes dhe ndaj shteteve te tjera. Le te themi nje rifitim auto-stime.

Vemendja ndaj Antikitetit filloi nga Rilindja dhe u ringjall serish ne fillimet e shekullit te kaluar nga Hitler-i me shoke i cili kerkonte te konfirmonte superioritetin e popullit te tije bazuar ne nje histori te lavdishme (sipas shembullit italian kryesisht me Mussolinin por dhe atij grek). Hapi ca gropa andej dhe s'gjeti gje, iu desh te hidhej ne nje lum tjeter, ate te races. Ehh i shkreti c'hoqi... smiley

Pastaj hey...mua me pelqen skulptura; preferoj te hedh syte ne ndonje veper arti sesa ne ndonje ndertese te deshtuar alla Berisha.

Hunter

Nuk ka në botë komb multi-etnik por shtete multi-etnike që jetojnë bashkë me zor për interesa të caktuara.

Zvicra p.sh: ka 7.7 milionë banorë që përbëhet nga gjermanë (70 %), francezë (20 %) e italianë (10%) dhe mbi 2 milionë të huaj që përfshihen në këtë 7.7 milionshin. Unë mendoj se ka më shumë të huaj në Zvicër sepse të huajt me pasaportë zvicerane nuk i quajnë të huaj por zviceranë (kuptohet për efekte statistikash). Por, në qoftë se një i huaj me pasaportë zvicerane bën dicka p.sh: vjedh, ose vret njeri ose ecën në fundjavë me 200 km/orë nga 120 të lejuara nuk është më zviceran por i huaj me pasaportë zvicerane. Të gjithë këta njerëz që jetojnë në këtë shtet që quhet konfederata zvicerane (shikoni me sa mjeshtëri fshehet fjala multi-etnike)  jetojnë bashkë sepse kanë interesa të ndryshme ekonomike, politike, shoqërore, etj.

Provo të shkosh nga pjesa gjermane në pjesën franceze e të flasësh gjermanisht jam i sigurt se askush nuk të kthen përgjigje. 

Provo të shkosh nga pjesa franceze në pjesën gjermane e të flasësh me dikë frëngjisht jam i sigurt se askush nuk të kthen përgjigje.

Të kthehemi në FYROM 

Gruevski e di se herët ose vonë kjo krijesë artificiale që quhet FYROM  e krijuar nga kroati TITO më 1943 do të ndahet midis Shqipërisë dhe Bullgarisë. Këtë e dinë bullgarët, ketë e dinë grekët, këtë e dinë serbët këtë e dinë të gjithë, por ata që duhet ta dinin më mirë, SHQIPTARËT, nuk e dinë dhe as përgatiten që ta dinë dhe as bëhen gati për atë ditë. Gruevski mundohet vetëm të shtyjë ditët... 

Nuk ka në botë komb multi-etnik por shtete multi-etnike

preçizim i sakte.

Peshkaqen ndarja e Fyrom edhe mua me duket teper e mundur, po si zorr te ndodhe ne nje kohe te shkurter per arsyen e thjeshte se do hapte tema shume te nxehta ne Ballkan, qe askush (ne boten me rendesi) nuk do me i hap. Prandaj Gruevski punon per veten e tij ne rradhe te pare. Duke krijuar fobine nga rreziku shqiptar, ai krijon psikozen te popullata maqedonase, dhe duke e shit veten per mbrojtes te identitetit maqedonas, ai siguron fitimin e zgjedhjeve edhe pasi e ka fut FYROM-in ne nje udhe pa krye.

Gjithashtu ai pergatit keshtu edhe ndarjen e Maqedonise, duke zhvat perdite e me teper territore shqiptare me ndryshime demografike. Nuk e di nese patet degju per ligjin e "Viagres se subvencionume"? Kshu e quj une ligjin diskriminues qe deshen me kalu maqedonsit. Me pak llafe ai ligj parashikonte shperblime per ato familje qe kishin pak femije, nqs benin femije te dyte apo te trete. Shkurt idea ishte qe te stimulohej pjellshmeria te maqedonsit, se shqiptaret nuk njofin kshu problemesh. Per fat, ky ligj u qujt anti-kushtetues fale edhe protestave te organizuara nga Levizja Zgjohu.

Pra Shaba ka te drejte kur thote

 

Si i behet per ta marre "borxh" kete Gruevskin

Pse kot du me te bo minister une ty Shabe ne qeverine e ardhshme?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).