Skenderbeu i fshehur nëpër arkivat greke

Historia e popullit shqiptar është shumë e pasur me shkrime, libra, broshura që flasin për lavdinë e kombit tonë në luftë për ekzistencë. Ato janë të fshehura nëpër arkivat e ndryshme të botës.

Viteve të fundit fal punës së palodhur të disa studiuesve shqiptar dhe të huaj kanë dalë në dritë gjëra të rëndësishme që lidhen me historinë e kombit shqiptar, por ende ka gjëra që nuk janë zbuluar dhe flenë diku nëpër bodrumet e shumë bibliotekave apo Institucionet e ndryshme në Itali, Austri, Francë, Turqi, Greqi etj.
Arkivat greke fshehin shumë dokumenta historike që lidhen me shqiptarët. Për mendimin tim nëpër arkivat shtetërore, kishat, manastiret, bibliotekat private mund të gjenden gjëra me vlera të larta për shqiptarët si në fushën e gjuhësisë ashtu edhe atë historike. Por ende asnjë studiues shqiptar nuk ka mundur të futet nëpër arkivat e shtetit grek sepse Greqia është kujdesur për konservimin e tyre për tu mbuluar nga pluhuri i harresës. Disa studiues kanë kërkuar dokumenta historike që i përkasin fillimeve të shek. XX, por revolucioni kulturor i rilindjes së vetëdijes shqiptare ka nisur në fillimet e shek. XIX. Me plot gojë mund të thuhet lirisht se ka shumë dokumenta historike, gjuhësore e kulturore që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 në Greqi. Por siç dhamë më lart Greqia është kujdesur që këto gjëra me vlera të larta për kombin shqiptar të mos dalin në dritë.
Figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastrioti duke qenë një figurë madhështore që e kanë zili ende sot. Disa studiues po krijon turbullira tek që më shumë do të thosha që janë kopjac të këq*j se sa studiues serioz. Të cilët duke shpikur apo hedhur dyshime mbi origjinën e tij shqiptare kërkojnë tu dëgjohet pak emrin nëpër media të ndryshme. Që Skënderbeu ishte shqiptarë nga babai dhe nëna e tij këtë nuk e luan as topi, por ende në shekullin e XXI ka njerëz që duke parë madhështinë, krenarinë dhe trimërinë e këtij njeriu të madh dua ta “përvetësojnë” qoftë edhe për pak çaste.
Në të vërtetë asnjë njeri nuk ka faj kur lexon vepra jo të trajtuara mirë, që më shumë i kanë shërbyer politikave ditore se sa historisë së vërtetë. Grekët e shekullit XIX duke mësuar për trimëritë Skënderbeut frymëzoheshin dhe luftonin kundër Osmanëve për të fituar pavarësisë. Ka shumë shembuj për heronjtë e Kryengritjes grek të 1821 që ishin shqiptar ose siç i thërrasin grekët arvanitas mbanin me krenari shenjën e Bricjapit që dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu.
Gjatë kërkimeve të mia nëpër disa biblioteka private dhe shtetërore gjeta shumë libra në gjuhën greke që flasin për historinë e kombin tonë të botuara në shek.XIX. Disa prej këtyre librave përmenden tek-tek si bibliografi e shfrytëzuar, por që nuk na janë sjellë të plota në botime. Edhe pse kërkimet e mia ka qenë private, të pa deklaruara munda të gjejë dhe të marrë gjëra me vlera të mëdha për kombin tonë. Emocione të forta ndjeva kur gjeta katër libra origjinalë në gjuhën greke që flisnin për trimëritë e Gjergj Kastriotit- Skënderbe. Edhe pse në këto libra bëheshin përpjekje për të faktuar që familja Kastrioti kishte origjinë greke ato kanë vlera sepse shkruhet për atë burrë që mbrojti pushtimin e Europës nga Osmanët. Që botërisht njihet dhe është vërtetuar shkencërisht që ishte shqiptar 24 karat. Grekët pretendimet e tyre për ta “Privatizuar” Skënderbeun më shumë i bazojnë tek emrat dhe mbiemrat e familjes Kastrioti që sipas tyre kanë kuptimësinë në gjuhën greke. Duhet të dimë se në shekujt e mëparshëm njerëzit e kombeve të ndryshëm emrat dhe mbiemrat i kishin fetarë. Në qoftë se do të mendojmë me logjikën e paditurisë që pretendojnë grekët atëherë do të themi se ish-Kryetari i Kubës Fidel Kastro është grek sepse ai mbiemrin e ka grek KASTRO (kala, kështjell&eumlsmiley. Po të mendojmë me këtë logjikë të thjeshtë unë do të them se deputetët grek kanë mbiemra të kuptimësisë në gjuhën shqipe, sllavisht, turqisht dhe shumë pak greqisht. Pa folur që qytetet e greke kanë emërtime që zbërthehen në gjuhën shqipe. Edhe shumë emra të fesë ortodokse janë në gjuhën shqipe me disa ditë lutjesh fetare. Por kjo është temë më vete që duhet të shikohet.
Në qoftë se për një çast të mendojmë që Skënderbeu ishte grek. Atëherë pse Skënderbeu nuk luftoi për çlirimin e Greqisë? Pse Greqia e djeshme dhe e sotme nuk ka një bust të Skënderbeut për ta lartësuar figurën e tij?
Ish-sekretari në ministrin e jashtme italiane në vitet 1930 De Martiko do të shprehej për grekët: “Grekët janë të aftë, që të marrin një zezak të vërtetë amerikan, të zi si qymyri, dhe pasi ta punojnë gjashtë muaj me të, ta kthejnë përsëri në Amerikë me besimin e plotë tek vetja e tij se ai është pasardhës i drejtëpërdrejtë i Themistokliut”.
Pra tezat fëminore të studiuesve grek, sllavë dhe të disa studiuesve të djeshëm dhe të sotëm për origjinën greke apo sllave të familjes së Kastriotëve bien poshtë si teza të pavërteta të cilat nuk mbështeten tek shkenca, por tek politikat ditore.
Si përfundim Skënderbeu lindi shqiptar dhe vdiq shqiptar. Ai, ishte trashëgimtar i mbajtjes së shenjës së Bricjapit që e kishte mbajtur Leka i Madh dhe Pirrua i Epirit.
Skënderbeu lindi ortodoks, u bë me dhunë mysliman, përqafojë me dëshirë fenë katolike dhe vdiq UNIT. Shumë kush do të habitet me këtë përfundimin tim fetar të Skënderbeut UNIT. Por sot e kësaj dite shqiptarët(arbëreshët) që mërguan në Itali mbas vdekjes së tij besojnë ende në besimin fetar UNIT. Unitët janë për bashkimin e dy kishave kristjane, atë katolike dhe ortodokse. Arbëreshët në Itali falen në kishën e ritin ortodoks, por në vartësi të Vatikanit katolik. Në qytetin e Elbasanit, brenda në kalanë e vjetër ka qenë dhe është ende sot një kishë e rriti UNIT. Në fillim të viteve 1990 prifti i parë që shërbente në këtë Kishë ishte arbëresh.
Më 1439 në Sinodin e Florencës u bë bashkimi i Kishave të Romës dhe të Kostandinopojës. Më vonë kjo marrëveshje u nënshkrua edhe nga ortodoksë dhe katolikë të tjerë për bashkim në Romë dhe Brest në vitet 1595-1596. Kështu arbëreshët në Itali mbeten besnikë të besimit UNIT. Këtë na e dëshmon edhe arvanitasi i ndjeri Aristidh Kola. Studiuesi Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, shkruan: “Ndërkohë që të gjithë europianët shkruanin për Skënderbenë, kronistët bizantinë ose e injoronin krejtësisht ose e përmendin diku dhe me një ftohtësi të madhe. Shkaku nuk është vdekja e tij e palavdishme, as fakti se ishte shqiptar dhe jo grek. Nuk është as lavdia dhe as kombësia kriteri i këtyre kronistëve. Është dallimi i besimit fetar të Skënderbeut, që nuk është i krishterë ortodoks, por katolik apo për të qenë më të saktë, ishte “UNIT”. Unitët ishin për bashkimin e dy kishave”.

Libra të panjohura të autorëve grek të shek.XIX për Skënderbeut

Ndër autorët grek që njihen se kanë shkruar libra për Skënderbeun janë: Xalkokontili, Francis, Kritovulos, Paparigopulo. Por së fundi bibliografisë së madhe të veprave kushtuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut do tu shtohen edhe katër libra në gjuhën greke që besoj nuk janë të njohura deri më sot. Këto libra janë botuar në shek.XIX dhe gjenden në një nga Bibliotekat më të pasura të Greqisë.
1.- Libri i parë ka autor K.Velefanti i botuar në Athinë më 1857 dhe ka titullin: Η ΝΕΑ ΔΙΡΚΗ. ΗΤΟΙ. Libri i kushtohet Perandorisë Bizantine nga themelimi i saj. Në të janë përfshirë historitë nga mbreti i parë i Bizantit Kostandini i Madh dhe mbyllet me rënien e princit të fundit Gjergj Kastrioti. Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull: ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΤΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΠΡΙΓΚΗΠΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ (Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipëris&eumlsmiley dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e Shqiptarëve.
2.- Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A.Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin: ΟΛΙΓΑΙ ΛΕΞΕΙΣ ΠΕΡΙ ΤΗΣ ΚΑΤΑΓΩΓΗΣ ΤΟΥ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ (Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut), dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tija. Në përfundim të studimit të tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbe është shqiptar(Οτι ο Γεωργιοσ Καστριωτησ ο Σκενδερμπεησ ειναι Αλβανο&sigmafsmiley”.
3.- Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΗΓΕΜΟΝΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKËNDERBE Mbret i Shqipëris&eumlsmiley. Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit.
4.- Studiuesit grek duke parë madhështinë e Skënderbeut i kushtuan edhe skenar Drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramën me titull: ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗΣ Ο ΒΑΣΙΛΕΥΣ ΤΩΝ ΗΠΕΙΡΩΤΩΝ, ΔΡΑΜΑ (Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, Dram&eumlsmiley. E cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në Konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në Dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte ku luajnë 18 personazhe

 

http://www.shqipmedia.com/2009/04/skenderbeu-i-fshehur-neper-arkivat-greke/

23 Komente

Sa mirë më bën të ndihem kur lexoj shkrime të tilla...

Që Skënderbeu ishte shqiptarë nga babai dhe nëna e tij këtë nuk e luan as topi, por ende në shekullin e XXI ka njerëz që duke parë madhështinë, krenarinë dhe trimërinë e këtij njeriu të madh dua ta “përvetësojnë” qoftë edhe për pak çaste.

Lexova kete fraze dhe shkrimi nuk ka asnje vlere me !  Jo po nuk e luan as gjylja tani!

Do ishte mire qe nese "zbulon" ndonje gje ti paraqesesh para historianeve perpara se te shkruash. Mbase ata mund edhe te te keshillojne sesi me mire te paraqesesh "zbulimet" e tua.

 

 

jo topi ose gjylja  ....po as rraketa nuk Luan. Lexo dhe me poshte, shkrimi ka shume vlera ...kembanat bien per qe kane veshe te degjojne!

ai e ka bo zbulimin tani na duhet ne (ty me shume) qe ta mesojme dhe tu japim pergjigje Grekeve apo Serbve qe pretendojne pa baza ta bejne Skenderbeun te grek apo serb!

Arben Llalla urime per punen e mire qe ke bere,te uroj suksese, shkrimi me pelqeu,dhe si shqiptar ndjehem krenar kur gjen njerez si ty qe nuk lodhen kurre,per te nxjerr ne drite shqiptarizmin e figurave te ndritura si Skenderbeu. Well done !

Skënderbeu lindi ortodoks, u bë me dhunë mysliman, përqafojë me dëshirë fenë katolike dhe vdiq UNIT.

KAQ!!!

"""""""MBI VARRIN E TIJ MUNGON KRYQI """""""....... fragment  nga Kodi i Davinci-t ...

kryqi ne fakt mungo komplet ke skenderbeu. me asi ven s'del me kryq, as ushtria skishte kryq, as emblemat s'kishin kryq, sa nai kish s'na la. skenderbeu lindi shqiptar, rrojti si shqiptar, luftoi si shqiptar e vdiq si shqiptar, i helmum nga perendimoret. ene fetart e shekullit te ri i bojn qefin ose inotin vetes.

kryqi ne fakt mungo komplet ke skenderbeu. me asi ven s'del me kryq, as ushtria skishte kryq, as emblemat s'kishin kryq, sa nai kish s'na la. skenderbeu lindi shqiptar, rrojti si shqiptar, luftoi si shqiptar e vdiq si shqiptar, i helmum nga perendimoret. ene fetart e shekullit te ri i bojn qefin ose inotin vetes.

Drejt fitorjeve

1. Skenderbeu quhej Gjergj jo Skender.

2. Kryqi nuk i ka munuguar Shiko emblemene Kastrioteve ( Qe Gjergj /Skenderbeu e beri simbol te tijin) Shqiponja me dy krere eshte simbol perendimor. Gjendet shume ne principatat Prendimore te gadishullit Italjan dhe dy kokat formojne kryqin ne trupine e shqiponjes.

3.E helmuan perendimoret???????? Kete nga e gjete Nga ndonje thesar i Xhonturqeve apo sajese e Otomanisteve  Dumbabiste Haxhi Qamile te shek te XXI ??????

kerko se i ka sqaru plasari me referenca si e helmun. po s'na the gjo per kryqin. shqiponja perdorej nga perandoret ilire nga roma ne bizant, s'osh simbol fetar...

Shqiponja me dy koka ka qene simbol kryesor i Bizantit. Vete si embleme kjo ka histori me te lashte por Skenderbeu duket qe e ka perdorur per afri me bizantin, keshtu pak a shume shprehet edhe Shmiti ne librin e tij ne mos gaboj.

skenderbeu skishte nai lidhje me bizantin. gjithe mburrjet e skenderbeut ne korrespondenca jane me pirron, shqiponjen e epirit, dhe aleksandrin e modh, as konstandinin nuk permen, as bizantin me nai ven. edhe vulat i kishte me leden, zeusin. ne embleme kishte gjashtecepshin e diellit. perkrenaren e kishte cjap me brire. demek tipik bizantinokristianofetarocatedunbashkesistat ka qen...

pssmileyhqiponja, shpendi perandorak, qendronte mbi supin e Zeusit, e perdoren dhe romaket me vone, e kur u nda perandoria romake ne dysh...shqiponja u be me dy koka, nje ne rome e tjetra ne konstandinopoje.  sa per perkrenaren e Skenderbeut, ate se ka perdorur ndonjehere ai, ishte me teper simbol i fuqise se tij, nje tip pashaporte diplomatike. interesant fakti i dhise (cjapit me sakte), simboli i Bahometit (apo muhamedit ???) dhe lulet e zambakut perreth. ndoshta ishte mason? bohh kush e di! keto temat per skenderbeun u bene cik bajate ne fakt.naten te gjitheve. 

TOKO nje shtese te vogel , per Pashke isha ne Graz te Austrise dhe ne disa kisha kishte shqiponje dykrenare , s`kishte asgje per tu habitur se e kam ndeshur dhe ne Angli me pare ....

 

Ja cfare shkruan faqja ""ZYRTARE "" e bashkise se Lezhes ....:

"""""Vendvarrimi i Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1981) mbi rrenojat e Kishes se Shenkollit eshte e ndertuar Memoriali per te nderuar vendin ku u varros Heroi Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me 17 Janar 1468. """""

http://www.lezha.org/mat.php?idr=4&idm=9&lang=AL

ps. Ne fakt jane bere mjaf bajate keto temat ngaqe nuk bejme vepra  po mbushim letra...

shqiponja austriake eshte bashkimi i shqiponjes romake me shqiponjen gjermanike, bashkimi u bo me dy koka. prej ka doli vazhdimesia e rajhut prej perandoris romake

ka ana tjeter fakti qe sllavet e moren dykokshin prej bizantit mas pilafit, ku te gjith doshin "lavdine perandorake" sdmth qe ne e morem prej bizantit mas pilafit... historia nuk osh aq lineare. shqiponja dykokshe haset der atje ku vajti aleksandri modh me mercenart e vet ilire ne pakistan. bizant as qe bohet llaf

Ky shkrimi duket sikur ka dalë nga ndonjë kalama i fillores. S'e lexoja dot, ndonëse kisha dëshirë të mësoja ndonjë gjë nga këto arkiva.

vula osht fallco, osh provu ktu e sa koh, po vazhdojn ta qisin serbet ne wikipedia dhe e bllokun disa here temen me ato dy moderatoret ruse dhe i grek qe kan aty. prej atyne ka bo xhiron e internetit dhe robve qe edukohen ka serbt. o lale ik hap nai liber amon.  kurse kjo emblema posht s'e di per ca e qite.. me provu ca thash un?

mes gjonave fallco per te jane dhe i perkrenare fallco ene i shqyt fallco qe i jan bo ne itali mas vdekjes, prej breklagurve

po vetem i gjo skuptoj gjergji ashtu si gjoni e ktheshin fen simas temperatures se ajrit, s'ka pse me u prek ne seder prej faktit qe familjarisht sjepshin dy pare per fete. atyne biles i rritet vlera me shum, se luftun per gjona me te vlefshme si psh toka dhe kombi i vet..

Kohet e fundit po flitet ne sferat e larta politike per dhenien  e te drejtes se legalizimin te minoritetit turk ne Shqiperi ....

Kush ka  ADN te shartuar me  turqit eshte i mirepritur te regjistrohet gjithashtu ...

osht e ditme qe i rob qe osht aq i verbum ka feja sa shtrembro perceptimin e gjonave, duhet te ket adn aziatike. po e di ca me pelqe me shum ke robt e till. me pelqe kur qesin "akuza" per turkizmin e dylberizmin e tjetrit, kur s'kan mo ca me thon. po fakti qe ky rob e ka ndertu jeten ne baze te i ideologjie, qe i nderhy mes vetes dhe realitetit, nuk na thot asgjo per gjenjen e gjonave te tjera, perkundrazi ke robi quhet skizofreni, parafreni ose paranoje, simas shkalles se prekjes dhe ka te boje me deluzione te thella. zakonisht te vetshkaktume ka presione te ndryshme shoqnore e psikologjike. psh emigrantet e psojn shpesh ket kur perpiqen me gjet i baze te fort ideologjike ku te meshteten dhe nga adn-ja aziatike i qepen fese. te ngja gjo me veten?

stil i vjeter ky ...Greket pretendojne ta bejne vend grek kudo qe te gjejne nje cope shkrimi grekisht, sic mund te pretendojne anglezet per kudo qe gjejne anglisht!

dhe me fene ortodokse .....pse greket tregohen aq te pafytyre dhe aq injoranta qe te quajne grek cdo ortodoks? arabet dhe italianet nuk e bejne ate pune.

Mos tu ngeli hatri ortodokseve ketu (se e di se jane patriota) por vendet ortodokse si greqia, serbia apo russia jane te etur ne maksimum per token e vendeve qe i rrethojne! feja e tyre ortodokse eshte e lidhur ngushte (sic na tregon historia) me  percarjen e vendit, mos-zhvillimin e gjuhes dhe kultures Shqipe, dhe me pushtimin e shqiperise!

Une e pergezoj dhe e uroj autorin e ketyre radheve per punen hulumtuese qe ka bere. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).