Skema për rritjen e çmimit të energjisë

Niveli i tarifave të reja të energjisë për vitin 2010, do të varet nga çmimet e tregut ndërkombëtar

Përfaqësues të Bankës Botërore thonë se, energjia, nga viti i ardhshëm, mund të rritet nga 8 deri në 15%

TIRANË- Banka Botërore zbardh skenarët e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët, gjatë vitit të ardhshëm. Përfaqësuesi i saj, Demetrios Papathanasiou, tha dje para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, se në 2010-ën do të ketë një rritje të çmimit për këtë mall, ndërsa masa e rritjes do të bëhet në varësi të tarifave që ajo do të blihet në tregun ndërkombëtar.

Sipas përfaqësuesit të BB-së, nëse çmimi i energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, gjatë vitit të ardhshëm, do të qëndrojë në kuotat që ai shitet sot, atëherë për konsumatorin shqiptar do të ketë një rritje 8 deri në 9 për qind.

Papathanasiou, gjithashtu, theksoi se, një shtrenjtim i mundshëm i energjisë në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2010, do të pasqyrohej më një rritje nga 10 deri në 15 për qind për konsumatorin shqiptar.

"Tarifat e energjisë për konsumatorët do të jenë në varësi të çmimit që ajo blihet në tregun ndërkombëtar dhe Shqipëria është pjesë e këtij tregu. Nëse do të kemi çmime si ato të këtij viti, parashikohet një rritje me 8 deri 9 për qind.

Nëse çmimi i energjisë shkon në nivelet që është shitur gjatë vitit 2008, atëherë parashikohet që rritja të jetë nga 10 deri në 15 për qind ", - tha Papathanasiou.

Sipas ekspertëve, muajt e parë të vitit 2009, janë karakterizuar nga një regjim çmimesh të ulëta për energjinë elektrike në rajon, pasi kriza ekonomike ka ulur kërkesën nga industritë e ndryshme për këtë produkt.

Konsumatorët familjarë

Gjatë muajve të parë të vitit 2009, çmimi më i ulët i energjisë elektrike që një kompani importuese ka ofruar për Shqipërinë, ka qenë 49 euro për MW/h, ose deri në 41 euro më lirë sesa është ofruar gjatë vitit 2008, ku çmimet e ofruara nga kompanitë arrinin deri në 100 euro për megavat/orë.

Referuar të dhënave që dha përfaqësuesi i Bankës Botërore, në rast se regjimi i çmimeve në tregun rajonal për vitin 2009, vazhdon të ndiqet edhe gjatë vitit 2010, atëherë një konsumator familjar, i cili ka konsumuar nën 300 kilovat, nuk do të paguajë më 7 lekë, por 7.6 lekë për kilovat.

Ndërsa një konsumator familjar që ka harxhuar mbi 300 kilovat, nuk do të paguajë më 12 lek por 13.8 lekë për çdo kilovat të konsumuar. Në skenarin më të keq, nëse çmimi i blerjes së energjisë arrin nivelet e vitit 2008, ku çmimi më i ulët i importit ka qenë 63.5 euro për MW/h, konsumatorët familjarë do të paguajnë nga 8 deri në 13.8 lekë për kilovat orë, pa TVSH.


Bizneset

Aktualisht, bizneset paguajnë tarifa të ndryshme energjie, në varësi të nivelit të tensionit dhe periudhës pik. Bizneset paguajnë tarifa që variojnë nga 5.2 lekë deri në 12 lekë dhe çmimi mesatar është 8.71 lekë për kilovat/orë. Me rritjen e çmimeve që do të aplikohet vitin e ardhshëm, çmimi mesatar për kilovat/orë parashikohet të arrijë deri në 10 lekë.

10 Komente

 Te pakten per 2009-10 ne tregjet nderkombetare, energjia mendohet te rrije ne kete çmimin aktual.

Ne Shqiperi akoma vidhet energjia.Nje pjese e mire e konsumatoreve jetojne me ate mentalitetin e gabuar mall shteti, shteti mban,etj..etj.Prandaj

privatizimi  ishte i domosdoshem, dhe do te japi rezultate pozitive.N,q,s, konsumatoret do te ndergjegjesohen ,dhe energjia do te paguhet rregullisht nga te gjithe,at-here krijohen fonde per riparimin e rrjetit teje te amortizuar.Ne cdo dyqan kur shkon per te blere dicka,nuk e mer dot pa para, Edhe energjia eshte mall per shitje dhe nuk ta fal askush.

Kjo qeveri ka punuar dhe po punon mire per energjine.Me gjithe kundershtimin e opozites dhe te nje pjese te Vlores termocentrali i

Vlores po perfundon ,nje sere hidrocentralesh po ndetohet,edhe perendia

po e ndihmon qeverine Berisha sepse kete vit te gjithe liqenet e hidrocentraleve jane ne kuota maksimale,dhe uroj qe opozita te mos aguzoje Berishen,se ka koruptuar edhe perendine.Se cfar nuk pret prej kesaje opozite.Para disa muajsh ndodhen disa shpethime deposh edhe ne

Bullgari me te fuqishme se Gerdeci, atje nuk u ba asnje demostrate.

 

Dhe tani pas nderprerjes publicitare me siper nga "Mati" vazhdojme me temen ne fjale......

 

Cmimin e energjise s'e rrit Banka Boterore por ERE. ERE do ta vendosi ne baze te kerkeses se OSSh-se dhe pronareve te saj te rinj te cilet kane marre nder te tjera nje garanci nga BB dhe Qeveria Shqiptare per tu ruajtur nga humbjet e mundeshme.

Llukan,

kane menduar nje marifet tjeter se per te vjedh jane ustallare keta te BB-se. ( ERE dmth ) Do kete rritje te cmimit , por mund te funksionoje skema e uljes se TVSH-se per konumatoret.

Me 10 %  rritje cmimi, rritja reale do ju dale shume vogel, po me ca firo te medha ne te ardhurat e qeveriut te neserm. Marrifeti eshte 10 apo 15 purqin.

Po nuk foli mileti 15%, po foli 10%. Kush do flase dmth eshte ceshtja smiley

Ne sektorin energjitik dhe METE historikisht ka pasur hajdute profesioniste. Ja po e perjashtoj ate peshkun qe kemi pas ne KESH me hater smiley

Koth,

Po nese qeveria e ardhshme do kete krize te ardhurash, atehere s'do prisja qe ta kishin shume me qejf kete pune keshtu qe u mbetet atyre te flasin smiley

Ll,

e paskam nataru dmth edhe ata qe do jene ne te ardhmen ne sistemin enrgjitik dhe METE-n e ardhshme do jene po hajdute profesioniste.

Ke konflikt interesi me kete ? smiley

 hehehehe, maje Llukan, me ty m'duket se e kishte smiley

 Ne sektorin energjitik dhe METE historikisht ka pasur hajdute profesioniste.

Bashkohem plotesisht smiley

Ja po e perjashtoj ate peshkun qe kemi pas ne KESH me hater

Objeksion, te gjithe hajna jane, mos i maj me hater fare smiley

 

I maj i maj me hater sidomos kur kam oferta te mira . smiley

 Marrje ?

Lene Lluken rehat  i here per i here, dmth deri kur te veja puna ke ajo gjeja e rrushit ! smiley

 Llukan, qeveria e ardhshme me CEZ-in dhe me BB-ne nuk e lu dot sumatricen (per sa kohe qe pranojme faktin qe Komandanti ka vajt per lesh ne '85 dhe nuk do qeverisi dot me smiley&nbspsmiley keshtuqe cmimin mbaje ti. Po qe se do ulet TVSH-ja, ne s'hame gje njehere per njehere, po ne 2011 kur do behet rritja e rradhes prape ne e kemi ne kurriz. 

Diskutim interesant do ishte "a eshte i suskesshem apo jo privatizimi i OSSH-se" dhe atehere do shikonim c'do na thoshin kopetentet e ministrise me minstrin ruli ne krye.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).