Skandali, celulari i katërt, qeveria jep licensën pa tender

Skandal me operatorin e katërt celular në Shqipëri, qeveria i jep licensën pa tender Post Telekomit të Kosovës.

Vendimi më i fundit i qeverisë shkeli ligjin e prokurimeve duke bërë kështu favorizim në garën për të fituar licensën. Mësohet se tenderi u zhvillua nga Enti Rregullator i Telefonisë dhe po nga ky ent u anullua. Sipas këtij institucioni “asnjë nga firmat që synuan operatorin e katërt në vend nuk plotësoi kriteret e vendosura”. Pavaresisht shpalljes se pavlefshme tenderit, Këshilli i Ministrave vendosi që licenca ti jepet pa tender Post Telekomunikacionit, Kosovë (PTK) që përfaqëson kompanitë Union Grup, Infosoft, Albania Drink Distribution, ACi Engineering shpk. Bashkimi i tyre ofroi 7.2 milionë euro për livcensën e telefonisë së katër celulare në Shqipëri.

Vendimi i Keshilli i Ministrave ka mberritur në Kuvend ku dhe pritet të kalojë në komisionet përkatëse e më pas në seancën plenare për miratim.

Aktualisht në tregun vendas të telefonisë celulare operojnë tre kompani, AMC, VODAFONE Albania dhe EAGLE Mobil.

Vendimi i qeverise

Qeveria shpalli fitues bashkimin e ofertuesve përfaqesur nga Posta e Kosoves, edhe pse kjo ishte e vetmja kompani ne nje tender i cili ne fakt deshtoi. Ky deshtim provohet në relacionin që i bashkangjitet projekligjit te miratuar në 1 Prill në qeveri.

Në relacion theksohet se edhe pse pati shume interes nga kompani te ndryshme per tenderin e liscensimit të operatorit të katert, diten e tenderit u paraqitën vetem 2 bashkime ofertuesish, PTK me 4 kompanitë shqiptare si dhe Universal PG. Oferta e shpallur nga Universal PG u shpall direkt e pavlefshme pasi nuk plotesoi kushtet per dokumenacionin standard sipas ERT.

Ne kete rast oferta e Post Telekomunikacion Kosova me 7.2 milion euro edhe pse rezultoi me ekonomike, nuk mund te shpallej fituese pasi sipas procedurave te prokurimit publik dhe regullave te prokurimit percaktohet se nje gare eshte e suksesshme kur numri i ofertave konkuruese duhet te jete me shume se numri i frekuencave. Që do te thotë se numri i garuesve duhet te ishte domosdoshmerisht 2 kompani.

Ne baze te kesaj Autoriteti i Komunikimeve elektronike pra Enti Regullator i Telekomunikacioneve duhet te shpallte nje date tjeter per konkurimin.

Por, ne rastin konkret qeveria ka gjetur nje tjeter rruge per te legjitimuar kete shkelje, atë te dhenies pa tender duke futur ne rol parlamentin, per dhenien ne perdorim te frekuenës vetem për 15 vjet bashkimit te oferuesve perfaqesuar nga Posta e Kosoves dhe paraqitjen e kesaj zgjidhje ne Kuvend per miratim. Qeveria madje i kerkon Kuvendit te vlersojë shkaqet per kete zgjidhje, duke krahasuara tek to vleren e vene ne dipozicion nga Universal PG prej 5 milion eurosh dhe ate te bashkimit te ofertuesve PTK prej 7.2 milion eurosh, duke anashkaluar faktin qe Universla PG u skualifikua nga gara per parregullsi ne dokumentacion.

Madje qeveria argumenton se konsorciumi i shpallur fitues jep oferten me te mire per tarifen e bisedes se telefonise mobile.

Relacioni madje tregon edhe arsyen pse qeveria ka vendosur t’ia kaloje per miratim Kuvendit qe ne thelb eshte heqje përgjegjësie nga ekzekutivi dhe shpërndarja e tij midis deputetëve te parlamentit shqiptar.

Qeveria argumenton se “nje vonese ne licencimin e operatorit te 4 do te shkaktont humbje ne ekonomi pasi edhe pas licensimit te operatorit te tretë Eagle Mobile, cmimet mbeten ende te larta” vlerëson gjithnje relacioni shoqerues i qeverise për Parlamentin.

Tenderi qe u shpall i pavlefshem

Dhënia e licensës për operatorin e katërt celular ka mëse një vit që diskutohet nga shtypi. Mësohet se tenderi i parë është zhvilluar më 4 Mars të këtij viti. Tenderi për dhënien e licencës për operatorin e katërt celular dështoi pasi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se komisioni i vlerësimit të ofertave ka s’kualifikuar njërën nga kompanitë. Në garë ishin dy shoqëri, shqiptarja “Univers PG” dhe kompania kosovare “PTK”. Kompania shqiptare “Univers PG” nuk ka plotësuar kërkesat për kualifikim, të përcaktuara në dokumentin e tenderit. Në kushtet e mungesës së konkurrencës, komisioni i vlerësimit të ofertave ka ndërprerë procedurën e tenderit. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, vendosi që hapat e mëtejshëm të ndërmerren pas përfundimit të afatit të ankimit nga kompanitë në fjalë. Ofertat e kompanive u hapën më 20 shkurt. Kompania shqiptare “Univers PG”, ofroi 5 milionë euro e cila është edhe shuma minimale që kërkohet nga komisioni për lëshimin e licencës. Ndërsa kompania “PTK”, ofroi 7.2 milionë euro. Në fakt ky tenderi ishte parashikuar të zhvillohej më 23 janar, por bordi drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe postare (AKEP) mori vendimin për shtyrjen e tij për gati një muaj. Sipas kritereve të përcaktuara më parë, vlerësimi në këtë tender do të kryhet në bazë të pikëve. Kriteri që ka më shumë pikë është pikërisht tarifa e shportës së shërbimeve ose e thënë ndryshe tarifat e bisedave telefonike. Pra kompania që do të ofrojë çmimet më të ulëta do të fitojë plot 45 pikë.

Ndryshe në garë për operatorin e katërt mobil në Shqipëri ishin “Univers PG”, kompani shqiptare me partnere kompaninë afrikane “Telmar”, e cila ofroi 5 milionë euro, kompania e dytë ishte PTK me partnere “ACI” që ofroi 7.2 milionë euro dhe kompania e tretë ishte suedezja “Tele 2” e cila nuk bëri ofertë por thjesht paraqiti planin e biznesit të saj.

10 Komente

eh mer sale te hangsha zemren.

po ti je ma i zgjuti mer, ma i zgjuti smiley

ishalla sna ngec ne dere dhe per 4 vjet te tjere kshu si e ke nis duke vra ka shtat zogj te formave, ngjyrave dhe madhesive te nryshme me nji gur smiley

 

kujdes mos te vrase edhe ty se pastaj do mbese ppu pa bufe

Eshte fakt i hidhur qe megjithse ekzistojne tre operatore, çmimet per konsumatorin shqiptar mbeten me te lartat ne Europe. Me ate maskarade qe ndodh me çmimet aty, une do kisha linçesuar nja 7 kompani/operatore, vetem e vetem te ulej çmimi. 

Duke qene se firmat e huaja (tre operatoret) nuk ndigjojne mire nga ai vesh, athere i bie te linçesosh nje firme kosovare dhe nje shqiptare urgjentisht, dhe vitin tjeter te futesh dhe nja dy-tre, nje belge, nje skandinave dhe nje italiane (duke qene se kemi nje emigracion te konsiderueshem ne Itali, dhe njerzit e kane te nevojshme te flasin lire me njeri-tjetrin). Firmat belge kane nje gje te mire se japin/shesin impulse me te lira ne bote, ndersa firmat skandinave kane komunikimin me te mire me klientin. Le te fusi qeveria (e sotme apo e ardheshme) 1 kompani belge, 1 skandinave, dhe 1 italiane, dhe do te shohi se sa shpejt do te bien çmimet e tre operatorve te tjere (Vodafon, AMC dhe EAGLE) .

e ku qe skandali ktu? ok, metermen qe u ka lodh i shkreti tu perserit te njejten gjo, po nga lodhja harroi me na tregu skandalin

tenderi deshtoi dikur per mosparaqitje kompanish, dhe qeveria i ka kerku tashi kuvenit me i dhon pa tender licensen PTK-se. cer skandali

sa per kuriozitet do kisha shku i pari me mor numer ke PTK se te pakten po hyka i operator shqiptar ne treg

tashi qe i rash m'te, artikulli duhet te jete skandali... gazetari postmoderniste

ke kalu ne faza post-profesionalizmi fare... (tip bir selmon i nones, c'te klikoj me pare  smiley  ) 

pssmileye profiln e suls  ?

e pashe. aty ke drute e le gjithe jeten mo...  smiley 

asi skandal mer yahoo,

thjesht sala osht shume i qute, me keto levizjet e diteve te fundit ka amortizuar shume konflikte smiley dhe eshte bo PAQTUES smiley

Sala e do paqen, sidomos ne prag zgjedhjesh smiley

ja hongsha zemren smiley 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).