Si po ndryshojne fytyre, fshatrat e larget veri-lindore

Nje djalosh i vogel, me bluze te kuqe pambuku, me pantallona jeshile, e me nje pale size dielli (qe kushedi kujt ia ka marre), po veshtron tej ne horizont; para tij shtrihet maje nje kodre nje kishe katolike, ndersa poshte nje gryke, pluhuri avitet ne ajer, per t'i lene vendin disa blloqeve te medhenj betoni, qe duken si kuti shkrepeseje, njera pas tjetres. Ndoshta ky djale, se bashku me nje burre fort te moshuar, qe ndodhet aty prane duke kullotur disa dhi, imagjinojne ditet qe do te vijne; makinat luksoze qe do te pershkojne ne pak minuta autostraden Durres-Kukes; vajzat dhe djemte e vegjel qe pershendesin nga xhami, dhe pse jo, edhe rigjallerimin ekonomik dhe social te zones, ku ata bejne pjese. Tej ne horizont, duken aty-ketu disa pallate te kohes se komunizmit. I perkasin Rrepsit, te komunes Orosh ne Mirdite, aty ku shpresat e njerezve po ringjallen. "Tani per tani, mund ta them me siguri se ky vend eshte me mire se Tirana. Dikur ketu ka qene vetem nje dyqan fshati, ku shiteshin vaj, miell, pajisje elektrike, karburant etj., ndersa sic e shikoni tani, ka disa lokale e restorante, si dhe shume dyqane", thote Vera, njera prej punonjeseve te kampit ne Rreps. Ne fakt, ajo eshte vetem nje prej banoreve te fshatit Rreps, qe fale punes se saj te perditshme ketu ne kamp, ka mundur te siguroje te ardhurat e nevojshme per te mbajtur dy vajzat e saj, qe tashme studiojne ne Itali. "Une punoj ketu vete i peste, me burrin dhe djalin si shofere, dhe dy vajzat. Largohemi per te avancuar ne drejtim te tunelit ne malin Qafa e Kumbulles. Fshatrat kalojne duke ia lene radhen njeri-tjetrit, pa kurrfare sinjalistike rrugore. Mesojme nga ata qe na shoqerojne, emrat e tyre, si Orosh, Zall-xhuxh, Bisak, Zajse etj. Shoferi ben shaka me nje inxhinier amerikan qe po udheheq punimet e asfaltimit ne njeren prej urave. "Would you like to come and stay in 150 grade Celsius"? ( A do ju pelqente edhe juve te rrinit ketu me ne, ne 150 grade Celsius", pergjigjet me humorin e tij alla amerikan, inxhinieri trupgjate, qe per hir te se vertetes, duket tejet i rrepte ne pune. Pak kilometra me tej, mes nje rruge tejet te pluhurosur, degjohet nje zhurme e forte; po i afrohemi tunelit. Futemi thelle ne te, disa kilometra, deri te pika ku mali i thote "stop" tunelit qe mban rekord te gjatesise ne Ballkan, plot 5. 7 km. Ajri eshte i rende dhe punetoret jane kryesisht turq. Njeri prej shqiptareve nxiton te na shpjegoje se ata vijne kryesisht nga Kazakistani, njerez qe kane nevoje per para, e qe nuk dine se c'eshte dita e pushimit, apo festa e Pashkes. Quhet Nikolle Doda, eshte prind i dy femijeve dhe punon padyshim ne sektorin me te veshtire, ne ate te avancimit te tunelit. Me origjine thote se eshte nga Thirra, por gruaja dhe femijet jetojne ne Mamurras. "Kam pare edhe shoke te plagosen, edhe pse duhet te theksoj se siguria ketu eshte shume e larte. Ky fat me ra, te jem ne pjesen me te veshtire", pergjigjet ai, teksa e pyesim ne lidhje me aksidentet e shkaktuara ne tunel. Per hir te se vertetes, aksidentet nuk kane qene te shumta, perkundrazi. Eshte trajtuar seriozisht nga kirurgjia turke vetem nje punetor, te cilit sot i paguhet nje shtepi me qira ne kryeqytet, si dhe nje rroge mujore.

Projekti, vend pelegrinazhi

Rreth 25 studente te Universitetit te Tiranes, ishin te premten pjese e nje udhetimi, qe edhe pse i gjate e i lodhshem, do te mbetet si nje kujtim i pashlyeshem ne memoriet e tyre. Studentet, bashke me shume pedagoge te fakultetit te Histori-Filologjise, nuk do te donin ta humbnin shansin per ta pare te perfunduar kete veper gjigante. "Heres tjeter qe do kalojme ketu, per te shkuar ne Kosove a gjetiu, me siguri qe autostrada do te kete perfunduar krejtesisht, ndaj ne e konsideruam seriozisht mundesine e ketij udhetimi. Ia vlejti", thote njeri prej pedagogeve. Ela Ruci, shefe e marredhenieve me publikun, shpjegon se cdo jave ka vizitore te ndryshem. "Qe nga studentet, nxenesit e shkollave, te moshuarve, shoqatave e ndermarrjeve te ndryshme, te gjithe vijne e vizitojne ate qe eshte vepra me e madhe infrastrukturore ne vend, njekohesisht edhe fjala e fundit e teknologjise boterore", shton ajo. Nderkaq, dy studente qe kishin ardhur me autobus deri ne keto vise qe deri dje me siguri do te quheshin te largeta, shprehen te entuziazmuar teksa bisedojne me njeri-tjetrin, pasi nje kamerier me te cilin ishin futur ne muhabet, u kishte rrefyer se merrte jo pak, por plot 800 mije leke te vjetra ne muaj, rroge kjo e lakmueshme nga shume prej nesh. "Me aq para do te vija edhe une ketu, as qe do e vija ne diskutim", tha me nje te qeshur te lehte njera prej vajzave qe studion per Gjuhe-Letresi.

"Si i doli plaku me sepate, nje punonjeseje te huaj"

Ne udhetojme neper zhegun e vapes, ndersa shtepiza me dritare te vogla karakteristike na kalojne para syve. Ato duken si milingona, mes morise se gureve te shtepive, te mbledhura jo pa mundim nga te paret e ketyre familjeve. Kesisoj dritaresh te kujtojne kanunin dhe gjakesin, si dhe kohen kur burrat merrnin malet si kacake. Vendasit tregojne se eshte interesant fakti se fene katolike te kesaj zone nuk e mposhti dot as pushtimi turk. Nje i moshuar i mocem, plot 83 vjec, refuzoi te dale nga shtepia e te pareve te tij, e cila fatmiresisht qendron ne nje shkemb, edhe pse hapesira rreth saj eshte e mbuluar nga dheu, ne nje koder qe peson rreshqitje te here pas hershme. Plaku i shtepise ishte aq i lidhur me rrenjet e familjes se tij, saqe asgje dhe askush, e as shuma e majme e te hollave te kompensimit te shtepise sipas vleres se tregut, nuk e joshi aspak. Te tjere, perkundrazi, edhe pse prej kohesh nuk jetojne ne fshatrat e larget, buze se ciles do te kaloje autostrada, me te marre vesh projektin ne fjale, rreth dy vite me pare, u shperngulen me shtepi e katandi, vetem e vetem qe te thoshin "Edhe ne jetojme ketu, ndaj duam demshperblim". "Me shqiptaret keto probleme jane rutina e perditshme, por eshte aq sa e veshtire, po aq edhe e bukur, ku ti perpiqesh t'ua lehtesosh problemet qe i shqetesojne", na shpjegon Ruci. Nuk eshte as me pak e as me shume sesa natyra e eger malesore e ketyre njerezve, qe per me teper lidhjet me qytetet i kane pasur te pakta. Nje prej punonjeseve qe na shoqeron, tregon se me problematiken e ketyre banoreve duhet pasur shume kujdes, sepse ata mund te sillen edhe shume vrazhde, ne te kundert. "Dikush erdhi e na tha se nga tronditjet e tokes i kishin ngordhur bletet, ndersa nje tjeter i doli me sepate nje punonjeseje te huaj, vetem e vetem pse i ishte demtuar nje vije uji, qe ne do t'ia rregullonim serish", shton per "KJ" Ela Ruci. Nga ana tjeter, bashkepunimi me stafin e huaj, do te thote shume per shqiptaret. "Imagjinoni, nje dite na duhej te fusnim nje mjet te madh pune ne nje rrepire, por nje inxhinier italian nuk e lejonte, sepse do te thoshte qe duhej prere nje peme. Per te huajt, cdo gje duhet te jete konform ligjeve ne fuqi", tregon me tej Ruci. Sipas saj, e gjithe hapesira rreth autostrades, do te gjelberohet, madje puna per mbjelljen e 11 mije rrenjeve peme ka nisur sakaq.

14 Komente

Sa bukur!

Te jete e vertete valle? shume otimizem...ben mire...por te jete real, shpresoj...

1)Me interes do ishte qe gazetaret te intervistonin inxhinieret dhe puntoret e huaj rreth pershtypjeve te tyre ne ato zona.

2)Akoma nuk e kemi marr vesh, a po filmohet hapja e tynelit, ngritja e urave, shtrimi i bazamentit, pra pjeseza te kesaj autostrade, siç filmohen neper bote objekte te rendesishme, si tynele e ura,  filmime qe behen dit e nate, per te nxjerre 2-3-4 ore program, 1-2 ore per tynelin, 1-2 ore per urat dhe 1-2 per pjeset e tjera, si dhe per jeten e puntorve te huaj.  

1) Une kam qene ne ato zona dhe kam pare se specialistet dhe punetoret rrine te izoluar neper kampet e tyre te qendrimit.

2) Ide e bukur Pjer Thomas. Kam pare dicka te tille per nderhyrjen gjigande ne bregdetin e Barcelones.

projekt i rendesishem kombetar, vetem se behem merak a do dime ta mirembajme...

Qe kur jane katundet e Mirdites "Shqiperi Veri-Lindore" moj rike? smiley

 

Fshati sot nuk po ndryshon vetem aty ku ndetohen vepra te tilla si kjo rruge madheshtore, por kudo fshati po ndryshon. Per kete ndryshim ndkojne shume gjera.Dikure fshatari ishte xhvesh nga prona,nuk kishte as toke,as bageti,por punonte ne kooperative  megjithese prodhonte grurin, misrin, qumeshtin, mishin e shume te tjera prodhime buiqesore, atij i ngelte vetem buka e miserit, ndersa te tjerat i merte me liste vetem per ndnje feste. Sot ka pronen e tije qe e cfrytezon,nje pjese ndihmohen nga emigracioni etj,etj....

Dikure fshatari ishte xhvesh nga prona,nuk kishte as toke,as bageti,por punonte ne kooperative  megjithese prodhonte grurin, misrin, qumeshtin, mishin e shume te tjera prodhime buiqesore, atij i ngelte vetem buka e miserit, ndersa te tjerat i merte me liste vetem per ndnje feste. Sot ka pronen e tije ne bathore qe e cfrytezon,nje pjese ndihmohen nga emigracioni etj,etj....

ou e cuditshme me ate llogarine tende (fshatari) Sot ka pronen e tije ne bathore qe e cfrytezon ....bathorja duhet te ishte 1000 km2 qe te mbante te gjithe fshataret shqiptare, dhe me sa di une ne bathore jane shpergulur si nga jugu dhe nga veriu!   te eshte bere tape me droge  makina jote llogaritese

S'po lexojme gje tjeter neper gazeta pervec fushates elektorale. Si kjo, si ajo hyrja kryesore qe kemi tani per Fahri Balliun jane pjese e fushates.

 Olsib, ajo nuk eshte ideja ime, por idete e kineasteve te para shum viteve. Dje dhe sot (biles dhe ne Shqiperi ne kohen e socializmit) , kur fillon nje projekt gjigand apo qe hyn ne krenarine e nje kombi, kineastet/kameramanet/tv, shkojne ne fillim filmojne, pastaj shkojne me raste kur ka nderhyrje te renda apo spektakolare, si dhe ne fund te projektit/punes. Mirren pjeset me te bukura, me interesante per shikuesin, dhe shfaqen ne tv. Shif kanalin prestigjioz National Geographic (Nacional Gjeografik), ku jep shum filmime nga projekte famoze, si mbi urat, tynelet, godinat mbi 50 kate, hidrocentrale, TEC etjera objekte ne vende te ndryshme te botes.

Shpresojme qe dikush te jete kujtuar edhe per rrugen Durres-Kukes.

Rruga Durres-Kukes ka per te zhvilluar tere zonen Veri-Lindore te Shqiperise, sepse ajo - si çdo investim i madh - eshte si nje arterie qe furnizon me vitalitet ate zone.

Kam marre vesh se ne buze te autostrades, kane filluar te shitet tokat; Shume Kosovare, Shqipetar e Maqedonas kane blere tokat buze rruges, per te ndertuar hotele, karburante, restorante, servise e magazina.

Eshte e qarte pra se rruga po zhvillon zonen, e cila fatkeqesisht ka qene me e prapambetura ne Shqiperi.

Kam marre vesh se ne buze te autostrades, kane filluar te shitet tokat; Shume Kosovare, Shqipetar e Maqedonas kane blere tokat buze rruges, per te ndertuar hotele, karburante, restorante, servise e magazina.

Uauuu... sa lajm i mire! Te gjithe po e prisnim pa durim!!!

Ne te gjithe Europen njerezit vrapojne te ndertojne shtepite buze autostradave... dhe jo vetem aq, por nuk harrojne te shtojne dhe nje dalje nga porta e shtepise se tyre e direkt ne rrugen nacionale!

Siguria?! Cfare eshte siguria?! Nje optional!!!

Fundja... misioni me i rendesishem eshte te shkosh nga pika A ne piken B... qofte edhe brenda nje arkivoli!

* ë ?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).