Shtet analfabetësh

Pak ditë më parë kamerat e bënë të njohur varfërinë e familjes së Haxhi Bytycit në Bathore, teksa kryefamiljari rrëfente se nuk kishte lekë për të paguar për kartat e identitetit. Mapo do qëndrojë gjatë këtij shkrimi sërish në këtë familje, dhe në familje të tjera në Bathore, Detashment të Librazhdit, Laç, Bulqizë, në fshatra të Tepelenës, etj, këtë herë jo për kartat, por për një problem edhe më të rëndë, tani dhe në terma aftagjatë: braktisjen e arsimit dhe analfabetizmin.

Bathore
Familja Bytyci ka ardhur në Bathore nga Hasi në vitin 1993. Aktualisht Haxhiu dhe fëmijët e tij cdo ditë qepin këpucë dhe shesin rroba të vjetra, aktivitet nga i cili nxjerrin shumë pak të ardhura që nuk mjaftojnë për të mbajtur 7 pjestarët e familjes.

Ata jetojnë në një ambient që më parë ka qenë stallë kafshësh dhe ku nuk ka ujë të rrjedhshëm. Haxhiu dhe fëmijët e mbushin ujin me bidona dhe e transportojnë në shtëpi me karrocë dore. Kushtet e shtëpisë janë mjaft të varfra dhe asnjë nga prindërit nuk merr asistencë sociale.

Në Bathore janë pikërisht këto arsye që detyrojnë fëmijët që të braktisin shkollat, në moshë fare të re. Vetëm pak kilometra larg qendrës së Tiranës…

Librazhd
Ne familjen e Rakip Kujkës në një lagje të quajtur Detashment ku lumi i Shkumbinit rrezikon të marrë me vete disa shtëpi, bashkë me djalin e shtëpisë jeton edhe vajza më e vogël 6 vjecare, jetime nga nëna.

Ajo është e detyruar të shtrohet vazhdimisht në spital për shkak të kushteve tejet të rënda në të cilat jeton. Shtëpia e saj, e përbërë më shumë prej kartonash e material plastmasi se sa prej tulle e suvaje, përmban shumë lagështirë. Familja e ka ende të pamundur ta çojë vajzën në shkollë, për shkak se shkolla më e afërt me atë gjysëm-shtëpi ku jetojnë, është të paktën 30 minuta larg!

Përballë familjes së Rakip Kujkës, jeton edhe vajza e Sabriut, një tjetër banor i kësaj lagjeje krejtësisht të braktisur në mjerim, vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit Librazhd.

Vajza e këtij kryefamiljari është gjithashtu 6 vjeçe, por ajo këtë vit nuk mundi të rregjistrohej në shkollë. E ëma e saj tregon: “Fillova të kërkoja për librat, por janë shumë të shtrenjta. Gjeta disa, nuk munda t’i siguroj të gjitha. Vajzën e kam të vogël në trup dhe nuk dua ta le të shkojë kaq e vogël çdo ditë, duke bërë 30 minuta rrugë përgjatë hekurudhës, ku akoma kalon dy herë në ditë treni!”.

Fëmijët e kësaj lagjeje të Librazhdit, shkojnë vonë në shkollë. Në disa raste e braktisin herët atë, për shkak të varfërisë, por edhe të largësisë së shkollës nga shtëpitë e tyre.

Laç
Familja e z. Sadik Jahja, jeton në një kontenier në kushte skandaloze e jashtë çdo standarti minimal. Bashkë me prindërit e fëmijët më të rritur të familjes Jahja, në kontenier jeton edhe vajza më e vogël e Sadikut, një foshnjë disa muajshe. Lagështira dhe shiu që hyn në çdo cep të kontenierit të vjetër, e bën jetesën në atë ambient të pamundur.

Familja në fjalë jeton kështu në kushte ndoshta edhe më të këqija se në kohën kur përndiqej nga regjimi komunist. Janë disa familje të tilla në atë zonë në periferi të Laçit, të gjithë ish të përndjekur.

Këta fëmijë të Laçit e braktisin shkollën shumë herët, sepse ndihmojnë prindërit, zakonisht nënat, që të punojnë ato pak metra katrorë tokë bujqësore që kanë rrotull kontenierëve ku jetojnë…

Bulqizë
Ermali ka studiuar në të njëjtin kurs në Fakultet me mua. Në Bulqizë punonte mësues i historisë në shkollën e mesme. Më thotë: “Në shumicën e klasave të gjimnazit ka nxënës shumë të talentuar. Vajzat mësojnë më shumë. Janë me 10-ta dhe të venë në pozitë të vështirë në shumë raste, nëse shkon në orën e mësimit i papërgatitur. Asnjëra prej tyre nuk e vazhdoi shkollën e lartë, vitin e parë kur unë dhashë mësim, sepse ose u martuan nga familja, ose filluan të punësohen aty këtu për të ndihmuar familjen, ose u penguan nga të afërmit, për shkak të fanatizmit”…
Në Bulqizën e rreth 6 mijë banorëve, të cilët nuk kanë asnjë burim të ardhure veç punës që baballarët e tyre duhet të bëjnë në minierën e vdekjes, fëmijët e të rinjtë e braktisin shkollën edhe për shkak të mentalitetit…

Tiranë
Sipas këtij rrjeti (BKTF Coalition “Bashkë kundër Trafikimit të Fëmijëve” – www.bktf-coalition.org) ka të paktën disa qindra fëmijë që lypin sot nëpër rrugët e qyteteve kryesore të Shqipërisë. “Këta fëmijë”, thotë një specialiste, “nuk janë as fëmijë jetimë dhe as të braktisur! Përkundrazi, shumë prej tyre inkurajohen të lypin, nga vetë prindërit, të cilët shndërrohen kështu në ‘tutorë’ të fëmijëve të vet”.
Këta fëmijë lypin, ose shesin bajame, deri në 12 orë në ditë! Orari i punës për këta fëmijë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk e kap moshën 12 vjeçare, zgjatet deri në orët e vona të mbrëmjes.
Të pambrojtur dhe në mes të katër rrugëve, këta fëmijë janë të ekspozuar ndaj keqtrajtimeve dhe abuzimeve të të gjitha llojeve (përfshirë dhe ato seksuale).
Orët e gjata i pengojnë totalisht këta fëmijë që të frekuentojnë shkollat dhe i privojnë ata nga kënaqësitë normale të moshës së tyre.

21 Komente

ej ky eshte turp te merren me raste varferie a thu se ne gjithe boten nuk ka varferi. gazetar te pandergjeghshem

Qenka lodhur shume ky pseudo gazetar per te gjetur analfabetet e njerez te varfer neper shqiperi.Por ky gazetar bjen ne kundershtim qe me titullin,sepse ai e quan smileyhtet analfabetesh ,dhe eshte po ky gazetar qe thote nxenesit ku ai jepte mesim mesonin shume d.m.th nuk ishin anafabete.Harxhoje kohen duke lexuar qe te behesh gazetar me i afte e jo duke shkruar artikuj te dobet 

si mer qeka turp?po per ca te sshkrujn per sfilatene fundit ne milano

per meritat e sules per shiperine ne nato pra mo.

gerdeci, kalimashi, fazllici, varferia e me the e te thashe na trane capin.

 

...disa qindra fëmijë që lypin sot nëpër rrugët e qyteteve kryesore të Shqipërisë.

 

Ne Tirane dhe shume qytete te tjera te shqiperise  para 90-s,nuk ka patur lypsare  neper rruge,cudi si jane shtuar tani?

 Ne,

ikim perara,

varferia

vejen

tehu!

 

O ARTIAN!...para viteve 90-te gjithe shqiperia punonte per Tiranen.Ne ate kohe qe mos ardhte kurre, fshati(kooperativat)prodhonin grurin,misrin qumeshtin,frutat,perimet.mishin duke punuar  si skllever mbi 12-13 ore ne dite per 3 lek ne dite,dhe ne sofrat e ngrenjes se ketyre mijera familjeve ,qe ishte mbi 70-perqind e popullsise qe jetonte ne fshat do te gjeje vetem pak buk misri e pak kripe.A e ke jetuar ate kohe o Artian qe me flet sot sikur te keshe zbrit nga hana

                                                 

Edi mor xhan e di,po une e kisha fjalen skishte lypsar,ne per rruge.. .. sic thua dhe vete njerzit punonin dhe nuk merrnin gje,..shume e keqe kjo..po sot pse nuk punohet 10 ore  dhe te paguhen 100 fish me shume te pakten,se ai 30 lekshi?...ketu e kisha fjalen un....Puna i largon njerzit nga lypja!

Une shoh cdo dite me shumice lypsare edhe ne rruget e Londres,por nuk mund te them se Anglia eshte e varfer?

Londra ka 8-9 milion Banor,nuk mund te beh krahasim te drejte per te gjykuar drejte,lypsaret atje shumica jane te huaj,te rritur,njerez te degraduar nga abuzimet me drogen, alkohlin,etj..e megjitheate Londra ka me qindra qendra bamirsie, qe u jep nje shanc kesaj kategorie,te ushqehen ,lahen ,ose te punsohen!

 I ke keto qendra bamirsie ne Tirane?..Lypsaret ne shqiperi shumica femije,nuk jane te semure,ose abuzues te droges, ata kerkojne vetem buke,strehim dhe edukim!

Ore jam kurioz te di ai kane shkuar ndonjehere keta lypesat kryeministrit tek makina kur ka ndaluar tek semafori i ures se lanes duke i lare xhamin e makines dhe pastaj ti kerkojne leke?.

Nuk me turp,sa ndizet semafori i kuq ( kur ka drita) i hidhen makinave si buburreca te zinj,dhe policia zbardh dhembet sikur te ishte dicka krejt normale.

Ky problem (i lenies se shkolles) zgjidhet duke ju dhene te gjithe femijve kompesim femijesh, siç i kane tere vendet e zhvilluara, ku çdo femije qe ndjek shkollen merr nje fare kompesimi; Ka metoda ekonomike per kete pune, te cilat une jua kam shpjeguar dhe nuk pertoj tua shpjegoj perseri, por politikanet e sotem, siç duken bathet, nuk jane te interesuar per kete problem. Revista Mapo, ketu ka dhene vetem nje pjesez, majen e ajsbergut te fenomenit te varferise dhe lenies se shkolles, se po ti hysh me themel, del qe oret e mesimit qe lejne nxenes te ndryshem (per arsye te ndryshme) jane me miliona ore ne vit. Une isha kete pranvere aty ne Shqiperi (15 mars-4 prill) dhe ajo qe vura re ishte se;

1) Politikanet ishin te pandjeshem ndaj problemeve te njerzeve.

2) Administrata ishte e korruptuar, si lokale, si qendrore, si dhe shteterore. 

3) Egoizmi ishte shtuar ne permasa te frikeshme/te tmerrshme. 

4) Respekti ndaj disidences dhe ish te perndjekurve kish humbur fare. Kishin ardhur njerez te rinj qe nuk donin t'ia dinin, veç donin lek nen dore. Kete e provova dhe vet me çertifikatat, tek lagjja dhe bashkia e Tiranes. 

Pjer, me gjithe rrespektin vllajo po nuk na ke thone ,po hic amo.asigjo te re.

Pjer, je shume teper super i vonuar me keto konstatime qe cdo njeri ka 19 qe i vuan. Ne cilin planet jeton?????

 Honig dhe Treni , disa gjera negative kisha vite qe i veja re atje, mirpo kete pranvere i provova ashpersisht vete mbi kurriz. 

nuk e di pse nuk eshte postuar i plote (webi i mapos nuk vendos psh boxet ne shkrime) keshtu po shtoj pjesen qe mungon

“Udha e shkronjave” (MJAFT!): Më shumë se 15 % e Shqiptarëve firmosin me gisht...

Sipas statistikave zyrtare (INSTAT), shqiptarët kryejnë mesatarisht 9 vjet shkollë. Ndërkohë, problem gjithnjë e në rritje vitet e fundit mbetet analfabetizmi.

Në vitin 1944, pas Luftës, Shqipëria kishte 80 përqind të popullsisë së saj analfabete. Në vitin 1989, në fund të komunizmit, kishte 10 përqind, ndërsa pas viteve 2000 përqindja e anlfabetëve e kaloi shifrën 15 përqind!

Këto të dhëna referohen edhe nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar e INSTAT.

Në një studim e projekt të sajin, të titulluar “Udha e shkronjave”, Lëvizja MJAFT! konstatonte dy vjet më parë se në Shqipëri sot kemi më shumë se 300,000 persona analfabet mbi moshën 15 vjeç.

MJAFT! risillte në vëmendje disa studime të  Z. Stavri Llambiri, i cili ishte dhe këshilltar i ish ministrit të arsimit Z. Genc Pollo. Llambiri flet për një fenomen të rrezikshëm në shkollat Shqipëtare që ai e ka emërtuar “Braktisja e Fshehtë”. Braktisja e fshehtë është një marveshje e pa artikuluar midis nxënësve dhe mësuesve në shkollat publike Shqipëtare. Sipas studimit të zotit Llambiri shumë nxënës të fillores në shkolla Shqiptare “bëjnë” sikur nxënë në shkollë, ndërkohë që mësuesit “bëjnë” sikur u japin mësim dhe sikur u matin njohuritë e përfitura.  Shumë nxënës vinë në shkollë të ushqyer keq, të uritur, dhe të veshur dobët. Gjendja e dobët ekonomike e nxënësve, klasat kolektive, dhe numri i madh i nxënësve brenda një klase ka ndikuar drejtpërdrejtë në uljen në maksimum të standarteve nga mësuesit. Si rrjedhojë, nxenësit kalojnë nga një klasë tek tjetra pa përfituar as njohuritë bazë të matematikës dhe shkrim leximit. Me mangesitë e akumuluara, në fund të katër klasave të fillores, nxënësit nuk e perballojnë dot ngarkesën e klasave vijuese dhe braktisin shkollën për tu futur më pas ne tregun e zi të punës i cili nuk njeh mëshirë as për persona të pergatitur jo më për ata që nuk arrijnë dot të shkruajnë as emrin e tyre.

Shkatërrimi i shumë shkollave gjatë 1997-ës, gjakmarrja, emigrimi i fëmijëve për të punuar jashtë vendit që në moshën 13 vjeçare, distanca e largët e shkollave nga komuniteti ku jetojnë nxënësit, mentaliteti fanatik i prindërve, dhe mungesa e theksuar e biblotekave dhe librave nëpër shkolla publike janë të gjithë faktorë që kanë amplifikuar shkallën e nivelit të analfabetizmit në Shqipëri.

Sipas studimeve të MJAFT!, statistikat që dalin nga studimet e organizatave ndërkombëtare në lidhje me analfabetizmin nuk janë përputhur me numrat që kanë dalë nga Ministria e Arsmit dhe Shkences (MASH) në këto vitet e fundit. Sipas statistikave të MASH, të cilave iu referohet Lëvizja MJAFT! në projektin “Udha e shkronjave”, niveli i analfabetizmit në Shqipëri është shumë më i ulët se niveli i përllogaritur nga organizatat ndërkombëtare. Sipas studimit të kryer nga MASH pra, për vitet 2000-2004, niveli i analfabetizmit në Shqipëri për moshat mbi 15 vjeç përllogaritet të jetë 0.8% tek meshkujt dhe 1.8%. Ky studim e përkufizon analfabetizmin si një fenomen që shfaqet vetëm tek ata persona që nuk kanë frekuentuar asnjëherë shkolla publike dhe private. Studimi nuk merr parasysh “Braktisjen e Fshehte” si dhe problemin e regjistrimit të popullsisë shqipëtare që është shumë më i theksuar tek personat që nuk kanë frekuentuar ndonjëherë shkollat.

lol.  Shume per te qeshur ankesat e disa lexuesve.  Cili eshte problemi?  Nuk e kaperdisni dote realitetin?  Apo realiteti eshte ai qe shikoni akoma ne reklamat e televizorit?

Anafalbetizmi eshte nje problem i madh sidomos ne moshat e vogla dhe duhet luftuar me te gjitha mundesite.  Eshte cmenduri qe kjo te vazhdoj akoma kur kerkohet qe te behemi anetar te BE's.  Apo cdo gje duket normale kur jeni duke pire kafe per ore te tera neper rruget e Tiranes dhe nga do qofshi?

Varferia eshte nje problem tjeter qe jo vetem do te vazhdoj por edhe mund te rritet.  Per kete te jeni te sigurt. 

Nuk eshte turp te shikosh realitetin e ketyre familjeve dhe femijeve dhe te besosh se pa u bere problem, pa u ngritur zeri, asnje nuk ka per te vene dore qe gjerat te rregullohen.  Shikoni cdo rast te rendesishem ne Shqiperi qe ka ndodhur.  Vetem pasi shikojne tragjedine vendoset te gerthitet e bertitet, sepse ne fund te fundit asgje nuk rregullohet. 

 Kristi, me gjith kundershtimet qe kam pasur ndaj regjimit te E.H. , duhet thene se ne kohen e socializmit s'kish analfabete. Te pakten keshtu thonin statistikat e asaj kohe. Ai 10% i analfabeteve ne 1989 , me duket si nje lajthitje e staticieneve te ministrise se Arsimit, ose ndonje krijim fantastik i juaji.

E.H uja n'belgjik u ba camunist

po a e shef mer? po thojn 10% anafabet ne 89-en. I bi me u bo khmer rouge fare. jo camunist. Edhe une ta lej fare statistiken.

ps doni me gjet te verteten ne koh te skenerit ju... ktu m'89-en ene po ja kpusin qorres, o ET!

Kjo është e keqja e Mjaftistave... kanë lindur pas viteve '90. Shumë gjëra i kanë me të dëgjuar smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).