Shqipëria dhe Kroacia në NATO

 Kryeministri Berisha, Presidenti Topi, dhe homologët kroatë, Mesiç dhe Sanader, në foto me presidentin e SHBA, Barack Obama, gjatë ceremonisë së anëtarësimit në NATO. Foto nga Reuters.

73 Komente

Dite e shenuar!  Me ne fund jemi pjese e botes se lirise, zyrtarisht dhe me te drejta te plota.

Flamuri Kombetar Shqiptar valevitet perkrah flamujve te vendeve te botes se lire.

Sot ka marre fund tranzicioni i gjate shqiptar.  Siguria dhe liria e Shqiperise eshte tashme e garantuar nga aleanca ushtarake me e fuqishme e botes.

Sot jemi shume me dinjitoze se dje, shtet serioz partner dhe aleat i vendeve me demokratike dhe te fuqishme te botes.  I barabarte ne mes te barabarteve ne tryezen e NATO-s.

Urime Shqiperi, urime shume here se e ke merituar!

 

Kjo eshte dite historike.19 vjet nuk jane shume ne historine e nje vendi ....kemi bere hapa gjiganteske.Eshte vendi yne natyral,ne Evrope me vendet me te zhvilluara e demokratike te botes.I lumte Shqiptareve qe kane demostruar ta duan vertet veten e tyre ne kete rruge...I lumte qeverise se sotme qe me punen e seriozitetin e saj mundesoi kete event.

Perfitimet e para qe do kemi nga kjo pune :

01. Do cojme nje kompani shtese ne Afaganistan me 130 ushtare dhe oficere.

02. Do marrim pjese per ndertimin e dy shkollave te mesme dhe 4 filloreje ne Afaganistan

03. Do cojme 20 infermjere ne Afaganistan

04. Do marrim pjese ne trajnimin e policise afgane

Kjo jane diskutuar sot dhe qeveriu ka rene dakort.

Por sot kemi disa gjera shume qeshare qe ndodhen atje. Po per keto flasim neser me mire qe mos ja u prishim humorin cave . ;P

P.S. Admin a ka mundesi te me gjesh nje foto te se vetmes  Kryetare  Parlamentit ne ate salle ? smiley

 

 

 

Syzet do i kesh blere ne te njejtin dyqan ku i ka blere Gjinushi .  smiley

Polic ti jep mejtime te vyera por me vjen keq - kuq qe ne kete rat nuk e ke Kuptuar thelbin e pranimit ne Nato...Po megjithate kot s'me ke mua qe ne cdo rast marr pergjegjesite e duhura per te sqaruar Opinionin per kuptimet e tua te FeLLta smiley . Ka nje kuptim tjeter i Dashur qe te ben me te vertete qe te kenaqesh. Me qe na pranuan kjo kuptohet keshtu . Nuk mbahet gjithe jeten nje i THATE ne b.... . Ai duhet shtrydhur! Megjithse eshte shpjegim i bere vete  nga Doktori ,per gjendjen e Memedhembjes qe drejton , ty ndoshta edhe mund te te mos te pelqeje smiley. Tani pas shtrydhjes mund te filloje mjekimi..por jo me kete DOKTOR!

Zana pas 9 vjetesh ne u pranuam ne TRAK.VARSHAVES smiley ne nje nga ngjarjet me HISTORIKE te SHQIPRISE ...ne ate kohe E VETME dhe e PAPERSERITSHME...por sot pas 19 VJETESH nuk na del keshtu !!!!!!

Koth, ngele duke dale tej Jozi ne cdo post (Si Idrisi tek Polua smiley )

do rriten shpenzimet ushtarake. GSH sot thoshte 2% e GDP'se. Si flitet per ushtrine, do ndryshije ligji, apo jo?

Gre,

Zhozefina eshte zbavitja ime e vazhdueshme. U ul sot ke vendi i Topit ne salle . smiley

Neser gjysma e gazetave besoj do kene ca episode zbavitese te saj ne Strasburg.

2 % ka qene kusht dhe kjo nuk mbaheet qe kur ka qene e ditur.

 

Sot ka marre fund tranzicioni i gjate shqiptar.

 

Sa per muhabet. Komente nga PD'ja thane para disa kohesh qe ardhja e Bushit shenon fundin e tranzicionit shqiptar.

 

Hajde urime, me mire vone se kurre smiley

E pate videon? smiley Sala duke i ardhur Topit anes e anes "ma ep mue protokoll'n" 

Ver8, si i shpetoi Sales protokolli nga duart? Obama beri me hile! smiley

Hej Admin perse e fshite komentim tim

U ofenduat qe thashe "populli dembel shqiptar"?

Nese u ofenduat aterehe me mire eshte te punoni ta edukoni popullin tone qe te mos jete dembel dhe jo ti premtoni se futja ne NATO do te jete  "mbarimi i transicionit" do te jete "fillimi i nje te ardhmeje me te mire"

Vec nje popull dembel pret nga te tjeret tja mbarojne  trazicionin apo ti sjellin nje te ardhme me te mire. Punetoret punojne qe ta sigurojne ate.

 

 

meqe ra fjala e mbani mend ate humorin e estrades se Durresit

"Asnje kenge asnje valle vetem pune"

Kam ngel i mahnitur sot nga gara Bashki - Qeveri kush ben me shume aheng per popllin.Keshtu jepet dhe mesazhi per shqiptaret se kena lind per cef

Hyri dhe agjentura serbe ne NATO. Nje ide kisha, S.B. duhet te kishte marre me vete dhe Fazllicin  qe  perfaqsuesit e NATO-s ti raportonin atij per strategjite e reja te aleances!!!

Kush e di sa do e kritikoje Damiri qe nuk e mori me vete, nipi i te madhit Stanishic.

Faleminderit Mistrec per ngushellimet. Ideja ime nuk ishte e keqe per marrjen e gospoda Damirit me vete ne Samitin e NATO-s se gospodin Sllobadanka (Liria) ishte atje apo jo?

Per Fazllicin  e fisit Stanishiceve  dhe Karaxhiceve do te kishte interes ky Samit besoj, i ketij mendimi je dhe ti mistrec apo jo. Hyrja ne NATO eshte edhe per mua gezim por kam frike se mos cojme atje qukapiket, desinjatoret, ciftelite pseudonime qe ti i di me mire se kushdo.

pershendetje

Vendi me i varfer ne Evrope futet ne NATO! Shqiperia beri aplikimin per ne NATO ne vitin 1992 dhe ne Tirane ka feste! - Komenti i shkurter i nje agjencie lajmesh..

Ne festojme se jemi te fundit! Nje idiotsi dhe mediokritet i pa pare. NATO eshte aleance ushtarake dhe si e tille sot duhet te festojme me shume se te tjeret Ushtaraket!!!! Une vetem ushtarake apo oficere shqiptare nuk me zune syte. Vetem qeviritare qe nuk kane asnje lidhje me kete event.

 

 

 

harruat pa permendur GERDECIN!

aman  edhe sot nuk i kursyet sharjet per qeverine, ne vend qe te ndiheshit njecik krenar qe shqiperia me ne fund ulet ne nje tavoline si i barabarte me vendet me te zhvilluara ne bote!

antagonista te betuar jeni. bravo!

Urime!

"This is a miracle of freedom!"

nga tere keto komente pesimiste dhe  `largpamese ` drejt atyre  qe e priskerkan Shqiperine pasi u fut ne Nato , nje person qe se ka fare idene rreth ceshtjes gati do te mendoje se paska ndodhur nje kob e na paska gjetur belaja qe qenkemi futur ne Nato!gjynah te shkretet ne , c`hall na zuri se hyme ne Nato..ja keshtu e paraqisni situaten!

mblidheni mendjen njerez dhe mos i perzini idete tuaja politike per nje dite te vetme dreqi e morri.lejini menjane , i majti , i djathti, shpenzime parullash e me the te thashe (aq me teper ana qe nje zot e di se sa ka shpenzuar dhe shpenzon per parulla trularese ne mbare vendin).

Sot fundi fundit nuk eshte nje dite e keqe per kombin tone , ndaj gezohuni ...mos ja quani te tepert gezimin shpirtit tuaj sot.

 

shenim : sa per shpjegim , nuk me intereson polika dhe nuk mbroj askend percvese atij qe mbron te drejtat e mia dhe jam e idese se gjerat e mira qe ka bere cdo parti nuk duhen fshehur apo perpjekur ti nxijme por te marrim shembull prej tyre e ta dime se c`kerkojme e cdo te kerkojme me vone .le te behemi krijues dhe jo shkaterrues.

Mua më bëri përshtypje ngjyra që mori fytyra e Berishës kur Topi i dha dorën Obamës..........

Zëdhënësja e qeverisë, znj. Majlinda Bregu flet për aktivitetet e festimeve “Shqipëria në NATO”
 
km.gov.al

Gjithë kjo lëvizjë sot në shesh është vetëm për të përfunduar përgatitjet për organizimin nesër të eventit kryesor, të aktivitetit përshëndetës dhe festiv “Shqipëria në NATO”. Sigurisht,  në këtë ngjarje, që është edhe ngjarja më e madhe për kombin shqiptar në këto ditë, besoj se do të ishte jo vetëm e pëlqyeshme, por është edhe në ndërgjegjen e gjithë secilit  për  të përshëndetur këtë arritje të madhe të Shqipërisë.

Nesër, në orën 19.00, në këtë shesh është koncerti i madh. Sikurse e keni vërë re këto ditë, Tirana është zbukuruar për të përshëndetur pikërisht hyrjen e Shqipërisë në NATO, ka një dekor që është krejtësisht festiv. Të gjithë qytetarët, ata që do të dëshirojnë, që kalojnë dhe kanë pak kohë për të ndaluar do të kenë mundësi sot të ndjekin live edhe punimet e samitit, momentin më të rëndësishëm kur Shqipërisë do t’i dorëzohet nga presidenti amerikan kopja e Traktatit të Uashingtonit dhe  ky moment, që është momenti më kulmor, do të shoqërohet edhe këtu me përshëndetjen nga ushtria me goditjen e 28 topave, si një ceremonial festiv, i cili është në të njëjtën linjë me ceremonialin e festimeve që po zhvillohen edhe në Strasburg-Kehl.

Besoj se në këtë festë të të gjithë shqiptarëve ka arsye për të festuar të gjithë, ka arsye për t’u ndjerë të gjithë mirë dhe besoj se me këtë dekor të mirë që ka Tirana ka arsye për të gjithë ata që duan të festojnë me shumë dashamirësi për ta përdorur dhe për t’u ndjerë mirë në kryeqytetin e tyre.

04/04/2009

...dog and ponny show!  Next: me mandat nga kryeministria, 4 Prilli do caktohet feste kombetare.

goditjen e 28 topave.... Ja kjo eshte rritje POLIC. Nga 6 qitje me TOPE qe kishim per Ramazanin ne kohen e rahmetlliut , ne 26 sot ne kohen e pararahmetlliut !!!!! Edhe thua qe une nuk jetoj me gezimin FESTIV-NATO-ist ? Vetem nje gje se kom te qarte. Ne ate kohe qirtjet imitoheshin me plasje minash nga kodrat e Saukut. Sot me cfare do imitohen ? Apo do shtihet direkt me Tope ? Desha te them edhe se qirtjet ishin te shperndara ne te gjith Shqiperine  smiley Ishte feste Shqiptare.....

Shiko, kjo eshte nje ngjarje edhe historike, edhe e madhe, edhe shume pozitive. Bishtrat mbi ngjarje jane pastaj koti, qe na cojne ne fis. U bo boze ky muhabet. Na lodhi. Cdo gjo kaq e lexueshme, foshnjarake dhe e perseritur nga ana jone. Direkt per perfitim politik mendja. Pala qe eshte ne fuqi pompim madheshtor; pala ne opozite gjej vjega, hidh dyshim, bej teorira. Mileti mbas berihajt. Si nuk u lodhem dhe nuk vum mend historikisht mer. Qe gjonat me buke ne trajse nuk dun tam-tame. Kur vdiq Stalini nuk ka pas kesoll me te madh shteteror se te ne. Erdhi Cu En Lai, Narodom Sihanuku & Monika, Xhejms Bejker ose Bush dhe luan qeni i kallajxhiut mer! Do shfaqemi me se s'ben popull lengaraq dhe lacaron. Me duhma (te nxitura c'eshte e verteta) patetike kolektive. Ne bejme si "cool" sot, se eshte kollaj tani me u gafurr mbas bustit te Enverit qe ra e ku di une, por po keshtu benim ne edhe kur dilte Enveri nje cike ne publik. Tani dalin te gjithe si tipa qe e shprehnin kundershtine me grushtat mbledhur dhe buzet e mbyllura, o lla (sic), po ku shkun mer ato qe vraponin me vrap, sikur erdh Messiah? A? Ishin aq shume, sa keta "grushtmbledhurit dhe buzembyllurit" e sotem as qe pipetinin e feksin hic ne horizont. Tret si krypa n'uj. Se kishte feste!

Ne festonim ne fakt edhe per Mriken qe kthehej agronome, c'them dhe un!

Disa artikuj - lindore c'eshte e verteta, grek perfshire - vinin ne dukje dallimet ne menyren se si u prit anetaresimi ne NATO mes nesh dhe Kroacise. Te ftohte kroatet, krenare shqiptaret, thoshte njeri prej tyre. Mbase eshte vecori kombetare e jona kjo e berihajt kolektiv; sidoqofte une arrij te kuptoj entuziasmin ne nje ndeshje futbolli, ne takimin e nje miku te vjeter qe ke 10 vjet pa e pare, ne nje dasem a tjeter aheng ("passionate" eshte mbiemri qe me ndjek kudo edhe vete ne karaktersistikat qe japin per mua ketu ne pune, te famshmet recommendations; se shqiptar pra); vecse keto festimet masive keshtu, qe fillojne ne kujtesen time me nje daulle te hareshme qe te zgjonte ne 6 te mengjesit ne votimet e dikurshme 100%-e, ku cdo vote ish nje plumb per armikun, nuk kam per ti tretur dot. S'ka lidhje fare me politiken kjo. As me Sale, as me Ed. E di qe ne nuk jemi kroate (ne nuk kemi qene nen austro-hungarine, por nen turqenine, dhe kjo s'duhet heq kurre nga ekuacioni), por qasjen e permbajtur kroate e kam me per zemer se sa ket muhabetin tone. Dhe s'di pse, me duket edhe si tregues per shkallen e pjekurise politike si popull kjo. Se ngelem duke bere si adoleshenti 16 vjecar qe per here te pare "ka rregullu njonen" dhe nuk e ma veni.

komplet dakord me kete shkrimin.

psh vini re ca thot SB. "vendi i 3-4 me i varfer ne bote"..

What???

ca bull shit jane kto?

melodramatizim si ky its not just tasteless, pa shije.. as objektiv qe s'eshte po vl ksaj... por me ben mua te ndihem shume rrote trapi si shqiptar.. kur e imagjinoj se jam rritur ne vendin e 1 me te varfer ne planet.. por e ngushelloj veten se ndoshta jam rritur ne vendin e 2 me te varfer ne planet.. ose edhe ne vendin e 3 ishalla.. do te isha shume optimist po te mendoja se ndoshta ka qene vendi i 4.. por nejse kenaqem me vend te 3. tani une ca dua me? hic.. imagjino ku kam qene! ca pyetjesh jane kto nje here.. imagjino ku ke qene.. ok? ke qene vk .. a e kupton? ti ke qene shume barbon.. ti ke qene barboni me i madh qe ekzistonte.. ne fakt.. ti ke qene barboni numer 3 i planetit! tani ti nuk je me barboni numer 3 i planetit.. tani ti je ne NATO!

Populli do falej po te pyeste: Ouu? po nqs eshte ashtu, atehere pse ndihem akoma barbon une? te ciles SB po te ishte i sinqerte do ti pergjigjej: degjo.. une thash se ti s'je me barboni numer 3.. une nuk thash se ti sje me barbon.. vecse se je ne NATO.. mos haro.. je barbon i lire.. i sigurte.. DINJITOZ!

ndoshta sot pèr herè tè parè pas 20-vjetèsh....njè pjesè e asaj parullès "E DUAM SHQIPèRINè SI GJITHè EVROPA" u bè realitet..

eshte permbledhja me e bukur.

Votoj te vendoset te shprehja e dites.

Urime,

 

p.s o Koth gjithmone do e gjesh dicka per te pare anet negative te qeverise. Jo qe ajo nuk ka, po te pakten ketu fituam nje drejte shume te madhe.

 

 

 

Edhe nji para se me u largu; Llukano, poer ty kjo. Po beja muhabet dje me nje shok amerikan te vjeter (SG), ishim ul per kafe, dhe ne ne nje cast i them, Scott, kujdes tani kur flet me mu, se sapo jemi antaresu ne NATO. NATO? thote ky, mos e ke llafin per at organizmin fosil te luftes se pare boterore?  Qesha; i them ho mer mos boj kshu ne ti. Cim, tha, c'na e ha kohen me gjona koti, amon!  smiley  

E kom llafin qe nuk para e TM njeri shum. Nje shok tjeter redneck nga GA po, jom i sigurte qe me ate do ishim shtru mire ne muhabet, se ca neurone ja u ka djeg redneckeve lufta e ftohte.

LostT, po qe se lexo peshkun, check yer MB.

C,

E di mer mik qe s'e TM njeri shume andej por kendej ne po na behet si Nentori i Trete smiley

Cudi qe juve nuk e dikeni fjalen e urte qe thote se smileyipas vendit behet kuvendi .

Nuk e di ti emigrant qe ai shoku jot ka lindur mbasi US te formonte Naton , dhe nga ana tjeter ai shoku jot nuk ka nevoje te madhe per Naton qe ti garantoje atij lirine , nuk ka nevoje te terheqe investitore te huaj qe te mund te hapen vende pune , nuk po sjell argumenta te tjera qe e bejne mese normale festimin e antaresimit te shqiperise ne Nato nga populli Shqiptar

mistreci, se jom online tani; e kisha me Llukanin at muhabet, si pune insider joke. dhe nuk kishte asnje metim serioziteti aty. Ky shoku eshte personazh shume simaptik qe e kam pershkru edhe tjeter here. Mos kerko me teper ne ate koment. Ky eshte blog, nuk eshte kongres, ta marre e mira.

Ne renditje tani e tutje Shqiperia do te jete vendi i pare,sepse fillon me germen e pare te alfabetit,kjo na gezon shume! TE GJITHE ,ketej e tutje do te pyesin dhe njekohesisht do te njohin se kush eshte ne te vertete Shqiperia! Sfidat per cdo qeveri tani fillojne, sepse  sepse nuk ka gili-vili, do te kete edhe detyrime per standartet ekonomike,ligjore te cilat tani per tani jane shume  te dobta.

Shpresojme se mbas 28 Qershorit e tutje ,kjo qeveri megjithse i qelloi fati te ishte prezent ne Cermonine e hyrjes, do ti dali nje detyre tjeter po aq e rendesishme,sigurimin e zgjedhjeve te lira,te cilat do ta cojne ate,ne OPOZITE! Sepse hyrja ne Nato, nuk do te thote te mbulojme skandalet dhe  dobsite e saj ne luften e korrupsionit, varferise,te cilat ne keto dy vitet e fundit jane shtuar shume dhimshem!

Seksese Shqiperise, mbas hyrjes ne Nato suksese me te medhaja mbas 28 Qershorit,me Edi Ramen Kryeminister!  

Artian, a dini se kush asht Edi Rama, apo vetem e njihni per ftyre se e keni pa ne televizor ?

"nje nga 3-4 vendet me te varfra te planetit.."

 

vertete e tha kete?

A volte è meglio tacere e sembrare stupidi che aprir bocca e togliere ogni dubbio!   

Oscar Wilde

ps.perkthejeni vete.....

O Cen po ta jap une nje pergjigje qe mendoje se i afrohet pak thenies se Oskar

Kishte njeri tre vajza por i kishte thuthuqe,dhe shkon per te kerkuar vajzen e madhe nje djale.I porosit vajzat i jati.

Mos e hapni gojen kur te vine njerzit mos flisni asnje llaf dhe sidomos ti qe do te kerkojne doren.

Vine njerzite e fillon muhabeti,asnje llaf vajzat.

Po ne vater ishte kusia me qumeshte,dhe ne ate kohe vloj,dhe ja ben vajza e pare

U flly u flly

Ja prete dyta

U dellth u dellth

E treta gjoja si me e zgjuar ja ben

Me mille une qe s'folla falle

Ju afrua ndonje cike asaj thenies sde Oskar smileysmiley

Ndryshimi ne mes Shqiperise ne Nato dhe Shqiperise ne Traktatin e Varshaves dhe me pas e izoluar nga te gjithe eshte shume i thjeshte, por ca njerez nuk e kuptojne! 

Shqiperia sot hyn ne NATO si vend i lire.  Si vend qe qytetaret e saj kane te drejten te jene pro ose kunder Natos, te festojne apo te hidherohen, ta lavderojne apo ta shajne e keshtu me rradhe. 

Ne totalitarizem ishte e kunderta krejtesisht.  Kur donte partia dhe diktatori, Varshava behej e mire dhe pastaj e keqe, miqesia me BS njehere e mire pastaj shume e keqe, po ashtu me Kinen etj. deri kur u izoluam nga te gjithe.

Nato-ja do te thote siguri, garantim i lirise dhe kahu i orientimit te Shqiperise.

Shqiperia eshte pjese e aleances se vendeve te lira, aleances me te forte boterore dhe qe normalisht i jep nje rendesi me te madhe Shqiperise ne ballkan, do te shikohet me sy tjeter dhe jemi nje vend serioz, partner me vendet me demokratike dhe te fuqishme te botes.

Ky anetaresim ka qene aspirate dhe vullnet i popullit shqiptar, por te mandatuarit e tij ne menyre demokratike, realizuan reformat dhe detyrat per te merituar kete anetaresim.  Qeveria aktuale normalisht qe ka meriten kryesore ne kete. 

Qeveri qe beri realitet enderren e shqiptareve qe te jemi pjese e botes se lire dhe demokratike.

 

 

 

Ka rendesin e vet, hyrja ne Nato.

Jemi te barabart  me shtetet e tjera te Europes, anetar te Nato-s.

Jam i sigurt se do ishin te lumtur e do e festonin edhe Ismail Qemali,pater Gjergj Fishta, imzot Fan Noli, Ahmet Zogu, Aqif Elbasani, Faik Konica ( ky me shume se te tjeret), Marash Ivanaj, Lef Nosi, Mit'hat Frasheri, Rauf Fico, Luigj Gurakuqi, e shume te tjere.

Nga ana tjeter ky lajm sikur me  ngushton zemren, me ç'rregullon frymarrjen, me kthen ne ato vite, ku luhej loja makabre e ushtrise dhe e zborit Shqiptar.

Nje popull pa pike dinjiteti, me barkun e mbushur me pak groshe, nen urdherat e me injoranteve, zhyteshin ne balten e atdheut te tyre, per ti bere qejfin dikatorit, se ne jemi nje ushtri e pamposhtur.

Me mijera e mijera aktore ne rolin e herojve te lindur.

Ne aktoret ishim te gezuar se partia na ka besuar mbrojtjen e atdheut, per çudi kur vinte dita e lirimit, shikoje te rinj qe shkyheshin duke bertitur nga lumturia.

Kujtimet qe merrje me vete, ishte fjala burg.

Mos leviz ne rresht, se te fus ne burg, pse s'je rruar se te fus ne burg, pse qesh, te fus ne burg, pse ? se te fus ne burg. Keto ishin fjalet e perditshme qe dilnin nga goja e dhembeve te zverdhura nga cingaret pertizan.

Ohhhhhhhhhh, po, kishte edhe nje te mire lirimi, merrje me vete nje pale kepuce ushtarake.

Ne shtepi te prisnin me gezim," hajde e kryve me shendet ushtrin, sa mire keto kepuce, jane te forta," e secili trgonte vendet e punes ku i perdorin.

Ne aksion per mbledhjen e misrit, ne aksion per pastrim bunkeresh, ne feste te Reçit, ne feste te Vigut, ne feste te Vrakes, keto kepuce nuk pyesin per balte. Po keta heroj pse luftuan? Per balten.?

Nga mesi i viteve '70 partia organizoi nje popull per ushtrin.

I takoi edhe gjyshit te merrte pjese ne zborin e lagje.Nuk erdhi ne shtepi per dy dite. Me kane mbetur ne kujtese fjalet e tij kur hyri ne shtepi " mire se mi   kane marre te gjitha, ( shtepin, dyqanet, tre vllezer ne burg) por edhe dinjitetin duan te ma marrin".

Idriz, kam pasur nje kapterr ne ushtri qe lexonte shume Sadiun, Vangjel e kishte emrin, mos je ti more qerrata Vangjeli nga Tushemishti.

 

 

 

Artan FUGA

Përfundimisht vendi ynë u bë anëtar me të drejta të plota i aleancës më të fuqishme ushtarake të botes, NATO. Kampet politike, të shtyra nga përkrahja e gjerë e publikut për këtë anëtarësim, janë përfshirë në garën e kreditimit publik dhe kreditimit ndërkombëtar për meritat e anëtarësimit, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Oketa, në një intervistë ekskluzive për “standard” deklaroi se ratifikimi i protokolleve të NATO-s në Parlamentin shqiptar ka ndryshuar Kushtetutën. Në këtë kontekst duket se anëtarësimi në NATO-ja është e një rëndësie të veçantë. Si e shikoni ju Shqipërinë anëtare me të drejta të plota të NATO-s?

Pas ndryshimeve rrënjësore të ndodhura në vendet e Lindjes, të cilat sollën përmbysjen e shoqërive totalitare, u shpërbë edhe pakti i tyre ushtarak, Traktati i Varshavës. Në të vërtetë Shqipëria kishte dalë prej andej faktikisht qysh me prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në atë fillim të hershëm të viteve ’60, dhe juridikisht në vitin 1968, pas agresionit të tij ndaj Çekosllovakisë. Pas rënies së komunizmit, pati njerëz që mendonin se edhe NATO nuk do të kishte më funksionin e vet legjitimues sa kohë që kampi ideologjik dhe ushtarak përballë nuk ekzistonte më. Shqipëria që kishte ndenjur atje për më se një dekadë kishte gjykuar të dilte prej andej.

Jeta dhe faktet e ngjarjeve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vitet ’90 dhe në këtë dekadë të parë të shekullit të njëzetenjë treguan se dobishmëria e NATO-s nuk u ul, por përkundrazi ajo ruajti dhe zhvilloi funksione të rëndësishme politike, ushtarake dhe sociale.

Sot është e vështirë të gjendet një force ushtarake dhe teknologjike veç saj që të ruajë rendin ndërkombëtar.

Ky është një problem i madh. Rendin në çdo shtet e ruan autoriteti legjitim shtetëror, e drejta e brendshme e çdo shteti, kurse, sikurse kanë theksuar që prej Kantit e këtej, në marrëdhëniet ndërkombëtare ende nuk ka të shpikur nga raca jonë njerëzore, prej mijëra vjetësh,një mekanizëm që të vendosi të drejtën po ashtu sikurse njerëzimi ka shpikur mekanizmin shtetëror brenda çdo vendi ku autoritetin e dhënies së drejtësisë dhe të ndëshkimit e ka forca publike, kurse qytetarët, të privuar nga vetëgjyqësia, kanë të drejtë nga ana e tyre të jenë të siguruar në paqen e jetën e tyre.

Kjo nuk ekziston në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky është një nga problemet më të mprehta të këtyre dymijë vjetëve të fundit.

OKB as sot dhe as dje nuk e ka këtë fuqi as si autoritet volitiv dhe juridik dhe as si realitet ushtarak. Atëherë kush do ta ruajë rendin botëror nga pikëpamja e shoqërive perëndimore dhe ndofta më gjerë? Nuk ka tjetër në kushtet aktuale veçse NATO. Secila vatër e madhe civilizuese sot në një farë mënyre, në një shkallë apo në një tjetër, po ecën drejt ndërtimit të mburojës së vet ushtarake dhe krijimit të ruajtësit ndërkombëtar të rendit, ose zonal, pra rajonal. Fëmijët tanë do të shohin se çfarë do të dalë që këtej.

Ka njerëz që mendojnë se ndofta vende të vegjël si Shqipëria mund të mos përzihen në pakte ushtarake dhe të mbajnë atë pozitën e tërhequr të imponuar nga rrethanat e dikurshme.

Për ta kuptuar këtë po ju tregoj një histori të vërtetë nga jeta e përditshme. Në një klasë shkolle nxënësit do të duhej të bënin vaksinën kundër sëmundjeve infektive të kohës. Falas. Të gjithë e bënë me përjashtim të një nxënësi të vetëm. Pas shumë përpjekjesh, asgjë nuk u arrit sepse nxënësi në fjalë nuk pranonte ta bënte këtë vaksinë duke thënë se familja e tij e kishte të ndaluar të pësonte bërjen e vaksinave për shkak të besimeve të veta fetare. Drejtori i shkollës thërriti prindin e këtij nxënësi duke i thënë se bërja e vaksinës ishte mjeti më i mirë për ta mbrojtur fëmijën e tij nga sëmundjet infektive, të cilat mund t’i rrezikonin jetën dhe shëndetin. Por, prindi u mbrojt duke thënë se deri në atë çast fëmijën e tij nuk e kishte gjetur asgjë. Atëherë përse duhej bërë vaksina? Drejtori i shkollës iu përgjigj: Po, zotëri, fëmija juaj deri tani ka shpëtuar sepse të tjerët, pikërisht, e kanë bërë vaksinën dhe ai nuk ka se nga e merr sëmundjen ngjitëse, por sikur të gjithë të vepronin si ju atëherë do të kishit parë qartë se jeta e fëmijës suaj do të ishte gjithmonë e rrezikuar. Prindi bestyd nuk kishte se çfarë të thoshte.

Në fakt, ne një çikë si popull jemi mësuar që të tjerët të luftojnë për ne. Por, përgjegjësitë ndërkombëtare të çdo kombi dhe shteti nuk mund të anashkalohen duke menduar se ka kush mendon për ne në planin ndërkombëtar. Fjala MARRËDHËNIE edhe në planin ndërkombëtar ka një kuptim parësor veç kuptimeve të tjera politike dhe juridike, është një MARRJE dhe DHËNIE. Me një fjalë aq sa do të marrësh edhe do të japësh. Të bësh pacifistin në qoshen tende të globit, duke pritur që të mos të kapi asnjë cifël sa kohë që për paqen botërore investojnë të tjerët, nuk më duket një logjikë e shëndoshë, së paku nuk më duket se të tjerët kanë arsye ta pranojnë. Kësaj i thonë të përfitosh nga fakti i vaksinimit të tjerëve.

Pacifisti është një egoist.

Nuk besoj se ka nevojë të argumentohet se kombi shqiptar ka zgjedhur lirisht dhe spontanisht ta lidhë fatin e tij me civilizimin perëndimor. Nuk do të rri të nxjerr fakte historike qysh nga lashtësia e deri më sot. Bile do të thosha se rasti ynë është i tillë që këtë zgjedhje në thelb shqiptarët e kanë bërë spontanisht, jashtë kuadraturave juridike dhe përtej vullnetit të klasës politike. Pra është një vullnet i kulluar. Para se ta bëjë Kuvendi atë ratifikim, e kanë bërë shqiptarët. Klasa politike në qeverisje sot nuk po bën tjetër veçse atë që shenjat masive popullore e kanë treguar si vullnet të përgjithshëm.

Këtu dy janë këto shenja masive epokale: Së pari, përmbysja e regjimit politik totalitar në kërkim të një sistemi politik dhe kushtetues e më tej të një modeli social perëndimor të shtetit që quhet i së drejtës në një ekonomi që etiketohet si e tregut (fjalët nuk janë fort në përputhje me realitetin, por thjesht përafrime ideologjike të tij). Shqiptarët këtë e kërkuan spontanisht dhe me një vullnet që i kapërceu kufizimet juridike të kohës. Nga ana tjetër, si faktor simbolik i dytë, shënoj emigrimin masiv shqiptar drejt vendeve perëndimore, të NATO-s ose të Bashkimit Evropian, çka dëshmonte shigjetën e fushave tërheqëse për vullnetet e tyre kolektive. Klasa politike ka ecur andej nga tregoi se është vullneti popullor.

Me NATO-n shqiptarët i lidh edhe fakti që me ndihmesën e saj u çliruan kosovarët. Shqipëria jep tashmë kontributin e saj për pajtimin e zonave të nxehta në botë. Ajo garanton sovranitetin e saj në Ballkan aq të cenuar në shekuj si edhe rendin e vet demokratik të ndërtuar mbi bazën e parimeve të lirisë. Nuk e kanë keq ata që e lidhin hyrjen në NATO sot me pohimin e lirisë si realitet juridik dhe politik.

Sigurisht që hyrja në NATO, jo vetëm ajo, por edhe hyrja në Bashkimin Evropian, për të cilën unë jam partizan që klasa politike të paraqesë sa më shpejt atje kërkesën për anëtarësim, do të kërkojnë edhe një rishikim të Kushtetutës. Por, nuk jam aspak dakord me ju kur relatoni se ratifikimi i hyrjes në NATO ka ndryshuar Kushtetutën automatikisht. Një traktat ndërkombëtar, sado të qëndrojë mbi të drejtën kombëtare vendase, përsëri kërkon që e drejta vendase të riformulohet juridikisht. Ne dimë që Kushtetuta do të ketë në këtë plan një “kostum” të ngushtë, pra do të jetë e tejkaluar, por kjo nuk mjafton. Ajo duhet riformuluar në mënyrë pozitive. Veç asaj që dimë se ajo nuk do të përputhet me realitetet e reja, duhet të dimë edhe sesi do t’i formulojë juridikisht këto realitete. Por, kjo nuk është çështje që e zgjidh ministri i mbrojtjes. Këtu detyra mendoj se është e lehtë edhe sikur të zgjidhet me referendum popullor. Argumentet i kam dhënë më sipër.

Nuk ka kuptim që të bëhet edhe një ngatërrim i hatashëm duke përzierë, sikurse thoshte filozofi Alfred Ayer, ngjarjen reale N, me argumentimin dhe relatimin e saj në publik, pra me ngjarjen N’. Sado të lidhura të jenë këto ngjarje, ato nuk mund të ngatërrohen me njëra-tjetrën. E them këtë sepse disa kritizerë të çdo fjale që “fluturon” në qiell, gjahtarë të saj, në vend të analizojnë ngjarjen reale, atë pra ngjarjen N, merren me ngjarjen N’, pra me mënyrën sesi ngjarja reale i serviret publikut. Këto janë dy çështje fare të ndryshme. Jo se mua më duket keq edhe kjo e dyta, përkundrazi, sloganet politike atë natyrë simplifikuese kanë në çdo skaj të botës, por sepse sidoqoftë janë dy ngjarje të ndryshme. Sigurisht që kur qeverisë i kërkon përgjegjësitë për aksidentet fatkeqe të ndodhura, nuk ka kuptim t’i mohosh asaj sukseset në planin politiko-ushtarak, sikurse është edhe drejtimi i vendit drejt objektivave të pranuara qysh më parë. Në këtë periudhë të fundit finalizuese të katër viteve të fundit, suksesi mund t’i atribuohet pa frikë kryesisht asaj. Etapat e tjera që janë realizuar nën qeverisje të tjera, janë suksese të atyre qeverive. Është si një rrugë në ndërtim. Segment ndërtohen nga firma të ndryshme. Por, çdo segment, pra edhe ai më i rëndësishmi, i periudhës finalizuese, mban firmën dhe vulën e firmës ndërtuese që e ka bërë. Nuk ka kuptim fare të thuash që koalicioni që qeveris vendin kërkon të përfitojë politikisht duke ia atribuuar vetes suksesin e pranimit në NATO. Pse opozita që e kritikon këtë mënyrë të të parit të gjërave, a nuk e bën edhe ajo për qëllimet e saja politike këtë kundërshti ? Kjo është politika në propagandë. Por, kjo nuk është ngjarja N, është ngjarja N’.

 

Standard

Sot hyme ne nato. Po ky qenka miell more, do te kenaqemi me petulla sot, do te kercase qeni I kallajxhiut.ka lezet, nqs deri dje niseshim per te dale nga avioni kur sapo takonte pisten qe nga sot do dalim nga avioni qe ne ajer, me berishen perpara me kismet.gazetat neser do thone qe edhe nje shtet tjeter nga blloku I lindjes u pranua ne nato, sa u gezua minatori.fitore islam. Nejse asigjo te keqe s'ka qe hyme ne nato, u pasuruan statistikat. Neser me kismet do hyjme edhe ne opec. Paste ymer sali berisha qe na boni njerez, tashi na hane jashteqitjen gjithe ata armiq qe na kishin hale ne sy. Kujt ja merrte mendja qe komunist berisha qe na griste pantallonat e bome me porosi ke fredi, do na fuste priste bileten per ne imperializem, bote e cuditshme. Tashti po e kuptoj se pse nje komshi qe e kishte emrin Renato na myste n'shpulla kur nuk e therrisnim Nato.

Po shikoja listen e vendeve te NATO dhe i vendosa perbri nje shifer qe eshte jo pak e rendesishme si tregues ekonomik... Ndoshta kjo mund edhe te shpjegoje ate euforine e tepruar ne shqiperi...

renditja nga GDP/capita me i madh te me i vogli...mesatarja e GDP/capita ~$30,000

 

Country GDP/capita (PPP) 2008 Luxembourg $81,100 Norway $55,200 United States $47,000 Netherlands $40,300 Iceland $39,900 Canada $39,300 Belgium $37,500 Denmark $37,400 United Kingdom $36,600 Germany $34,800 Spain $34,600 France $32,700 Greece $32,000 Italy $31,000 Slovenia $29,500 Czech Rep $26,100 Portugal $22,000 Slovakia $21,900 Estonia $21,200 Hungary $19,800 Latvia $17,800 Lithuania $17,700 Poland $17,300 Croatia $16,100 Bulgaria $12,900 Romania $12,200 Turkey $12,000 Albania $6,000

Endra shekullore e shqiptareve ...... liria e premtuar..... deshira per te qene te lire.......

Me falni po per endren/deshiren/aspiraten e shqiptareve, si njerez, per te plotesuar nevojat e tyre elementare te jeteses kush do te vije e ti plotesoj. Me sa di une deshira per buke, uje e pune eshte me e madhes e deshira per NATO apo BE.

Bravo Polic na fute ne NATo po akoma s'na ke dhene buke uje e pune.

Me sa di une deshira per buke, uje e pune eshte me e madhes e deshira per NATO apo BE.

 

Pse merzitesh ti keto deshira per buke e uje ti ploteson defteri dyqanit te cepi pallatit smileysmileysmiley

Dite e shenuar per Shqiperine dhe Shqiptaret aderimi ne NATO.

C'paskeshit qene per mungese entuziasmi ... smiley

Nja dy gjera shpejt e shpejt per ngjarjen historike:

-Mire, keq, ajo strukture eshte heperhe e vetmja strukture bashkepunimi e sigurimit ne Perendim.  Pertej anetaresimit te Shqiperise, domosdoshmeria gjeopolitike e Natos eshte ceshtje diskutimi me vete.  E megjithate, realisht sot per sot e per nje kohe te gjate (shtimi i anetareve, ri-aderimi i Frances etj) jane faktore tregues qe kjo strukture do vazhdoj te ekzistoje per nje kohe te gjate.

-Anetaresimi i Shqiperise eshte pozitiv per vendin tone.  Udhekryqit gjeopolitik te Shqiperise, dalengadale po i jepet nje drejtim, qe s'ka se si te jete ndryshe pervec se drejt Perendimit.  Dhe duke pasur parasysh realitetin e Ballkanit, pjesemarrja e Shqiperise ne Nato nuk eshte thjesht nje orientim ideologjik, por domosdoshmeri. 

-Fushate zgjedhjesh, edhe Gjergj Kastrioti eshte i nderuar qe u beme anetare ne Nato, edhe gjithe rilindasit, mbreti me familje, partizanet e kulaket, e t'bijte e shekullit te ri ... Kush do entuziasmohet me teprice dihet nga do e mbaje firomen ne qershor, e kush eshte me kembe ne toke, do e vrase pak mendjen e eshte ne hall me te madh. 

-Gjithesesi, urime Shqiperise. 

NATO garanton sigurine e vendeve anetare. Pra, eshte ceshtje thjesht interesash. Gjithashtu nuk eshe ndonje sekret se kush e krijoi dhe e udheheq NATO-n, pra dhe cilat interesa peshojne me shume. Ne kete pike, dhe Fuga ben mire te mos ngaterrohet me "paqen boterore," apo "civilizimin perendimor." Ka rob te tjere qe e kane per detyre demagogjine, por s'i ka hije filozofit.

Zgjerimi drejt lindjes i NATO-s eshte mbase korrigjimi i "gabimeve" te LIIB nga ana e US. Por nga ana tjeter, zbythja e influences ruse ne keto ane, na leverdis shume dhe ne, te cileve keto interesa dhe ca te tjera, na kane qethur me shume se gjysmen.

Vertet NATO eshte produkt i luftes se ftohte, por mbase eshte dhe pergatitje per ndonje lufte te vaket, e larg qofte, per ate te nxehten.

Ne US robt mund te mos ta livandosin shume per NATO-n, se ne fund te fundit, "siguria" e US eshte luajtur shume larg prej saj, dhe vete NATO ka qene gjithashtu dytesore. Por edhe ndonje habi e madhe s'duhet te jete, kur kandidatja per Zv. President nuk e dinte se Afrika ishte kontinent.

A e rrit Shqiperia sigurine e vendeve te tjere te NATOs? Kete e dine ata qe na futen, e ne nuk ka pse tu bejme hesapet. 

Ne mbase mund te bejme hesapet tona. Dhe nje pjese e ketyre hesapeve jane te bera e te likujduara. Psh nuk ishte i vogel parapagimi nga NATO, pa te cilen Kosova akoma do te sot ishte nen Serbi.

Tashti, a te jep NATO buke e gjelle, duhet shkuar me luge ne brez, apo dhe ato i gjen aty? Nuk ma ha mendja, sepse secili i ben vete keto adete.  Prandaj dhe robt votojne, te pakten, cdo kater vjet. Tjeter pune se pllumat e podhitikes e kane shume me kollaj t'i kojn robt me NATO e BE. Prandaj dhe kemi ministri integrimi, bile dhe parti integrimi!! Keshtu qe s'ka pse cuditemi sot nga lodrat e fishekziaret.

 

hajde , hajde, mireserdhet ne nato, ku deti u be kos dhe te marrim nga nje luge te hame te gjithe. Po ne tere kohes mish per top kemi qene, ja marrsha te keqen sal berishes, se na hape dyert e ushtarakeve.Edhe armet ne krah na i var me kenge e me tambure , o sale.

Ku n'at te s'ames keni qejf me u fute, qe te mbeteni te kenaqun te gjithe, e kush doni qe te jete personi qe ta firmose futjen ?

hihihihih

ke vrima e zeze e zvicres smiley

dhe ta firmosi Edi Rama ose kushdoqofte nga PS apo PK apo PPSH smiley

smiley

Gjeja e vetme qe nuk kuptoj une ketu eshte qe keta nostalgjiket e " TRAKTATIT te VARSHAVES " nuk japin asnje shpjegim se ku qendron e keqja e anetaresimit te shqiperise ne NATO.

Ke Birisha pra qendron e keqja , hala se ke marre vesh ti  smiley     smiley

Ke fakti qe ndodhi nen qeverisjen e PD-seee

ja kaq e thjeshte

O zoti Birisha,a ka shume po shume mundesi, mos me na fut tjera kund, se keshtu mundesohet leximi i peshkut pa eksese. Ti mos na fut ma, te tjeret do ta kene per here te pare edhe pranohet futja e tyre

pike te fala Ceni

 

Po Birisha dhe te tjeret nderrohen cdo 4 vjet mi zonja Tushe po NATO eshte e perhershme.

po t'menote derri shqiptarit per sot e 4 vjet, apo dhe sot e 1 vit ne do kijshim bo hajer mer dak.

Ne jemi flake per flake, sot per sot, ose menojme  hala per ato qe shkuan e vane

mos u shqetsoni se vendimi i pare i qeverise anti-Berishe kurdo qe te jete do jete te na nxjerre nga NATO smiley 

Cendurimmadhi, ajo nuk ka per te ndodhur! Ata qe pranuan shqiperine,ne NATO ,e kane menduar shume heret,dhe per nje kohe te gjate,e mjaftueshme per te blere "mendjen e shqiptareve",tani malli qe blihet,nuk kthehet, e kupto ti ?Prandaj mos ki  frike prej Edit!  smiley

Hyrja në NATO, sikur të heqësh tërë të mirat e tjera teorike, ka një të mirë praktike: mund të pengojmë Serbinë nga futja në NATO nëse nuk njeh Kosovën si shtet sovran. Tani sikur të futeshim në BE para Serbisë ajo do ishte akoma më e madhe.

Kush e run per serbi e kosove mi ? Mjafton qe  qellimet e berishes mos harien , se keshtu knaqet gjinushi . smiley

Cimo, vallahi ksaj rradhe nuk mund te jem dakort me ty pavaresisht se me shqeteson turpi i gares bashki-qeveri se kush mbledh me shume rob te party vet. Amon o burre se ne po festojme diten e veres e lloj lloj festash longu, pse mos festojme hyrjen ne NATO. Ne fund te fundit eshte arritja kryesore (per te mos thene e vetme) e Shqiperise si shtet ne keto gati 100 pavaresi.

E di qe ai muhabeti jot me ate shokun ishte P.J. po me le te te kallxoj ene une nje muhabet me nje kolegun tim dje. Ky robi u hap sysh kur mori vesh qe kishim hy m'NATO ene me tha : "Po Shqiperia a eshte akoma ven komunist? C'ne qe ka hy ne NATO?"

Kshu si ky shpresoj qe do kujtohen tani t'i bojne refresh faqeve zyrtare ene ministrite e jashtme te ketyne veneve si Franca, qe Shqiperine e konsideronin si nje vend jo te rekomandushem dhe me trazira (me sa duket update i funit ishte bo ne mars 97 apo shtator 98).

Kurse per ata ketu qe indinjohen (llogarit keni bo me shkrujt ene Enken ne teme te politizume, hahahahaha) une kom nje zgjidhje shume te thjeshte. Ju mjafton te ndryshoni pak fare nje fjale ne fjalor, shtojini vetem nje h ne fund fjales "kot".

Doro, faktikisht ti ke shume te drejte per punen e NATO-s dhe mundesine e presionit ndaj Serbise nqs ajo do doje te futet ne NATO. Kurse per BE-ne kom fryke se as ne, as ata nuk do futena para njoni-tjetrit. Ka shume miq serbi ne BE, qe te mund ta lejojne te ndodhi nje gje e tille. Me perjashtim te Kroacise, pjesa tjeter do futet ne te njejten kohe, kam pershtypjen.

Ne, po nuk na boni ndonje proçke Sala per zgjedhje, qe nuk besoj se do arrije se e ka nje roje mbi koke per ket pune, arrijme ne nivelin e Maqedonise ne negociata dhe mund ta marrim mbrenda vitit statusin e kandidatit. Serbia mund t'i kete gjonat me te lehta se te tjeret se ka nje nivel ekonomik me te mire, dhe po nuk boni ndonje harakiri siç e ka zakon, e rekuperon vonesen qe ka per momentin.

Sidoqofte, nuk duhen ngatarru gjonat. NATO qe nje arritje e madhe, dhe eshte nje dardhe qe ka nje bisht mikroskopik nga mbrapa per ne. Kurse BE-ja e ka bishtin ne proporcion me meritimin e futjes aty. Ka aq shume rregulla loje sa qe nqs ne futemi pa qene te gatshem do ngelemi ne nivelin e sherbetorit.

Pershendetje te gjitheve. Isha tu lexu komentet nga shumica juve, edhe habitem me naivitetin e Shqiptarve ne Shqipria.

Nuk muj me kuptu si keni ftyre ta nenqmoni kete aritje ne Nato, kete perparim qe nje vend i varfer dhe i vogel si Shqiperia te barazohet me vendet me te forta dhe te jete ne mesin e tyre, ose qe zeri i Shqiperise te ndihet ne Aleance.

 

PO hajte kishe Salen e di qe disa nuk e doni edhe per Inat te sales e nenqmoni edhe kete aritje, po a e haruate Kosove luften e Kosoves e Serbine.

Boni pytje vetes qfare roli nga sote e te ardhen to te kete Shqiperia ne Ballkan.

Shqiperia me Nato do ta mbroje Kosoven nga Serbia me me ngukme

 

Shaban , po ne nuk e rujm per vete or burr , kujton ti se do e rujm per kosoven?

 

O Mistrec evitoi keto denoncimet me pergjithsime se te "ne" ka ene shume qe e rrujne, qe c'ke me te, per Kosoven. Pastaj ku o diferenca midis vetes dhe Kosoves se kete s'kom arrit me e kuptu naihere une.

Nuk e kisha me te gjithe ne fakt , ideja ishte qe ne (pjesa me e madhe e pjestareve te ppu ) , jane nga ata qe per te hequr Berishen jane gati ti vene zjarin gjithe shqiperise . Une e lexoj ppu ka gati 2 vjet dhe jam i bindur per kete .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).