Shqipëria bipolare

Dy muaj kanë mbetur nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Skena politike aktuale e Shqipërisë e dominuar nga dy partitë kryesore (PS dhe PD), vazhdon të jetë bipolare me një tendencë për tu bërë tripolare. Antagonizmi mes dy subjekteve kryesore vazhdon të zbus tensionet dhe të iket nga tensione kërcënuese për stabilitetin e vendit.

Tri sondazhe të bëra tani tregojnë se pjesa dërmuese e pjesëmarrësve në biseda nuk kanë treguar shkallën e lartë të zhgënjimit me dy partitë kryesore PS-në dhe PD-në.

Monopolizimi i politikës nga PS ose PD ka pamundësuar zhvillimin e alternativave politike. Përpjekjet e deritashme për krijimin e një force të tillë sfiduese për dy partitë kryesore, vlerësoheshin si të pasuksesshme qoftë për shkak se i kanë bllokuar PS-ja dhe PD-ja, qoftë edhe për faktin se vetë subjektet e vogla i kanë rrudhur ambiciet e veta.

E vetmja LSI po perceptohet si një përpjekje më serioze dhe potencialisht shumë më ndikuese për ribalancimin e skenës politike dhe thyerjen e monopoleve, por që i duhet të dëshmohet si e tillë me 28 qershor.

LSI në tri sondazhet e bëra ka kaluar shifrën 6% dhe merret si subjekti që, ndoshta, do të përcaktojë koalicionin e ardhshëm për qeverisjen e Shqipërisë.

Edhe pse në përgjithësi shqiptarët shprehen të pakënaqur me partitë politike, megjithatë ka një shkëputje nga pesimizmi sidomos për faktin se ka ulje të tensioneve dhe emancipimin e fjalorit dhe të sjelljeve të protagonistëve kryesor në skenën politike.

Lehtë mund të konstatohet se Shqipëria është bërë luftë e ambicieve dhe rivalitetit personal të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Më kritikët e Ramës e perceptojnë atë si udhëheqës që përfaqëson interesat e klaneve dhe që është shkëputur nga interesat e PS-së por me ambicie të shkon mbi interesat socialiste duke u orientuar tek qytetarët. Edhe pse qytetarët shprehen se Shqipëria po ecën përpara dhe nuk vendnumëron sepse nuk e pengojnë dilemat e pasigurisë dhe armiqësive të panevojshme nga e kaluara.

Vlerësimet e personaliteteve të shquara bëhen në relacion me orientimet dhe preferencat politike të qytetarit. Përjashtim nga kjo nuk është as Edi Rama që dikur vlerësohej relativisht lartë edhe nga pjesëmarrësit me orientime të djathta politike sepse pozicioni i tij ishte krejtësisht i formatuar si njeriu i parë i Tiranës.

Edhe Ilir Meta në përgjithësi vlerësohet sepse në shumicën e rasteve po konsiderohet si person që është jashtë konfrontimeve PS – PD.

28 qershori do të fuqizoi shoqërinë bipolaret edhe pse me një sistem të tillë zgjedhor (të përforcuar me variantin e 12 regjioneve) mund të dal që Berisha dhe PD-ja e tij, edhe të jetë fitues absolut.

Ekzistojnë edhe variante tjera:
Varianti i dytë është koalicioni i PS(si parti e dytë fituese) me Ilir Metën, por dilemat janë kush duhet të jetë kryeministër. Sepse, pozicioni i Metës do të jetë krejt i favorshëm nëse PS del e dytë në zgjedhje. Edi Rama nuk mund të quhet si fitues i zgjedhjeve. Në këtë rast do duhej hyrë një beteje të re qoftë për pozicion brenda PS-së qoftë për pozicion brenda konceptit të qeverisë së re. Normalisht Berisha do të priste betejën brenda të majtës.

Varianti i tretë është që votat e LSI-së të kalonin si ndihmë Berishës vetëm sa për të qeverisur Shqipërinë.. Me këtë rast do të largohej Rama nga mundësia e qeverisjes dhe do të mbante premtimin për dorëheqje nga PS.

Kurse Berisha do ta kishte mundësi të qeveriste dy apo tri vite tjera, deri në momentin kur do të bëhej zgjedhja e presidentit. Nëse nuk do të kishte kontratë të vazhdueshme qeverisjeje, ta zëmë, një vit më vonë, pra, do të ishte më i lehtë koalicioni i PS-së dhe LSI-së, me gjasë pa Ramën kryetar të Partisë socialiste dhe me Metën kryeministër.

Kështu në një periudhë prej një viti dy liderët e fuqishëm, si Berisha si Rama do të mund të eleminoheshin nga mundësia e të qenmit liderë.

Varianti i fundit është koalicioni i madh Berisha - Rama. Në këtë rast do të kishim një lëvizje tjetër. Me siguri, lindjen e një formacioni tjetër politik dhe qytetar kundër një monopoli politik që do të krijohej në Shqipëri. Ky koalicion mund të ndodh vetëm nëse Ilir Meta do të kushtëzonte aq shumë të dy liderët që më çdo kush të bëhej kryeministër. Në një rast të tillë Berisha e Rama do të mund të bënin qeverinë e palëkundshme të së ardhmes.

Këto janë vetëm kalkulime që bëhen në kampet zgjedhore dhe analitike. Të presim se çfarë do të ndodh në të vërtetë.

1 Komente

28 qershori do të fuqizoi shoqërinë bipolaret edhe pse me një sistem të tillë zgjedhor (të përforcuar me variantin e 12 regjioneve) mund të dal që Berisha dhe PD-ja e tij, edhe të jetë fitues absolut.

E paske shitur edhe ti boothen o Baton!

Hallall, hallall!

Ju ka bo zap ai malsuri i Frangajve edhe juve ne Kosove! S'keni qare pa i ra kafazit t'Sales m'shkop prej knej e tutje!

A ma shpjegon dot njeri se c'do thote kjo ma poshte...

"mund te dal fitues absolut"? smiley

Te qeefsha nivelin e shqipes qe me shkruan o Baton!

Ti nuk ke justifikim si te tjeret qe e kane bere shkollen neper budrume! Ti e ke bere shkollen si zotni! Me kalorifer ke bootha!

Po hiqi njehere syte nga porteti i Sales, dhe hudhi edhe nje sy shkrimit para se ta cosh per botim!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).