Shpërdorimi acarues i parave publike

Prej së paku një jave Tirana është pushtuar nga flamuj kombëtarë dhe flamuj të NATO-s të cilët kanë vërshuar në bulevardin dhe rrugët kryesore të qytetit. Pallati i Kulturës është mbuluar me ca pllakate të stërmëdha që shpallin “this is a miracle of freedom” apo “sigurojmë lirinë, të ardhmen tonë” në një frymë që s’është shumë larg 1955-ës. Zyrat e Kuvendit janë kthyer në një ekran të madh projektimi ku natën mund të shikohen ca parulla të çuditshme të tipit “aty ku familja është e shenjtë”(!!!!) ndërsa dy të tretat e ballinës së Kryeministrisë janë mbuluar nga një çarçaf i madh me  flamujt e vendeve antare të NATOs. Pajisje audio shpërndajnë në darkë vazhdimisht muzikë në këtë pjesë të bulevardit. Podiumi i Kuvendit vazhdon të mbetet i ngjyrosur në blu ndërsa dy javë më parë Kryetarja e Kuvendit pati “mirësinë” të organizonte një vrapim të rinjsh në bulevard me bluza që thërrisnin “Unë në NATO”. Bashkia e Tiranës organizon një sërë veprimtarish të shtunën, dt.4 prill, si pasojë e të cilave do të bllokohet qarkullimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit që nga ora 12, ndërsa në orën 18 në sheshin Skënderbej do të mbahet një koncert i madh që do të vijojë deri në mesnatë. Një ditë më pas, Qeveria organizon veprimtari të tjera tek Galeria Kombëtare dhe tek Akademia e Arteve. Reklama janë transmetuar tashmë në televizione për të njoftuar mbi këto veprimtari. Në pak ditë NATO është bërë aq e gjithpranishme teksa lëviz në kryeqytet, sa edhe politikanët tanë dhe me këtë ritëm rrezikon të bëhet po aq bajate sa ata.

Natyrisht që të gjitha veprimtaritë e mësipërme kushtojnë PARA, para të cilat në llogarinë fundore do të dalin nga xhepi i taksapaguesve të këtij vendi. E si një prej këtyre taksapaguesve, por jo në emër të të gjithëve, dua të bërtas fort e të them me plot gojën që do të doja një million herë më mirë që këto para qeveritarët e mi ti shpenzonin më mirë për të mbledhur plehrat nga rrugët kombëtare që të bëjnë të vajtosh sa herë shkon në një pikë turistike. Ose ti shpenzonin për të rregulluar semaforët që ka ca muaj që bëjnë një lojë të çuditshme. Mund ti shpenzonin edhe për të mbajtur me pak më tepër bukë ca familje të varfëra. Ose fundja ti harxhonin për të rritur me 10 lek më tepër në muaj rrogat e administratës shtetërore se ca njoftime për punë që ishin publikuar në gazeta para nja dy ditësh reklamonin rroga prej 35.900 lek/muaj!  Njëmijë e një gjëra më të mira mund të bëheshin me këto para të mbledhura nga ata që i paguajnë rregullisht taksat në shtet.

Kjo seria e festimeve për NATOn ngjan mbi të gjitha si një përpjekje e dëshpëruar e politikës Shqiptare për të na bindur të gjithëve që nuk ekziston më kot, që ndonjëherë edhe arrin diçka pavarsisht se me vonesë. Ironikisht kjo përpjekje bëhet me paratë tona, me para që shpenzohen për ti dhënë këtyre njerëzve që po bëhen 18 vjet në rolin e tyre si politikanë/ushunjëza, edhe një podium më tepër nga ku të kërkojnë përsëri votën e shtetasve të këtij vendi. Podiume nga ku do të kërkohen vota për të mbledhur më shumë taksa, për të shpërdoruar më tepër para, për të mashtruar më tepër votues.
 

60 Komente

Kjo është një e arritur e madhe për tërë shqiptaret dhe natyrisht meriton një festim dinjitoz si ky. Disa socialist që kane veshtirësi ta kuptojne se Berisha arriti ta fus Shqiperinë në NATO merren me kesi gjerash sikur Llukani. Festojeni kete arritur dhe me pas kur cdo qe ka pushuar mund te diskutojme se a eshte e drejte te perdoren keto shuma per te festuar anetarsimin ne NATO.

 

... Berisha arriti ta fus Shqiperinë në NATO merren me kesi gjerash sikur Llukani.

Berisha e futi Shqiperine ne Nato ?, si ka mundesi te ekzistoj nje thenie e tille?!!!!!!!

 

Manifestim... dinjitoz??? Kur lidhesh me gocen e endrrave ti (miss fotozhenia psh) del ne rruge tu u hedh perpjete dhe duke bertit me te madhe "ca qefiiiiiiii, jam i papameeeeeeeee, ishte endrra jetes timeeeeeeee, ca fatiiiiii, tani fillon lumturia verteteeeeeeee..." ne menyre dinjitoze????

nuk e di cfar ke nder mend me festim dinjitoz ti, por un nuk quaj festim dinjitoz zhgaravitjen e mureve dhe mbeshtjeljen e cdo ndertese me banera cilesi e dobet. Kjo eshte fushat e pastert me leket e shqiptarve po nejse do bejm si do bejm deri ne 28

Po c`eshte keshtu mo!!

Mbush tjetri rruget e Bulevardin e Tiranes dhe Tiranen me flamuj me sllogane ,si per diten e 1 Majit.!

 Eufori te "cmendurish",sikur Shtabi i NATO-s,te jete ne Tirane!!!!

Peshqesh(dhurate) nga zoti ,i kemi keta politikanet!

Politikane te cuditshem ne nje vend gjysem kapitalist!

 

  

 

Gazetaret francez qe komentojne ardhjen dhe pritjen e delegacjoneve te huaja:

(vjen Topi) - Ja dhe delegacjoni shqiptar qe sapo erdhi...(prezantimi = 0, asnji sja dite emrin smiley&nbspsmiley

(vjen Berisha) - Ja dhe presidenti i shqiperis qe po i shtrengon doren "miqesisht" Kancelares.

 

Hera e dyte qe neper mbledhje te tilla zyrtare prezentatoret prezantojne Berishen si president smiley .... 

mos genje kot se sthane keshtu, te pakten tek france2.

O llukan te ka zene gje syri ndonje media te huaj ne Tirane per te pasqyruar "festimet" shqipatre? Arsye eshte e thjeshte.. Bota nuk i ha propagandat primitive te Sales!

Na nxoren bojen kafshet! Prite kur te dal edhe forumi rinor i PD-s mbi makina benc prodhimi i viteve 70 me flamur te NATO-s duke bertit ne sheshin Skenderbe..

 

 

E kaluara : Traktati i Varshaves (festime pa fund)

E tashmja : Nato (festime pa fund)

E ardhmja : Trakat me superfuqite e reja - Kine? (festime te tjera)...

Dhe populli, mu si i vorfni ne foto, rri e hap syte, tuj prit ndonje perfitim material, qe kurr nuk mberrin deri tek ai...

po edi rama kur mbjell dy peme mbledh gjithe mediat dhe gazetaret

kjo semundje e politikane shqiptar per tu dukur eshte e veshtire te largohet per shume vite pasi edhe shumica e shqiptareve jane me mentalitet katunarie

Shqiperia ka hyre ne Nato,simbolikisht,sepse shqiperia eshte shume simbolike edhe numerikisht ,por shume e rendesishme si pozicion gjeografik ..dhe kjo e ben ate,te jete e konsiderueshme nga "te medhenjte" ,te marre pjese,por ne nje cep te tryezes,kupto ti ,sa per forme" .... ne aspektet e standarteve ,shqiperia nuk eshte kurkund!!

.. me ata qe jane perqark"tavolines se rrumbullaket", shqiperia eshte katundari Momlit te Elbasonit! hi,hi,hi,..

shqiperia nuk plotson s standarte europiane ne cdo aspekt, ne krahasim me ato shtete qe jane antare ne Nato,

..bile edhe me Kroacine! (ku Kroacia,ku shqiperia!)

Shqiperia,ne ate tryeze me duket,si ai fukarai,qe i kane dhene nje kostum,dhe nje gravate te marr pjese per celebrim  me rastin e fitmit te LLOTTO-s 1 Milionshe!

Do zoti qe kjo "llotto" qe i ka ra Shqiperise,ta beje Shqiperine me standarte te plota,me te pranishmit!

Shqiperia (po ben sikur) po ndryshon! lol

Sali Berisha ulet me burrat me te shquar te botes

Edi Rama kerkon neper plehra bustet e Enver Hoxhes

Te gjoret komuniste ,puniste .socialiste..oh...ooh te gjoret

Me duket se i kane fik sot edhe televizoret..............

e di si duket ku shkrim, si nje perpjekje e deshperuar e nje komunisti nostalgjik, i cili ne grahmat e fundit te ideologjise se vet, mundohet te gjeje mbeshtetje. mbajani ison pra llukes se mire beni, dhe  kercellitni dhembet nga gulcitja qe ju del nga shpirti, -poshte nato! xheloza!

Po ato graffitis tek  foto jane pjese e shpenzimeve ...?!!  Me siguri ai tipi aty i ka shkruar...

Shqipnia duhet te jete krenare qe po hyn ne Nato. Siç edhe shihet nga injoranca e gazetareve qe nuk na njohin as presidentin, do te thote qe kemi shume pune per te bà. Mos shkruani te tilla shkrime qe nuk bejne gje tjeter veçse rrisin ndjenjen e se keqes pak para zgjedhjeve.

Parate e kontribuesit duhen edhe per keto ngjarje te shenuara. Shteti shqiptar ka hyre ne nje aliance te forte, flamuri shqiptar valevitet krenar me ato te shume shteteve te fuqishme. Kur kthehesh mbrapa ne histori, shikohet se ku arriti Shqipnia e 1912 qe mezi ia dhane pavaresine. Te pakten tani s'kemi me frike nga Greku apo Serbi.

p.s. ku mund ta gjejme videon e fjalimit te delegacionit shiqptar ne Strasbourg? Se vetem Berlusca, Obama, Sarko dhe Merkel e kane mbushur tv-ne. Te gjithe flasin vetem per ato.

 

Shqetesimi yt disi qendron, Llukan!

Mirepo shpenzime te tilla nuk jane dicka e re, nuk jane as shpikje e Berishes.
Ne cdo vend te botes qeverite shpenzojne para me shumice, te cilat mund te perdoreshin, sic thua ti, per te mbajtur me buke te varfrit etj etj.

Gjithashtu, ajo qe cdo njeri qe ka pak tru e kupton eshte se shqetesimi yt, e i ndonje tjetri si ti, qe shfaqet ne menyre shume selektive, nuk vjen prej solidarizimit me barkthatet, por prej xhelozise se qeveria e Berishes po i merr per vete te gjitha meritat e ketij evenimenti.

Propagande Sala, propagande te nje lloji tjeter edhe ti.

 

Psiko,

Ku me ke lexuar te them qe shpenzime te ketilla jane shpikje e Berishes?

Me duket e pabesushme qe edhe gjanat e mira politikisht, siç asht hymja e Shqipnis ne NATO, gazetaret arrijne t'i prezantojn negativisht. Mos me ba asnji feste, kishte me ken sikur shtetet e NATOS te na kishin detyru me hi ne NATO... Prezenca e mediave te huja asht pa vend perderisa momenti i hymjes ne NATO asht ftesa, e jo formalizimi i hymjes, qe ka vend sot. Ne pergjithsi mediat e mdhaja europiane e nenvleftesojn Shqipnin : kur bajn reportazhe asht vetem se kan gjet disa shtetas te vendeve te tyne qe jetojn ne Shqipni e qe dojn me i ba reklam vetes tuj dasht me diftu ne kamera se sa keq asht Shqipnia, e se sa veshtire e kan ato me punu ne nji mjedis te tille, dmth me i diftu vendit te tyne ne televizor se sa merit kane... Por Shqipnia sot s'asht fajtore pse mediat e huja nuk interesohen per te, e kjo s'do te thot se Shqipnia nuk progreson. Kur kojtoj kohen e F.Nanos ne pushtet, me kohen e S. Berishes se sotme, asht (te pakten ne informacionin qe jepet mbi Shqipnin jasht shtetit) si nata me diten. Ne koh te Nanos kerkush nuk fliste per Shqipnin as ne sferen politke, as ne sferen ekonomike, e te rrallat her qe u fliste ishte vetem per mafie, drog, prostitucion, e kaq ! Tash 2-3 vjet Shqipnia asht e pranishme ne mbledhjet nderkombtare, perkrah shteteve te mdhaja (pak randsi ka, ne mes apo ne qoshe te tavolines, randsi ka me ken) e koha do te bajn punen e vet. Me i pa delegacionet tona jasht shtetit, ka lezet, jan alamet burrash e grash, kan pamje me te knaq, e ja kalojn shpesh te hujve qe bajn ka 1m50... Shtetet e mdhaja kan deshir me pa perball njerez te cileve mund t'u bajn besim, qe flasin kjart, qe angazhohen, e qe japin rezultate edhe pse mund te jen te vogla sepse puna asht e madhe me i ba shqiptaret me punu 10-15 ore ne dite, si punohet ne vendet e perparume. Shqipnia mund te ket lagje te papastra, rromuj apo munges zhvillimit, po mendoni pak prej ku asht nis Shqipnia. Me pa jugun e Italis, shtet i lire tash sa shekuj, e shtet me pesh, nuk ka ndryshim prej Shqipnis aspak. Pra dini me u gzu per kto arritje qe s'jan te vogla e qe e permirsojn ndjeshem imazhin e Shqipnis ne boten politike, se sa me fillu me ba nji artikull te tan per me diskreditu kyt ngjarje historike tuj dasht me dit kush i pagun 2-3 festa banale per hymjen ne NATO. E mos te harrojme, se kur s'dona veten, kerkush s'do te na dojn! Dite te mbare te gjithve. Vick.

Eh more Vick... deri diku e ke mjaft mirë, por nga entuziazmi i tepërt e ke egzagjeru pak smiley ... po si more thu:"flasin kjart" a nuk i ke nigju noiher tuj folë??? (ndokush tash ka për t'sjellë edhe adresat e YouTube-s me t'mushë menien smiley

P.s: Përsa i përket entuziazmit... shikoni dhe këtë artikullin këtu.

e.. ! un i kam pa fjalimet qe kan mbajt e mbajn ne mbledhjet nderkombtare Berisha, Topalli, Basha, etj. Ndoshta anglishtja e Berishes s'asht perfekt ne theks (ateher qe p.sh. Sarkozy s'flet anglisht aspak ose shum pak..) por idet e shprehuna jan te kjarta, dhe e pranon kritiken e te hujve por gjithmon tuj ju kujtu atyne se progrese jan ba. Pra kur ballafaqohen me te hujt kan pozicion te sakte tuj dit, ka njena an me ndejt urt, e ka ana tjeter, tuj dit me kerku disa te drejta apo privilegje ne favor te Shqipnis. Me pas pa Nanon neper intervista, me te than mendja se je ne top show, tuj fol si mafioz, demek se ça asht, e shtetet e tjera tuj i qesh mas shpinet, e tuj u tall me te..! Nuk jam entuziaste, por realiste. Nuk jam per me i ba reklam Berishes, por dreqi e hangert, le ta thona se asht nji mrritje e madhe ne sferen politike nderkombtare. Kuj ja mban me sulmu Shqipnin tesh qe asht ba anetare e Natos ? Askujt. E ça kerkojn investoret e huj per me investu ne nji vend ? Siguri e infrastruktur. Ateher ?!

Dite te mbare.

Persa i perket entuziasmit te shqiptareve ne krahasim me kroatet, kjo vjen prej faktit se Kroacia don sesban me hy ne BE. Kroacia asht ma e zhvillume se sa Shqipnia, per arsye historike (ex Jougoslavia ka ken ma e zhvillume se Shqipnia prej politikes se Titos e ma e lire) dhe per shkak te mbshtetjes qe ka pas prej vendeve te perparume (dhe le te thona, me kultur katolike, gja qe i favorizon).

Por qe shqiptaret gzohen, e qe Europa ta shohin, kjo asht gja shum e mir, se i gzon edhe te hujt tuj u diftu se Shqipnia ka vullnetin e mir dhe e jeton kyt njarje me mirnjohje. Kur i bajm nji dhurat dikuj, a na vjen ma mir qe personi me ndej zymshem, apo qe te gzohet ? Un preferoj qe te gzohet, se kjo gja i jep ma vler dhurates qe i kam ba, dhe me gzon edhe mu. Pra me ken ne vendin e nji shtetit te perparum pjestar i Natos, perferoj shqiptaret qe gzohen, sesa kroatet qe me rrin si indiferenta... Te pakton e kuptoj vleren e dhurates qe kam ba dhe randsin qe kjo dhurat ka per kyt popull.

Se kuptoj gjithe kete entuziazem te cmendur,ka plot njerze qe vdesin per buke e keta shpenzojne me miliona per hic gje.E more ftesen shume bukur,u bere antare mjaft bukur.Thuaj nje faleminderit dhe tregoju besnik per aq kohe qe s'prish pune vendit tend.Kur se marrim vesh ne pse gjithe kjo zamallahi nga ta marrin vesh te huajt.Nje gazet amerikane kishte kete titull per ngjarjen ne fjal....ALBANIA PROUD...........CROATIA COOL....Pse mos te ishim dhe ne cool por ngreihen e bejn manifestime e shpenzime pa kriter??

Po mir vlonjat, po pse me ba demek se s'po gzohena ? Pse me vazhdu me ba demek si kena ba 50 vjet ? Pse mos me u gzu ma shum se kroatet perderisa jena ma pak te zhvillum se ata e se kena nevoj ma shum se ata me hy ne organizata te tilla ? A asht turp me than qe jena ma te varfen ? Turp asht me ba turp, por jo me ken i varfen (njerezit qe jetojn ne menyre te ndershme, ne pergjithsi, nuk jan kurr shum te pasun..). A se din tan Europa apo bota se Kroacia asht ma e zhvillume se Shqipnia e se asht destinacion turistik tash 15 vjet rresht?! E dine. Pse te bajm demek na ? Se po jena te zhvillum si ata ? Jo, akoma. Le ta pranojme!

nice day.

 

Po ne kush na coj mbas,ne vend qe te kishim arritur ketu ku jemi qysh 15 vjet me pare??????Nuk me pelqen deliriumi i pa kuptimt dhe pike.Nuk jam kundra shprehjes se mirenjohjes por jam kundra jargezimit mbasi te jep nje shije te keqe kur e shikon.

Nje dite te mbar dhe ty.

Budallalliqe alla PD keto mitingje fashatarako-psikopatesh. Pervec nje ombrelle mbrojtese asgje tjeter nuk ke nga hyrja ne NATO. Keto karavane te PD-se duhet te matin njehere IQ e tyre kjo do te ishte ne te mire te tyre.

 

 

Sot pashe ne TV,Presidentin Topi ndersa kalonte urezen ku e priste Merkel per ti uruar mireseardhjen....

Sa me shume vite kalojne jashte Shqiperise aq me pak emocionohem per Shqiperine per fat te keq...Ndersa sot duke pare Topin ,dinjitoz,me te drejta e status te njejte si te gjithe pjesmarresit ne ate takim ju betohem per shpirt t' Babes jam emocionuar shume....

Do ju lutesha shume te gjithe atyre qenieve lobotomike siç i quan Kundera,qe terbohen sa here qe permndet Berishe o Topalli te mos na i dhj....e si e kane zakon keto momente...Eshte nje dite e bardhe per Shqiperine kjo,kushdo te ishte ne pushtet...Sot me pelqen vetja qe kam lindur ne Shqiperi.....  smiley

Sa bukur Zana, me kyt emocion te fresket! Per sa me perket, un e jetoj kyt dit, gati me po aq randsi sa diten e pavarsis. Mos te harrojm sa gjak asht derdh mbi trojet tona, tash sa shekuj, tuj u mundu me u ball sulmeve te shteteve fqinje, qysh se ekzistojme, si be neri, ashtu edhe ne jug. Edhe 3 her sa ka popull Shqipnia sot, pak me than, kan dek tuj luftu per keto toka. Ne veri ekziston nji shprehje e vjeter qe ilustron sulmet qe bashin serbet e malazezet (shpesh her, tinzash naten, kur njerzia ishin tuj fjet..) qe vritshin e pritshin njerezit mbar, shprehje qe thoshte mbi fmijt shqiptar te sapolindun : "Ti tuj lind, toka tuj te ngran"...

Kjo dite, asht me te vertet, nji dite historike. 

 

ps: ku mund te gjenden videot, ju lutem, me delegacionin shqiptar ne NATO se s'po mund t'i gjej..

 

 

 

"Ti tuj lind, toka tuj te ngran"... shume, shume e bukur. Duhet te jete shrehja e dites, pikerisht me kete ngjarje te shenuar qe ka sot Shqiperia, per te gjithe ata anti-shqiptare qe e shohin shtrember dhe duan te njollosin kete arritje, qe nuk i perket nje qeveria po eshte mbarekombetare.

 

 

 

 

 

Qe parrullat dhe keto lloj fesimesh alla katundarce jane per te te ardhur per te vjelle kjo eshte e drejte por qe kane nje te drejte per sigurimn e pavarsise dhe lirise tone ketu kane te drejte mendoni kercenimet shekullore qe kane  pasur shqipetaret nga komshinjte  dhe dhe NATO si faktor mbrojtes ndaj ketyre kercenimeve

Skerdi,nuk e kuptoj pse Bush kishte NJE perkthyese  kur SB  fliste anglisht?

Ndërkoh që NATO ka mbetur e pa punë, dhe që në Evropë flitet për shpenzimet e mëdha që Nato i sjell ekonomisë Evropiane, Shqiptarët, më në fund, gëzohen deri në delir se, së shpejti do t'ju duhet të paguajn dhe NATON. Por, fatkeqsisht Shqipot, nuk kanë menduar se në NATO do të jenë vetëm ai ushtari i vijës së parë dhe asgje më tepër se kaq, se në NATO vendimet apo udhëzimet do të jepen nga "Oficerët" pra shtetet si Amerika Kanadaja, Anglija dhe Gjermania.

E vërteta është se Nato u krijua si pasojë e frikës së Evropës dhe Amerikës për një përhapje të mëtejshme të bllokut Komunist në Evropë mbas viteve 60. Pra, një lloj baraspeshe e kohës së djeshme, por, sot kur Moska nuk është më ai rreziku i vjetër, aq më tepër kur NATO po kërkon ta ketë si partnere, ç'rol vallë do të luaj NATO në të ardhmen ????Nëse Shqiptarët e shikojnë NATOn me syrin e mirë, është sepse NATO bëri të mundur dëbimin e Milosheviçit, dhe kjo është mëse e vërtetë, por, nuk do të thotë të dehen shqiptarët deri në delir për hyrjen në NATO ashtu si po bëjnë në Shqipëri, mbasi po të mendosh pak hollë, dhe NATO kishte arsyet e veta, dhe fitimet e veta që u fut në Kosovë.

Kriza ekonomike që ka pllakuar botën dhe ndryshimet klimatike, janë armiqt e vetëm që bota ka në ditët e sotëme, nuk është Irani, Korea e Veriut, apo Afganistani. Nuk do të jetë as Kina në një të ardhme.

Pra do të ishte më mirë që në vënd të NATOs me barut e bomba shkatrruese, të kishim një organizatë po kaq të fuqishme sa NATO, por, që në ndryshim me papunësinë e NATOS, do të kishte shum punë për të bërë për të rimëkëmbur botën mbarë.

Malboro, nqse Shqipnis do t'i duhet te pagujn per buxhetin e Nato-s, a asht gja shqetsuse ateher qe dihet se Shqipnia po jeton tash 18 vjet me ndimat e subvencionet e Europes, te Amerikes e te shteteve te tjera ? A gjithmon me marr na ? Asnjiher me dhan ? E reciprociteti ?

Nuk mund te thuhet se Shqipnia s'ka interes me hy ne NATO perderisa ato pshtun Kosoven, pak randsi se kishin interes ktu apo aty. Kush do ta kishte mendu se Kosova mund tu shpallte e pavarun ? kush ? Ne ket jet gjithkush ka nji interes ktu apo aty, natyra humane asht e till, e kerkush s'mund te jetojn pa kerkend. Konfliktet e sotme kerkojn unitet, e nqse s'ka ma bllok komunist te viteve 60, kena ngjarjet e World Trade Center te 2001, ne te cilat kena pa tan film me sy hap. 8 vjet s'jan te largeta shum..

Per krizen botnore na e dina qe s'ka organizim politik internacional permanent per momentin, perveç Bashkimit Europian qe asht i limitum ne territor e ne bashkpunim ekonomik. I vetmi antarsim i mundshem i Shqipnis ne kyt fush, asht ne BE (kur te plotsojm kushtet). Ska alternativ tjeter, se shtetet nuk ndryshojn adres...smiley 

Nji organizim ne rangun botnor asht utopik nqse Amerika nuk pranon t'i imponojn bankave te veta, fondeve t'investimit, e shoqnive off shore rregullat financiare te funksionimit qe kjo situat imponon me marr, per me sjell besimin e duhun midis partnerve financiar. Nqse Amerika s'e lun rolin e saj, kjo kriz do te perseritet prap, se s'mund ti kerkojm bankave te botes mos me punu me bankat amerikane, e ka ana tjeter me lan financen amerikane me investu paren e bankave te tjera neper operacione spekulative, per me e hup se e investume pa mend. Pra Shqipnia s'asht per momentin ne rangun e ktij debatit. Syte bota i ka kthy ka Amerika, se prej saj ka arrdh kriza! Te pakten Europa pret nji gjest prej Amerikes ne kyt aspekt. te shtun te mbar.

Ne oren 16 e 30 keni Salen ne konferenc te drejtperdrejt nga Strasburgu.enjoy smiley Te TVSH

flm Skerd.. Nje spich i thjeshte dhe nje prezantim jo i keq . Urime vendit tim ne kete rast qe perfaqesohet nga nje Levizje  sic e thote Berisha ....Trupat e vendit tone do te jene (dhe jane ) atje ku ka nevoje NATO " . Keto vecse te kujtojne shprehjen "atje ku ka nevoje Partia"???????? Me beri pershtypje nje gje . Shume dinjitoz pozicioni i "5 herojve te Vigut "... Luani ne balle -  shqiponjat ne krah , mbrapa nje centurion ... por Lulin e Partise Operatori( ne kete vidio qe na u dha ), e paraqet gjysem LUL te bllokuar nga koka e Luanit  smiley Sa per temen , keto shpenzime hyjne tek karagjozlleqet qeveritare ku del zbuluar mentaliteti euforik i "burneshes" Jozefine dhe qe mbeshtetet nga pelivanlleqet e bujaxhiut Mixhe me preludet "Para he burra per fitorje te reja. Jeni JU pa jam UNE" Kuptohet 100% nje festim imponues me shpenzime publike per te fituar zgjedhjet .Dhe ne ate vend te dominuar nga thenia "Na ka le huta prej carkut" ose Shqiptari e ka deken si me le " kuptohet qe me kete propogande e shpenzim parash , pritet nje dominance elektorale . Kaq poshte ka rene Mixha ????? Sot paska aktivizuar lot patriotesh tek PPU. Hajt mirserdhet o ju paste Polici!

come on LL,

Its not such a big deal , jane thjesht ca pankarta e koncerte ne shesh.

nuk  calon gomari nga veshet.

35.900 Lek + 201 lek per cdo vit vjetersi pune. Kjo ishte rroga e reklamuar per tre-kater pozicione ne rang specialisti ne ministri te shpallura javen e kaluar. Po keta "gomeret" calojne nga koncertet festive (zgjedhore)?

tek shtabi i forcave te armatosura jane dhe me te ulta rrogat per specialistet e shkolluar.

por te lutem shume, kjo ska lidhje.

aq me teper per nje njeri si ti qe merr vesh nga hesapet dhe vlera e parase ne kohe dhe jashte kohe smiley  smiley

ti po flet si pensionistet qe rrufisin kafen dhe llogrisin cdo gje me indeximin e pensionit te tyre.

come  on, LL, shteti ka leke dhe fonde te paracaktuara dhe per aktivitete.

sipas teje ngaqe ka varferi te madhe, te heqim ajrin e kondicionuar nga zyrat e kryeministrise psh ?

sipas teje nje firme qe si ka punet mire, duhet te mos heqi menjane asnje lek per marketing ??

Tushe,

Shpenzimet per marketing behen kur ke konkurrence, me ke po konkurrojne qeveria dhe bashkia? smiley

Ll.

me qeverite dhe bashkite e mundshme qe mund te ishin ne vend te tyre !!

tushe, pergjigje grandioze!

Ll., dje kam harxhu 20 minuta tuj shpjegu ne nje klase kuptimin e konceptit "counterfact" (shih pergjigjen e tushes me lart for details). Klasa ishte e mbushur 90% nga statisticiene kineze. Shikonin me fytyra muri. Qe nuk u cmurosen asiher.

Ju pershnes te dyve. Per festa nuk na e ha qeni shkopin, jo. Historikisht. Masisvisht. Me shpYYYrt!

PS dikur ne dollite e jugut thonin (pas asaj te komandantit, qe ishte e para, hajde "arme te pathyera"; tani me NATON i bi tamom, apo jo...  smiley    )

Tushe,

Ti e di me mire se une qe gara per pushtet s'behet per te tjeret, por per vete. Nese perfitimi eshte i qeverise dhe i bashkise, pse duhet te harxhoje paret e mia per kete pune? smiley

 

C,

Andej nga Pogradeci e ngrejne gjitashtu edhe "per Flamurin". E keqja eshte se ne keto zyrat e shtetit tone po behen aq shume flamuj (flamuri kombetar, Amerikan, i BE-se dhe tani edhe i NATOs) sa s'do dihet me se per ke po ngrihet dollia smiley

Me njoni tjetrin pra mo se na trashe, pse bo sikur nuk e kupto...... Kena sebep sot, mos u anko kot... lol

Ne aq e thjeshte nuk osht o Mome ..se psh cdo thoje ti sikur ne vend te kaq e aq parrullave e pankartave te kishin vu vetem njecke po njecke ama smiley dmth tek Pallati Kultures te qe VARUR nje Pikcher me paraqitje : " Nje femije mban ne duar nje pankarte "Jo Nato-s" dhe mbrapa tij 3-4 Police te PPU me shkopij gome ne dore " smiley Dhe nji pytje dhe ika : C' dune Parrullat e Luftes ke Pallati i Kultures ??????

Hahahaaa! Cen mor Cen, plot humor intiligjent ! spo di se si me t'a njit ktu nji figur te vogel me duartrokitje! lol... por do ta msoj nji dit si me i njit kto sende te vogla.

bile bile une po dal i here ka qendra smiley dhe ju inofrmoj se ca bohet smiley

dmth nqs  kalohet dhe nuk duhet me i ra nga rruga kavajes smiley

cna polli belaja qe kemi pune e na duhet me leviz ket dite te bekume festimesh

hihihih

 

Llukan eshte periudha e fushates.

Edvini shetit Shqiperin per te bere fushate me leket e popullit.

Pse qeveria nuk ka te drejte te bej fushate.???

Mendoje se çfare do thojne shtetet e tjera, "harxhojme miliona per te marre pjese ne ceremonin e hyrjes ne Nato te  Kroacis e Shqiperis" e keto as qe degjohen.

Te kuptoje se nuk ke asgje kunder Nato-s, po nuk pranon qe Berisha te marre pjese ne ceremonin e organizuar, deshira e jote eshte Edvini me Velijan.

Mbase keto te dy marrin pjese ne ceremonin e hyrjes ne EB.

Gjithçka eshte e mundshme, asgje s'eshte e pamundur.

Lundrim,

Kjo eshte e drejte

Problemi nuk qendron se Berishes ju hap barku per lirine dhe sigurine e shqiperise apo kritikuesve ju hap barku per leket e popullit. Problemi qendron se Berisha si tere politikanet e tjere te meparshen dhe me sa duket edhe te ardheshem, te vetmin premtim qe i bejne popullit dembel shqiptar eshte tu sigurojne ndonje alence ku mund te hahet qyl.

Ndersa opozita kerkon ta c'montoje kete kete aleance sepse ka frike se populli dembel do te votoj per poziten qe u premton "arat e qeruara"

Asnje pale nuk mendon se duke bere premtime te tilla ushqejme dembelizmin tek populli apo duke kritikuar e perpjekur te c'montojne keto  aleanca te tilla rezikojne sigurine e vendit tone

Kudo ne bote konkurenca ne politiken demokratike i sherben kombit dhe popullit tek ne eshte ne dem te kombit dhe popullit sepse e kemi kuptuar demokracine mbrapsh, pavarsisht nga optimizmi i disave qe bejne teorira fillozike- psikologjike- optimiste per te ardhemn e kombit dhe popullit tone

 

PS :

Nje here Sulltani pasi degjoj se ne bote otomanizmi po identifikohej me dembelizmin dhe nxori nje ligj qe do te vriste tere dembelet.

Nje pasha kishte nje  dylber ( te dashur) qe ishte ne listen e dembeleve. Kur erdhen ushtaret e sulltanit per ta mare, pashai u mundua ta mbronte duke ju thene te mos e mernin dylberin e tij se ai do te kujdesej per te,

"Une do ta ushqej me ara dhe mjalte dhe  dylberi i shkrete  nuk do ti bjere ne qafe njeriu" Lutej pashaj tek komandati Turk

Dylberi qe e degjoj tere biseden midis Pashait dhe komandatit te sulltanit e pyet

Pasha a do te jene  arat te qeruara ?

Nje pyetje kisha une: Kjo eshte nje feste vetem per qytetaret e Tiranes apo per te gjithe Shqiperine? Keto para qe harxhuan per te ngjyrosur blu Tironen etj etj. me mire ti kishin dhone shperblime per pensionistet dhe te papunent. Atehere do te kishim me te vertete feste te shqiptareve. Se tani kemi vetem feste te qeveritareve dhe partiakeve, te ketyre fytyrave qe mos ja pafshim bojen kurre ne te ardhmen.

Une cuditem se pse cuditeni ju? Qysh vjet e kam pare Salen dhe politikane te tjere duke dhene fjalime kur mbrapa ose anash tyre qendronte flamuri i NATO's, is EU's ose i SHBA's ....tani nuk me ben pershtypje se e di qe bejne gomarlliqe, si b*th lepires qe jane politikanet tane, ketu e kam fjalen per gati te gjithe politikanet shqiptare

Dhe Llukani ka te drejte qe shqetesohet per kto lloj "festimesh" qe e ben shtetin te duket si shtet adolishent

ahaa haaa haaaa tani e pashe tarzanin shqiptar ne cep te fotografise me gjysem pantollonash smiley

E si një prej këtyre taksapaguesve, por jo në emër të të gjithëve, dua të bërtas fort

Eh mer Llukan..kur s'po bertet taksapaguesi amerikan, qe na meson ne te tjereve kur/si me bertit....c'te beje taksapagusi Shqiptar. Ai kujto qe qeveria po i mori ato Lek, i ka prone private.

Qafiro, i bone taksat per simjet?  smiley  Si dole? Une per vete kom me i morr ca gavernmentit, se me kan majt shume qafirat. Sa per taksapagusin shqiptar, mir mer e kon. Parja po t'dul nga xhepi, merdhifi...  smiley 

Heq kapelen atij qe ka bere foton!!! Shkelqyeshem!!

Bela popull.

Se kane vene dy çarçaf andej ketej per nje arritje, na pelqen apo jo, te popullit shqiptar, flasim kot! Artikull i panevojshem.

 

P.S

Po ky ne foto mos eshte gje Redon Makashi?

Po ku i gjete paret e tuja mer Llukan. Ke pare ndonje kryeminister te thote "shteti im , ligjet e mija, qeveria ime, partia ime..." paret e taksave i ka bo te vetat qe ne 2005 dhe hallall ja befte zoti.

shpenzimet pèr kèto ceremoni janè tè justifikuara pèr mendimin tim,mjafton tè shikosh shpenzimet e partive tè ndryshme pèr fushatèn...se ku i gjejnè dhe si i gjejnè ata e dinè...fotoja vèrtet fatastike...p.s. nuk e di por mua kryeminstri ynè nè rinas kur takoi ata fèmijèt e organizuar me "mjeshtri" nga mèsuesit e tyre..mè kujtoi disi atè filmin shqiptar "PARULLAT"..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).