Ulet Shtresa e të Varfërve

Reuters raporton se sipas Bankës Botërore rritja e PBB-së gjatë viteve të fundit ka bërë të mundur që një e treta e të varfërve të mos kategorizohen më si të tillë. Studimi i Bankës Botërore tregon se 12.4% e popullsisë kategorizohej si e varfër në 2005, ndërsa kjo shifër ishte 18.5% në 2002. Kufiri i varfërisë ka qenë 5.722 lek të ardhura në muaj për 2008 dhe 4.891 lek për 2002.

37 Komente

Dori nje ndreqje te vogel, perqindja e popullsise se cilesuar si e varfer ne 2002 ishte 25.4%, ne 2005 ishte 18.5% ndersa ne 2008 ishte 12.4%. Interesant eshte qe perqindja e popullsise qe i eshte larguar varferise eshte e ngjashme ne te dy periudhat (6.9% ne periudhen 2002-2005 dhe 6% ne periudhen 2005-2008).

Per me shume ja vlen te shikohet njoftimi per shtyp nga faqja e BB si dhe:

   
Fjala e Camille Nuamah, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri në shpalljen e rezultateve paraprake të Anketes se Matje se Nivelit te Jeteses per vitin 2008

Banka Botërore është jashtëzakonisht e kënaqur që ka mbështetur gjatë dekadës së fundit, edicionet periodike të Anketës se Matjes së Nivelit të Jetesës në Shqipëri. Ky mjet është krijuar nga Grupi i Kërkimit të Zhvillimit Ekonomik të Bankës Botërore për të mbështetur vendet dhe partnerët e tyre në zhvillim. Ky partneritet afatgjatë me INSTAT-in dhe PNUD-in ka dhënë frutet e tij në Shqipëri në: ( i ) ngritjen e kapaciteteve lokale për anketimet,  metolodogjinë dhe analizat, ( i ) sigurimin e politikë-bërësve të qeverisjes qendrore dhe vendore me mjetet për të depërtuar në varfëri kudo dhe sigurimin që burimet që ata shpenzojnë për uljen e varfërisë të jenë më eficiente dhe efektive, ( iii ) dhe për të gjithë shoqërinë, të na lejojë në të mos harrojmë kushtet specifike të atyre që janë më të pafatë dhe me vulnerabël se ne.

Ne vërejmë me kënaqësi të madhe, si edhe të gjithë Shqiptarët, uljen e qëndrueshme të varfërisë ndërsa vendi lëviz nga tranzicioni drejt ekonomisë së tregut. Ky progres është një provë jo vetëm për shpirtin e vazhdueshëm sipërmarrës, i cili në këtë tranzicion ka mundur të marrë çdo avantazh si brenda ashtu edhe jashtë vendit për të përmirësuar kushtet përmes punës së madhe, kursimeve dhe investimeve, por edhe për përmirësimin e kapaciteteve të tyre përmes trajnimit dhe arsimit. Ky progres është gjithashtu një provë për lidershipin politik gjatë administratave të njëpasnjëshme të dekadës së fundit, të cilat kanë ndërmarrë reforma strukturore shpesh të vështira përmes të cilave ne shohim sot përfitimet.

Rezultatet e sotme paraprake na tregojnë se varfëria ka vazhduar të ulet në mënyrë të qendrueshme si rezultat i rritjes së vazhdueshme ekonomike dhe rritjes graduale të të ardhurave.

Megjithatë, rezultatet e sotme na tregojnë gjithashtu se ndërsa vendi zhvillohet, specifika e varfërisë po ndryshon. Tashmë nuk është një problem parësor në zonat rurale sepse varfëria në zonat rurale ka rënë me shpejt se në zonat urbane. Nga njëra anë, pabarazitë gjeografike mund të rriten sepse shkalla e varfërisë në zonat malore nuk ka ndryshuar shumë. Nga ana tjetër, migrimi i qendrueshëm i njerëzve nga zonat rurale drejt atyre urbane mund të gjenerojë xhepat e varfërisë në zonat urbane, ndërsa qytetet dhe bashkitë përpiqen ta zbusin atë duke siguruar shërbime ekonomike dhe sociale për popullatën gjithnjë në rritje.

Kjo na tregon edhe më shumë nevojën për të eksporuar më me kujdes çfarë mund të na tregojë një bazë e tillë të dhënash të pasura për karakterin, dimensionet dhe llojet e ndryshme të varfërisë në Shqipëri.  Një punë e tillë është shumë e rëndësishme jo vetëm për të sensibilizuar vendim-marrësit dhe partnerët e tyre në zhvillim, por gjthashtu na ndihmon ne të shtojmë përpjekjet tona për të depërtuar në varfëri, të hartojmë programe të tilla që mund të ndihmojnë njerëzit e cënuar që ndodhen midis nesh, për të larguar varfërinë dhe të sigurojmë që çdo Lek që shpenzohet për të ulur varfërinë të jetë më eficent  dhe efektiv.

Faleminderit

Sikurse e permenda me parë partneriteti afatgjatë me Shqipërinë ka ngritur gradualisht kapacitetet lokale për ta thelluar këtë analizë. Të gjithë ju këtu jeni mjet i çmuar dhe ne presim punën tuaj për ta përdorur atë që ndërsa Shqipëria zhvillohet ne nuk kemi asnjë arsye të lëmë ndonjë pjesë të popullsisë prapa.

Do të dëshiroja të bëja dy komente përfundimtare. E para që këto të dhëna janë marrë në kohën më të mirë të mundshme, për shkak të krizës globale, pak përpara fillimit të saj në mes të 2008. Ju keni në duart tuaja një mjet shumë të mirë si një fotografi se si po ia dilnin njerezit, kush po merrte remitanca dhe kush jo, pak përpara se të fillonte periudha e vështirë. Jam e sigurtë që nuk ka shumë vende me këtë avantazh. Kjo do të thotë që në muajt në vijim, ndërsa impakti bëhet më i prekshëm për njerëzit, aftësia e Shqipërisë për t’i drejtuar burimet dhe programet drejt më të varfërve është zhvilluar shumë mirë. Si kërkues, ju jeni gardianët e këtyre burimeve. Ju lutem kushtojini energji kësaj përpjekjeje për të këshilluar hartuesit e politikave.

Komenti i dytë dhe përfundimtar është se Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës (LSMS) ka provuar se është e dobishme për Shqipërinë. Shpresoj që këto tre matje të kësaj ankete të financuara deri tani nga komuniteti i donatorëve, të mbështeten nga qeveria për ta vazhduar këtë në mënyrë të rregullt edhe në të ardhmen. Kostoja e kësaj ankete është e vogël krahasuar me kursimet për të siguruar që burimet publike për reduktimin e varfërisë janë të targetuara mirë dhe në mënyrë efektive.

Kufiri i varfërisë ka qenë 5.722 lek të ardhura në muaj për 2008 dhe 4.891 lek për 2002.

Kufiri i varferise me nje diference 0,831 lek "ulje" mbas 6 viteve,eshte skanaloz.

Le qe ky niveli i varferise i percktuar me 5,722 nuk mund te quhet nivel varferie,por niveli i urise,ose i zise se shqiptareve.,sepse edhe bar te hane shqiptaret nuk u del

...nje shume e tille 5,722 lek ne muaj,bota harxhon per ushqim per qenin dhe macen,kafshe shtepiake.,qe trajtohen si "pjestar te familjes"!

Jam kurjoz te di si e kane llogaritur kete" kufirin e varferise"per shqiptaret,  ?..nje shume e tille eshte gati me pak se dy dollar ne dit? ..thashe dy dollar dhe me shume ,ne dite i japin qenit dhe maces,dhe kyyyyy kufi,per qenin dhe macen mund te konsiderohet si kufiri i varferise se qenit ose maces!!

..

Ulet shtresa e te varferve? Ulet per dreke? Ulet numri, ulet perqindja, zvogelohet/tkurret/reduktohet shtresa, ndoshta ...

Se pari, per t'i kuptuar pak me mire keto perqindjet, i bie qe rreth 400 mije shqiptare te jetojne ne varferi. Se dyti, sipas raportit tek faqja e INSTAT-it, varferia ne Tirane nuk eshte ulur. Nderkohe qe teksti i raportit shprehet se "Tirana gjithashtu, megjithëse shfaq nivelin më të ulët të varfërisë, nuk ka pasur reduktim të mëtejshëm në krahasim me 2005." Jo reduktim, por rritje, nga 8.1% ne 8.7% te popullsise.

Me tej, e kam problem menyren se si mbahen cmimet konstante me vitin 2002. Supozoj se kjo behet nepermjet inflacionit, shporta matese e te cilit jo vetem qe ka ndryshuar disa here brenda dekades se fundit, por eshte ndryshe per shtresat e varfra, ndryshe per te mesmet, e me rradhe. Nje indikator inflacioni per shporten specifike te shpenzimeve te familjeve te varfra, ku pesha e ushqimeve dhe venacerisht bukes do te ishte me e madhe, mund te tregonte nje nivel varferie me te larte (duke e ngritur lart nivelin e te ardhurave mujore per kufirin e varferise).

Me statistikat shqiptare pastaj eshte problemi i pergjithshem: to believe or not to believe.

Me statistikat shqiptare pastaj eshte problemi i pergjithshem: to believe or not to believe.

ncqqq sa optimiste.

Me statistikat shqiptare pastaj eshte problemi i pergjithshem: to fshish b... me to apo thjesht mos tu besosh  smiley 

problemi eshte se kur te duhen per punen, pasi ke fshire b..., duhet t'i vesh ne tavoline. keshtu qe edhe kjo dileme eshte ne fakt e zgjidhur smiley

dezi jam kurioze per ndonje ankete te tipit "sa % e familjeve shqiptare konsumojne mish 1 ose hic here ne jave" dhe duke perjashtuar vegjetarjanet kullera, do te na dilte ndonje shifer e bukur per varferine.

Artikuj optimist, nuk eshte ushqim per peshqit.

Pesimzem, varferi, skamllek, ushqimi yne.

Deshira e Shqiptarit eshte ; "te heqim keq gjithe se bashku".

Lumidrin ke nje fare te drejte. Ka edhe mundesi qe varferia te jete ulur ndjeshem dhe kjo do te ishte shume pozitive. Por po te ndjekesh deklaratat e qeverise shqiptare ne kemi lulezuar, me rritje galopante, me mireqenie, investime, privatizime kyce!! e me the te thashe, nje ekzagjerim i tille i arritjeve sa do t'ua kishte zili edhe Enveri. Prandaj perballe ketyre genjeshtrave te pergjithshme njeriu ndjehet i detyruar te merret me anen tjeter te historise. Ne rastin konkret, ka plot arsye per te dyshuar.

Megjithate, te therrasesh 'skamje' vetem sa e detyron palen tjeter te sajoje genjeshtra te reja mrekullish, keshtu qe te dalesh nga ky rreth vicioz eshte e veshtire.

Ceshtja eshte se ne keto statistika merret nje limit minimal te te ardhurash nen te cilin konsiderohesh i varfer, ndersa mbi kete kufi nuk konsiderohesh me i tille. Ne kete menyre, ketyre qypave u rezulton se kane dale nga varferia te gjitha ato familje te cilave u jane ritur te ardhurat edhe me 1000 lek te vjetra mbi ate limit.

Me matematiken jane ne rregull keta zoterinjte, po vetem me ate ama. 

He more se ngelet duke u ankuar juve atje.Neve na bie bretku ne pune 10-12 ore ne dite dhe kur kemi week-end duhen bere pazari apo gjera te tjera.Juve atje mbushni klubet 24 ore ne dite dhe ankoheni se skeni cte beni tjeter.Sa per varferine nuk e besoj qe ne Shqiperi te kete familje qe nuk kane buke.Ska pasur as ne kohen e Zogut,Enverit dhe nuk ka ne kete kohe.Ata qe kane qene pa buke dhe pa pune kane ikur ne Greqi dhe Itali dhe nuk jane barre per shtetin.

Por juve te PPU kur nje artikull eshte kunder qeverise jepni shifrat e BB apo FMN per te provuar qe keni te drejte.Tani qe ky qe eshte pro qeverise dhe keto institucione e kane bere llogaritjet na thoni qe nuk e kane drejt.

Personalisht asnjehere nuk i kam besuar burokratet e FMN apo BB,por juve i besoni atje ku doni dhe i vini ne dyshim kur nuk ja u do interesi.

Perse nuk i bini drejt qe urreni cdo gje te mire qe ben kjo qeveri?Keshtu do te ishte me e ndershme.

Jam i sigurte qe nese PS dhe shoku juaj Rama do te ishte ne pushtet do te ma i tregonit keto llogari si te perkryera.Dhe nese Rama merr pushtetin ne 29 Qershor per juve ska te varfer.

Mos u hiqni si te ditur se e di sa dini!Sa tju thote Edi Rama!

Solidarnosc

Ah sa me kenaqe me kete koment degjove, te falenderoj.

Shume emigrante kur kthehen nga Shqiperia me pushime, vijne shume te stresuar ketu, nuk u behet per te punuar, ngelen duke thene qe ne jetojme kot, vdiqem duke punuar, na iku jeta per l..., duke paguar vetem shokun BILL qe ju ne shqiperi se keni haberin se kush eshte ky shoku etj etj. Do me pyesni ju how come?Po se kur vijne  aty i shofin te gjithe neper kafene,edhe ata qe punojne edhe ata qe spunojne, te gjithe jetojne mire me shtepi luksi, me pushime neper Evrope, pa permendur ato ne Adriatik apo Jon, te gjithe me celulare, me dashnore, ngelen duke thene EVROPE  ishte bere andej nga BLLOKU  i TIRANES. U shofte Blloku ishalla dhe ate qe e ka ndertuar se po na merrni burrat me qafe.(shaka kjo)

Hajd shendet dhe mos u qani shume, se ashtu e keni pas zakon qe me mengjez.

kjo tregon qe ne jemi me mire se vellezerit tane afrikane apo indiane, ankohen kot njerezit !!!!

Harrojne qe ne shqiperi nuk po konsolidohet dot e ashtequajtura shtrese e mesme dhe se  thellohet akoma per dite hendeku  i piset mes pinjolleve te larte te fisnikerise te* kahershme* shqiptare dhe mases,harrojne qe nje intelektual ne shqiperi vashdon te jete ende i varfer, qe nuk ka nje status shoqeror, harrojne qe nje mesues sado i thjeshte te jete eshte ende i varfer.

Nejse per te mbajtur frymen gjalle ajri eshte pa lek, bar edhe po sgjeten e mbjellin vete, nga nje cader anes lanes dhe per cfare e  duam qeverine  , arrijme te konkurrojme dhe even me adamin.

Turp dhe faqe e zeze, hapni syte dhe shikoni batakun ku jetojme, edhe keta sojlinjte e rinj

...harrojne qe nje mesues sado i thjeshte te jete eshte ende i varfer....

Nje mesues ketu ne SHBA merr 35 mije $ ne vit.Edhe kjo eshte shtrese jo e pasur por e  varfer.Ne Greqi kam degjuar qe rrogat e mesuesve jane nga me te uletat.Po keshtu dhe ne Itali.

...Harrojne qe ne shqiperi ...thellohet akoma per dite hendeku  i piset mes pinjolleve te larte te fisnikerise te* kahershme* shqiptare dhe mases...

Ky problem nuk eshte vetem shqiptar.Edhe ne BE dhe SHBA po ndodh e njejta gje.

Une nje gje di o vellezer!Une dhe bashkeshortja ime kemi pune te mire ketu ku jemi, dhe paguhemi mire.Por ne fund te muajit nuk me mbetet asgje ose shume pak, pasi taksat, billat dhe AMT nuk te lene te ngresh koke.Dhe nuk eshte se pushimet i bej ne Europe por ketu ne SHBA.Dhe une nuk ankohem, pasi nuk nxjerr gje me ankesa,por them shyqyr zotit se ka edhe me keq.

Kam vellain ne Shqiperi qe kam me pak shkolle se une.Ka nje dyqan te vogel tip minimarketi.Pushimet e ben ne Greqi,Itali dhe  celular ka gjithe familja e tij.Gruaja e tij dhe ai vishen me firmato.Dhe ai ankohet gjithe diten e perendise!

Tani gjykoni kush eshte i pasur dhe kush eshte i varfer.

A i shkreti qe u kualifikoke per AMT dhe ta kaloka vellai me nje dyqan te vogel ne Shqiperi smiley

 

Hint: Pyete njehere se mos merret me ndonje gje tjeter pervec atij dyqanit se sikur s'dalin llogarite.....

Nuk thashe ma kalon apo jo:Thashe gjykojeni vete kush eshte me i pasur.

...Hint: Pyete njehere se mos merret me ndonje gje tjeter pervec atij dyqanit se sikur s'dalin llogarite.....

Fraze tipike e njerezve qe nuk kane pergjigje.

Jo vella e di shume mire qe nuk merret me droge.U kenaqe nga pergjigja?Se per llogarite e te tjereve jeni shume te afte...

...A i shkreti qe u kualifikoke per AMT dhe ta kaloka vellai me nje dyqan te vogel ne Shqiperi ...

Te kualifikohesh per AMT nuk do te thote qe je i pasur.shumica e klases se mesme i ze AMT.Dy bashkeshorte me Master qe bejne 75mije$ ne vit secili i ze AMT qe do te thote 26% takse plus taksat e tjera.Perseri po them se mua nuk me dalin paret per te bere pushime ne Itali.Nuk e beson.Mos e beso,puna jote eshte.

Une s'kam pse bej llogarite e te tjereve, je ti ai qe i nxorre ne pazar muhabetet e shtepise per te vertetuar teorine me te lezetshme te te gjitha koherave; "njerezit ne Shqiperi kane para por ankohen kot"!!!

P.S. Nqs ti ben 150G ne vit dhe s'te dalin parate te besh pushime ne Itali atehere s'duhet te kishe marre aq shume borxhe per ne shkolle, apo s'duhet ta kishe blere shtepine aq te madhe, apo te mos kishe 2 makina Europiane ne rrugicen e shtepise. Eshte e thjeshte smiley

American boy, te lutem eja jeto ne shqiperi se ti me duket  po vuan shume andej, konkurro edhe vellain qe edhe ti te mos mbetesh i pakenaqur nga kjo jete.

Aty ku ju punoni une vij per pushime , e pare kjo ne aspektin personal eshte fantastike ,por nqs kapitalizmi shqipetar do te ishte unik me te tjeret, me vjen keq  po ti ne amerike nuk duhet te ishe integruar fare dhe do te kishin shkelmuar rende qe ne kufi.

eja , eja ne memedhe dhe provo balten qe te ofrojne.

ahahhahaahah mos u cudit kur te thone se lala Gjoni ka qene i dehur dhe nuk di se cprralliste.

 faleminderit.

Edhe pse per shijet dhe origjinen time duhet te ishe spostuar pak me ne jugperendim, gjithesesi me lejo te te kujtoj qe per mua kjo nuk eshte kenge e padegjuar , me bucet cdo dite ne vesh mua dhe femijeve te mi, nga kafenete dhe lokalet ,  po njohe ndonje prej pronareve...thuaj ta uli pak vol.thank you.

 

Dhe une nuk ankohem, pasi nuk nxjerr gje me ankesa,por them shyqyr zotit se ka edhe me keq.

?

 E kam fjalen qe nuk ankohem kot, sic ankohen njerezit ne Shqiperi.

Qe ne Shqiperi shperdorohet paraja, nuk perben lajm!

Njerezit duan te frekuentojne baret, te perdorin celularet, makinat, te hane mish dite per dite, te luajne kumar, te vishen me rroba te kushtueshme, te bejne pushime, te drekojne e darkojne ne restorante, dhe... pastaj thone "nuk na dalin leket"!

Normal qe nuk te dalin leket!

Sikur te hanin makarona me salce domatesh nje dite po, nje dite jo, ne shtepine e tyre, gjendja do te ishte ndryshe.

... dhe te mos harrojme qe ne Itali, une shpenzoj mbi 40% te te ardhurave ne taksa dhe kontribute (pervec TVSH-se)! Ne Shqiperi as nuk e kam idene se sa paguhet.

Prandaj ne Shqiperi mbizoterojne, nga nje ane barkderrat (qe bejne gjoja si te jashtem) dhe nga ana tjeter infrastruktura e derrave (prej bote te trete, prej verteti)!

 Mos u zini djema se rritja e te ardhurave per shqiptaret, nga 4,891  ne 5,722 brenda nje harku prej 6-7 vjetesh eshte arritje e madhe per ata qeveritare. Vertet me hapin e breshkes por ama e rriten standartin sa per te thene.

5.772 leke ne muaj, po i rrumbullakos e po i marr si 6.000 leke ne muaj meqe jam dashamires ndaj cdo lloj qeverie. muajt po i marr 30-ditesh.

i bie 200 leke ne dite. me 200 leke ne dite mund te blesh:

1 buke: 60 leke

1 l qumesht: 80 leke

2 veze: 30 leke

1 tufe hudhra te njoma: 40 leke (oops kaloi shuma...)

mishin, perimet etj, harrojini. ilacet harrojini. elektriciteti, uji, arsimimi, jane luks per kete 12% te kequshqyer te popullsise.

ftoj te gjithe emigrantet te kthehen dhe te vijne te pine ndonje birre sot nga blloku, meqe i paska kap malli i atdheut. le te marrin dhe 50 euro secili me vete, se po ju gjej dhe ndonje kurve!

kurvat jane falas or ti nga blloku

ato qe ke ndermend ti jane profesioniste te nderuara

kurvat falas harroji or ti, ato qe s te marrin eurot, te dalin me shtrenjte. gjithsesi, kur po flisja per 50 euro, e kisha llafin per nenat qe duhet te mbajne femijet me buke e me shkolle me plot 5772 leke.

mire, s'po i them, po bej sikur s'e di nga buron prostitucioni, shitja e femijeve, vjedhja ordinere, vetevrasja, depresioni etj.

natyrisht, pergezime qeverise qe brenda 100 vjetesh ka arritur te permiresoje kaq shume nivelin e jeteses.

5.772 leke ne muaj per capita .Ja po e rrumbullakosim 6000 leke.Mesatarisht nje familje ka kater persona.4 x 6000 = 24 000leke per familje.Pra nje familje konsiderohet jo e varfer nese shpenzimet e saj jane mbi 24 000 leke ne muaj.

Ketu ka nje kontradiksion te madh sespe zyrtarisht ne Shqiperi sot qe po shkruaj numerohen 90 000 familje te cilat marrin cdo muaj nje ndihme ekonomike mesatarisht 3000-4000 leke ne muaj. 

Diferenca dhe kontradiksioni mund te vije nga qasja metodologjike. LSMS merr si tregues shpenzimet kurse skema e ndihmes ekonomike targeton familjet e varfera nisur nga te ardhurat. 

Sipas logjikes ka dy mundesi: ose familjet qe trajtohen zyrtarisht si te varfera fshehin te ardhurat e padokumentuara (remitanca, pune e zeze) dhe realisht perfitojne padrejtesisht NE ose  metodologjia e LSMS eshet e dyshimte.

Ka ndonje ekspert qe mund te na hedhe me shume drite per kete mosperputhje qe ja ben muuuu.??

 

Nen 2,5 dollar,dhe jo nen 2 dollar per fryme, konsiderohet sot niveli i varferise ne bote.

.......

Mesatarisht nje familje ka kater persona.4 x 6000 = 24 000leke per familje

 

Une do ta llogaris ndryshe:

2.5 dollar x 4 persona te nje familje= 10 dollar ne dite i duhet nje familje te dali nga varferia.Pik.

10 dollar x 30 dite =300 dollare ne muaj.

Pra 300 dollari duhet te merret si pike referimi,nen kete nivel quhesh i varfer.

Nndersa shifra e rrumbullakosur 6,000 lek pjestuar per 30 dite=200 lek(2 dollar)

200 lek,pjestuar per 4 persona,i bie 50 lek per fryme ose 50 cent eshte niveli i jeteses se atyre qe marin 6 mije leke te rrumbullakosura,per hir te "optimisteve"

50 cent per fryme, eshte varferia ekstreme,ekstreme,ekstreme,ekstreeeeemeeeee!

Me kete ekstremitet jetojne 90 000 familje shqiptare,te publikuar si ,3.5% e popullsise! apo e kam gabim?

 

spiritus ben mire qe na kthen ne teme por fatkeqesisht debati nuk egizston nese ne duam ta perdorim si mates te mireqeverisjes.

Gjithsesi, nese lexon shifrat qe ka nenvizuar llukani me lart, vihet re se, ne fakt, ritmi i renies se numrit te popullsise teknikisht te varfer eshte me i ulet se ne qeverisjen paraardhese. Eshte me i ulet ne vlere absolute pasi ne vlere relative e ka ulur me shume qeveria aktuale. 

Duke hequr menjane hipokrizine e nevojshne te debatit (kujt iu TM nese ca vete moren 100 leke me shume ne muaj e teknikisht nuk jane me te varfer?!), mua me beri peshtypje ne diskutimet televizive PAAFTESIA e opozites (me aq sa pashe une) per te interpretuar shifrat. Pata pershtypjen se nuk e kishin idene c'eshte niveli i varferise per te cilin po flitej. 

Jo se te gjithe perfaqesuesit e nje force politike duhet te jene teknike te shifrave por mungesa e nje orientimi sot (nje briefing 5 minuta do te ishte i mjaftueshem) te shpartallon shpresat mbi mundesine e nje drejtimi efikas e eficient te shtetit neser.

 E kam fjalen qe nuk ankohem kot, sic ankohen njerezit ne Shqiperi.

kur thu "njerzit" osh cik si e pergjithsume, se nuk jon tgjith qe ankohen, jon vetem ata qe kon interesa te caktume politike (apo qe i duket vetja si shpetimtare ala te pakurorzum, qe festojn 29 nentorin, 5 majin e festa te tjera sllave, qe me i lume retorike emocionale i duket sikur bojn nai sens kur folin). dmth nvecanti jon llasticat histerike qe "pikellohen 24/365 per vegjeline dhe hallet e saj" dhe meqe "pikellohen" kan kry misionin e tyne ne jete dhe kan fitu kshu te drejten te shperndajn vendime dhe akuza ka majat e tyne te paarritshme te autoritetit moral

me met me e msu realitetin prej ktyne me i llaf, del qe e vetmja gjo qe nijn per ket ven osh i urrejtje e thell qe i blu permren, sikur i kan implantu me zor demek. material per revolucion para kompjutrit me i llaf

U bo ne by.a e atyne me u merakos per te mjeruarit!

Rrini mer urte e myllni gojen se qiviriut nuk i mjafto qe vjedh e vret po do me nejt edhe rehat pa njerez qe i trajne capin me moralin e tyre "komunist"!

3,5 % e popullsise se Shqiperise ,qe jeton ne nje varferi ekstreme,nuk kane mundesi te lexojne nje liber,te shkojne normalisht ne shkolle,te bejne nje jete normale te pakten si qenie njerezore,jane nje vrime e zeze per politiken shqiptare.,qe ne mes te evropes,e rrethuar nga vende te zhvilluara,drejt perendimit prane dijes,shkollimit,"intelektualizmit",prane burimeve te pasura te vendit,tokes mesdhetare,nen te, dhe mbi te ,me nje popullsi te vogel,te mos ja dal dot te mbyll kete vrime te zeze.

Eshte Shqiperia sa India, Kina?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).