UÇK-ja, kampe torturash në Shqipëri?

Dëshmitarët thonë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbajtur një rrjet të burgjeve ilegale në bazat e tyre në Shqipëri, gjatë dhe pas luftës të vitit 1999. Detajet nga ajo që ka ndodhur nëpër këto kampe, dalin në pah pas dhjetë vitesh.

Me tutje lexoni Balkan Insight.

36 Komente

Kush nga autoret e ketij raporti e formuloi shprehjen "kampe torturash"?

Po kampet e refugjateve te pastrimit etnik, kondiderohen "kampe torturash" apo "kampe qejfi"?

Kjo eshte per t'u dalluar nga "kampet e pushimit te pioniereve".

Kush nga autoret e ketij raporti e formuloi shprehjen "kampe torturash"?                        By Altin Raxhimi, Michael Montgomery and Vladimir Karaj

Mos vrisni mesazherin. Me mire qe e dime se c'thuhet e shkruhet. Kjo eshte thjeshte per lajmerimin tuaj, jo per ta mbeshtetur si akuze. Information is Power!

big deal dhe po te kene ekzistu! 

Poshte Serbi!

Rrofte Tushja!  smiley    

paske ardhe ti mer t'keqen motra smiley

tu bofsha kurban jarabi smiley

pse e mshite postimin tim mre admina. jeni bo mo keq se zanfi ne parlament qe te fik mikrofonin smiley

Nqs. keto jane "*ordhet" e serbeve, a kemi aftesi qe t'ju pergjigjemi, pervecse te informohemi?!

Pergjigjen ja ka dhene me kohe presidenti i Kosoves, presidentit te Serbise:

"Serbia hiqet si viktime, a thua ti se nuk kishte asnje gisht ne katrahuren qe shkaktoi ne Ballkan!" (Dicka e tille)

Kur te permendin fajet - ti permend fajin e tjetrit! Asnjenjeri s'eshte engjell ne kete bote!

Ajo ishte lufte! Dhe lufta ka edhe rrober! Ishin ne Shqiperi keto kampe? Edhe? Ne e kemi njohur pavaresine e Kosoves me kohe dhe e kemi mbeshtetur ate fare hapur.

Une per vete nuk kisha informacion per kampe te tilla, ndoshta sepse media shqiptare nuk do te botoje dhe ne nuk duam te lexojme per gjera te tilla. Sepse ne jemi etike, edhe kur na shkaterrojne vendin ne nuk kalojme ne eksese.

Per kuriozitetin tuaj qe nuk doni te lexoni kesi fare sakrilegjesh, te burgosurit, torturuarit dhe vraret neper keto kampe mendohet se kane qene kryesisht shqiptare te Kosoves te akuzuar per bashkepunim. Dhe kamp torturash ndoshta eshte nje mesatare mes burgut dhe kampit te shfarosjes. 

Megjithate, nje metodologji e zakonshme per burime si BBC-ja -organ i cituar edhe ne kete artikull, nje kontekstualizim i situates duhet bere ne fund te artikullit, psh per numrin e menduar te te burgosurve dhe te vrareve gjate konfliktit, per te pasur nje sens te bilancit te gjerave.

Fiks fare olsib. Ne duhet te kujtojme c'kane bere ata sa here hapen keto muhabete. As s'kemi fare pse merremi me pergenjeshtrime. Atyre u takon t'i provojne kurse ne i kemi te dokumentuara ato qe kane bere shkiejt.   

Admin , nuk ka gje se i fshin komentet por mendo se ca do ishte bere ne nje blog serb sikur admin te kishte bere kete prurje: " Serbet kane bere tortura ne Kosove".

Ekzakt, sepse i shari shan!

Mos te harrojme qe Beogradi sot banohet nga njerez me probleme te medhaja post-narkoze dhe post-traume. Shumica e meshkujve kane qene ushtare.

Shume njerez i jane dedikuar besimit, shume te tjere i jane dedikuar te keqes.

Dhe keta te fundit, ne vend qe te fillojne nje proces "pastrimi" te ndergjegjes, kerkojne te praktikojne fije e per pe teorine e kundra informacionit. A thu ti se keta jane ende ish-Jugosllavia e nje kohe dhe jo nje republike tjeter e vockel dhe provinciale "land-locked" ne zemer te Ballkanit.

Prodhonin makinat "Yugo" keta tipat ne fund te viteve '80! Tani prodhojne "gjonat" e zakonshme ballkanike!

Dhe keta jane 2-fish fajtore se jane dhe me te qytetarizuar.

Por fundja fshatari i ballkanit, fshatar mbetet edhe me 700 mastera!

....e shikoni pra që krisma nuk ka patur? Edhe nëse ka patur ato kanë qënë larg...Luftë është...

Ah mer ET, ngeli Shqiperia duke eksportuar pasuri natyrore si ca e ca, qe dine gjithmone t'a mbyllin me stil muhabetin.

E vertete €T,

Vetem se se ende sot prodhimi nuk ka filluar.

Fiat-i do te prodhonte modelin Punto te vjeter - jo ate aktual, dhe do te ishte nje zgjidhje pak e kushtueshme per tregun e brendshem.

Por, nderkohe "Renault"-i filloi te prodhonte "Dacia"-n ne Rumani, me nje cmim shume me te mire, (dhe tregu serb e konfirmoi), keshtu qe pervec kontratave qe mund te firmosen, plani i biznesit eshte aktualisht i deshtuar.

Dhe sdq. jane gati 20 vjet humbje kohe ne mes, te cilat me veshtiresi do te rekuperohen.

Dacia ne qese 5000 euro.

Ndersa Fiat-Punto Serb ne qese, ne mos gabohem, mbi 7000 Euro!

Që ka pasur abuzime dhe vrasje të të pafajshmëve dihet, se në çdo luftë ka, por do ishte mirë të vërtetoheshin dhe të dënoheshin ata që kryen torturat dhe vrasjet. Disa e kanë kollaj të shfajësojnë torturën dhe vrasjen e serbëve dhe romëve (që për mua është po aq makabre sa vrasja e shqiptarëve nga serbët, thjesht ndryshon në numër), por për ata të shkretët shqiptarë që e hëngrën kot duke u akuzuar si tradhtarë?

Nuk eshte njesoj doro. UCK nuk ishte ushtri e rregullt e nje shteti pale te konventave te gjeneves dhe protokolleve shtese. Nuk mund te presesh te njejtin pergjegjesi nga nje grup fshataresh qe rrembejne armet dhe nga nje ushtri e rregullt qe deri dje mbahej si e dyta ne Ballkan.

Nuk mund t'i veshesh pergjejgesine e ca kryengritesve popullsise se kosoves apo shtetit te krijuar pas lufte ashtu sic mund ti veshesh pergjegjesine ushtrise se shtetit Jugosllav qe perfaqesone kryesisht popullsine serbe.

S'do të thotë gjë Tironso nëse s'ishin ushtri e rregullt apo jo. Mos do të thuash që vrasësit ordinerë s'duhet të mbajnë përgjegjësi për vrasjet e tyre pasi s'bëjnë pjesë në ushtri? Dëno ata që dhanë urdhrat, dëno ata që kryen veprat (me urdhër apo pa urdhër). S'po them dëno epërorët që s'dhanë urdhra.

Idiotizma te tilla edhe ne dukje me vlere skupi ose te tipit "Nje admin po kafshon qenin" mbajne ere . Mos pyetni perse ka rene niveli PPU !!!!! Me falni se edhe kete nuk e pashe qe qenka ne radhen e pelqimeve te Alisa ..T.

Per mendimin ti,  nuk eshte se duhet te tregojme Patriotizem , duke i harruar keto gjera, qe edhe mund te jene fakte te verteta.

Thjeshte lufta ka mbaruar,edhe ne tregojem kulture qe mund ti hetojm edhe keto rastet.Tortuar eshte gjithmone e denueshme, edhe smund te justifikohemi, se une te kam vrare 10 edhe ti em ke vrare 110 mua,keshtu ti mos fol.Jo mer vella duhet te flasim edhe per aot 10 edhe per ato 110 , normal denimin ti do e me marresh me te madh ( edhe sic e mori Serbia ) por jo ti qe ke vrare 10 te harrohet fare.

 Nje situate e tille, eshte edhe Traumat, post lufte, qe kishin ushtaret amerikane ne Vietnam,ose edhe ne Irak, qe kishin keq perdorur forcen. Ose fotot qe u bene publike, duke perdhosur edhe tortuar te burgosurit, Edhe keto moren denim e merituar ( edhe pse skam sh info per kete. )

Por mendoj,edhe nje debat i till ka vend per hetime,edhe komente, edhe kjo nuk ia zbeh lufte se Kosoves, rendesine e saje.

ciao

E kemi nga pamundesite teknike them une; burgjet e 1999es i zbulojme ne 2009en, me kete ritem ne 2019 do zbulojme qe ne 2009en kemi pasur krize.

Trop nje mal me KOKA  smiley.....Rrofshin veshderrasit e frymezuar nga fotografite e gazetave . Ne 2020 do zbulojme se Bushi erdhi kastile ne Shqipri per te denoncuar krimet e torturat e UCK po e shtyne Mamurrsit dhe Fushkrujsit te thoshte : Mjaft!  Per kete ka  info nje Mamurrsak  si anetar i PPU smiley

Te thuash se serbet kane vuajtur dhe torturuar nga shqiptaret eshte nje tjeter genjeshter alla BBC.Serbet kane vuajtur aq sa mund te vuaje nje peshkaqen kur i shqyen njerezit dhe ju ha gjymtyret.Gjete ketij procesi viktimat edhe mund te luftojne dhe ta godasin peshkaqenin apo ta plagosin pak ate.

Ajo qe po ndodh tani me tipa si Dori  eshte qe ne emer te perfeksionit ( ultra majtizmit apo anti shqiptarizmit)  po i qajne hallin peshkaqenit qe ka marre ndonje plage te vogel dhe po denojne viktimen qe kuderveproi.

Serbet dhe qeveria e tyre akoma thone qe nuk kane bere asgje te keqe gjate viteve 90'.Ndersa juve na cani koken me ligje dhe drejtesira majtiste.

Me vjen cudi qe edhe administrata e peshkut pa e vrare ndergjegja boton artikuj te tilla pacavure.

ajo web site eshte per propagande serbe, serbet hiqen si ujq me postoqi delesh

po ne Kosove jane rreth 2000 te humbur qe jane marre dhe vrare ne serbi dhe pastaj jane varrusur si kafshe ne vorre te perbashket pa emer, ose jane djegur ose hedhur ne lume. Plus sa gra - femije dhe burra kane vrare ne Kosove? pa i numeruar vujtjet e tjera qe zgjaten me shekuj. Dhe ata kane fytyre te ankohen!!!

lexo ca bullaliqe te tyre ne http://www.topix.net/world/serbia se hiqen si viktima

Keto i kam degjuar si "thashetheme" me kohe.  Bile nga Shqiperia, por te pershperitura.   

Pertej Balkan Insight, gjendet si artikull edhe tek BBC, marre nga Center for Investigative Reporting.  

Jam dakort nga ana "legale" me kete qe thote Tironsi:

Nuk eshte njesoj doro. UCK nuk ishte ushtri e rregullt e nje shteti
pale te konventave te gjeneves dhe protokolleve shtese. Nuk mund te
presesh te njejtin pergjegjesi nga nje grup fshataresh qe rrembejne
armet dhe nga nje ushtri e rregullt qe deri dje mbahej si e dyta ne
Ballkan
.

Por kjo s'do te thote qe s'ka ndodhur, pavaresisht ceshtjes se juridiksionit. 

Megjithate, duhet pare ne nje kontekst me te gjere.  Ate te
konfliktit, ate te luftes.  Qe transformon, apo nxjerr me te shemtuaren
tek njeriu.  Eshte naive te mendosh se nuk mund te na ndodh as neve
(sidomos duke pasur parasysh atrocitetet nga pala tjeter.)  Permendet
rasti i atyre vajzave kosovare.  Nuk do cuditesha, nuk ka qoshe ne
Europe pas LIIB te mos kete patur "malena" ne kuptimin e tortures i te
njomit me te thatin.  Flitet pak dhe teper pak, (meqe ra fjala per
ushtrite legale) per "genocidin" e Einsenhower.  Apo per bashkepunimin
e disa rabineve (dhenie listash) me nazistet ne shkembim perjeten e tyre, apo per me shume. 

Nuk eshte tradheti te jesh ne dijeni te anes tjeter te
konfliktit.  Por pse pikerisht po "investigohet" tani, dmth koha, eshte
tjeter ceshtje.

Mendoj se gjeja me e mire ne kete bote eshte te mbash kembet ne toke dhe ne kete rast i bie te studiosh faktet. Uçk, deri ne 1997 mezi dha nje konference shtypi ne Shqiperi. Gjithmon shihej me pakez dyshim, gati ne ter qarqet politike, mediatike, ekonomike, biles ne qarqet ekonomike shihej si nje prishese e ter statu-quose/gjendjes ekzistuese, e si rrjedhim mendohej dhe si nje vegel apo truke te serbeve. Kjo e pengoi deri diku qe ajo te afirmohej apo te hidhte bazat ne Shqiperi. Me shume sukses, Uçk pati ne perendim (ne mes emigracionit kosovar) se sa ne Shqiperi. Per hir te vertetes duhet thene se me shume mbeshtetej politika paqeduruese dhe dipllomatike e Rugoves se sa ajo e luftes se Uçk. Keshtu qe bie ajo qe thuhet ketu se Uçk ka pasur baza ne Shqiperi. Edhe per ate qe thote Mavria se n'kohen e Derbederit sterviteshin ca kosovare qe si perfundim qe te gjithe rane ne duart e UDB jugosllave, une kam pershtypjen se keto kan qene lojrat e sherbimeve sekrete per te provuar lojtaret e tyre te kundraspiunazhit, pra lojra burokratike qe s'kane te bejne fare me lindjen e ndergjegjes se kundershtimit me arme ndaj koloniziatorve serbe. Tjeter loja e dhomave te mbyllura te sherbimeve qe mbetet brenda zyrave dhe tjeter urrejtja e popullit ndaj shtypjes dhe torturave qe ushtronte pushteti serb ndaj popullates autoktone shqiptare ne Kosove.

Mire te na e bejne! Prokuroria Serbe ngre padi penale dhe heton duke u bazuar ne nje  genjeshter te paster, ndersa prokuroria shqiptare  fle gjume!!!  Gjithmone me mendimin se lajmet e keqija ikin vete.  Shume te pa afte jane, sepse per patriotizem edhe nivel pergjegjsie as qe behet fjale.

Perse prokuroria shqiptare nuk ngre padi penale ndaj Karla Del Pontes per shpifje? Perse qeverite si ne Kosove dhe Shqiperi nuk hedhin ne gjyq BBC per manipulim te ngjarjeve ne Kosove ? Per shpifje dhe perhapje trillimesh te kesaj natyre? Gjithashtu Prokuroria shqiptare (meqe ne keto akuza permendet Shqiperia)  urgjentish te kerkoj shpjegime nga UNMIK dhe EULEX , ne te kunderten perseri te ngrej padi ne gjykaten nderkombetare ne perfaqsim te familjeve shqiptare qe akuzohen per organet e viktimave.

Gjithashtu qeveria shqiptare me ate bukuroshin te kerkoj shpjegime nga qeveria Serbe dhe publikisht te ankohet ne BE dhe ne organizmat e tjera nderkombetare.

Perse Shqiperia nuk ngre padi te gjykata nderkombetare ndaj shtet Serb per minimin e kufirit Shqiperi - Kosove i cili ne menyre te hapur u be ne kundershtim me ligjin nderkombetare?

Te shkaterojne nervat kote injorantet!

 Gjithashtu qeveria shqiptare me ate bukuroshin te kerkoj shpjegime nga qeveria Serbe dhe publikisht te ankohet ne BE dhe ne organizmat e tjera nderkombetare.

Sepse  qeveria shqiptare eshte pushtuar nga serbet e pro serbet.

 

pyeta eshte a duhet shqipetaret ti japin rendesi cfaredo lajmi qe del nga bbc-ja. Nuk dua te mohoj qe eshte nje media nga me seriozet ne bote,por cuditerisht me shqipetaret kjo media ka perdorur historikisht dhe vazhdon sot te perdore racizem te paarsyeshem dhe prodhon lajme diskriminuese here pas here. Gjithashtu kam veshtruar se kjo media tregon nje simpati te vecante per serbet dhe ruset.

BBC'a ka rene ne dashuri me Ruset dhe Indianet, shih sa programe jep per Rusine qe e pershkruan si vend shume i mire me njerez te mrekullueshem, interviston gazetare Rus, programe me guzhiniera Rus, kengetare dhe rrobaqepse ruse, edhe pse kane arsye te permendin Chechenine, korrupsionin me te madh ne bote, vrasjet e perdishme nga qeveritaret ruse, por BBC nuk don ...dhe cdo program me nga nje indian smiley

Si kudo ato gazetare te BBC'se jane me rroge dhe influencohen me pak ekstra pounds, dhe shume jane fetare qe nuk u pelqen kosova muslimane. ne ket rast ai gazetari i BBC'se eshte i bazuar ne Rumani, keshtu qe nuk ma merr mendja te kete facte qe te quaje individualet si UCK, pa pasur fakte ne bazat qe kishin ne Shqiperi. Ne angli policia po keqtrajton dhe vret njerezit, pse se cuan BBC policine e UK torturuese vrasese?

Per sacmexhinjte e peshkut :

Thaçi deklaron SOT : ...mund të ketë patur individë që e kanë "keqpërdorur uniformën e UÇK-së", por ka shtuar se UÇK-ja e ka distancuar vetveten nga këta individë. ...

deklaron apo deklaroi.ka nje ndryshim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).