Shaka 1 prilli, material për frikëndjellje mediatike

"Marrëzi kolektive, gjumë në klasë... dhe e kanë parë veten në spital." Kështu e fillon shkrimin gazeta Shqip për një lajm mbi një shaka të disa gjimnazistëve në Sarandë që si rreng të 1 Prillit kishin marrë qetësuesë dhe ia futën gjumit në orë të mësimit.

 

Shkrimi i plotë nga gazeta Shqip (url)

Marrëzi kolektive, gjumë në klasë... dhe e kanë parë veten në spital. Kjo ka qenë shakaja më e rrezikshme e 1 prillit në Sarandë. Protagonistë të saj u bënë paraditen e së mërkurës 20 nxënës të klasës së dytë të shkollës së mesme jopublike "Dea" në qytet. Për të "gënjyer" mësuesit e tyre, ata vendosën të punojnë një rreng, duke marrë në farmacinë më të afërt të qytetit 60 tableta Diazepam, që është një lloj valiumi, por me fuqi vepruese më të lartë. Në atmosferën e shakave të "ditës së gënjeshtrave", vajzat ishin të parat që gëlltitën tabletat e para e pas tyre edhe djemtë, që u bënë anormalë dhe dolën nga vetja pas momenteve të para të kapërdimit të tabletave gjumëndjellëse. Nxënësit e përfshirë në "lojën e gënjeshtrave", fillimisht kanë marrë si me komandë nga një kokërr Diazepam. Ora e parë e mësimit kaloi pa ndonjë shqetësim të dallueshëm, pasi tabletat ende nuk kishin nisur të vepronin. Duke e marrë veten për "të fortë", disa provuan të marrin edhe kokrrën e dytë e të tjerë edhe të tretën. Në kohën kur do të niste ora e tretë e mësimit, medikamenti e bëri efektin dhe e gjithë klasa flinte për shtatë palë qejfe. Mësuesja e lëndës ka mbetur e shtangur në një klasë, ku thuajse të gjitha vajzat dhe djemtë kishin ulur kokat dhe po bënin gjumin e stimuluar. Ajo i luste të ngriheshin në mësim, por askush nuk reagonte, jo më të përgjigjej.

Kjo ka krijuar një situatë nga qesharake në dramatike në klasë, që i ka vënë të gjithë mësuesit në alarm. Nxënësit e përgjumur janë transportuar për në spital, ku është marrë vesh e vërteta e shakasë së rrezikshme. Drejtori i spitalit, Arben Vogli, tha madje se të gjithë iu nënshtruan marrjes së serumit. Ndërsa mësohet se njëra prej nxënëseve të përfshira në aventurën e 1 Prillit, që mendohej se kishte marrë më shumë se tri tableta Diazepam, paraqiste vështirësi më serioze në frymëmarrje dhe për të ishte e domosdoshme marrja e oksigjenit. Vetëm pasi kanë kaluar 3-4 orë, gjendja e tyre u përmirësua

15 Komente

Po me dhembin brinjet nga te qeshurat smiley

Maluketer smiley

Ato tonat duken xhevahire para ketyre loool.

Kush ishte shakaja këtu?

ed, kur te kesh pire nje dore te mire vitaminash, duke kujtuar se ishin dicka tjeter më me zarar, se ashtu ishe ne nje hall te madh lol, do te dukej si tip "shakaje" smiley (Pervec dhimbjes se stomakut, edhe ca te bertitura ne fakt, pa zarar qe ajo pune.)

PS: Por meqe do seriozisht, reagimi im i pare qe nga i gjeten keta kalamojat ilacet e gjumit pa receta.  Se psh, une do kapja farmacisten e prinderit per veshi ...

Imagjinoji kokat e nxënësve, gjej çdo fytyrë 7-8 vjeçari, dhe imagjinoje të bjerë si fik i pabërë me kokë mbi bankë. Një klasë e tërë njeri pas tjetrit. Me gjuhën që u del jashtë, sytë e perënduar, ndonjë lëvizje mekanike para gjumit... Imagjinoji të bien me fytyrë mbi libra të hapur dhe mësuesen e pataksur që nuk mund të dijë se nga i erdhi kjo gjëmë... duke lëvizur nga njëra bankë në tjetrën, sa ngre njërin nxënës, bie tjetri... ahahahha do jetë përmjerë e shkreta... smiley

 

 jo jo J. ka filluar kshu:

..nga mezi i klases, dikujt i eshte hapur goja... aaaaw... pastaj ka filluar dhe shoku ngjitur... madje edhe vete zysha qe vuan nga guri kronik ne veshka, duke pare gjithe ate hapje goje, i eshte hapur goja... per disa minuta, nuk eshte arritur te merret vesh gje se te gjithe hapnin gojen...derisa dikush filloi te zverdhet, dhe zysha i tha klases: mir mir, qetesi, ja e hapem gojen, u kenaqem, tani mendjen ne mesim... ketu eshte degjuar nga cepi nje nggrrrr fhfhfh... dhimitrula, vajza obeze e drejtorit sarandjotas qe fle per shtate pale qejfi mbi fizike...pastaj vazhdimin e ke bere ti aty siper... dhe vijon ketu nje kokerr Valiumi qe qesh

Po dale ore, se nuk është bërë mbyllja... Mësuesja vë alarmin pasi në fillim u lutet të ngrejnë kokat, pastaj u flet me të mirë, andej nga mesi i kërcënon një për një, u flet emrat Dhimitrula!! Kristaq! aha... hiç. Fillon e frikësohet, vërdalloset nëpër klasë si pulë e shashtisur, rresht më rresht e bankë për bankë... Mbulon frikën me bërtitje e kërcënime pa fund, me fjalë që i dalin si prdht e ftohura lol, në fund dorëzohet dhe rend te drejtori duke shkulur faqet.

Hyn drejtori, e në fillim vesh zërin e tij me autoritetin e dhënë prej detyrës. Flet shkurt e prerë. Çohuni! Kujtohet që ka vesh kostum e livando atë ditë, dhe shton: Horra, maskarenj! Disa anëtarë të tjerë të trupit pedagogjik, vijnë me ftesën e alarmit të dhënë nga mësuesja, e hyjnë të kontrollojnë nxënësit.

Pas ca minutash, një mësues i ndjeshëm thotë fjalën magjike: Zgjohuni! Aty vijnë në të të tjerët, se nxënësit janë në gjumë... Japin e marrin me disa dacka gjysëm zgjojnë njërin  "frikacak" që ka pi vetëm një kokërr. Ky përgjumësh deklaron se i pëlqen ajo çupa në bankën e tretë dhe ia fut gjumit prapë... smiley

 

 

diazepami e fillon avash ate muhabetin, dhe ka gjithe ate jete plazmatike, keshtu qe keta tytat prandaj jane detyruar te marrin shpejt 2-3 tableta. Keshtu qe ketyre pasneser u del valiumi.  Per mendimin tim, kur ke ndermend te vdesesh duhet te marresh xanax ose loram. Dhe duhet te shkosh ne Sarande, se u merrkan 60 tableta pa recete fare. ec aty!

Do kish qene mire qe ata trimat qe provuan me shume se 2 kokrra te mos ishin zgjuar fare, mbase kjo do i benet te tjeret ta pyesnin bythen mire para se te luanin me zjarrin.

ore aty thot shkolles se mesme.. klasa e dyte? paskan mbet te gjithe ne klase!

ka pas thene nje shoku im: po deshe me dit nese goca qe je tu gjujt, e ka me ty, Hap Gojen! (per gjume)... Po iu hap edhe asaj goja, hudhu, se me ty e ka!... 

Për t'i nxjerrë gjumin, me 2 prill t'i vejnë të pastrojnë tërë shkollën.

Si nuk mendojne dy here keta rinia sotme? As per efektet anesore te ilaceve, asgje. Keshtu eshte kur mendon se je i pavdekshem.

Sa e rrezikshme eshte adoleshenca. Shyqyr qe e kaluam gjalle e pa pasoja dramatike.

 

Diazepami qenka nje lloj valiumi? Diazepam eshte emri xhenerik i ilacit. Valium eshte thjesht nje prej emrave tregtare te tij. As kaq "research" nuk bejne dot keta gazetaret tane?

... Diazepam, që është një lloj valiumi, por me fuqi vepruese më të lartë. ...

O .

ne shenje reflektimi gjimnazistet kane marre vendim te ndihmojne ne pastrimin e qytetit per nje muaj

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).