Precedenti belg: Belgjika bllokon sitin StopPornografiseTeFemijeve

"Websiti kontroversial StopPornografiseTeFemijeve nuk mund te konsultohet me nga Belgjika. Behet fjale per nje precedent boteror: pohohet qe kjo eshte hera e pare qe nje website bllokohet nga prokuroria e pergjitheshme.

Ky website (sipas shembujve amerikane) kishte si qellim berjen publike te emrave te individeve te perfshire ne aktivitete pornografie femijesh. Belgjika u perfshi nga nje re debati qe nga hapja e ketij siti derikur prokuroria e pergjitheshme e gjykoi si nje cenim te sigurise publike: duke identifikuar personat qe merren me keto aktivitete mund te nxitet hakmarrje nga individe te caktuar.

Kush provon te klikoje nje nga kater adresat qe te drejtojne ne kete website, perballet me lajmerimin "Websiti qe klikuat nuk mund te vizitohet me tutje sepse perbajtja e tij konsiderohet si ilegale nga legjislatura belge."

15 Komente

Ka pas nje debat te ashper edhe ketu ne angli per kete problem, i cile ende vazhdon! A duhet te shpallen emrat ne publike te njerezve te akuzuar per pedofili?

Personalisht mendoj se cdo njeri duhet te kete te drejte te di nese fqinji i tij ka te tilla probleme edhe policia eshte ne dijeni! Kam pare se ne Amerike keta lloj individesh nuk lejohen te jetojne afer femijeve dhe jetojne ne zona te izoluara. Gjithashtu ne rrugicat ku jetojne ka lajmerime ne rruge !

Denimi me i mire do te ishte izolim per jete (mbase ne spitale mendore) per individe te cilet arrijne te kryejne te tilla krime. Keto raste jane shume te pakta, megjithese zene vende te gjere ne media. Per rrjedhoje nje rritje e  taksave per te paguar per izolimin perjete te ketyre individeve nuk do te gjente kundershtim.

 

 

 

Liqeni,

kjo eshte ceshtje shume sensibel pasi ne njeren ane shoqerite perendimore jane te bazuara ne idene qe cdokush mendon nje mundesi te dyte per te ndrequr gabimet (mbasi ka paguar borxhin ndaj ligjes) dhe nga ana tjeter informimi i popullsise per mbrotjen e shteses me vulnerabel: femijeve.

Une deri ne nje pike arrij te kuptoj autoritetet vendore te cilat mundohen t'ju shtypin koken hakmarrjeve personale.

kot per kuriozitet, cfare eshte parketi?

Hollandisht per "prokuroria e pergjitheshme".

shqip do te thote dysheme me derrasa apo jo?

flm la_rosee

 Debatin mbi kete çeshtje, une e ndoqa tek e djela politike tek kanali 1 (shteteror) para nja 2 muajsh, ku gazetari solli perballe krijuesin e ketij siti dhe nje prokuror (perfaqesues i mbrojtjes se ligjit), dhe te them te drejten me gjith urrejtjen dhe habine ndaj pedofileve si nje mish i huaj ne shoqerine tone, argumentet e prokurorit aty per shkeljen e te drejtave ndaj nje pjese te shoqerise (ndonse e vogel ne numer) dhe automatikisht shkelja e ligjit, me binden se prokurori kish te drejte. Fjala e tij se, nxjerrja e emrave te pedofileve, adresave te tyre ne sajt, do ta bente kete pjese/grup njerzish me te mbyllur, e ndoshta dhe agresiv, me binden se ai kish te drejte ne fjalen e tij. "Nese duam qe nje njeri, te ingranohet ne shoqerine tone, ne duhet ta afrojme duke i treguar vlerat tona, dhe jo ta izolojme, ofendojm" ,  ishin pak a shume fjalet e tij. Te dy palet mbronin tezat e tyre, te drejtat e tyre, cenimet qe vinin nga kjo, por mu duk se mbrojtesi i ligjit kish te drejte aty. 

Lajmin per mbylljen e sitit ne fjale e kishin dhe gazetat sot, megjithse une mendoj se vendimi mund te jete marre qysh ne mars, pas shum debatesh te brendeshme, ndermjet juristeve dhe paleve te interesit.

Blete,

...dhe pikerisht aty e ka prejardhjen dhe ne hollandisht: dyshemeja e prokurorise ne ate kohe ishte e tille dhe populli ne vend qe te thoshte "kaloi neper dyert e prokurorise" thoshte "iu ra pergjate dyshemeve te drunjta". smiley

Interesante gjuhet!

Pierre,

dhe une kam shume qe e ndjek kete debat dhe personalisht vendimin e prokurorise e konsideroj si nje riperkufizim i ligjes.

shumë interesante vërtet. e vetmja ngjashmëri që më vjen ndërmend tani për tani është "brass" që përdoret për oficerët komandues, për shkak të butonave prej tunxhi të uniformave ushtarake.

Nje debat mbi pedofilat ishte dhe sot ne radio ketu ne irlande.Qeveria do te adoptoj nje program per reabilitimine tyre dhe kur te jen te lire te ken nje menyre vezhgimi te vazhdueshem,nepermjet sitemit elektronik qe do tu cohet ne trup(cip).Shume nga ata qe moren ne telefon ishin per izolimin e tyre.Nje nga telefonueset e komentoj keshtu"Une jam femer dhe pelqej meshkujte,pra jam e ndertuar keshtu,ka meshkuj qe pelqejne meshkujt pra jan ndertuar ne ate menyre,dhe ka femra qe pelqejne femra.Dhe pedofilet jan ndertuar keshtu dhe e kan ne sitemin e tyre kete anomali,prandaj nuk mund te kete nje kure per ta.E vetmja kure eshte izolimi tyre.

Pedofilet jane shtresa me e ndyre e shoqerise dhe te lejosh nje pedofil te jetoje midis njerezve te tjere kur eshte e sigurte se ai do te veproje perseri,me duket cemenduri.Faktet jane se keta njerez nuk ndalen kurre dhe keqardhjet per ta me duken te teperta.

Me vjen keq por nese ke bere krim duhet te paguash dhe nese ka rrezik potencial per ta perseritur kete krim duhet te merren masa edhe per kete.

Ne kete rast mendoj se nese nje pedofil kryen te njejtin krim per here te dyte atehere duhet izoluar apo njoftuar te gjithe njerezit e lagjes pasi ka rrezik potencial per ta kryar kete krim per here te trete e keshtu me rradhe.Ne kete rast mendoj se siguria e qytetareve eshte me e rendesishme se qaramanet liberale.Dhe me e forta se keta njerez jane kunder armembajtes per njerezit e zakonshem(pozicion qe jam dakort) por nuk e kane problem qe psikopate si Ahmadinajadi apo Kim Jong Il te kene arme nukleare!!!

 

Ky bllokim eshte nje vendim i duhur. Emrat e pedofileve nuk kane pse te behen publik. Shteti duhet te merret me riedukimin e tyre, jo me turperimin e tyre.

Olsib, une nuk e di se c'kupton ti me "riedukim", por une mund te them se jane bere shume kerkime nga ana e psikologeve per kete problem dhe eshte konkluduar se "riedukimi" apo "rehabilitimi" ne cfaredo lloj menyre qe te behet me te tille tipa nuk ka rezultat. Ato do te bien perseri ne cikel dhe sapo t'u jepet mundesia do te bejne perseri ate qe kane bere perpara. Eshte nje abnormalitet ne trurin e tyre, nuk eshte dicka qe mund te riparohet me ndonje lloj terapie psikike, ose me burg. Te gjithe ato qe kane dale nga burgu per te tilla gjera, sapo u eshte dhene mundesia tundohen dhe e bejne perseri. Ndaja si mase me efikase per femijet, por edhe per pedofilet vete, eshte qe te pakten te rrine formalisht larg nga shkollat apo kopshtet e femijeve. Prinderit gjithashtu duhet te kene informacion ne se kane ndonje te tille ne lagje.

Problemi eshte se ketu ne Amerike nuk jane vetem pedofilet e mirefillte qe cilesohen si "sex offenders" por kushdo qe ben sex me femije qe s'kane mbushur 18 vjec ne se ato denoncohen, dhe ne shtete te caktuara ka presion per t'i bere publike gjithe emrat e "sex offenders".

E kisha fjalen per burgun, izolimin. Ne rastin e pedofileve, edhe kastrimin (?)

  Une anoj te mbeshtes Olsin. Argumentet jane te shumta, une po filloj duke mbrojtur ate me filozofikun: mbrojtja e femijes ne kete rast nuk po behet bazuar ne nje kercenim konkret por bazuar ne nje kercenim potencial (te mundshem). Ceshtja eshte sa jane ne gjendje njerezit te parashikojne saktesisht ate rrezik? Gati perhere do behet nje mbivleftesim, dhe kjo natyrisht s'eshte per t'u cuditur: abuzimi ndaj femijeve eshte nje problematike qe na prek me teper.

Per me teper jam e mendimit qe iniciativat e tilla ushqejne vetem iluzionin e sigurise. Nese duke klikuar ne nje site te ngjashem ve re qe s'ka pedofile ne rrethina, do i lejoje femijet te luanin pa asnje supervizion ne rruge, ndersa nese do dije qe ka nje pedofil ne rruge do i mbyllje me celes ne shtepi? Kjo eshte e pakuptimte dhe e pamundur. Kjo iniciative prek vetem sensoret emocionale, pa realizuar nje progres te qarte.

Nje problem tjeter qe do linde eshte: c'do besh si shtet me njerezit qe vendosin te marrin vete drejtesine ne dore? Momente dobesie jane ato, instinkte qe mund t'i kemi te gjithe, pra ne nje pike duhen mbrojtur dhe njerezit nga vetja.

Nje update per kete sitin: webmasteri i tije pohoi ne radio qe siti eshte transferuar ne nje server te Amerikes Jugore ku iniciativa te tilla tolerohen. Sipas tije, ai s'ka gisht ne kete transferim.

 

Deri dje na jane hap zorret e barkut duke degju te drejtat e homove. Sot po degjojme keqardhje per masakruesit e femijeve pedofilet. Keshtu sic e keni nis do derdhni lot edhe per nekrofilet. Cjane keto idjotsi mor njerez. Ka ca gjera qe skane nevoje per filozofi. Nje killer eshte killer panvaresisht botes se tij te brendshme dhe nje mut pedofili eshte vetem nje mut pedofili qe duhet vra ne menyren me masakruese te mundshme. Ta provoje njehere ai prokurori qe na flet per te drejtat e tyre tja perdhunojne femijen dhe te dali te na beje teori ne televizor pastaj qe duhet shans i dyte per pedofilin se ndoshta nuk i ngrifet me here tjeter. Trraplluqe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).