Mes Mimës dhe Bogdanit

S’më ndodh shpesh ti qaj hallin Kryetarit të Bashkisë së Tiranës por këtë javë më erdhi pakëz gjynah teksa mu duk se kishte ngecur në barcaletën e vjetër “c’ujë i dhe gomarit”.

Nga njëra anë (quajeni po deshët ana e “ujit të ftohtë&rdquosmiley është pozicionuar shumë kohë më parë Kryetari i Minibashkisë Nr. 10 të Kryeqytetit, Gerti Bogdani i cili ka deklaruar kohë më parë se kjo njësi mbledh vetëm 6.4% të taksave të planifikuara është se nuk i detyron qytetarët të paguajnë taksat me zor. Z. Bogdani është kandiduar në këtë detyrë nga Partia Demokratike dhe ka qënë deri pak kohë më parë zëdhënësi zyrtar i kësaj partie.

Nga ana tjetër (quajeni po deshët ana e “ujit të nxeht&eumlsmiley” u pozicionua dje zv. Ministri i Financave, z. Florjon Mima i cili deklaroi në Komisioni Parlamentar të Ekonomisë se qeveria po ndërmerr masa për të kufizuar masën e taksave që mund të vendosi pushteti local si pasojë e punës së dobët të bashkisë së Tiranës. Sipas z. Mima, pavarsisht se Tirana ka 120.000 familje, vetëm 27.000 i paguajnë sot ato, dhe ky fakt është tregues i punës së dobët të bashkisë.  Në mënyrë të ngjashme me z. Bogdani, z. Mima është gjithashtu në detyrën e tij si përfaqsues i Partisë Demokratike.

Pra, nga poshtë (minibashkia e PD-së, uji i ftoht&eumlsmiley thuhet që s’i mbledhim taksat se s’duam ti detyrojmë qytetarët. Nga sipër (qeveria e PD-së, uji i nxeht&eumlsmiley, thuhet që duke qënë se nuk i mblidhni taksat do t’ju kufizojmë të drejtën për ti rritur. Në mes mbetet Bashkia e Tiranës që pavarësisht se c’ujë zgjedh, ha dacka.
 

10 Komente

Iiiiiiiiiiiiii Aida çar kopiacie qeke tiiiii!

Pse mi kshu gjeegjeza filmash na sjell ti ketu. S'o as nai film i vjeter dhe i rralle.

O Shabe (o i/e shajt ai/ajo qe nuk i therret kshu Llukanit noshti e tutje!) pse grricesh me qeveriun ti kot? Ki kujdes se do te ta nalojne te shkumen atje te gjiri pastaj. (e di mo mire se une ti se kush e ka zaptu ate zone)

Tani seriozisht ne lidhje me ket haberin e ujit te vaket. A ma shpjego dot njeri se car ka thone tamon Gerti ne lidhje me perqindjen e taksave qe mbledh. Se nqs me verte ka thone qe nuk i mbledh se ja ka lone n'dore nershmenise se banorve te lagjes, atehere i bi te kete rrjedh. Gjo e cila mu nuk me rezulton, me thone te drejten.

Guce,

E para e punes Aida ka "shku me pushime". Shiko me siper po s'me besove smiley

E dyta; une s'u grica mer, thjesht me erdhi per te qesh me kete lojen e PD-se (e pranoj qe eshte e pavetedijshme por kjo s'do te thote qe s'eshte gallate).

E treta, shife lidhjen tek shkrimi mer "qorr virtual"  smiley

me sa di une, minibashkite nuk kane staf tatimor, kete e ka vetem bashkia madhe.Keshtu qe skane ndonje gje ne dore mini bashkite per te mbledh taksat

Ore mos shaj ka syte se o vetmja gjo e bukur qe kom! Firaun!

Une lidhjen ne haber e shof, po desha me dite konkretisht se çar ka thone ekzakt Gerti se me duket si çmenduri qe te jete shpreh pikerisht ashtu siç e thote haberi. Po nqs me verte osht ashtu kjo o per qesh e per te qa bashke. (nejse nje rast mo shume do thojshe ti, as e ngre as e ul malin)

E tha tek ai Opinioni i famshem pra  ( se jemi bere per ta cituar si ngjarje historike, si betejen e fushe kosoves per serbet smiley  &nbspsmiley

Atehere s'me ngelet veç te them "Te rrojme vete!"

Ene i gjosen tjeter pse nuk me del mo opsioni i pergjigjeve te postave mu? Jo per gjo po kaihere tu dash me i kthy xhevap nanjonit del si puna e gazetes te Kapedani qe kalote nga lopet e kooperatives te lufta ne Vietnam se nderkohe ka komente te tjera ne mes.

E tha i shkreti, e tha. E tha po kujt ia tha se? smiley

Gerti cun i mire kshu ne pergjithesi. Edhe Flor Mima. Me uje te vaket e mbajne gomarin keta me sa duket. Po Gerti e la kusine me uje ne te ftohte edhe i thane ta perdorte per te bere dush skocez.

Ishallah nuk i vjen radha edhe Erles thoni smiley

T_red mos ma ngacmo Cerrin e Zi (Erlen) se e kom shoqe qe kur ka qene kalamo. Sa kom kuptu se c'deshte Gerti n'ate post aq (biles ene mo pak) kuptoj se ç'do Erla aty. Nejse kom kohe pa fol me te per kshu gjojnash kshu qe s'di çar te te them, po me ket fare fushate qe po pergatitet kom fryke se do e detyrojne te thote gjona qe normalisht do i vite turp t'i menote. Te shofim.

 Shifra qe permendet ne artikull per mbledhjen e taksave (6,4%) eshte e manipuluar, sepse kete vit ishte mbledhur hesapi. Nuk mund te mirrje çertifikate pa paguar taksat dhe detyrimet qe kishin vene mini-bashkite. Kete gje e verifikova vete kur isha tani ne mars, ku pashe disa mini-bashki. Vitet e tjera (vjet dhe parvjet, apo pasiparvjet) gjendja ishte diçka me liberale, kishte njerez qe nuk paguanin taksat, mirpo kete vit (te mos themi 100%) rreth 80-90% nuk shpetonte dot pa paguar taksat.

Pikerisht ketu eshte ceshtja

 

Mohimi i te drejtes per te marre certifikate nga gjendja civile eshte i jashteligjshem dhe gjithsesi per mua eshte absolutisht i papranueshem per asnje arsye. Kjo sepse me certifikaten lidhen drejperdrejt nje sere te drejtash themeltore te individit.

 

Bogdani nuk pranon te mos jape cerfikata ne zyren e gjendjes civile qe ka ne administrim minibashkia 10 ndersa e Rama e perdor gjeresisht kete menyre per te mbledhur taxa.

Meqenese kjo nuk eshte menyra e vetme, atehere i bie qe edhe mima ka te drejte te ankohet, edhe bogdani duhet te vazhdoje te jape normalisht certifikatat, edhe rama duhet thjesht te zbatoje ligjin dhe te aplikoje menyra te tjera per te vjele taxat me force pa mohuar te drejtat themelore te shtetasve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).