INSTAT: Rritja e PBB për vitin 2008 ishte 8.0 përqind

Rritja vjetore për vitin 2008 bazuar mbi të dhënat tremujore ishte 8.0 përqind krahasuar me vitin 2007. Për më shumë mund të lexoni materialin e paraqitur nga INSTAT

 

Shifra e tremujorit të IV-t të PBB-së (2008) shënon një rritje prej 2.5 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Një rënie në industri kompensohet këtë tre-mujor me rritje në degët e tjera të ekonomisë, kryesisht post-telekomunikacioni, ndërtimi dhe shërbimet të cilat japin një rezultante pozitive.

Kështu krahasuar me një tremujor më parë industria ka pësuar 2.2 % rënie, por rritje të konsiderueshme janë shënuar në degën e post- telekomunikacioni me 9.5 %, shërbimet (ndaj popullatës dhe ndërmarrjeve) me 4.5% dhe ndërtimi me 3.3 %. Ndërkohë që, krahasuar me tremujorin paraardhës rritje është shënuar edhe në degët e tjera të ekonomisë si bujqësia, gjuetia dhe pyjet me 1.7%, tregtia me 1.2 % dhe transporti 1.7%.

Rritja ekonomike e tremujorit të katërt (2008) krahasuar me të njëjtin tremujor për vitin 2007 është me 8.6 %, ku përsëri efektin më të madh e kanë degët e post-telekomunikacionit 39.1%, shërbimet 14.0% dhe ndërtimi me 9.3%.

Rritja vjetore 2008 bazuar në të dhënat tremujore është 8.0 % krahasuar me vitin 2007. Ky tregues përben shifrën preliminare për llogaritjen e PBB-së vjetore, shifër kjo dinamike në vetvete, e cila i nënshtrohet politikave të revizionimit.

Pas publikimi të PBB-së Tremujore risia qëndron në afrimin në kohë të shifrës preliminare me 9 muaj (nga dhjetori në përfundim të tre mujorit të par&eumlsmiley mënyrë, me burim të dhënash tremujore, që rrjedh nga metoda e re e përllogaritjes së PBB-së e lancuar në dhjetor të vitit të kaluar, e cila do të përdoret edhe vitet në vijim.

Zyra e Shtypit INSTAT

12 Komente

Pas ketij lajmerimi nga INSTAT, FMN ka vendosur te rishikoje te dhenat per rritjen ekonomike boterore gjate 2008-es me synimin per ti rritur si pasoje e kontributit shtese te Shqiperise.  Zyrtaret e FMN-se jane shprehur se tashme bota s'ka pse te mbeshtetet me tek bleresit Amerikane si motore te ekonomise boterore, per kete mjaftojne Shqiptaret qe edhe ne kushtet e nje krize gjitheperfshirese, arrijne rezultate te shenuara smiley

Thashë unë pra... Po të ecim me INSTAT-in jemi të gjithë shkëlqyeshëm, ka pasur tejkalim në planin e foragjereve dhe rritja ekonomike është e prekshme për të gjithë.

 

Ka qenë një skeç me një ekip futbolli të ndërmarrjes, ku në një mbledhje para ndeshjes me ndërmarrjen tjetër bëhej plani i golave: "A t'i bëj edhe unë tre gola me kokë, shoku shef?" - thoshte njëri. Dhe batuta përmbyllëse ka qenë e njërit që me ç'kujtoj ishte portier, dhe ngrihet dhe thotë: "A ta bëj dhe un i gol me hundë?" ...ja kta jemi ne simas INSTAT-it.

Tani, meqe kemi edhe LLukanin si perfaqesues te shkelqyer te rekomandimit dhene prej dores vete Albin Kurtit (teknicieno-idealist): si ka mundesi qe shoqeria civile shqiptare, perfshire ketu si anti-globalistet si grupet e biznesit, nuk ben nje kombinim te analizes teknike te situates (tregues te tjere te aktivitetit ekonomik, qofte edhe nepermjet anketimeve, perkundrejt rritjes se publikuar nga INSTAT-i) me format e presionit? Mos valle protestat ndaj ketyre shifrave nuk zhvillohen sepse analiza kundershtuese nuk behet, por mjaftohemi me nje 'kush i beson INSTAT-it'?

Trop,

1) Sa e ka buxhetin vjetor INSTAT dhe sa kushton per te bere nje studim me vlere te rritjes ekonomike? Je ne gjendje te tregosh nje institucion/individ ne Shqiperi qe do te kishte interes te financonte nje matje te ketille? Nese po, hidhu, je mese e mirepritur dhe jam i sigurte qe do dilnin plot pjese te shoqerise civile qe do ta dinin per nder.

2) Asnje aktor i shoqerise civile s'ka nevoje te beje studime te vecanta, apo te besoje INSTAT-in kur Guvernatori i Bankes se Shqiperise deklaron se:

Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia e vendit është rritur në linjë me parashikimet e fillimvitit

Besoj te gjithe e dime qe parashikimi i BSh-se nuk ishte per rritje 8% ne vit apo jo? Apo do themi qe edhe Guvernatori ka konflikt interesi, njesoj si Min. Financave qe deklaroi rritje 7,2%?

Ll.

Sigurisht qe ka konflikt interesi cdo institucion qe perpiqet te ruaje minimalisht kohezionin ne vendim-marrje, sepse nje konflikt i hapur me KM-ne dhe INSTAT-in nuk do te sillte asnje zhvillim pozitiv madje mund te perhapte panik- te mos harrojme gjithashtu qe guvernatori i pergjigjet parlamentit dhe ka si synim kryesor ruajtjen e stabilitetit. Nga ana tjeter, BSH-ja ka qene perhere me konservatore ne parashikimet e veta dhe ca gjera edhe kur nuk i thote me shifra i thote me fjale.

Ti nuk mund te presesh qe BSH-ja te beje punen e shoqerise civile. Madje une them se shume ka bere deri tani duke iu kundervene qeverise, por sigurisht e ka bere kete me mbeshtetjen, per te mos thene sugjerimin, e FMN-se.

Sa per kete te fundit, edhe opozita vete nuk po gjen asgje tjeter per te kundershtuar politikat qeverisese se sa fjalet e Fondit. Nje opozite e majte qe kerkon disipline fiskale me ngulm. Asnje grupim qe del te thote: ne jemi pro rritjes se fondit te pagave dhe uljes se kontributit ndaj sigurimeve shoqerore!!

Sa per kostot qe permende, te ngresh nje sistem te besueshem statistikash kerkon jo vetem para dhe kohe, por edhe burime njerezore, te cilat si ne cdo institucion shteteror kane turnover te larte dhe mezi gjenden. FMN-ja dhe BB-ja kane vite qe ofrojne ekspertize per statistikat, sidomos per llogarite kombetare, dhe ja ku jemi. Kjo nuk do te thote qe sistemet statistikore, ne kushtet e nje vendi me informalitet te larte ne ekonomi, nuk mund te suplementohen nga disa qendrime bazuar ne common sense. Dhe eshte pikerisht ky common sense, aplikuar ne forme kritike, bazuar mbi disa tregues qe nuk duan vite pune dhe miliarda leke, qe mund te ofrohet ne kete diskutim nga shoqeria civile.

Per kuriozitet, sa OJF ka aktualisht ne Shqiperi qe merren me studime ekonomike?

 

Trop,

S'e kuptova pergjigjen tende, te pakten jo paragrafin e pare mbi konfliktin e interesit.

Se dyti, une s'pres qe Banka e Shqiperise te beje punen e shoqerise civile, por pres qe shoqeria civile te perdore te dhenat nga Banka e Shqiperise. Ne kete rast Banka e ka bere punen e saj, ka dhene disa te dhena te cilat me c'duket jane ne kundershtim me te dhenat e INSTAT.

Se treti, opozita u tregua e paafte te kundershtonte qeverine per tatimin e sheshte ne rastin e tatimit mbi te ardhurat personale kur kishte nje rast shume te mire per te vene ne pah rritjen e barres mbi personat me rroga te uleta e te mesme. Pervec kesaj, ne pergjithsi qeveria s'ka bere ndonje gabim te madh qe mund te kundershtohet shume, pervec mos-sigurimit te nje fondi garancie nga FMN per krizen. Megjithate, edhe ne kete drejtim opozita eshte treguar e paafte.

Se katerti, ne pergjithsi shoqeria civile ne Shqiperi vepron me fonde qe rrjedhin nga burime afatshkurtera e jashte kontrollit te saj, sic jane projektet. Mungojne ne shumicen derrmuese te rasteve "endowment funds" qe do te mundesonin zhvillimin e studimeve te pavarura dhe serioze sic thua ti.

 

....cdo institucion shteteror kane turnover te larte dhe mezi gjenden( burime njerezore).

Burimet njerezore "shteti" i Shqiptareve,dhe ky kryeminister qe eshte sot,i ka thare fare ,fare qysh ne fillim te demokracise,duke vene ne radhe te pare garancite politike, dhe jo aftesite profesionale,te njerzeve te zene me pune,shume njerez te kualifikuar,jane larguar pikerisht sepse nuk kane gjetur nje terren te pershtatshem,nga ana e qeverise/ve per tu shfrytezuar! Ky eshte nje krim qe i eshte bere trurit ne shqiperi ,pasojat ndihen shume,ne institucione punojne me shume njerez militante,partiake medioker,te paafte te cilet kontrollohen rrepte nga "Partia" per qendrimet qe ata mbajne ndaj "direktivave"...parimi i institucioneve shqiptare eshte:"o me partine,o kundra saj,(papune ,ne rruge,nuk ka rendesi aftesia profesionale,shembull konkret eshte Jozefina)..sot eshte e veshtire dhe me nje kosto shume te larte,qe institucionet e qeverise se shtetit shqiptar  te ofrojne ,te akumuloje vende pune ,me profesionalizem dhe me nje pagese te mire.

 

ndertimi 3.3% rritje gjate 3-mujorit dhe 9.3% gjate vitit. Nga ana tjete ndertimi ka 6 muaj qe ankohet. A hyn tek kjo shifer rruga Durres-Kukes? A mund ta ndaje INSTAT  se sa eshte nga punet publike dhe sa nga sektori privat?

a mund te ma shpjegoje njeri se cfare do te thote kjo fjalia e fundit:

Pas publikimi të PBB-së Tremujore risia qëndron në afrimin në kohë të shifrës preliminare me 9 muaj (nga dhjetori në përfundim të tre mujorit të par&eumlsmiley mënyrë, me burim të dhënash tremujore, që rrjedh nga metoda e re e përllogaritjes së PBB-së e lancuar në dhjetor të vitit të kaluar, e cila do të përdoret edhe vitet në vijim.

dmth qe 9 muaj pas perfundimit te vitit do te kene nje vleresim preliminar te rritjes per ate vit?

sa per rrugen, me sa me tha dikush qe pyeta, varet nga shperndarja e shpenzimeve per importe dhe per burime te brendshme.

 Mundet qe rritja te jete vertet 8% me shume ne krahasim me 2007, veç kjo krize mua me ve ne merak se per 2009 rritja do te jete sa gjysma e 2008, pra aty tek 4% rritje. Shqiperia mendohet se do kete nje thithje me te paket te valutes per 2009, veç po e ngriti pakez emigrantet (qe vijne me qejf dhe ikin te zhgenjyer) dhe turistet e huaj qe gjithnje e me teper po vizitojne Shqiperine. 

Turqia per 2008 pati fluksin me te madh ndonjerehe, rreth 30 milion turiste, veç kete vit mendohet te shkojne me pak per shkak te paralajmerimeve qe qeverite perendimore u kane bere qytetarve te tyre te kene kujdes ne Turqi per shkak te vdekjes se turisteve nga rakia me metanol, ku vdiqen disa turiste gjermane. Sipas shoqates se mbrojtjes se konsumatorit turk, thuhes se 70% e rakis qe tregtohet gjate plazhit turk eshte ilegal dhe i pa kontrrolluar. 

Keshtu qe nuk eshte çudi qe disa nga keta turiste qe kane menduar kete vit per te shkuar ne Turqi, te kthejne mendje dhe te shkojne ne vende te tjera te Ballkanit, ku mund te perfitoje dhe Shqiperia. 

ky eshte nje turp per shqiperine. i moren njeriu leje apo u zhvillun pa leje? se nqs u zhvillun pa leje, i hapin pune robve se s'din si te reagojn.. kur dgjojn prrallat me gogol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).