Ekspozita e artit bashkekohor Balkandemokraci

Bregenz, Austri

Arti Bashkëkohor i Kosovës prej pas luftes e deri më sot, u prezentua me dinjitet në Austri

Nëntë artiste nga Kosova udhëtuan për në Bregenz të Austrisë, javën e kaluar për të qenë prezent në hapjen solemne të ekspozitës së artit modern kosovar “Balkandemokraci”. Kjo ekspozitë ishte organizuar nga muzeu prestixhioz “Künstlerhaus Palais”. Më 27 shkurt 2009 që nga orët e hershme të mbrëmjes ndihej një levizje frekuentive e njerëzve në drejtim të galerisë për të parë jo vetëm një ekspozitë por edhe një grup shqiptarësh që nuk ishin këtu për bisedime, për luftë dhe paqe, por për një ekspozite mbi luftën, paqen dhe demokracinë e thyer …sikurse edhe që kishte shkruajtur ditorja: “Vorarlberger Nachrichten”: “Guns n Roses” dhe që me dy fjalë e pikturonte për mrrekulli prezantimin e artistëve nga Kosova, me përjetimet dhe vuajtjet nga lufta që nuk mund të harroheshin lehtë. Shumë e vërtetë; Pushkët e artistit Ismet Jonuzi akoma nuk ishin zëvëndësuar me trëndafila, në mendjet dhe zemrat tona. Një shprehje tjetër ishte edhe instalacioni i artistit Eshref Qahili, ku qylymi I vjetër fliste pa fjalë dh karigat me peshtemall para derës ishin në vend të më të dashurve tanë… Fotografi kontemporan Burim Myftiu, një nga artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë, këtë situatë e paraqet me foto instalacionin e quajtur: “Broken Hearts”. Edhe pse kukullat e fotografuara ishin me hundë, kokë, qafë, duar të thyera, dhimbja më e madhe ishte tek “zemrat e tyre të thyera” që nuk mund të shërroheshin lehtë…

Me këtë rast, me veprat e tyre në skulpturë, grafikë, fotografi, instalacione e vepra të zhanreve të ndryshme, artin kosovar e prezantuan artistët e mirënjohur: Ismet Jonuzi, Eshref Qahili, Burim Myftiu, Adem Rusinovci, Agim Salihu, Zaka Prelvukaj, Hazir Reha, Valdete Vuciterna dhe Rudina Xhaferi. Kuratori i kësaj ekspozite është krijuesi i mirënjohur shqiptar, Rafet Jonuzi, që jeton dhe krijon në Austri. Jonuzi e projektoi ekspozitën “Balkandemokraci” mbi disa elemente që rrjedhin nga vetë situata aktuale e Kosovës, sikurse janë: "Ri-ciklim", "Ri-gjenerim", "Ri-aktivim", "Ri-konstruim". Në esencë kjo ekspozitë ofron një retrospectivë të artit të dekadës së fundit të Kosovës ndikuar nga të gjitha vështërësitë nëpër të cilat kaloi vëndi.

Ekspozita “Balkandemokraci” eshte e hapur nga data 28.02.2009 deri më 29.04.2009

http://www.kuenstlerhaus-bregenz.at

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).