Ekspertët përballë kohës

Wrong Tomorrow është një faqe e re interneti me një ide gjeniale: të ndjekë parashikimet bombastike të opinionistëve/analistëve amerikanë. Për çdo parashikim kjo faqe krijon një hyrje, dhe tregon dy gjëra: a) kohën që ka ngelur për të vërtetuar/mohuar parashikimin, ose b) nëse koha e vërtetimit të parashikimit është kaluar, tregohet nëse ai ishte i saktë apo jo.

Dhe kjo copëz nga faqja e informacionit mbi faqen më pëlqeu shumë: 

Studime kërkimore kanë treguar se ekspertët bëjnë parashikime më të gabuara se fati i verbër. Arsyeja e ekzistencës së këtij siti është nevoja për të vënë para përgjegjësisë ata njerëz dhe ato media që pretendojnë të dinë se ç'ruan e ardhmja e paparashikueshme.

 

2 Komente

E ka ditur Churchill qysh me pare ate rezultatin e studimit shkencor.  smiley

 

When asked to name the chief qualification a politician should have. "It's the ability to foretell what will happen tomorrow, next month, and next year --- and to explain afterward why it didn't happen."                                   - Sir Winston Churchill

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).