Dy copa letre me çmim 75 Euro/orë

Një vërtetim për gjendjen e llogarisë në bankën time kushton 5 Euro. Duke qënë se më duheshin dy vërtetime mu desh të nxirrja duke turfulluar 10 Euro. Duke qënë se punonjësit e bankës që ishin të përfshirë në dhënien e këtyre vërtetimeve punuan vetëm 8 minuta për të arkëtuar lekët dhe për ta përgatitur vërtetimet i bie që të kem paguar barazvlerën e 75 Euro/orë, ose ndryshe 12.000 Euro në muaj! Mbi të gjitha, inatit për gjobën financiare i duhet shtuar edhe inati i 55 minutave të harxhuara gjithsej në bankë për të marrë një copë letër.

Kam filluar të mendoj që qeveria ka të drejtë; të paktën në sektorin bankar s’ka për të pasur krizë. Si mund të kenë krizë me pagesa të këtilla për shërbimet më minimale!!

28 Komente

5€/fotokopja i bie i çik shtrenjte....
 (bakshishi brenda ? ....apo slihet bakshish ne bank ? ) 

shif gjej naj shok ke banka smiley 

do shkoke per pushime m'duket smiley qi po qiske vertetime per vize smiley

Shkon robi ne dealeri i GM per te instaluar ate mbajtesen e targes. Pervec pritjes perreth nje ore  qe te vije rradha, ai shoku mekanik te kerkon $54.00 per te instaluar 4 vidha (ose 2 min pune). Sa i bie te jete paga/ore e ketyre?

Cuditesh nganjehere thua si mbijetuan te tille hajdute shuuuume shuuuuume vite me rradhe!!!!!

O llukano, po pse vetem 8 minuteshin e punes te punonjesit po paguan ti me ate 5 euron mo? Po banka vete s'do bej asnje fitim aty? Po qiraja e zyres ne qender te tiranes nuk do paguhet pjeserisht prej atij vertetimit? Po printeri, letra, roja ke dera, taksat e qeverise, etj etj?

Po mo po, e di qe do e shtrydhi gjithandej banka por gjithsesi edhe tani po i shtrydh ato dy kokrra leku qe kam fut aty se kredite i jep me norma te majme interesi. Pastaj une jam mesuar keq, se ne Amerike keto gjera ti japin falas smiley

Nderro banke, Ll, se ke banka ime s'kam paguar asnje lek, por kohen, ama, duhet ta kesh me pashe... se lento-lento e marrin cupkat... smiley

cer banke qeka qo mi ku s'paguke asi lek ?

Ti banken e mire, punen e mire, ptu ptu mos t'morim m'sysh smiley

E po, mos te dalte nami se... une sikur u ankova per punen, Miss Deizi... smiley

Po sa per banken, ne fund te janarit m'u desh te merrja nje vertetim te tille, e mora dhe nuk pagova gje... po emrin e bankes s'po e them... ceshtje publiciteti, do me kerkoje andmini te paguaj ndonje luspe peshku, pastaj smiley

po mire mi, une ste dhimbsem ?

smiley

Po t'jap 3 mijeleke a ma trego ?

Pse tja jap bankes pesmijlekshin, kur mund t'jap ty 3 psh ?

Miss Deizi, ty te kam xhan pa kushte dhe pa interes smiley  ke Alfa s'kam paguar gje...

sheeee

une e dija qe dhe atje ta rrujne pesmijlekshin, po do ta verifikoj right away smiley

flm.

tremilekshin ta kam borgj smiley

vec nqs eshte punonjese e bankes kjo aida...se dhe tek alfa beta gamma...ta marrin per nje min 5 mijeshen

i ke ba llogarite gabim .... smiley

2 copa letre = 10 euro = 8 min

x copa letre = 75 euro = 60 min

Gjeni x-in smiley

I kam bere llogarite me barazvlere per ore mer i bekum.  Ca e ke pas matematiken ti? smiley

...harrove dhe sa peme duhen per te fabrikuar letrat, sa makineri dhe sa njerez smiley ...po, edhe cila eshte vlera e 1 click "print" smiley

Me cmene!!!!!!!!!!!!!!!!!    smiley

Me rregull treshi:

  8 minuta pune = 10 Euro

60 minuta pune =   X Euro

Gjej X   smiley

hajt se ta tham ne Tirane kur te vij smiley 

edhe pse ate e ke gjete ti jane 75 €, ti me gjej sa letra shkruhen ne 60 min se ne 8 min jane vetem 2 smiley

 

Cen,

Jane 15 letra, por Llukanit nuk i intereson se ia plasen shpirtin per ato 2 qe i duheshin.

I ke vene re spikeret e lajmeve ne tv shqiptare ne keto raste: "Plot 15 letra bejne punonjeset e bankes ne 60 minuta dhe marrin plot 75 euro." lol

Ne Shqiperi -fatkeqesisht- shum sherbime jo vetem qe behen me leke por nuk behen as mire, nderkoh qe kendej ne perendim, per sherbime si puna e Llukanit, nuk paguan fare. Kam vene re se aty, ne shum raste paguan me shume se kendej ne perendim.  

Po """netbank""""?????... Cfare them dhe une ,...ika .. ika te flej me mire.......

Ll, si njifke mire bankat...
shume ecin me parimin, e hongre mire...se hongre mbaje ne goje...
edhe ne perendim nuk eshte gjithmon falas...ka edhe me keq, shkova me ndrru ca euro me kerkoi edhe 5€ per sherbimin...zgjidhja, shko konkurrenca qe e ben falas...

po edhe po pati krize, e "blen" shteti banken, ia shlyen debine me gjakun e popullit edhe e nxjerr banken perseri ne treg si kokrra e molles qe te vazhdoje te na pije gjakun...

 

Sa me i shti pak hi e me e kru pak me muhabetet ne Shqiperi.

Sot bana karten e identitetit elektronike ketejna dhe pagova 30,54 €, koha e punes nuk ishte me shume se 6 min.

ps. nqs votoj per G99 a mi kthejne paret mbrapsht ???  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).