Dita e Saadi-ut (21.04.2009)

Sot qyteti bukur i Shirazit gumezhinte nga zerat gazmore te femijeve dhe jo vetem, qe ishin zgjuar qe me nate per tu bere gati te festonin nje nder ditet me te vecanta per qytetin e tyre, ditelindjen e poetit te madh Saadi. Sipas kalendarit iranian sot eshte dita e pare e muajit Ordibehesht qe eshte muaji i dyte i vitit iranian. Pikerisht ne kete dite te bukur dhe plot diell Shirazi do te festonte dhe do te kujtoje per tre dite rrjesht nje nder dijetaret me te medhenj te tij, Saadin.
Ne mauzoleumin e Saadit sot pervec vendasve kishte mjaft turiste, adhurues te veprave te Saadiut qe se bashku me grupin e vajzave te Kolegjit "Saadi" te Shqiperise, mrekulloheshin nga bukuria e mauzoleumit dhe nga vecantia e festimeve te iranianeve.
Femije nga shkolla te ndryshme te Shirazit ishin mbledhur aty, recitonin dhe kendonin vargje te Saadiut. Tingujt e muzikes tradicionale iraniane kishin mbushur atmosferen dhe gjithcka dukej magjepsese ne ate qytet te larget te orientit.
Shirazi eshte qendra e provinces Pars te Iranit, nje nder qytetet me te lashta dhe me me shume histori. Ne Shiraz ndodhet edhe Persopolis apo Takhte-Xhamshid sic i thone vendasit (Froni i Xhamshidit).

Por sot Shirazi nuk permendej as se ne te ndodhet Persopolis e as se para dyqind vjetesh ka qene kryeqytet i Iranit por permendej se eshte qyteti e Saadiut poetit te madh qe mrerekulloi boten me vargjet etij.
Saadi jetoji rreth viteve 1200 A.D. ne qytetin e Shirazit.
Ai ishte dijetar dhe mendimtar i madh qe nje pjese te jetes se tij e kaloi me udhetime dhe duke mesuar rreth te fshehtave te kesaj bote. Pasii vizitoi pothuajse te gjitha vendet e lindjes vendosi te kthehej ne Shiraz ku edhe do te gjente frymezimin per te shkruar vepren e tij te mirenjohur "Gjylistani dhe Bostani" (Kopshti i trendafilave).
Nje nder bashkekohesit e tij tregon se Saadi para se te shkruante "Gjylistanin dhe Bostanin" i kishte ftuar miqte e tij per t'i takuar dhe u kishte thene se per dy muaj do te mbyllej ne shtepi prane kopshtit te mrekullueshem ku te dehte aroma e luleve te Shirazit dhe do te shkruante medoemos dicka qe te perkujtohej ne jete te jeteve.
Miqte e tij e kishin vene re se ai kohet e fundit dukej i cuditshem, meditonte shpesh dhe iu fliste me fjale te bukura dhe te vargezuara. Diten e fundit qe i takoi miqte e tij, u tha disa vargje te bukura qe ishin edhe thelbi i deshires dhe iniciatives se tij per te shkruar.
"C'te duhet trendafili ty me vese,
Ti nga lulishtja ime merr vec nje flete,
se trendafili s'rron vec dit pese,
lulishtja ime celur rri per jete."

Dhe kjo ishte me se e vertete sepse "lulishtja" e Saadiut vazhdon te mbetet dhe aroma e luleve te saj ka pershkuar anembane globin.
Tashme kudo ka "lule" te Saadiut dhe me mesazhin domethenes qe mbajne ne vete i kujtojne mbare njerezimit se: " Si pjese e nje trupi mbi dhe njerezit jane,
se brumn' e krijimit te njejte e kane..."

Ishte e mrekullueshme te shihje se si njerez nga e gjithe bota u bashkuan sot prane Saadit, per te perkujtuar ate, per tu ndjere te bashkuar dhe pa dallime, ashtu sic edhe jane, si pjese e nje trupi.
 

4 Komente

 Poezite e Sadiut i kam lexuar para nja 30 vjeteve dhe te them te drejten, poet te tille nuk kisha hasur. Mbetet gjithmon poet i madh. Iranianet kane xjerre gjithmon njerez te medhenj.

Para disa viteve gjindesha ne Berat.

Ne darke vone ( beratsit flinin heret) po ngjiteshim kalas, kur na dolen dy qen duke lehur.

Njeri nga ne ulet e kerkon gure per ti trembur, ne ate moment del nje zoteri ne moshe, e na thote kaloni se nuk jane te rrezikshem.

I them ; - Po ç'fare qyteti eshte ky qe lidh guret e zgjidhe qejt?.

Zoteria filloi te qeshte me te madhe.

Me erdhi keq se nuk e kishte lexuar Saadi-un!

Hmmmm,Saadiu...!

E kam lexuar kahere,ne femijerine time,ndersa babai e ruante me nje fanatizem te papare(kuptohete dhe me shuem kujdes sepse ne ate kohe klasifikohej si "liber i verdhe&quotsmiley.Mbaj mend permendshe disa vargje,por im ate qe eshte afer te tetedhjetata pothuajse e mban mend permnedesh te gjithen....!

Thnx Edlira!

Nje mendimtar i rralle qe jo vetem qe nuk ka qene kurre i verdhe por shndriste ne cdo librari ...dhe cdukej sakaq kur dilte ne treg . Gjylystani dhe Bostani ... nje KOD i rralle Etik per njerezimin ne teresi  sa qe edhe ne sallen e OKB eshte vendosur emri i Saadi me vargjet qe dikush i ka prure me lart. falem Edlira . Te ndiesh e te vleresosh Saadi eshte nje pasuri e madhe shpirterore. . Nje falenderim po aq i madh per V. Buharan , nje nga pershtatesit e mrekullushem ne Shqip. Do te shtoja se mangesite ne njohjen e kodit etik te Perseve e perfaqesues Saadi , shpesh jane burim gafurjesh edhe tek PPU smiley te cilat ne themel te tyre kane paqartesine ne KODIN ETIK ose cfare perfaqesojne smiley.Kush lexon Saadi-n  e mediton mbi te ,  praktikon mendimet e tij , pertrihet dhe ndjehet shume here me fisnik se ai qe nuk e ka lexuar .Nje nga veprat Monumentale te Njerzimit!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).