Denohet Bollano

Sipas Top News, Kryetari i Bashkise se Himares dhe i organizates Omonia eshte denuar nga Gjykata e Vlores me 6 muaj burg dhe 500 mije leke gjobe per demtimin e prones shtetetore. Gjithashtu Bollanos i hiqet e drejta e ushtrimit te detyres si Kryetar i Bashkise se Himares.

76 Komente

ah Sale ta hangsha zemren.

ja ngope dhe bollanos !

smiley

Mire aty, mire, vete e the : ngritje elektorale smiley

Shih c'ben fushata! Tani u kujtua Sala, Bollanoja ka vite qe korr e shin si ne lem te babait... Shpresoj te mos e rehabilitoje pas zgjedhjeve, madje ta shpalle dhe pishtar demokracie... smiley

Te lumte pushka!

P.S. C'lidhje ka nje kryeminister me vendimet e gjykates?

Pse Vlora paska fituar pamvaresine keshtu dhe nuk eshte pjese e Shqiperise?

 Po greku tani? Apo harrova, jemi ne Nato.

Grekeve nuk i duhej me Bollano, tani kane Salen qe ja ploteson me mire orekset!  

Jo, pikerisht se ju duhet , po e denojne. Do kete reagim nga Dule minoritari shpejt e me radhe.

Problemi shqiptar nuk eshte se Bollano hoqi ca tabela, por sepse nje grek tjeter nje fare Delijorgji ka shtrire pertoke nje shtet te tere.   Nuk i ha njeri keto manovra se jane shume te lexueshme.

Mbrapa Delijorgjit eshte nje histori e tere investimi e grekerve, sikunder po ndihet lehte nje tjeter histori , ajo e kapjes se sektoreve te ekonomise nga serbet. ( energjia ).

Bolano eshte nje njeri qe shkeli ligjin dhe duhet te denohet ( pune drejtesie me nje fjale ). Gerdecin dhe kapjen e shtetit nuk e ka bere Bollano. Pa ngyra hic bile. Komplet shtetin nga biznesi, politika  e deri tek gjykata e larte ( Besnik Ymeri )

Mos e hani kete histori per djathe. Nese do kishte dicka te vertete ne kete histori , duhet te goditej Bolano tek skema e pronave dhe shikonim pastaj si shkonte kjo pune.

Berisha s'eshte budalla; do studioje fushen, do shohe si do jene reagimet dhe pastaj do flasi. Nese s'jane te forta atehere thote le te veproje drejtesia. Nese jane te zhurmeshme atehere me rastin e vizites se Karamanlisit i fut nje deklarate kundra gjyqsorit dhe vendimi hidhet poshte ne apel.

Llukan, nuk i duhet me grekeve Bollano! Madje Bollano po i prish pune, se po krijon konflikt midis tyre dhe ne. E perdoren sa e perdoren Bollanon dhe tani e lane te rrezohej. Berisha eshte vegel e tyre! Kushedi c'do ti kete premtuar ne kembim te Bollanos, gjoja po ben patriotin e madh. (lexova para dy ditesh qe do te vinte nje zyrtar i larte grek dhe Berisha vendosi ti kthej borxhin financiar Greqise) 

Bollano dënohet me burg, gjobë dhe “zhveshje” nga funksionet

Balkanweb

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e ka shpallur fajtor Kryetarin e Bashkisë së Himarës për veprën penale të shpërdormit të detyrës.

I akuzuar se hoqi tabelat shqip në rrugën Qeparo-Llogara, gjyqtari Shkëlzen Selimi lexoi vendimin në të cilin veprimi i Bollanos konsiderohet i rëndë. Gjykata e dënoi Bollanon me 6 muaj burg, 5 milionë lekë gjobë si dhe i hoqi për 3 vjet të drejtën e funksioneve publike.

Sipas vendimit të Gjykatës për 3 vjet, Bollano nuk mund të ushtrojë asnjë funksion administrativ që deri më tani ja ka lejuar funksioni i tij si Kryebashkiak i Himarës. Sic ka munguar gjate gjithe seancave, edhe ne seancen perfundimtare Bollano nuk ishte i pranishem. Ne seancen vendimtare mungoi edhe avokati i tij, Petraq Suri.

Shkak për hetimin dhe më pas gjykimin në Gjykatën e rrethit të Vlorës është bërë një urdhër, që është lëshuar prej kryetarit të Bashkisë, Vasil Bollano në muajin tetor të vitit 2007 për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe në aksin rrugor Qeparo-Llogara, gjë që, sipas Prokurorisë, ka sjellë një dëm prej rreth 2.1 milionë lekësh.

Këto tabela ishin vendosur në kuadrin e një projekti për zhvillimin e turizmit i shtrirë përgjatë gjithë bregdetit nga Vlora në Sarandë, i financuar nga Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.

Përmes këtyre tabelave evidentoheshin objektet me vlerë historike, arkeologjike e turistike të zonës, mes të cilave plazhi i Dhërmiut, kalaja e Himarës, kalaja e Porto Palermos etj.

Gjatë fazës së hetimit, Bollano ka pranuar se ka dhënë një urdhër për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, por ai ka pretenduar se për vendosjen e tyre nuk ishte marrë leje nga bashkia.

S'besoj qe ta fali shkalla e dyte?

Uroj qe te mos i degjohet me emri ketij allasoji, se u bo vip kohet e fundit, (bre ca robsh gjen ne Shqypni, allah_allah)!

Ke te drejte enea, cfare nuk gjen ne Shqiperi. Sidomos cifti Bollano-Balliu eshte i paaritshem. Tani i ka ardhur rradha Balliut te futet ne burg smiley

Se ke keq , sepse kane 3 shkronja te perbashketa B, a, ll. Smile

O Shabe, mos mu boj ene ti mo keq se ai "Erion Braçja" i PPU-se qe çuditerisht nuk kishte thone qe ketu ka gisht Xhozi!

Drro Sala s'ka lidhje me ket muhabet fare. Me sa di une i ka na 17 brima nga i tel tym, ne kaptine kshu qe s'e besoj se i ka ngel puna te Bollano. Po nqs ka dore ne ket pune atehere bravo i qofte! Se keni qene po ju qe para pak kohesh e akuzojshit Salen qe do e boji Bollanon deputet nga listat e PD-se. Jau kom thone qe juve o per t'ju mesu me kenu ate kongen e tifozve te Vlones qe kur humi Vasil Ruci penalltine e shajshin nga motra, dhe kur boni gol mas i çike, kenojshin :

"Kopetenti (pseudonimi i Vasil Rucit) te na fale! Kopetenti eshte i mire, neve jemi moter...."

Po nqs doni me dite se nga mund te kete ardhe ky zbatim i ligjit me ne fund, kerkoni i here nga ana e ndonje funksionari qe ka me shume lidhje me drejtesine se Sala. Megjithese me mire jo! Se kom hall se kur te kujtoni se çar keni thone per te para dy vjetesh, jo vetem do knoni kongen po do rrifni veten me shpulla. Apo s'e rruni ju se paftyresia ju eshte beri veti?

Delenxhijte e dreqit, ene i here qe patem rast me u gzu se funksionoi paksa shteti, na detyrute me ju fut politikes. JU ..... GAMORI TRUTE!

Prape me Salen ju ?!

Sikur tema fliste per denimin e Bollanos nga Gjykata e Apelit, apo jo ?

Prisni kur te veje puna ne Kasacion, se mos del i pafajshem atje ! Ca do beni pastaj ? Do shani Salen, qe tani po e lavderoni ?!

 

Left,

tregojne te mocmit : ka pas nje drejtor ne uzinen e Mjeksit ne Elbasan qe bertiste gjithmone neper uzine kur nuk ja u dilte dot * : me kan myt kurvat ene ktu ene ne shpi **

Mjere une*** thoshte

* Ishte uzine ushtarake me mbi 80 % punenjese gra 

** kishte a 4 a 5 vajza dhe asnje djale, plus grun. ( nje shembullore )

*** Pastaj historia vazhdon me nje tjeter histori me pulle te kuqe sa nuk eshte as per peshk . Kish te drejte kur qante fatin e tij ne advance smiley

 

Ne c'vend do ta kryeje denimin Bollano se dua ti shkoj ti beje nje vizite. Apo si grek qe eshte do ta ekstradojne ne ndonje burg te Greqise?

Crendesi ka se ku do te jete Ballano?Rendesi ka qe shteti yne i tregoi dhembet.

E mer Koth! C'me kujtohet ajo kenga kur gjuhej Penalltia..."Le ta gjuaj kopetenti ( jo Meksi) " Kur humbi penalltine ,  ja jepshim  ne kor "Kopetentit i q..motren" Ka kalamoj kopshti tani qe u meson xhaxhi Saliu vjersha ndryshe ....he he alternative smiley dhe ja fusin .....  Te bojne me qesh , dmth me u "zgerdhi". Po une i pata thene Saliut me 9 plage ne trup e nja ca si vrima neper koke ,  ti thote Jozit ,qe te porosise Leftin se me cfare do te merreni Ju sikur ;--GJ. Kasacionit, pastaj ajo e Larte pastaj ajo Kushtetuese (a ka mo gjykata) ajo e Strasburgut ta kundershtoje ? Besoj do ti bien dhembet Atomike , po gjithsesi "Rrofshin Protezat Greke" qe kafshojne edhe sumen e Bollanos ! 

Idris,

je i ashper ti, une ne kete rast jo dhe aq se futem ne konflikt te paster interesi smiley

I kam dhene dy shenja te medha. Po i thashe treten do ja bej qellim te jetes se vet. smiley

Lavdi Ezopit !

Me ke ben biznes Bollano?

Perpos veprimtarise politike, si kryetar i Omonias dhe i Bashkise se Himares, duhet konsideruar edhe veprimtaria ekonomike e Bollanos.

Ai ka vite qe eshte kryetar i njesise administrative te njerit prej lokaliteteve me te lakmuar te republikes: bregdetit te jugut!

Rama p.sh. eshte i shquar per transaksionet ekonomike te formes leje for money, qe jane burimi kryesor i te ardhurave per kryetaret e bashkive e komunave, si edhe per klanet qe i mbeshtesin ata.

Tani, pyetja shtrohet: po Bollano?

Cfare lejesh ka dhene/po jep Bollano? Kujt? Per te ndertuar cfare? Si/me ke ndahen te ardhurat e perftuara nga keto transaksione?

Nje shenje: Rruga e Jugut

Vitin qe shkoi, ne fund te Gushtit, pata rast ta vizitoja te gjithe ate zone.

Me beri menjehere pershtypje nje fakt: po ndertohej nje alamet rruge - ne kushte veshtiresie relativisht te larte, pasi ne shume vende, per ta zgjeruar, duhej gerryer shkembi.

Rruga niste ne te dale te Sarandes e vazhdonte deri sa lidhej me segmentet e ristrukturuara te rruges Vlore - Dhermi.

Keshtu me sy, se nuk jam ekspert rrugesh, ne shume e shume vende me dukej gati e dyfishuar!

Dhe mendova, kete rruge, qe kur e ngriten Austro-Hungarezet si rruge ushtarake rreth nje shekull me pare, nuk e ka prekur njeri me dore. Maksimumi kane bere ndonje tek-tuk ndonje riparim.Kurse tani po na u ngritka nje goxha superstrade!

Duke biseduar me do miq te bregut nje pergjigjje e mora.

Tokat pergjate rruges na qenkeshin shitur e ndare ne lote.

Dhe padronet e rinj te tyre, per te terhequr sa me shume investitore dhe per te perfituar cmime sa me te larta nga investimet qe do te kryheshin po ngrinin paraprakisht nje infrastrukture cilesore.

Dhe cfare te ngriture!

Ne kete segment rruge punonin njekohesisht 4-5 firma te ndryshme ndertimi, secila ne lotin e vet. Kjo natyrisht per te pershpejtuar punimet.

Kush eshte Kush?

Tani, dihet qe lejet e ndertimit per nje pjese te mire te trojeve ne territorin nen juridiksionin e Bashkise se Himares i ka Bollanua.

Te tjera leje i ka 'qeveriu', sic e therresin disa ketu ne PPU, me KKRT-ne.

Po keta te dy kane edhe 'asete' te tjera, qe ne teresi i bejne partnere te mrekullueshem (dhe shume te mundshem) komplementare, per 'zhvillimin e Jugut te vendit'.

Nje lutje

Ne keto linja vallaj, po te na ndriconte dot njeri, do ti isha mirenjohes  

shendet

s.sh.

 

 

 

 

 

 

 

Vertet, na sqaroni pak per rrugen po mundet: nga Tirana ne Lukove e Sarande po pys. Deri ne Vlore si osht rruga? Sa bohet nga Tirana? Kjo rruga e Bregut qe thote studenti, si po shkon? Vallaj me i rruge per se mbari Tirane Sarande, Shqipnia duket nryshe knej per s'largu, or tej!

Ah edhe i gjo: a ka linje te rregullt Sarande Korfuz?

Deri ne Fier, Emo, rruga eshte e mire, sidomos Lushnje-Fier eshte yll, une e bej per 1 ore e gjys, po gjer ne Vlore ama, eshte shkaterruar fare... Tani eshte prishur dhe ura e Mifolit (ajo e vogla) dhe kishin hapur nje shteg dhish qe renkonte e shkreta makine, thua se po keputej ne mes... Per me tutje nuk di gje, te pakten, per kete vit s'e kam bere ende sefte te ngjitem gjer ne Llogara... smiley Kurse nga ana e Ballshit, s'kam info...

Flm! Beratin (dhe Fierin) e kam bo ne 2006-en. Nuk qe keq. Durresi ishte bo tekstualisht: ku do e pime kafen, ktu a ne Durres. Lovely!

 

emigrant na hidhu vet nje sy rrugeve ke plot video ne youtube te faqja ime ke 4-5 video me pjes nga rruga qe nga lushnja gjer ne palas.isha ne janar 2009 sarnde vlore dhe e shumta e rruges eshte ber e mire.shpresoj se ne gushte qe do shkoj do ken mbaruar dhe ato pak pjes qe ishin duke u ber.shkohet shume me leht ne sarande me rrugen e re.

www.youtube.com/watch

Deri ne Vlore si osht rruga?

mirë.

Sa bohet nga Tirana?

2, 3, 4, 5 orë

Kjo rruga e Bregut qe thote studenti, si po shkon?

 

me t'shtyme mo

a ka linje te rregullt Sarande Korfuz?

 

ka ka

të dashur dëgjues, sot në teatri popullor në radio transmetuam dramën : dialog peshqish.

 

 

Gjatë fazës së hetimit, Bollano ka pranuar se ka dhënë një urdhër për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, por ai ka pretenduar se për vendosjen e tyre nuk ishte marrë leje nga bashkia.

Ka mundesi te me sqaroje ndonje se me cfare arsye duhet marre leje nga bashkia per tabela ne rruge kombetare?  Ka ligje konkrete per rruge kombetare vs rruge lokale etj? 

flm paraprakisht.

PS: aida, po me uren c'paten?  Po e rregullojne apo u prish e eshte lene ashtu?

Cimo, puna e rruges se bregut eshte shume e thjeshte. Ku ka pas dore Bollano nuk e ka leju. ku e ka pas ne dore qeveriu o bo persemari (per rruge mali kuptohet jo per autostrade. nje pjese para e nje pjese mrapa 2005-s). Me pak llafe per sa kohe je ne rruge nacionale ecet shume mire po hyne ne fshat te nxihet jeta se ai ndyresire ka si urdher qe mos ta leje te zhvillohet ajo zone. Para ca kohesh biles pat deklaru hapur qe ishte kunder zhvillimit te turizmit me fshtra turistike e resorte, dhe qe mbeshteste turizmin individual pra qe te shkosh te shpite e fshatarve. Arsyea eshte shume e thjeshte (une pata bo nje artikull per ket pune para na nji viti e gjys). Po te zhvillohet turizmi ne ate zone njerzit aty nuk pyesin me per mensionet e grekut dhe influenca bie automatikisht. Aktualisht aty, neper lokale nuk shef me tv greke po vetem digitalb. Gjithashtu po te kene mundesi te punojne aty robt nuk shkojne mo me u strapacu neper vreshtat e Greqise. Dmth jane te gjitha ato arsye qe greku nuk do qe Shqiperia te zhvillohet.

Persa i perket punes se pronave, thone qe edhe aty ka bo shume pislliqe. Fakt ky qe nuk me çudit se atij i pelqe te haje me shume luge(pare nga lobi grek ne amerike, pare nga qeveria greke, pare nga lejet qe i jep me pikatore vetem per plehrat qe i ka te sigurte, etj). Te rruget s'ka pas asnje interes se ti e kupto bohet fjale per copa rruge nga 500-1000 metra se aq o rruga qe kalo ne mes te fshatit.

E vetmja vertete problematike ngelet rruga per te zbrit ne Jal. Aty jone 3 km ku je m'dore te Zotit.

Per te ngel pak te tema. Une nuk e besoj se do arrijne me e fut ne burg keta Bollanon, po nqs futet do kete rastin me e vertetu nese o grek me verte apo me aspi. Nqs m'krye t'javes, drejtori i burgut kerko qe ta transferojne Bollanon te burgu grave (si Torren m'vaktit), dmth qe ai nuk na paska rrejte deri tani.

Eh, histori te vjetra dhe te verteta keto qe thu. Por te shofin shtremet si kombetarist prapanik kur i pohon. Nje cift austriakesh qe i kam shume te afert (Familja Bunghardt, per gjyshen e te cileve kam shkrujt pjesen Oma Bunghardt) kishin vajt ne Korfuz per pushime - ka ca vjet kjo. Edhe donin me pa pak ketej nga Saranda. Ca nuk iu kishin thon greket per te mos shku ne Sarande, jane kriminela andej, do ju vrasin, do ju bojn, tregojshin. Kishin ardh keta, megjithate, dhe kishte qene per ta nje befasim fantastik, sepse robt ishin aq te dashur, thane, sa gjithe ajo frika e shkaktume nga paralajmerimet e popullit mik matane, e bonte edhe me te dukshme njerzillikun. Ishin kthy mrena dites, sepse me fryk ne zemer kishin ardh dhe ashtu i kishin pre biletat. Se do donim me kalu naten, thane.

Te kuptohemi, une e di mer se si osht, kshu ne vija te trasha, e di derexhene me i llaf, nuk fluturoj, ama qe edhe anej e nxijne dhe e bojne sterre, shume me keq se c'osht, ky osht fakt. Kam bindjen qe greket e duan aq te zhvillume Shqiperine e Jugut, sa te sigurohet nje komunikim vlerash me gradient nga Shqiperia per kah Greqia, por jo dhe anasjelltas (duhet pranu qe ne monizem ky gradient ka qene ZERO, dhe grekeve as kjo s'munet me iu leverdis). Por qe i tremben nje konkurrence te ketejshme per turizem, kjo me duket logjike fare. Kot e kane, gjonat do e gjejne ekuilibrin dikur. Nuk mundet qe pjesa midis Dalmacise dhe Greqise te rrije perjetsisht bloze.

tashi t'i cojn nanjonin t'i boje vizitat e nates..

Kaq te pashprese jane keta opozitaret sa edhe ketu, qe eshte teresisht ceshtje e drejtesise permendet Berisha.

I lumte dora gjykates qe ka denuar Bollanon qe ka shkelur ligjin.

Shoku, Berisha si cdo njeri tjeter ka te drejten e tij te reagoje per vendimin, por ajo qe po them une eshte se vendimi eshte plotesisht i Drejtesise pa asnje nderhyrje te qeverise.

Me ne fund pra kemi nje drejtesi qe nuk merr urdhra nga qeveria.

Ka, vella, ka!

Si cdo njeri ka te drejte ky!

Po aman, pranoje!

Dhjet prej grekve ky Saliu! Dhjet! smiley

 

“Interpretime dhe zbatime te ligjeve, te cilat mund te mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i sherbejne qellimit te vendosjes se ligjit”.

Eshte ky reagimi zyrtar i kryeministrit te vendit Sali Berisha, ndaj vendimit te gjykates se Vlores per kryebashkiakun e Himares Vasil Bollano.

Ne nje njoftim te publikuar ne web site-n e Keshillit te Ministrave, thuhet nder te tjera se kryeministri mbetet “shume i ndjeshem” ndaj respektimit dhe garantimit te te drejtave dhe lirive te cdo qytetari, si dhe ndaj respektimit te plote te pavaresise se sistemit gjyqesor.

Po na del dhe mbrojtes i minoritetit tani!   smiley  

Hahaha!

Paskemi qene me nje mendje o Gjoli! smiley

Hiqe ti, a ta heq une?

Shoket socialiste nuk jane edhe aq budallenj jo. Kerkojne qe nje vendim gjykate me efekte te pashmangshme, te brendshme dhe te jashtme, ta paraqesin si vendim te qeverise. Pastaj fillon dejavu-ja me minoritare te arrestuar dhe burgosur, per me teper te zgjedhur politike dhe qe me shume se nje here te deshmuar si kolona e peste greke ne Shqiperi, shoket socialiste te ferkojne duart per Shqiperine e Berishes qe burgos minoritaret.

Nese jane te zhurmeshme atehere me rastin e vizites se Karamanlisit i fut nje deklarate kundra gjyqsorit dhe vendimi hidhet poshte ne apel.

 

Cuq... Cuq... Cuq Nuk ka prit aq shume Ll smiley 

 

 http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=10822

Reagim i Kryeministrit Berisha pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për Vasil Bollanon 

 

>>

-          Reagim i Kryeministrit Berisha pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për heqjen e të drejtës politike dhe elektorale ndaj Kryetarit të Bashkisë së Himarës, zotit Vasil Bollano>>

 

> >

Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe për respektimin e plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit

Dreqi, s'ja merr dot njeri ne kthese smiley  Shihe sa bukur e thote: 

zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit

Jam kurioz te di se kush ja shkruan fjalimet.

 

Te themi qe Dule? E rende!

Lista e fermanllinjve, e ke te publikuar ne faqen e kryeministrise.

 Ne fakt...Berisha, duhej te shkarkonte (kopetence e tij) kete robin ne menyre urgjent, se vazhdon te jete kyetare komune edhe pse i denuar... Ende mesa di nuk e kane arrestuar, edhe pse duhej te ishte ne burg sipas gjykates... 

 

"Denimi" i Bollanos nga gjykata e Vlores eshte show me i ri elektoral i PD-se dhe Berishes per t'i thene shqiptareve se ja, patem guximin dhe iu kundervume dhe grekeve antishqiptare.

Bollanoja s'ka per te paguar asgje as sot, as kurre ndonjehere tjeter, sepse e di mire qe Shqiperise ia kane lidhur kembet ata 500 mije emigrante ne Greqi dhe kredite pafund marre Greqise.

Eshte turp qe Berisha e perdor kete pseudo-denim per te mashtruar bashkekombasit e vet me pikerisht atehere kur ka nevoje me shume se kurre per votat e tyre.

Nese do t'i jepte urdher gjykates se Vlores, qe ta merrte kete mase ndaj Bollanos se paku nje vit me pare, edhe mund te mashtroheshim disi prej "patriotizmit" te kryeministrit tone; por ja ku eshte ky kryeminister qe po dje urdheroi gjykaten te clironte pronat e Fazllicit.

 

 

E vertete se ja punuat njehere ne 1997.Nuk eshte budalla ta haje prape nga juve, socialistat e pabese.Ne 1994 ai desh ti vinte kufirin tek thana grekut, por juve te pabeset u hodhet teresisht me greket.Lexo shtypin e majte te kohes dhe do ta marresh vesh, nese je i ri ne moshe.

Mesa duket, deri ne 94, ka mundesi qe "ne te pabeset" te kemi qene ende nen ndikimin e librit te Hoxhes "Dy popuj miq" or mik.

Sala te mos ruaje te pasmet e veta sot, po interesat e popullit te vet.

Pa shkuar fare tek E. Hoxha, kollona e peste ne Shqiperi per hesap te grekeve ne periudhen post-komuniste ka qene Partia Socialiste, sigurisht jo e gjitha po drejtuesit e saj po.

Kemi shembuj dy liderat e PS, Nanon dhe vazhdojme me Ramen qe arrinte deri aty sa i dergonte nje video-pershendetje atij liderit te opozites greke ne greqisht.

Duke ditur te gjitha pretendimet greke, imagjinoni simboliken qe ka nje veprim i tille.

Tani kjo eshte nje loje e ndyre fort. Kerkohet te luhet me imazhin e vendit dhe interesat e tij per lufte politike.

Nga njera ane duan qe ta lidhin kete vendim te nje gjykate, detyrimisht me Berishen dhe ekzekutivin (mos harroni viziten e lajmeruar nga mediat te Karamanlisit ne Shqiperi), pastaj e kuptoni edhe vete se cfare ndodh ne kancelarite e huaja dhe nga ana tjeter medemek po kritikojme Berishen se nuk eshte i ashper me greket.

'94 dhe incidentet me minoritare dhe ndonje prift grek qe punonin kunder Shqiperise jane te fresketa. Ne ate kohe opozita ishte pale me keta qe shan sot dhe e spiunonte diktatorin Berisha tek te huajt.

nuk na duhen me simbolikat, kur jugu i vendit po rreshket si koder e papyllezuar drejt greqise/

Pseudo-denimi qe iu dha bollanos ne kete periudhe do vleresohej si i vertete, sikur ti ishte paraprire apo shoqeruar me nje pakete politikash per zonen jugore te vendit qe po greqizohet dita dites si pa u ndier.

denimi i bollanos dhe hapja e shkollave shqipe atje, sinjali telefonik dhe ai televiziv shqip do mbeshtesnin te paktet banore qe kane mbetur te ruajne identitetin dhe kulturen;

dhe sa per rreshtimin e socialisteve ne krah te grekevem nuk mund ta marrim apriori; politika leviz dhe nderron kah ne varesi te situatave. nese berisha sot vlereson qeverine komuniste te kines, ne cfare perfundimi u dashka te dalim atehere?!

u missing the point! dhe ne fakt po i jep te drejte Bollanos qe thote se denimi eshte bere per arsye politike dhe nacionaliste.

Denimi i Bollanos duhet vleresuar ne raport me ligjin. S`ka pune antena fare dhe politikat speciale ketu.

S`eshte fare e vertete qe jugu po greqizohet. Jane gjera te tejkaluara dhe anakronike sot.

Politikat per jugun e vendit, jane politikat dhe strategjite qe nje qeveri ka per gjithe vendin ne menyre te harmonizuar. Nuk ka nevoje te ndalem te projektet e infrastruktures dhe me gjere.

Reshtimi i socialistve ne krah te grekeve eshte i deshmuar shume shume here. Ti ne dac merre apriori ne dac aposteriori. Nese do fakte me thuaj dhe pastaj bej arsyetimet.

Sa per ate ndryshimin e kahut ne varesi te situatave, mua nuk me rezulton keshtu.

Me rezulton Janullatosi qytetar nderi i Tiranes.
Me rezulton qe lideri i opozites dhe njeshi i bashkise se kryeqytetit i drejtohet greqisht nje politikan grek etj., per te mos u zgjatur me teper.

50 perqind te mbeshtes! ke te drejte ne disa gjera...

Bravo gjykata dhe kushdo qe ka gisht pas saj.

Sa per Berishen dhe kete deklaraten e fundit, une asnjehere nuk e kam mare vesh Berishen. Kjo e ben ate te rezikshem se ta fut edhe kur se pandeh. Por ne kete rast ska rendesi, rendesi ka qe gjykata e denoj. Jam  i bindur se gjykata e shkalles se dyte do ta nxejre te pafajshem por s'ke ci ben te pakten ju drodhen leqet Bollanos.

Bisede interesante midis dy Berishasve ...nje si me "Une them" dhe nje me "Driill" . Te kete kaq te mencur valle ky KOMB ne kete pjese qe quhet SHQIPERI sa te kuptojne perse u denua Bol-eanua smiley dhe perse nuk do denohet ai ? Duket qe kane parashikuar edhe c'do te thote Karamanlisi . Po me te "bukur" jane me teorine e reshqitjes ( jo jashteqitjeve teorike) te se majtes ndaj Greqise ..??????? Ja pret ky tjetri me Janin ( pa thene kush e pruri dhe kush e puthi i pari)..Estrade ore Estrade pa pare . Pa le po ky i "majit'"permend  edhe kohen kur paskemi vuajtur nga "miqsia e dy popujve" Ore shkrihesh ore .Tani i ka mbete radha edhe Show-t ne PD... smiley . ne ate si e quajne tani (jo kq i partise)po Kuvend . U pika!Tutje milingonat e Berishizmit ! Ju shtyp si miza po te keni gje seriozisht me trimeri te tilla qe ti rezikoni karriken ! Mos e lodhni kot "inteligjencen fallco" Jane kohe qe nuk e pranojne kete LOGJIKE Foshnjarake , te rrjedhur nga situata artificiale ,te nxitura ne gjeneze nga kampionet e demokracise si KQ i PD etj dhe te luftuara si me mullijt e eres nga Deputeti 99.99 % i zgjedhur ne djepin e Demokracise Kavaje .

I nerum Toko ne se e di ate rrefenjen  .....Hak mora amaI permora hunjt e gardhit !smiley

nuk ka diskutim qe denohet per motive politike dhe nacionaliste Bollano. Dhe nuk esht e vertete aspak qe po greqizohet jugu. Ne te vertete po shqiptarizohet greku, sepse jugu( flitet per ato fshatra qe historikisht kane folur greqisht), eshte boshatisur fale politikes se holle te spastrimit qe shkurdhatat blu dhe roze po ndjekin ndaj popullsise se krahines. Dhe nuk e bejne per patriotizem, se nuk jane te tille. E bejne sepse po grabisin pronat e fshatareve  te bregut duke bashkepunuar me vendas te shitur,me gjykatat e koruptuara dhe me falsifikatoret e hipotekave.  Prandaj dhe po hapin rruget dhe zhvillojne infrastrukturen qe te ritin fitimet e veta. TE vjen per te 10 re kur degjon korin e zhabave dhe peshqeve te bien avazit te peshtirosur te agjenturave me greke dhe serbe. Harojini keto. Jane miliona qe u grabiten pronareve shekullore ne emer  te nacionalizmit te shpifur per tu futur ne xhepat e monstrave politike. Kush fshihet prapa kakomese, kush ka futur kthetrat ne Dhraleo, kush ne jal, kush ne dhermi? Mund te na ndriconi pak? Po ti admin ke ndonje llokme me sindikatat qe i beri Sala pronare ne dhermi? A je dhe ti pjestar me Edisonin...Dhe mos ma fshi.....  

Per Emon ne lidhje me rruget:

TR-FR eshte goxha mire (pjesa me e madhe eshte me 4 korsi, perjashto Kavaje-Rrogozhine), mgjs aty eshte edhe trafiku me i renduar.

FR-VL eshte thuajse e shkaterruar (sepse po ndertohet autostrada Levan-Vlore! smiley )

VL-Dhermi (isha vjet ne Tetor) eshte jo keq. Vazhdon te jete e ngushte, mgjs vende-vende zgjeruar paksa, por te pakten eshte ri-shtruar.

Ka te drejte Saraci kur thote se ne brendesi te fshatrave jane pjeset me te keqija.

Pertej Dhermiut nuk e di si eshte.

Bardhi, ti nuk paske shkrujt as heret mer daje (sipas venit ku je i bi te kete qene ora midis 6 dhe 9 e darkes) Ne pergjithesi robt ne ate ore nuk i kane mendimet kaq te perçarta.

Sa me bejne me qesh mu kta katunaret e bregdetit. E mani men ate qe thojshim per durrsaket ne kohe te monizmit "3 muj gango, 9 muj lango". Kshu o ene puna e ktyne. Kta ishin gjithe jeten lango qe sa shifshin nje tironc qe i begeniste katunin, bojshin feste. Per ca vjet, prej pabuksllikut tone, u bone gango dhe biles fillune tu na u heq si greke per te na tregu se ishin superiore. Tani qe sa here kthehen ne vere e shofin qe prape jane vetem lango dhe se nuk i afrohen atyne qe shkojne per pushime atje, u vje me plas.

Para ca vitesh flisnin greqisht dhe krekoseshin se u dukej vetja "te jashtem". Po tani qe e shofin qe kur flasin greqisht provokojne deshire per te vjelle tek robt rrotull, e evitojne ne maksimum perdorimin e ksaj gjuhe. Jo per gjo po ajo tani personifikon gjuhen e fshatarve dhe njerzve pa identitet ne ato zona. Shembulli me i mire per kete jane lokalet. Nje here e nje kohe (deri para 5-6 vjetesh) ne lokalet me te mira te Dhermiut, do e degjoje pa frike 30-40 minuta muzike greke dhe kamarieret e pronaret flisnin vetem greqisht midis tyre per te shit pordhe. Kurse tani jo vetem qe s'ka mo konge greke dhe greqishtja eshte limitu ne maksimum, po kom nigju me veshet e mi ne lokalin e nje dhermioti ne Tirone, konge popullore shqiptare. Tani ka ngel qe te vejne "Kalane e Dibres" (ne fakt kjo i bi fiks se origjinen diku midis Krujes dhe Dibres e kone keta) ose nai konge per UCK-ne qe tu heqim damken e keqe qe u ka vene perdorimi abuziv i greqishtes. hahahaha

Te me falin peshqit e tjere per nivelin teper te ulet te ketij postimi po thashe te ulem ne nivelin e bashkebiseduesit se perndryshe nuk kupto.

 

Aq kemi plasur ore ti çun sa mire eshte te rrish te maja thanes nga po flet, e te mos shkosh me pushime ne Dhermi.Beje per inat te katunareve te bregdetit smiley

Lizander, nuk ka arsye per te qene kaq agresiv.

Problemi qe ti ngre nuk ka te beje vetem me ata banore, por mbi te gjitha me mungesen e nje bariqendre te forte qe duhet te ishte Tirana.

Historikisht per himariotet ka qene me komode te shkonin ne Korfuz se sa ne Tirane.

Une kam folur personalisht me ta. Jam ulur ne tavoline e kam biseduar.

Ta siguroj se jane njerez shume te mire, shume shqiptare, shume te vuajtur... pakez dembele gjithashtu smiley

 

Olso per ket pjesen normale te banorve atje o ai rreshti i funit i postimit. Pjesa e pare i adresohet atyne bollanisteve qe pretendojne se po shqiptarizojme greket me zorr.

Ene une sa here shkoj anej fol me robt te cilet vetem ankohen nga Bollano se ai pis e bo kastile qe nuk u heq as plehrat qe njerzit te mos ngelin te knaq kur vijne me pushime.

Ene plot shoke e shoqe qe jone me origjine prej anej kom ene as me shko n'men me e konsideru si nai gjo te mire a te keqe. (biles una ene me kte Bardhin rrezik bi kusheri i larget se jom çerek Diborn)

Halli o se kur keta bohen agresive duhet me i tregu se i kone dale komet jashte jorgonit. Ene funi i funit, çar t'i them une i robi qe o gati me nderru gjithe identittetin per tu duk "cool-er" e superior. Keto jone shenja te forta mendesie katunareske e una s'kom car t'i boj.

Masnej una e kom pak si kalin e betejes ket problemin e nderrimit te kombesise, kshu qe me bohet shpejt nervi kaçurrel kur nigjoj budallalliqe te tilla.

 

... dhe me sa di une, gjysherit e Bollanos kane qene te njohur per patriotizmin e tyre gjate luftrave me greket.

Fukarallek - maskarallek! Nganjehere... me shume maskarallek se sa fukarallek! smiley

Kohet e fundit qarkullon nje thashethem se qeveria Shqiptare ka nje plan per ndertimin e 20 ishujve artificial per qellime turistike ne zonen Vlore-Sarande.Di njeri nese eshte e vertete?

skerdi

për tu ndërtuar këta ishuj duhet të marrim leje te Bollano, pastaj Bollano duhet të marrë leje në Gërqi, pastaj Gërqia duhet të kthej përgjigje...

ohuuuuuu shkon gjatë kjo punë. Ne e kemi fushatën tani e nuk na pret puna... Për mandatin e dytë ok mund të flasim.... hhahahaahah

 

JA EDHE QEVERIU

 

Reagim i Kryeministrit Berisha pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për heqjen e të drejtës politike dhe elektorale ndaj Kryetarit të Bashkisë së Himarës, zotit Vasil Bollano

Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe për respektimin e plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit. Burimi: siti online i kryeministrise

Nje koment 'a caldo'

Jemi ne fushate elektorale.

Bollanon Shqiptaret (gjeresisht) nuk e duan, pasi eshte 'damkosur' si filo-grek dhe anti-shqiptar i eger.

Berisha, pavaresisht nga kjo, del direkt me deklarate - edhe aty ku nuk i takon, pasi denimin e ka dhene gjykata, qe i perket sistemit gjyqesor, me te cilin ai s'ka pike lidhje (si kryeminister).

Del dhe hazerxhevap i pervishet gjykates dhe na mbron Bollanon.

Ky akt do trimeri te madhe pasi mund te kete kosto politike (Shqiptaret qe nuk e duan Bollanon dhe qe u gezuan nga denimi i tij mund te shtremberojne buzet para deklatares se Berishes...)

Pra si shpjegohet ky reagim i Berishes, megjithe rrezikun e humbjes se nje sasie votash?  

Ky gjest ka, per mendimin tim, dy interpretime.

E para, Berisha mund ta kete bere per te fituar simpatine e elektoratit dhe te strukturave drejtuese te PBDNJ-se.

Po kjo nuk kam shume gjasa pasi:

a) elektorati grek voton per PBDNJ-ne sido qe te jete, dhe jo per aleatet e saj te rradhes, sado 'te mire' te tregohen keta, dhe

b) PBDNJ-ja nuk ben koalicion parazgjedhor, por paszgjedhor, dmth hyn ne qeveri me cilendo pale qe fiton zgjedhjet e rradhes

Per kete arsye une anoj me shume nga shpjegimi i dyte i mundshem:

deklarata eshte veprimi i pare i strategjise Berishiane per ta shpetuar ortakun Bollano nga 'kthetrat' e gjykatesve 'te kuq'.

Me kete deklarate po i konfirmon dyshimet qe kam hedhur me lart po ne kete teme

 

 

 

 

O Student, ky pohimi jot qe Berisha po mbron Bollanon, mua me duket pak i sforcuar. Personalisht nuk mora vesh fare se çfare deshte me thone ai me ate deklarate. Mua me ngjan me teper me deklaraten e dikujt qe kujto se duhet patjeter te thote diçka per gjithçka.

Nqs do mbrote Bollanon, Berisha do humbte shume me teper elektorat se sa i gjithe elektorati i PBDNJ-se, ndaj po ta bente nej gje te tille do bente nje gomarllik te madh.

Ti e shef se perveç Dules askush nuk ka reagu per ket teme. Kjo trego qarte qe asnjonit nuk ja ma me dale hapur. Se po ta mbrojne Bollanon humbin elektorat, dhe po ta sulmojne kane frike nga greku. Se mos harro qe influenca politike e grekut ne Shqiperi nuk ngelet vetem ne 1-2% te PBDNJ-se.

Sala e ka aq te madhe manine e protagonizmit sa qe, edhe kur pozicioni institucional ja jep luksin e heshtjes, ai kujto se duhet patjeter te beje komente.

Lizander,

1.

nga pergjigjja jote deduktoj se jemi te dy dakord per faktin se deklarata e kryeministrit nuk eshte e diktuar nga ndonje logjike politike - madje mund te hipotizojme po deshem se eshte kunder logjikes se politikave te fushates elektorale.

Ti e justifikon nderhyrjen e tij me 'manine e protagonizmit'.

Une nuk e besoj.

Dhe kjo sepse eshte fare pak e mundshme qe kryeministri i vendit dhe lideri historik i partise me te madhe te Shqiperise -  nje njeri i rrahur ashper nga tallazet e politikes Shqiptare te dhjetvjecareve te fundi - te veproje me vetedije ne dem te vetes, qofte edhe per te asekonduar (te me falni per fjalen e huaj) 'manite' e tij te verteta apo te hamendesuara. 

Une jap nje shpjegim silogjik, qe si motivacion ka perfitimin dhe jo manite.

Une kam bindjen se kryeministri ben levizje te perllogaritura mire, sidomos ne ceshtje jashtezakonisht delikate dhe serioze si kjo e Bollanos.

2.

qe Berisha po e mbron Bollanon kete e thote deklarata, nuk e them une.

Aty e ke:

'Kryeministri Berisha, ... , mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike (nenkupto nga konteksti: 'si kjo qe ka dhene gjykata e Vlores'), nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit.

Pra, me pak fjale, ne nje 'kundershti' ku perballe njeri-tjetrit jane Gjykata e Vlores dhe Vasil Bollano, kryeministri Berisha mban dhe mbron hapur, madje me deklarate te posacme, anen e Bollanos, duke e kundershtuar vendimin e gjykates si vendim (interpretim + zbatim i ligjit) qe mbart nuanca politike dhe arkaike dhe qe nuk i sherben vendosjes se ligjit.

Kam pershtypjen se analizen (fare te thjeshte) e kam te sakte. 

 

 

ne dt. 26 vjen karamanlisi, mjaft se e shklyt deklaraten e sales. u mush interneti me politikane

Student per menimin tim interesat ekonomike ne jug jane te ndara ne tre grupe. Sala, Neranxi dhe Bollano. Te tre luftojne njoni-tjetrin. Bollano qe ka shume ne dore, ka edhe obligime (fitimprurese) per pengimin e zhvillimit te asaj zone. Fakti qe per 4 vjet kjo qeveri nuk arriti te beje invetime atje perveç rruges (e vetmja gje qe e kishin plotesisht ne dore), tregon qarte se nuk ka ujdi midis Sales dhe Bollanos.

Sa per deklaraten mua me teper me duket e mundshme qe ta kete bere qe ta perdori nga te dyja anet. Pra qe grekve t'i thote : "Ju e shifni une isha i vetmi qe u shpreha kunder. Po me shume nuk bej dot" Kurse neve, po na u dha rasti me e pyte do na thote : "Me vjen keq une nuk kam mbrojt Bollanon. Une kam thone vetem qe vendimet e gjyqesorit duhet te jene pa ngjyra politike dhe qe gjyqesori duhet te jete i pavarur."

 

Sala eshte 'grup' padyshim.

Bollano ka luftuar si qen keto vite qe te behet i tille, po nuk e di sesa ja ka arritur.

Nerenxi, hiq ate hotelin ne Potam ku ben mbledhje Erjon Veliaj dhe shtepine gjysme-germadhe te pleqve ne Spille, nuk e di me thene te drejten se c'interesa ka e ne mund te quhet 'grup'.

Mua nuk ma do mendja, po kjo eshte pune tjeter.

Disa elemente te tjere kandidate jane Kokedhima (pallate e troje ne Himare, etj.), Rama (ortak i Kokedhimes; Kalaja e Lekursit; etj), Tos Nano (Dhermi; etj), Paskal Milo (Palase), e keshtu me rradhe.

Sala jepet si pronar i zones se Porto Palermos, ku ndodhet Kalaja e Ali Pashes, si edhe i disa loteve te fuqishme ne Dhermi - fushe.

 

 

 

 

 

Per cdo ngjarje apo ndodhi negative fajtor shpallet vetem S Berisha,a thua ky njeri meret vetem duke sajuar budallalleqe! Deri para nje viti Sala u akuzonte per mungesen e energjise sikur ky njeri i kshte ndaluar reshjet se kishte lidhje me zotin dhe natyren.Ne keto 4 vjet cdo vit ne korrik ka sjelle ne parlament buxhet shtese te shoqeruar me rritje rrogash e pensionesh

ndera opozita te gjtha keto i votonte kunder.Per dy vjet u hodh balte mbi rrugen Durres Morine dhe akuzohej S Berisha se po mbron ministrin e korruptuar.U akuzua qe Berisha ushtron presion mbi prokurorine ,tani pasi prokuroria deshtoi thuhet se Sala paska bashkpunuar prokurorine qe te vonoje hetimet,etj .etj .Tani denohet Bollano e lakohet emri i Berishes.

Gjinushi , sikur ti kishte femijet e tij te gjithe keta qe meren me Berishen , nuk do ja dilte me mire .

Ec or bure se ne fund te fundit veten e tyre dhe partine e tyre te dashur PSSH kane injoruar .

Po Sala eshte ai qe pas vendimit te gjykates ka thene qe gjykata ka bere nje denim politike dhe se nuk duhet ta denonte.Absurditet!!! Sipas mej i kane dhene nje denim minimal.Atij i duhet ti hiqet shtetesia shqiptare, ne kte menyre le te iki te vllezerit e tij greke qe i don kaq shume.

Zv-ministri i jashtem grek Th.Kasimis ju pergjigj me keto fjale pyetjes se,cila ishte mbeshtetja qe i dha greqia Bollanos pas vendimit te gjykates se Vlores,qe i beri deputeti i partise LAOS  A.Gjeorgjiadhi  ne komisionin parlamentar grek per punet e jashteme.

"Deklarata e Berishes ishte mbeshtetja jone"

Kanali televiziv i Parlamentit Grek.E degjova dije ne drek,po e gjeta linkun do ta sjell.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).