Shkëmbimi Rama-Mima mbi tatimin e "biznesit të vogël"

Rama me biznesin për tatimin mbi fitimin: “Qeveria po penalizon biznesin e vogël”

www.tirana.gov.al

Paketa fiskale e miratuar në fund të vitit 2007, zbatuar gjatë 2008-ës për herë të parë, ka shtuar tatimin mbi fitimin për biznesin e vogël. Pra, çdo biznes i vogël duhet të paguajë një tatim tjetër shtesë, që është Tatimi mbi Fitimin, në masën 10 % të fitimit dhe kjo, jo më si e ardhur lokale por nacionale.

Për këtë arsye, Kryetari i Bashkisë Edi Rama ka vizituar disa biznese te kryeqytetit, duke vënë në dukje faktin që tashmë të gjitha bizneset e vogla duhet të derdhin brenda datës 31 Mars, në llogarinë e buxhetit të Qeverisë –  Berisha, vlerën prej 10 % të fitimit të realizuar deri në fund të vitit 2008.

Bëhet fjalë për rreth 16 mijë biznese të vogla në Tiranë të cilat do të penalizohen për aktivitetin e kryer gjatë 2008, duke paguar tatim - shtesë për buxhetin e shtetit.

Rama ka ndalur në një furrë buke, në rrugën “Fortuzi” dhe ka biseduar me pronarin, një bisedë e cila u përqëndrua në pasojat negative që ky tatim i dyfishtë do të sjellë për të gjitha subjektet tregtare, që kanë një xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë.

Pasi i bëri një llogari të thjeshtë kostos që konkretisht kjo furrë buke do të ketë mbi supe, pas aplikimit të këtij taksimi të dyfishtë, Rama apeloi për të gjithë bizneset duke thënë se: “ Në mungesë të plotë transparence, çdo njësi prodhimi, çdo biznes,  merr një goditje shumë të rëndë dhe tani për fat të keq, Kryeministri thotë se: “i ka pushteti vendor; i ka Bashkia; po dominojnë mbi biznesin” - ndërkohë që rëndesa biznesit i vjen pikërisht nga tatimi mbi fitimin që është edhe tatim i dyfishtë përveç të tjerash. Megjithatë, unë ju siguroj ju dhe gjithë të tjerët se pas 28 qershorit ky trajtim i biznesit do të marrë fund dhe ne do të ndërtojmë një aleancë me biznesin, duke e mbështetur atë në mënyrë që të luftojmë papunësinë dhe të luftojmë varfërinë”.

10 % e tatimit mbi fitimin e biznesit të vogël është aq sa, apo më shumë se 50 % e uljes së taksës së biznesit të vogël mbi xhiron që u krye në vitin 2005. Biznesi i vogël sot paguan në total, të njëjtin detyrim që paguante në vitin 2005, por me një ndryshim të vogël, që gjysmën e shtuar të këtij detyrimi duhet ta derdhë në buxhetin e shtetit dhe jo të Bashkisë.

Kryeministri Berisha duke pretenduar reforma përmes uljes së taksës për biznesin e vogël, në fakt e ka taksuar dyfish, duke nxjerrë të ardhura për buxhetin e shtetit kur ligji ështe i qartë që “taksat nga biznesi i vogël janë taksa lokale”. Në qytetin e Tiranës janë rreth 16 mijë biznese të cilat rezultojnë me fitim dhe 3000 të tjerë rezultojnë pa fitim ose mbyllin aktivitetin e tyre në fund të vitit.

Gjatë 3 viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka ulur më 30 % taksën e biznesit të vogël dhe atë të pasurisë nga niveli i përcaktuar me ligj, për të gjitha bizneset e prodhimit në Qytetin e Tiranës, me qëllim lehtësimin në kushtet e krizës energjitike që kalonte vendi.

Deklaratë sqaruese e zv. Ministrit të Financave z. Florjon Mima për Tatimin mbi Të Ardhurat që paguan biznesi i vogël

www.minfin.gov.al
   
Kërkojmë të sqarojmë opinionin publik në lidhje me deklaratën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sikur gjoja bizneset e vogla penalizohen nga prezantimi i taksës së sheshtë prej 10 % që ato do të duhet të paguajnë në fund të tremujorit të parë për vitin 2009 per aktivitetin e vitit 2008. Kjo është totalisht e pavërtetë.

Nuk bëhet fjalë për asnjë taksë të re. Kemi thënë dhe sqaruar disa herë më parë se kjo është thjesht një metodë rakordimi per te kaluar nga taksimi i paragjykuar ne taksimin real. Bizneset e vogla, të cilat paguajnë kuotat fikse në Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera te vendit, në përfundim të vitit do të duhet të bëjnë rakordimet me pushetin qendror duke dorëzuar një deklaratë të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe ne presim që në fund të këtij procesi shumica e bizneseve jo vetëm që nuk duhet të paguajnë takse shtesë, por në të kundërt pjesa më e madhe e tyre do të rimbursohen për tatimin e paguar tepër në komuna dhe bashki. Përsa i përket rimbursimit ai do të përballohet totalisht nga fondet e pushtetit qendror dhe nëse do të ketë të ardhura shtesë ato do të transferohen pranë pushtetit vendor. Kjo është e vërteta e vetme në lidhje me taksën e sheshtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranes duhet të shikojë taksat dhe tarifat vendore, të cilat vetëm nga viti 2007 në vitin 2008 janë rritur me një ritëm nga 25 – 40 %. Përmendim: taksën e gjelbërt e cila si një taksë e përkohshme është miratuar vetëm nga këshilli bashkiak, pra pa autorizim ligjor specifik; tarifën e pastrimit; taksën e pasurisë; dhe më e keqja akoma, një taksë te re e cila po ashtu është prezantuar gjatë këtij viti me vendim të njëanshëm të Këshillit Bashkiak dhe që ka të bëjë me të gjitha kamionçinat, kamionët, mikrobuzët, autobuzët etj., me targa jo te Tiranes por që hyjnë per furnizime a transport në Tiranë  dhe që për çdo prekje të tyre në territorin e Tiranës ato do të duhet të paguajnë 1 mijë lekë taksë, një çmenduri e vërtetë kjo Dhe mjafton një përllogaritje e thjeshtë për të parë që një biznes i vogël që viziton Tiranën rreth 40 - 50  herë në vit, do të duhet që vetëm me këtë taksë të paguajë pothuaj të njëjtën shumë që ai paguan sot si takse per biznesin e vogël.

6 Komente

ne kete rast uroj qe te flase ndonje person qe ka ndonje biznes ne tirane dhe te na thote se sa ai paguan se po te degjojme kete debat politik do te ngaterrohemi me shifra kot se koti njeri thote ulet tjetri ngrihet dhe nuk do ta marrim vesh te verteten

ajo qe me pelqen ne kete debat eshte se te dy palet debatojne se kush ule me shume taksat, politike qe nuk ka te beje fare me te majten

Keto jane lloqe politike per te perfituar vota ne zgjedhjet e Qershorit (nese do te behen).

Ndersa dua ti them Florianit se nuk mund te kalohet nga tatimi i paragjykuar ne tatimin real vetem me plotesimin e nje formulari vetdeklarimi te te ardhurave ne fund te vitit. Me kete mund te genjesh vetem kalamajte. Por duhet nje reforme e tere (qe juve as nuk e moret guximin ta benit)fiskale qe fillon me disiplinimin e dokumentimit te xhiros (skontrinat fiskale) dhe te blerjeve (faturat tatimore), pa te cilat as qe mund te konceptohet vjelja e tatimit real per biznesin e vogel. Ne kemi ngel akoma si ne kohen e mesjetes dhe pretendojme te antaresohemi ne BE.

Ca gjysem hapa i kane ndermarre por jane me te vertete me gjysem zemre (ca reklama per faturat, ca dalje te rralla ne tv per kete ceshtje etj).

Une sot pyeta nje dyqanxhi ku fotokopjova nja dy letra, dyqan qe shiste dhe artikuj shkollore, dhe ai me tha se paguante 2 milion leke te vjetra taksa te ndryshme me gjith sigurimet shoqerore. Nje pike interneti paguan 1500 euro ne vit, nje fugon po kaq thuajse, mesa pyes. Ne fakt te gjithe po ankohen se taksat po u marrin frymen dhe se po punojne per shtetin. Kam pershtypjen se nga taksat mbidhen me miliarda leke ne vit.

Gallate ore, gallate.....ketu pra kemi nje kandidat te djathe qe do te ngreje taksat, dhe nje te majte qe do t'i ule ato....gje qe bie ndesh me cfaredo lloj programi ne cfaredo lloj vend te botes ku eshte e kunderta, te majtet ne pergjithesi i ngrene taksat (+taksa, +fonde per programe sociale te qeverise, - taksa, - mbeshtetje me programe sociale nga qeveria) kurse te djathtet i ulin ato.

A diskuton njeri programet e njeres apo tjeters pale ne teresi si dhe pasojat e politikave te ndryshme persa i perket cdo pike te programeve ne jeten e qytetareve, apo i kane sekret edhe programet. Xhanem ne Shqiperi cdo gje ben vaki....

Krisidha, Mima nuk po thote as te rritet dhe as te ulen, por po shpjegon nje perpjekje per te vene taksimin real. Cdo opozite flet bukur perpara zgjedhjeve, puna eshte se kur vine ne pushtet, bejne edhe me zi se sa te meparshmit. Ironia ketu eshte se Rama eshte edhe qeveri (vendore), dhe Mima pikerisht kete ka vene ne dukje: hendekun midis llafeve te bukura te opozites (shteterore ) per te ulur taksat, dhe veprimeve te qeverise (vendore) ne shtimin e tyre pa precedent. 

Duke lene menjane ambiciet qeverisese, Rama esht nje nul ne krahasim me Mimen ne kte fushe. Shum shum mund te marre ndonje keshille nga Malaj se ku te kapet, por jo te imponohet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).