Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Doganave

Kryeministri Sali Berisha me propozim të ministrit të Financave Ridvan Bode, urdhëroi dje largimin nga detyra të kreut të Doganave shqiptare, Përparim Dervishi. Lajmi publikohet sot në “Gazeta Shqiptare”. Një ndër ish- anëtarët e KOP-it demokratik i cili u angazhua në programin ekonomik të qeverisë së re para zgjedhjeve të 2005-ës, Dervishi mbante këtë post që nga viti 2005, menjëherë pas ardhjes në pushtet të koalicionit qeverisës të djathtë dhe konsiderohej njeri i afërt i qarqeve më të larta qeveritare.

Sipas burimeve jozyrtare nga Dogana, të cilat i referohet “Gazeta Shqiptare” pasuesi i tij duhet të jetë nëndrejtori i përgjithshëm teknik, Rifat Gjoni, i cili është një specialist teknicien. Por, të njëjtat burime vënë në dukje edhe se njoftimi zyrtar për ndryshimin në kreun e Doganave nuk do të bëhet publik, deri sa të pranojë ky i fundit detyrën e ngarkuar, duke shtuar se Gjoni ka hezituar të pranojë një post kaq të rëndësishëm vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.

”Gazeta Shqiptare” shkruan sot se dogana shqiptare nën drejtimin e Dervishit gati vazhdimisht realizoi planin e të ardhurave të parashikuara në buxhetet e shtetit. Kjo, edhe si pasojë e faktit që taksat doganore, në kuadër të marrëveshjes integrim të Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian, u ulën apo u hoqën gradualisht me vendet e 27-es, duke e ulur po kështu, peshën specifike të të ardhurave nga Dogana, në favor të Tatimeve. Por në të njëjtën kohë, një pjesë shumë e madhe e administratës u spastrua dhe u zëvendësua, ndonëse kishin ardhur në punë me konkurse, ishin trajnuar dhe nuk kishin kryer shkelje.

Gati të gjithë ata kanë fituar me gjyq të drejtën për dëmshpërblim dhe detyrimin për t'u rimarrë në punë në pozicionin e mëparshëm. Këto detyrime financiare, që arrijnë në miliona euro, drejtori i përgjithshëm refuzoi t'i paguante, duke krijuar edhe incidente jo të vogla me drejtuesin e Përmbarimit. Në rast pagese të tyre, sipas ligjit, të ardhurat doganore do të ishin më të vogla se ç'janë.

Dervishi u tregua konfliktual me biznese të caktuara të hidrokarbureve, duke e transferuar këtë konflikt edhe me institucione shtetërore, të pavarura nga Dogana, siç është p.sh, Inspektorati Qendror Teknik. Fjala është për bllokimin e sasive të gazit të lëngshëm në vitin 2007, që u zhbllokuan me vështirësi dhe gjykatat po vendosin zhdëmtimin e kompanive nga shteti, gjithnjë në shifra miliona euro.

13 Komente

dhe drejtor i ri burri i nje prej femrave te klanit agrita smiley

turp !

nepotizem i pafytyre !

 

argites, duhet t'i ngrene ndonje permendore! te sheshi nene Tereza, psh. smiley

po leje o nejse se nuk osht shaka,osht turp.

si qeka kjo pune kshu, gruja nendrejtoreshe telekomi, burri drejtor dogane, motra gruse noterja argites, burri i mootres se gruse drejtor i rrugeve.

oh come on !

this is way too much smiley

sevap ka dashur te beje ajo e shkreta, c'faj ka qe ka shoqeri te zgjerume?

lum kush ka lujt me peta me argiten! smiley

qeshim se s'qajme dot, i thone kesaj.

po keto levizje para zgjedhjeve te cuditshme me duket.

 

po ca e cuditshme moj nejse.

o sot o kurre o bo kjo pune.

ti biem dhe i here te fundit se nuk i dihet.

ec aty, te vdeksha, mshoji.

per ket dite duhet shoqnia, por edhe kukllat !

smiley

 

 

moj desdemona po leri keto burri i shoqes , motra e shoqes , gruaja e shokut, djali xhaxhait te argites ashtu mund te dalesh edhe ti fis me te ose e dashura e dyte e shokut te vellait te argites .turp per ty po ti femer je edhe ti si ajo e nuk te takon

"Eshte koha per ndryshim"- sllogani PD-se per te ligjeruar shkarkimet dhe per te emeruar ne tre mujorin e fundit te kesaj qeverisje ushtaret besnike te familjes kryeministrore qe duhet te mbushin me te gjitha format deficitin e krijuar nga mosmarrja e fitimeve te pritshme nga asgjesimi i municioneve ne Gerdec.

Po per 4 doganieret e arrestuar per korrupsion, pse nuk flet njeri ?

Po mer Lefty po, se tek 4 batakcinj dogane ka ngel korrupsioni sot e kesaj dite.

Ne fakt une ja sugjerova adminit qe dje. i thashe hudh nje artikull per raprezaljen ne dogana , mirpo me sa duket nuk e kuptoi dhe hodhi vetem njoftimin per largimin e Papit.

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.ph...

Dhe sipas lajmeve ishin jo 4 por 7 doganiere, te arrestuar diten kur shkarkohet i pari i tyre, dhe ishte veprim i turpshem.  Bashke me spektaklin mbi aryset "objektive" dhe "subjektive" qe dhane ne koference shtypi.

 

 

Nuk e ka fajin drejtori i Doganave, por Qeveria. Peshku qelbet nga koka

Po me Papin cfare paten? Cte keqe u bente Papi?  Ai tani i beri leket  ( dikur ishte lavatrice, televizor frigorifer, tani eshte vila, veture dhe dashnore) Ai qe do te vij pas Papit do te filloj nga fillimi. 

Nuk e kuptoj eshte lufte kunder korupsionit apo strategji sekrete e Berishes qe te tere shqiptaret te behen nga nje here drejtor dogane  qe te pasurohen gjithe shqiptaret nepermjet kesaj rruge te rishperndarjes se kapitalit qe quhet "korupsion" smiley

"Gazeta Shqiptare"shkruan sot se dogana shqiptare nen drejtimin e Dervishit gati vazhdimisht  realizoi planin e te ardhurave te parashikuara ne buxhetet e shtetit.

 

Nuk e kuptova kete! Te ardhurat nga doganat jane ato qe jane,apo jane ato qe do qeveria te jene?

Duhet te vendoset nje drejtor tjeter te vjedhe dhe ai pak. Ky qe u hoq u be rehat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).