Shhhhhhht....!

 

 
Shhhhhhht……!
Afër teje ka njerëz.
Mos qaj me zë, mbuloje jetën me jastëk
Dhe mos merr frymë.
 
…dëgjo…
 
Mos fol…..!
Qaj pa u ndjerë,
Dhe përgjo.
 
…mos humb…
 
Shhhhhhhht…!
Po fole, do të të zbulojnë.
Mos dil nga bunkeri, mbylli sytë
 
 
Dhe përgjo.
 
Tani boll më…, merr frymë prapë.
Nxirre dertin e fshiji brengat.
…hapi sytë….
 
Mos u verbo!
 
E kupton që askush nuk të ka parë…?

Shhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhht…!
Afër teje ka shumë syshigjeta e veshëhapur
Tani mos qaj fare,
Dhe merr frymë thelle!

 
…tani jeto…
 
Shtrihu në rërën e ngrohtë,
Hapi krahët e më ler të të përqafoj.
Ai portokalli në qiell, vec ne na ngroh
Mbylli prapë sytë.


…dhe përfytyro…
 
Kohën kur me fshije pikëzat,
Nën sytë që të kërkonin, fshehur pas dyshimit…

Përfytyro…

 
Dhe kohën kur përgjumeshe drobitur,
Nën ëndrrat e fshehura nga dallgët e mbrëmjes
 
…dhe përfytyro…
 
Kohën kur më buzëqeshje,
Nën hijen e trupit tim, që dridhej…
 
Boll me përfytyrime!
Hape veten dhe ngrihu nga ajo rërë e nxehtë…
E shikon detin përballë?
Duket bukur nga bregu, ndaj Vrapo,
i joti është!
Kur dallgët të fillojnë
Aty do jem, per te te shpëtuar…

Kur askush sy mos kete…
për ty do të jem,
duke thënë “Welcome to this World”,

 
…zemër.
 

  

 
 
 

5 Komente

Me pelqeu loja me formen...me kujtoi Sandberg dhe kisha shume deshire te ishte poezi "bombë". Mbase me pak me shume vetpermbajtje do te ishte me e mire se kaq... (se po boj si profesor, mos ma var shume smiley

shuuume po shuuume e bukur, me pelqejne poezite qe thyjen kornizat

komplimente klajd

ja te te jap nje pese tani, (jo per eksperiment por se e meriton vertet) smiley

E ndjere, Klajd. Nice. smiley

E pa pare Klajd, me mahnite dhe me ke emocionuar shume.

Komlimenta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).