Shehu: Ja skema e përfitimit të kartave të identitetit

Kostoja e dhënies së kartave falas për një kategori personash, si dhe për kompensimin e pensionistëve shkon në 5 milionë USD. Zv/ministri i Financave, Shrefedin Shehu në konferencën e djeshme për shtyp bëri prezent skemën e re të kompensimit të një pjese të mirë të studentëve, pensionistëve si dhe dhënien e kartave falas për një kategori personash në nevojë. “Kostoja e këtij vendimi sipas llogaritjeve paraprake është 5 milionë USD dhe do të mbulohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Në vendimin e Këshillit të Ministrave ne autorizojmë degët e thesarit, që të bëjnë në mënyrë automatike avancimin e fondeve. Dhe nëse fondet janë të pamjaftueshme për institucionet, që do ofrojnë këtë shërbim janë të autorizuar të bëjnë menjëherë kërkesë për shtesë fondesh pranë Ministrisë së Financave”, deklaroi Shehu. Duke bërë thirrje për një bashkëpunim të medias në bërjen publike të vendimit të qeverisë, zëvendësministri deklaroi se: “Me vendimin e fundit të qeverisë është bërë një ndryshim thelbësor i mënyrës së kompensimit dhe nuk ka më hapësirë edhe për spekulime politike lidhur me mospajisjen e shtetasve me letërnjoftim si rezultat i paaftësisë paguese të qytetarëve”. Ai e cilësoi një krijim artificial pretendimin për ekzistencën e një “takse vote” duke sqaruar se që në fillimin e projektit qeveria përcaktoi skemën e rimbursimit dhe taksa është një pagesë e pakthyeshme dhe e pakompensueshme. “Ndërkohë, qeveria ka një skemë që pagesa është e kompensueshme për një pjesë të qytetarëve”, theksoi Shehu. Numri dy i Ministrisë së Financave shpjegoi edhe më konkretisht se ato që përfitojnë janë: “Të gjithë paraplegjikët e tetraplegjikët, të dënuarit ose ata që ndodhen në paraburgim si dhe anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, do të kompensohen plotësisht në masën 1200 lekë”. “Do të përfitojnë të gjithë shtetasit, që marrin pension minimal në fshat dhe në qytet; studentët; anëtarët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe të gjithë shtetasit, që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 28 qershorit do të përfitojnë 1000 lekë kompensim”. Gjithashtu, përfshihen edhe disa kategori të tjera që do të përfitojnë kompensim në masën 700 lekë, 400 lekë dhe 200 lekë. Ndërsa vendimi përcakton se “pagesa e kompensimit bëhet për aplikimet e kryera deri në 20 qershor 2009 apo për letërnjoftimet e marra deri më 28 qershor 2009”. Për aplikimet e bëra pas 20 qershorit 2009 kompensimi është i pavlefshëm dhe çdo pagesë e marrë për këtë qëllim është e paligjshme. Kompensimi për pensionistët që kanë aplikuar sipas vendimit të qeverisë do të realizohet duke filluar që nga data 1 maj nga zyrat ku merren pensionet. Universitetet publike të blejnë, paraprakisht, kuponët dhe t’i pajisin me to të gjithë studentët, që nuk e kanë kryer aplikimin, kundrejt pagesës së diferencës, ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës së njohur të kompensimit. Drejtoritë arsimore në rrethe të blejnë, paraprakisht, kuponët dhe të pajisin me to nxënësit, votues për herë të parë, të shkollave të mesme publike kundrejt pagesës së diferencës, ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës së njohur të kompensimit. Nxënësve, që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin t’ua japin kompensimin.

Vendimi

1. Kompensimin e çmimit të letërnjoftimit për shtetasit shqiptarë, mbi 18 vjeç ose që deri më 28 qershor 2009 mbushin 18 vjeç, që nuk disponojnë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit, si më poshtë vijon:

a) Në masën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë për të gjithë personat:
i. Paraplegjikë dhe tetraplegjikë, personat e verbër dhe pjesëtarët e familjes, në ngarkim të tyre, kur nuk kanë të ardhura.
ii. që vuajnë dënimin ose ndodhen në paraburgim.
iii. anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian.

b) Në masën 1 000 (një mij&eumlsmiley lekë për:
i. të gjithë pensionistët, që kanë pension minimal, në qytet, dhe të gjithë pensionistët e fshatit;
ii. studentët e institucioneve të arsimit të lartë publik;
iii. çdo anëtar të familjeve, që trajtohen me ndihmë ekonomike;
iv. të gjithë shtetasit, që votojnë për herë të parë; ata që kanë lindur në periudhën 19.2.1989 – 28.6.1991, pavarësisht nga gjendja ekonomike dhe sociale.  

c) Në masën 700 (shtatë mij&eumlsmiley lekë për personat:
i. me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, në përputhje me pikën 3, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, si dhe anëtarët e familjes, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar, me përjashtim të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve dhe të së verbërve.
ii. personat që përfitojnë pagesë papunësie.

&ccedilsmiley Në masën 400 (katërqind) lekë për të gjithë personat, që përfitojnë pension pleqërie mbi pensionin minimal në qytet, të plotë, të pjesshëm ose pension invaliditeti, si dhe personat në ngarkim të tyre, të cilët janë pa të ardhura.

d) Në masën 200 (dyqind) lekë për punonjësit e institucioneve buxhetore me pagë mujore bruto jo më të madhe se 35 000 (tridhjetë e pesë mij&eumlsmiley lekë, si dhe personat në ngarkim të tyre pa të ardhura.

2. Pagesa e kompensimit bëhet për aplikimet e kryera deri në 20 qershor 2009 apo për letërnjoftimet e marra deri më 28 qershor 2009. Për aplikimet e bëra pas 20 qershor 2009, kompensimi është i pavlefshëm dhe çdo pagesë e marrë për këtë qëllim është e paligjshme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).