Sektori privat kontribuon me 85% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto

A.Gjonaj

Gjatë vitit 2008 numri i bizneseve me xhiro ekonomike mbi 8 milion lekë është rritur me 60%

Sektori privat po zë gjithmonë dhe më shumë vendin kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, rezulton se sektori privat zë 85% të GDP. Struktura e ekonomisë shqiptare ka përcaktuar si potenciale të rëndësishme për një zhvillim të qëndrueshëm sektorët e shërbim-turizimit, bujqësinë, industrinë dhe ndërtimin. Të gjitha taksat dhe tatimet kanë pësuar një ulje të qenësishme, duke u mundësuar kështu përdorimi i këtij instrumenti fiskal si nxitës dhe stimulues për rritjen e investimeve direkte në ekonomi dhe zgjerimin e bazës së tatueshme përmes minimizimit të informalitetit ekonomik, evazionit fiskal dhe luftës ndaj korrupsionit. Në harkun e tre viteve u ul me 2,5 herë tatimi mbi fitimin, u ulën me dy herë tatimet mbi biznesin e vogël (nga 3% e xhiros në 1,5%), u ul taksa mbi punën e paguar nga punëmarrësit me 1/3 në 2006 dhe nga muaji maj kjo taksë ulet me dy herë krahasuar me nivelin e vitit 2005. Po kështu u ul me 2,5 herë taksimi mbi dividentin e aksioneve dhe norma maksimale e taksimit të të ardhurave personale, taksa doganore është ulur me 3 herë, janë hequr mbi 20 taksa nacionale dhe janë hequr ose ulur thelbësisht një numër i madh tarifash shërbimesh, përfshi dhe çmimin e energjisë elektrike për kompanitë.

Të gjitha këto reforma bënë që vendi ynë të ketë barrën më të ulët fiskale për biznesin dhe në vitin 2008 u klasifikua si vendi me liritë fiskale më të mëdha në kontinentin tonë, duke u vlerësuar si vend me 95 pikë nga 100 për liri fiskale.

Veprimi pozitiv i këtyre faktorëve në rritjen ekonomike është mbështetur edhe nga politika të kujdesshme monetare, që siguruan stabilitet makro ekonomik, duke mbajtur nën kontroll të fortë inflacionin dhe deficitin fiskal, nga politika liberale të tregtisë, zbatimi i një shkalle të lartë të privatizimit të ekonomisë shtetërore.

Vetëm gjatë vitit 2008, numri i bizneseve të reja të regjistruara në "one stop shop" u rrit me 14% ose janë të regjistruar 25% biznese më shumë se në vitin 2005, ndërsa numri i bizneseve me xhiro ekonomike mbi 8 milion lekë është rritur me 60%.

3 Komente

 Gjatë vitit 2008 numri i bizneseve me xhiro ekonomike mbi 8 milion lekë është rritur me 60%

Po kjo dihet mer daj, po ti bosh bizneset me detyrim qe te bohen biznes i madh (mbi 8 milione lek xhiro etj etj) ate pune ka ai, te paguj taksat ose ti vej drynin. Vetem qe po bohen 4 vjet ne pushtet, dhe akoma se kam marre vesh, PD-ja eshte parti e majte apo e djathte? 

PD. Edhe biznesi i vogel tani e tutje me detyrim me percaktim do paguaje sigurime shoqerore per 3-8 te punesuar (i ka a si ka me verte, si rruhet njeriu). Pyetja eshte, kur do dali kryeministri te thote qe eshte ul papunesia nen nivelin e Finlandes?

 "...Në harkun e tre viteve u ul me 2,5 herë tatimi mbi fitimin, u ulën me dy herë tatimet mbi biznesin e vogël (nga 3% e xhiros në 1,5%), u ul taksa mbi punën e paguar nga punëmarrësit me 1/3 në 2006 dhe nga muaji maj kjo taksë ulet me dy herë krahasuar me nivelin e vitit 2005. Po kështu u ul me 2,5 herë taksimi mbi dividentin e aksioneve dhe norma maksimale e taksimit të të ardhurave personale, taksa doganore është ulur me 3 herë, janë hequr mbi 20 taksa nacionale dhe janë hequr ose ulur thelbësisht një numër i madh tarifash shërbimesh..."

 

Kur lexon kete, thua; oh sa mire. Mirpo kur shkon ne Shqiperi, ç'te shohesh, te gjitha bizneset, dyqanet, magazinat, etj, ankohen se shteti (ne fakt ata nuk e dine se eshte qeveria dhe pushteti lokal) po iu merr frymen me taksa. Shum dyqane lagjesh qe gjer dje punonin pa taksa, tani ju kane vene taksa (u be dy-tre vjet) sa i kane detyruar te mbyllen. Kete vit qe vajta ne Shqiperi, disa dyqane lagjesh ishin mbyllur, pikerisht nga shkaku i taksave te larta. 

Raport i Bankes Qendrore Europiane te muajit prill:

Mesatarja ne zonen euro Shpenzimet Publike/PBB

Viti 1998 = 48,6%

Viti 2006 = 46,7%

E para Franca (52,7%), e dyta Austria (49,4%), e treta Italia (48,9%)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).