Sa e lexojmë ne njëri-tjetrin...?‏

Në rrjetin shumë popullor në internet të FaceBook, një mesazh privat që vinte nga një koleg i njohur i Tv Klan kërkonte sygjerime nga anëtarët e një liste në lidhje me temat e programit të së dielës për rubrikën “Pro dhe Kundër”!

Duke patur mundësinë e shikimit të asaj rubrike, pyeta me shkrim kolegun se përse nuk e bënim organizimin dhe ndarjen e të ftuarve sipas bindjeve të tyre dhe jo një shorti të pajustifikuar! Asnjë përgjigje nuk erdhi dhe kjo nuk më suprizon! Kjo ndodh për fat të keq rëndom midis nesh! Mund të ketë ndodhur edhe me mua, kur kam qënë në pozicion më të favorshëm publik!

Në fakt, në të dielën e radhës shkrimtari I mirënjohur Fatos Kongoli refuzoi ti përgjigjej moderatorit për një temë shumë komplekse. Kongoli u bëri me dije organizatorëve se në aq pak kohë nuk mundej, për më tepër kur pozicionimi i tij vinte nga një short dhe jo një zgjedhje personale!

Reagime të ngjashme me të kanë bërë edhe të ftuar të tjerë, por në atë tramsmetim moderatori I njohur Ardit Gjebrea u detyrua ti jepte mundësi të ftuarve të jepnin mendimin personal në lidhje me temën! Të ftuarit u ndjenë më mirë, por pasi nisnin të flisnin me mjaft pasion i vinte radha gongut...

Kjo sigurisht ndodh vetem kur temat janë delikate dhe komplekse, ndaj besoj se organizatorët duhet që temat me impakt të gjërë në shoqëri, ti trajtojnë me një konceptim ndryshe...

Shqetësim i përgjithshëm…

Moderatori televiziv Blendi Fevziu ndërsa i ftuar në emisionin e kolegut Mustafa Nano me të drejtë trajtoi me shumë shqetësim rastin kur babai i ardhur nga zonat rurale kishte vrarë të bijën vetëm sepse po imitonte atë që bënin moshataret e saj në kryeqytet.

Fevziu tregoi për teleshikuesit se më e tmershme se ky rast tragjik ishte reagimi mbarë popullor të cilët në kundërshtim me ligjin në fuqi, i jepnin të drejtë babait për gjestin kriminal që kishte kryer!

Në fakt, ky është një shqetësim i kudo gjëndur! Pavarësisht pozicionit që ka gjithësijcili në mass-media, gazetar, moderator apo opinionist të gjithë bien dakort që në rastin Shqiptar kemi të bëjmë me një shoqëri në zhvillim dhe shumë problematike!

Në forma të ndryshme ne e kritikojmë këtë situatë të shoqërisë sonë dhe çuditemi si ka mundësi që ajo pjesë e shoqërisë kryen ngjarje shumë të rënda për arsye banale! Ky shqetësim vjen më I fortë kur mendojmë se në ekranin e vogël, në radiot e shumta dhe në gazetat pa numër, jeta shihet krejt ndryshe, shkëmbimi i opinioneve është europian dhe i emancipuar, ndërsa atje…!

Raste domthënëse...

Hans-Joachim Lanksch përkthyes Gjerman i gjuhës Shqipe dhe autor mjaft shkrimesh edhe në gjuhën tonë të bukur, në profilin e tij po në FaceBook citonte një koleg të një së përditshme shqiptare i cili thoshte (pak a shum&eumlsmiley që të gjithë në Shqipëri shkruajmë dhe lexojmë vetëm veten tonë...

Sejcili prej nesh që ka lëvizur në Europë dhe në vëndin e përkthyesit të njohur duhet të ketë vënë re se aty lexohen gazeta dhe libra, në tren, tramvaj, autobuz apo taksi! Një gjë e ngjashme nuk ndodh për shumë arsye midis nesh!

Por e keqja e kësaj panorame duhet të jetë më shumë brënda nesh se sa tek ambienti që na rrethon. Në një rast të tillë mund të mos e analizojmë braktisjen që i është bërë së fundi librit, por të paktën pjesës tjetër të publiçistikës i duhet kushtuar më shumë vëmëndje!

Personalisht më ka ndodhur që ndërsa po udhëtoja me mjetin tim në rrugët e Tiranës, dëgjoja një nga kolegët e vjetër të shtypit të shkruar dhe ekranit ndërsa po prezantonte me superlativa per dëgjuesit e Radios së tij, një tjetër koleg po me aq eksperiencë në gazetari!

Ky moment hasi në reagimin e moderatorit tjetër të ri të po të njëjtit emision radiofonik i cili e frenoi duke i thënë: po dalë mor zotëri unë nuk e njoh…” Jam i sigurtë që kolegu i ri nuk e njihte atë të vjetrin sepse përgjithësisht ai nuk ka mundësi dhe kohë të qendroi dhe pijë kafe të gjata tek Kullat Binjake, apo në kafenetë pa fund të Tiranës, ku në fakt ndodh edhe të ndërtohen lajmet “parafabrikate: dhe opinionet...

Më vonë rezultoi se dhjetra shkrime të tijat në anglisht, italisht dhe sigurisht shqip, plus dhjetra emisione televizive dhe dhjetra programe në një Radio me status kombëtar në Itali, këtij kolegu të ri nuk i kishte arritur asgjë në vesh dhe sy...

Duke u shtyrë nga ky rast domethënës të cilin e kam përjetuar personalisht dhe padyshim shqetësimi i drejtë i moderatorit të mirënjohur televiziv Blendi Favziu, gjykoj modestisht se këtu duhet gjetur edhe një nga arsyet që opinioni publik reagon dhe logjikon ndryshe nga pjesa e personave publikë të tij!

Apriori më rezulton që armata e madhe e shtypit shqiptar nuk bënka përjashtim nga shoqëria! Nëse rezulton që kolegët nuk lexojnë shkrimet dhe opinionet e njëri- tjetrit, si mundet që publiku të këtë “sy” dhe “vesh” për ato cfarë thuhen dhe shkruhen rregullisht në mass media... për të mos folur per ato që thuhen nga shkrimatrët tanë të mrekullueshëm...

4 Komente

Nuk është problemi se sa e lexoni njëritjetrin (që mvaret edhe nga faktorë të tjerë, pamundësia për të ndjekur 3 milion opinionista p.sh smiley ), por e keqja më e madhe është, se edhe kur lexohet dikush, nuk merret mundimi për të komentuar/debatuar.

Ky "mundim" (i munguar) unë e shikoj/justifikoj kështu:

  • sepse shkrimi i tjetrit nuk ka vlerë sepse nuk e kam thënë unë i pari (Karakteristikë e "analistëve të mëdhenj" që nëse denjojnë të hyjnë në debat, do të binin ndesh edhe me bindjet e tyre vetëm për tëgjetur argumente të vlefshme për të kundërshtuar atë çka tjetri ka thënë më parë... thjesht për të mos munguar në skenën e visibilitetit që "diskutimi" do t'i jepte me këtë rast.
  • inate të vogla personale me artikullshkruesin, që për të mos prekur sedrën e sëmurë vetjake, nuk të lënë që të marrësh pjesë në diskutimin e tjetrit... edhe kur argumenti i trajtuar të pëlqen dhe do të kishe shumë për ta pasuruar atë.
  • Inate të mëdha personale, që për sa mund të jetë i vlefshëm debati dhe argumenti që trajton dikush tjetër, vetëm për të mos hyrë e të polemizosh me karagjozin e rradhës(sidomos kur e di që "urrejtjen" mund të ta shfryjë në mënyra të tjera, preferon që të mos shprehesh.

Më vonë rezultoi se dhjetra shkrime të tijat në anglisht, italisht dhe sigurisht shqip, plus dhjetra emisione televizive dhe dhjetra programe në një Radio me status kombëtar në Itali, këtij kolegu të ri nuk i kishte arritur asgjë në vesh dhe sy...

Doni me per Belulin ?

Koth, i ka zënë frika malazezët nga një artikull i Deutchevelles... për një çentral bërthamor që do të ndërtojnë kroatët në Liqenin e Shkodrës... Di gjë ti, apo e ka bërë Sala n'kokë t'vet? smiley

Sejcili prej nesh që ka lëvizur në Europë dhe në vëndin e përkthyesit të njohur duhet të ketë vënë re se aty lexohen gazeta dhe libra, në tren, tramvaj, autobuz apo taksi! Një gjë e ngjashme nuk ndodh për shumë arsye midis nesh!

Kur te kemi trenin ,tramvajin,autobuzin dhe taxsine si ne Europe do te kemi edhe leximin si ne Europe.

Si mund te ndodhin gjera te ngjashme,me te pangjashmen?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).