Rasti “Credins”- ARMO dhe pastrimi i parave në Shqipëri

Dje qarkullonte në mediet elektronike një lajm se “drejtori i parandalimit të pastrimit të parave kishte evidentuar 26 raste të dyshimta, nga të cilat 21 prej tyre janë dërguar në prokurori, pasi është konstatuar se origjina e parave ka qenë e jashtëligjshme”.

Ky njoftim në pamje të parë të bën optimist, pasi mendon se me pastrimin e parave si fenomen po bëhet një punë serioze. Në të vërtetë, pasi ngulmova të marr vesh se a ishte e përfshirë në këto raste pagesa prej 77 milionë eurosh prej Bankës Credins për llogari të privatizimit të ARMO-s, dola duarbosh. Atëherë iu drejtova Bankës së Shqipërisë, ku ky sekret ruhet më shumë se sa u ruajt Thesari i Shtetit në vitin 2000. Askush nuk të jep dokumentin e transfertës së 77 milionë eurove nga Banka Credins në llogarinë e privatizimit të ARMO-s. Sipas të gjitha llogarive, një pagesë prej 77 milionë eurosh është një shumë aq e madhe, sa Banka e Shtetit duhet të verifikojë, jo vetëm klientin që ka urdhëruar pagesën, por dhe origjinën e parave të tij. Tashmë dihet se konsorciumi që bleu ARMO-n, që është sajim i ortakëve të Rezart Taçit, nuk i kishte ato pará. Nëse Banka Credins këtë pagesë prej 77 milionë eurosh më 21 nëntor të 2008, e ka bërë si hua për llogari të këtij konsorciumi, asaj duhet t’i hiqet licenca, pasi është e sigurt se kjo shumë tejkalon të drejtat që ka kjo bankë për të bërë transferta të tilla të pambuluara. Nëse transferta është e mbuluar, d.m.th., nëse konsorciumi i kishte aq pará në llogari atë muaj, duhet të bëhet publike origjina e atyre parave. Pra, ekuacioni është shumë i thjeshtë, kemi të bëjmë, ose me pastrim parash, ose me transferta të paligjshme që u duhet licenca e bankës Credins.

Për gati dhjetë ditë rresht përdorëm gjithë metodat e ligjshme dhe të paligjshme të siguronim dokumentin në Bankën Qendrore, por nuk e merrnim dot. Zyrtarët e saj ishin gati të ta tregonin, por jo të të jepnin kopje. Kjo do të thotë se dikush trembet realisht nga hetimi i kësaj transferte të paligjshme.

Shqetësimi është rritur ndjeshëm ditët e fundit, pasi, sipas lajmeve që vijnë nga Fieri, punëtorët e “Albpetrol” kanë dy muaj pa rroga, për shkak se blerësit e rinj të kompanisë ARMO nuk i paguajnë detyrimet “Albpetrol”-it. Pra, ata marrin naftë, e shesin dhe paratë i depozitojnë në Credins, për shkak të detyrimit që kanë. Kjo ka rritur panikun qeveritar për fatin e bankës Credins, dhe qeveria thuajse ka urdhëruar “pa urdhër” gjithë institucionet shtetërore të kalojnë buxhetin e tyre përmes bankës Credins. Sot, nëse do të legalizosh diçka, duhet t’u çosh faturë nga banka Credins, nëse do të rimbursosh ilaçe, duhet të kesh llogarinë te Credins, nëse punon në administratë, duhet ta marrësh rrogën te Credins. Kjo bankë, që është kthyer në sportel qeveritar parash, realisht duhet të jetë në një telash të madh, nëse Rezart Taçi nuk ia kthen në kohë paratë që ka marrë bazuar në planbiznesin e privatizimit të ARMO-s, ose duhet të jetë në telash me antikrimin ekonomik, nëse nuk qartëson origjinën e parave të kësaj transferte, që tejkalon fuqinë e gjithë bankave të mëdha shqiptare. Tashmë dihet se pronare e asaj banke është dhe familja e Elvana Hanës, mbesës së famshme të familjes në pushtet, e cila lëvron rreth 300 milionë eurot e shërbimit shëndetësor dhe për shkak të lidhjes së fortë me familjen në pushtet mund të ketë shërbyer si garanci për këtë mesazh të nisur nga Banka Credins në Bankën Qendrore për pagesën e 77 milionë eurove. Konsorciumi që bleu ARMO-n duket se ka përfshirë në spiralen e vet jo vetëm bankën Credins, por dhe Raiffeisen dhe ish-Bankën Amerikane, pasi disa ish-zyrtarë të lartë të atyre bankave, përfshi shqiptarë dhe amerikanë, tashmë po paguhen si këshilltarë të jashtëm të ARMO-s. Madje, zyrtari i lartë i Raiffeisen, që u pushua për shkak të garancisë false për ARMO-n, tashmë paguhet prej ARMO-s.

Unë nuk e di, nëse antikrimi ekonomik apo prokuroria në Shqipëri po hetojnë apo jo rreth këtij skandali, por ky është ndoshta rasti më emblematik në gjithë Evropën për një pastrim të frikshëm parash ose për një transfertë të paligjshme. Që të dalë në dritë të diellit ky skandal, duhet doemos të futet në lojë prokuroria, shërbimi informativ, antikrimi ekonomik dhe çdo instrument tjetër ligjor në këtë vend. Kjo dhe për faktin se media shqiptare (përveç kësaj cope gazete që ka mbetur), nuk e zë dot në gojë Rezart Taçin, pasi e ka parablerë atë me reklama. Dhe kjo është një arsye që ky rast duhet hetuar deri në fund, ose si pastrim parash, ose si transfertë e paligjshme, por në dy rastet si mashtrim financiar me mbështetje politike nga qeveria.

6 Komente

eh se vetem aq jane

kaq u intereson te bejne publike

te  tjerat kane gisht vet dhe nuk mund te bejne komente mbi to

 

Prokuroria duhet urgjentisht te merret me kete ceshtje, pasi sic e trajton Mero eshte shume e thjeshte per ti ferifikuar. Mjafton te kontaktohet banka e Shqiperise e cila eshte ligjerisht e pavarur nga qeveria.  

Nuk e kam as minimalisht idene nese Armo eshte Taçi Oil apo jo. Kredibiliteti i gazetem Tema eshte zero nga ana tjeter. Megjithate skema e pershkruar nga artikulli eshte ajo e Leveraged Buy Out (LBO). Asgje e re, nuk eshte shpikur sot. Qindra ish-kompani shteterore (telekomunikacioni, energji kryesisht) jane blere ne kete menyre.

Per levrimet e parave qe mund te beje nje banke, ajo eshte e drejta e nje banke ne marrveshje me firmen ne fjale.  Meroja s`do te bente keq te na jepte ketu ata qe paskan punuar si keshilltare te firmes ne fjale.

O njerez ja paskeni fut kot fare. Kete shkrim e ka botuar gazeta Tema, Jo Gazeta Start..........

Tani Mero eshte t'u qit dufin me duket qe Taci ia hodhi pa lag per sherrin. PO s'i iu jepka Meros transferta mer? Mos te flasim per ligje per mdrojtjen e te dhenave, kontratat bankar, ligji i Bankes se Shqiperise e me the te thashe, po eshte parim qe bankat nuk ia leshojne te dhenat per klitentet e tyre askujt, pervec shtetit. Mero me te drejte mund te thote qe shteti eshte i kap. Ok. Po kjo s'dmth qe kjo i jep te drejte Meros te marre dokumente neper banka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).