Rama: Gati të ulem në bisedime për krizën ekonomikë dhe parazgjedhore. PD: Ti je mafioz

Kryetari i PS, Edi Rama, i kërkoi dje kryeministrit Berisha të ulen në bisedime për të kapërcyer krizën parazgjedhore, si dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës ekonomike. Një ditë pasi deputetët e opozitës braktisën seancën parlamentare në shenjë proteste ndaj qeverisë për çështjen e kartave të identitetit, kryetari socialist saktëson qëndrimin e partisë së tij se nuk do të ketë bojkot parlamentar, por theksoi se do të ketë protesta mbarëkombëtare, nëse mazhoranca nuk pranon të ulet në bisedime me opozitën për të gjetur zgjidhjen për kartat e identitetit. “Dje opozita jonë doli nga Kuvendi, jo për ta bojkotuar atë, po për të rritur nivelin e shqetësimit publik për dështimin që kërcënon zgjedhjet, ngaqë kryeministri vazhdon t’u mohojë të drejtën e votës qindra-mijëra qytetarëve, duke bërë shurdhin ndaj kambanës së alarmit tonë për pasojat katastrofike të taksës së votës. Unë e siguroj sot Sali Berishën se as kriza ekonomike, që po hyn përditë e më thellë në ekonominë reale të familjeve e të sipërmarrjeve shqiptare, nuk mund të menaxhohet duke bërë sikur s’ka problem dhe as kriza politike, që po afrohet përditë e më shumë bashkë me dështimin e procesit të pajisjes së zgjedhësve me karta identiteti, nuk mund të shmanget duke bërë sikur s’ka problem. Kriza ekonomike është mes nesh, në çdo familje e sipërmarrje shqiptare. Kriza politike duhet shmangur prej nesh me angazhimin e të dy palëve dhe mos-përjashtimin e asnjë qytetari shqiptar nga procesi zgjedhor. Do apo s’do qeveria, në këtë vend janë qindra-mijëra familjet që nuk e përballojnë dot taksën e votës dhe askush nuk mund të mbetet pa votuar, sepse nuk paguan dot për kartën e tij të identitetit”, - tha Rama.

Duke e vlerësuar kritike situatën në vend, Rama u shpreh dje se opozita e ka zgjidhjen për këtë situatë. Ai tha se Partia Socialiste është e gatshme të ulet në bisedime me mazhorancën për të zgjidhur krizën zgjedhore, por edhe atë ekonomike, dhe në rast të mosrealizimit të këtij propozimi, opozita është e gatshme për t’u ngritur në protesta mbarëkombëtare për kartat e identitetit dhe çështje të tjera që kanë të bëjë me keqqeverisjen. “Ne kemi zgjidhje, nëse qeveria do vërtet të bëjë zgjedhje. Ne e dimë si zgjidhet kjo krizë paaftësie e papërgjegjshmërie, nëse Sali Berisha nuk ka qëllimin e mbrapshtë të manipulimit të zgjedhjeve. Ne jemi gati të ulemi për ta zgjidhur këtë nyje që rrezikon të mbysë zgjedhjet, por jemi po ashtu gati të ngrihemi në të gjithë Shqipërinë, nëse ata që e sollën procesin deri në këtë pikë të hallit, duan ta mbajnë pushtetin pa zgjedhje të lira e të ndershme të standardeve euroatlantike. Apeli im për kryeministrin është të dëgjojë kambanat e alarmit që bien për të, sepse mbi të është barra e përgjegjësisë për të garantuar zgjedhjet duke garantuar votën e çdo qytetari e qytetareje të këtij vendi dhe mbi të do të bjerë e gjithë përgjegjësia historike për një dështim të zgjedhjeve që askush nuk e dëshiron”, - tha Rama.

Reagimi

Demokratët i janë përgjigjur kërkesës së kryetarit të PS, Edi Rama, për bashkëpunim për daljen nga kriza ekonomike dhe ajo parazgjedhore, duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për lejet e ndërtimit që janë dhënë nga Rama si kryetar bashkie.

Grupi parlamentar i PD ka depozituar dje në kryesinë e Kuvendit kërkesën për krijimin e një komisioni parlamentar “për hetimin e dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës në periudhën 2007 e në vazhdim”.

“Komisioni do të hetojë procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit në mënyrë krejtësisht abuzive, klienteliste e në konflikt interesi në Bashkinë e Tiranës, duke krijuar një kartel të paligjshëm ndërtimi, bllokimin dhe mos-dërgimin e Planit të ri Rregullues të Bashkisë së Tiranës për miratim, sipas ligjit, dhe abuzimet me dhënien e lejeve të ndërtimit në mungesë të këtij plani rregulluese”, - tha Ferdinand Xhaferri, deputet i PD.

Komisioni hetimor do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga shumica parlamentare dhe 4 nga opozita. Kryetari i tij do të jetë nga grupi politik nismëtar, ndërsa nënkryetari nga opozita. Veprimtaria e këtij komisioni do të përfshijë një periudhë trejavore nga krijimi i tij, një kohë kjo e mjaftueshme për përfundimin e hetimeve dhe hartimin e raportit.

Nuk janë mjaftuar me kaq, por edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, ka rezervuar disa akuza në drejtim të kryetarit të PS. Ajo e ka quajtur Ramën “mafioz”.

“Sot, ditën kur ai vendosi dhe kodin më të madh të mafies dhe kartelit të ndërtimit, sot, kur ai për vete dhe Eftimin e tij nga 30 leje ndërtimi mori 19 prej tyre, sot, pikërisht sot, doli dhe derdhi lot krokodili për krizën ekonomike, për rënien e të ardhurave, për dështimin e procesit të zgjedhjeve, për garantimin e të drejtës së votës. Z. Rama, as me deklaratat që bën e me asgjë tjetër, s’do mund të mbrosh e të heqësh vëmendjen nga karteli i mafies së ndërtimit që ti drejton”, - tha Mëhilli.

14 Komente

“Sot, ditën kur ai vendosi dhe kodin më të madh të mafies dhe kartelit të ndërtimit, sot, kur ai për vete dhe Eftimin e tij nga 30 leje ndërtimi mori 19 prej tyre, sot, pikërisht sot, doli dhe derdhi lot krokodili për krizën ekonomike, për rënien e të ardhurave, për dështimin e procesit të zgjedhjeve, për garantimin e të drejtës së votës. Z. Rama, as me deklaratat që bën e me asgjë tjetër, s’do mund të mbrosh e të heqësh vëmendjen nga karteli i mafies së ndërtimit që ti drejton”, - tha Mëhilli.

Hajde e meru vesh me kta rob po deshe!!  Zvarranike te vertet! PS-a s'duhet te bej te njejta gabime si me 97 kur pasi erdhi ne pushtet, Nanoja i la te lire te shkatronin e te digjnin ne emer te "amnistis" !!

Me keta rob duhet dhune qe tu drejtohet koka e shtrember.

 

 

për të kapërcyer krizën parazgjedhore

ca krize parazgjedhore flet ky ? shofin endrra me sy hapur keta !

           Rehabilitimi i funderinave ne eliten e majte shqiptare eshte nje fenomen qe i ka rrenjet shume te thella.

Ashtu sic po rehabilitohet personi i ketij felliqesires , ne te majten shqiptare ka me qindra raste . Ve re se shkrime te ketij nuk mungojne cdo dit ne kete faqe , qe kur ishte pro qeverise silleshin 2 -3 shkrime ne muaj aq sa per ta diskretituar kete felliqesire kurse tani dita dites shkrimet e tij po marin peshe te madhe , dhe kush e di ndoshta ndonje dite na behet dhe udheheqes i dashur i atdheut .

Turp

Sa per sqarim , pavaresisht se kush pretendon se e ka shkruar , eshte Mero Baze ai qe e ka redaktuar , nen direktivat e pronarit te tij .

Me pelqeu konteksi i titullit te shkrimit!

A e dini se, PD eshte e lujtmendsheme?..e dini se Ramen "e don fort" dhe i kopjon shprehjet e tij?..Vuri Rama moton e tij ne debat me popullin "Koha per ndryshim" nje ide shume e mire kjo e tij qekur,...PD e pa, e mendoi,dhe e transformoi ne :

"Shqiperia po ndryshon"!!!

....

PD-ja dhe jeniceret militant te saj,jane kopjuesit me origjinal te shprehjeve origjinale te PS dhe Edi Rames!

PD ne luften per te mbajtur pushtetin,me zor,nuk eshte origjinale,nuk eshte e besueshme kur flet per tolerance zero korrupsionit,pasi "zero tolerance"nuk eshte e drejtuar vetem kunder kundershtareve politike,kunder te tjereve,por edhe vetvetes edhe vete PD-s.

Lufta kunder korrupsionit ,duhet te filloj dhe fillon nga vet-vetja.

PD duhet te pastrohet vet nga korrupsioni,me moton"beni si bej un" dhe jo beni "si them un"

PD dhe militantet e saj,bejne mire vetem rolin e MORALISTIT as gje me shume,por nuk shikojne sa uje po i rrjedh nen kembet e tyre,dhe pikerisht ky uje nen kembet e tyre do ti rrezoje PD-n dhe militantet nga pushteti dhe paaftesia per te drejtuar.

PD-ja ndryshoi sistemin,por nuk eshte ne gjendje te ndryshoj gjendjen e sotme,eshte e paafte sepse ajo ka mbetur mbrapa,ka mbetur ne vitin 1992.

 PD eshte 19 vjet uje i ndenjur.,me Berishen kryetar! Jane shume,shume shume, sot te rrish ne krye te Partise 19 vjet!ESHTE CMENDURI! 

 

PD-ja dhe jeniceret militant te saj,jane kopjuesit me origjinal te shprehjeve origjinale te PS dhe Edi Rames!

M'a kujto pak slloganin fitues te PD-se ne 2005 te lutem, se s'po me kujtohet tani ...

Mos ishte gje, "Eshte koha per Ndryshim" ?! Sa shpejt qe e harruat edhe ju xhanem !

Pra, kush e ka kompjuar slloganin tani ?

Po ik ore, se s'po dini ça te thoni tani - Ik shiko Erion Veliajn, se ke ka kopjuar ?

: "Po, ne do t'ja dalim !"

Njerezit e thjeshte nuk duan te dine se c´ben Edi Rama ai eshte kryetari i bashkise se Tiranes dhe ai ka per momentin forcen ti japi lejet e ndertimit ne firmat apo individet qe ai e mendon se eshte me mire, ndryshe s´do kishte ai te drejten e kesaj gjeje, por te pyesim PD po te ishte bere Olldashi Kryetar i bashkise se tr duhet t´ja jepnin te gjitha lejet njerezve te sales nga veriu apo nga bathorja nderkoh qe veriu i shqiperise eshte aq i bukur sa ata njerez mund te punojne neper vendet e tyre dhe te krijojne bukurite veriore sic i ka austria dhe te lejojne Edi Ramen qe te qeverisi se ai do i drejtoj Tiranasit edhe drejt veriut per te pushuar dhe per te lene  lekun e tyre  ne vendet tona  dhe jo  neper mal te zi sic do sala dhe  do te shifni me vone qe ne femijerine tuaj ne  veri atje ku keni thurur po ju vjersha per enver hoxhen dikur, sala sot ka pergatitur  te  japi lejet e ndertimit firmave te huaja ,ky eshte krim, qe ne njerezit e thjeshte nuk  e kuptojme dot .Daullet bien per ata qe ka veshe ,Po sala eshte ai qe po ta lejoni ju njerez sot ai do te na zhvishet pa brek perpara vende te botes vetem per te pasuruar veten e tij dhe do tja japi te gjitha pikat e fuqishme te shqiperise vendeve f´qinje vetem e vetem se ka frike nga te pasurit shqiptare ,kjo eshte politika qe ka bere sala deri me sot ,nje njeri qe e ka mire me vendet e huaja dhe s´do shqiptarin e tij kesaj i thone krim.Per sa i perket Edi Rames dhe PD Partia demokratike apo nen kryetarja e saj duhet te gjej nje fjale tjeter per te mposhtur E.Ramen dhe jo mafjoz se ne te gjithe e dime qe mafjozet kane bere mire per ekonomine italiane dhe po te jete Rama mafjoz eshte mire per ekonomine e vendit tone por po te jet karagjos si jozefina topalli qe vete ne amerike dhe as takohet fare me zj.Klinton dhe vjen e thote qe e takova ketyre genjeshtrave duhet ti ruhemi ne se keto jane karagjozlliqe .  

Per hir te vertetes duhet thene se nje pengese per marrjen apo aplikimin e kartes se identitetit, eshte taksa e pastrimit e vene nga bashkia. Dhe per çudi njerzit duhej te paguanin per tre vjet takse, te prapambetura, siç thuhej. Aty ku paguanin taksat njerzit tek njesit bashkiake (apo lagjia, siç i themi ne gjuhen e perditeshme), une shihja njerzit qe paguanin (po i jap ne euro, qe ta kene me te qarte emigrantet) 50 euro, 80 euro, 100 euro, e per çudi disa dhe mbi 100-150 euro. Une vete pagova 170 euro taksa pastrimi (megjithse nuk jetoj ne Shqiperi) per te marre dy çertifikata ate te timen dhe te vellait.  Shqiperia ka rreth 4 milion banore, nga te cilet 1,5-2 milion jane te rritur dhe pagojne taksa pastrimi per shtepite qe kane. Sikur nga 50-100 euro t'ia vesh, bejini vet llogarite sa para jane mbledhur dhe do te mblidhen deri ne gusht, kur do te vijne me mijra emigrante per pushime. Sipas llogarive te mia (duke marre me te pakten dhe me afer te vertetes), vetem nga qytetaret (jo bizneset) , kete vit mbidhen taksa pastrimi 75-100 milion euro. Te shohim se ç'do te bejne me keto para, pushteti lokal, megjithse kam friken se nje pjese e ketyre parave do te shkojne per zgjedhjet/votimet. 

Me duket e kote qe Shqiperia te kerkoje para nga FMN kur ajo mbledh me miliona euro (miliarda leke) nga taksa-paguesi shqiptar.

Pjer ,

ka shume mangesi ne ate vend,nuk eshte vetem karta e identitetit,sic e permende edhe ti eshte edhe ceshtja e taksave,dhe si njera edhe tjetra ,behen kungulleshka..dhe keshtu hapet loja qe nuk mbaron asnjehere !

Çeshtja e taksave ne shqiperi ështe vërtete një çeshtje, e madhe bile.

Të gjithe paguajne njësoj kjo nuk ështe e drejtë! Paguajne edhe ata qe nuk jetojne ne Shqiperi!,

Si mund te zgjidhet kjo,ne shqiperi?

Ka nje studim ekspertesh per llogaritje taksash ?, sepse duhet te jesh i drejte me perllogaritjet e taksave,qe edhe shqiptaret te paguajne,mirpo ne shqiperi nuk paguajne taksa sepse edhe ne kete drejtim shteti dhe bashkia jane te korruptuar,ose te paafte!,dhe kjo paaftesi  sjell edhe probleme,edhe rremuje, edhe hapsire per korruptim!

Shqiptaret duhet te degjojne me shume ekspertet dhe jo politikanet,dhe ekspertet duhet te jene vertete eksperte.te kualifikuar per te zgjidhur drejte ceshtjen.

Roli i politikanit ne raport me ekspertin duhet te jete pikerisht drejtesia dhe vlersimi ne percaktimin e taksave.,se si dhe qysh nje ekspert duhet te jete i drejte ne perllogaritjet e taksave!

Deri tani ne kete ceshtje ka padrejtesi te medha!

 

 Artan eshte e vertete se disa i shmangeshin pagesave te taksave, disa paguanin vetem per 2009 dhe jo vitet e meparshme, dhe disa si puna ime paguanin gjthshka qe thoshte nenpunesja aty, dhe jo eksperti, se ekspert nuk pashe. Pashe qe çdo dy-tre ore mblidheshin tufa te medhaja me leke, paketoheshin dhe se ku shkonin nuk dihej, por ajo qe dihej ishte se çdo dite mblidheshin/akumulohej nje shume marramendese. Dhe te mos harrojme se tek lagjia, ishte plotperplot, çdo dite me njerez nga ku 50-80% e tyre ishin per te paguar, sepse per çdo sherbim paguhej.

Alibia e kartave falas » Vendosur: 19/04/2009 - 11:23      • Edmond Arizaj  - Panorama

Vetëm dy muaj para fitores së premtuar të “politikës së re”, inspiruesi dhe frymëzuesi i saj, Edi Rama, i kthehet politikës së vjetër. Bojkot, protesta dhe rëndim gjuhe ndaj kundërshtarit. I gjithë ky shpërfytyrim politik, nga e reja tek e vjetra në pak ditë, ka për shkak kartat e identitetit. Por jo shpërndarjen me vonesë , apo me ritme të ngadalta. Jo mangësitë në proces, jo budallallëkun se në disa institucione ende kërkohen certifikatat edhe kur ke kartë, apo të tjera tema teknike që mund të sillnin pasoja politike. Revolta politike e Ramës është se këto karta duhet të jepen falas, apo me termin e ri të hiqet taksa e votës.
I pari gabim i Ramës është krijimi i precedentit. Një shërbim i dhënë nga pushteti mund edhe të mos paguhet nëse protestohet. Sepse realisht kartat e identitetit janë një shërbim i dhënë nga qeveria shqiptare, një shërbim për të cilin paguhet vetëm një herë në dhjetë vjet. Deri tani njihen vetëm dy shërbime të tilla; pasaportat dhe patentat. Për shërbimet e tjera duhet të paguajmë çdo muaj, çdo vit, por ndonjëherë edhe çdo ditë. Kjo kartë po humbet në fakt kuptimin real të saj, dhe vetë Rama po i shërben me sa mundet kësaj kauze, duke i bërë shërbim në fakt kauzës së vetes. Ajo nuk vlen vetëm për 28 qershor 2009. Do të vlejë edhe pas kësaj date. Do të vlejë edhe për zgjedhjet e 2011, edhe për zgjedhjet e 2013. Si dhe për të tjera punë shqiptarësh, pa qenë nevoja të mbushet xhepi me dhjetëra foto e certifikata. Me një hesap të vogël, pagesa një herë e kësaj karte, madje deri dhe 2 mijë lekë të vjetra, nuk është se e tejkalon pagesën në vit të certifikatave. Për dhjetë vjet duhen bërë llogaritë. Eshtë tjetër punë që edhe me këtë çmim shqiptarët nuk duan të votojnë. Megjithatë, Rama i detyron deputetët të bojkotojnë, ndërsa qytetarët i fton në protesta. Një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë për faturat e dritave, që realisht po rezultojnë vrasëse për shumicën e popullsisë. Një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë për çmimet, që po rezultojnë shkatërruese nga dita në ditë. Një gjë e tillë nuk i është bërë vetë Ramës për taksën e gjelbër, kur jeta bëhet në një qytet të murrmë. Dhe në vend që të protestohet për arrogancën e qeverisë, që vendos sanksione për ata që nuk aplikojnë, protestohet e bojkotohet për dhënien falas të një shërbimi. Ky nuk është shembulli i një shteti social, por i një shteti anarkik, i një antishteti. Shteti social do të nënkuptonte që Rama dhe të tjerët si ai, të falnin për shtresat në nevojë rrogat dhe shpërblimet e tyre të tre-katër muajve, duke mundësuar pagesën e aplikimit. Sepse një qeveri e djathtë nuk e njeh fjalën falas.
Gabimi i dytë i Ramës është drejtimi i gishtit vetëm nga Sali Berisha. Kryesocialisti prej 2007 kur u rizgjodh kryebashkiak pas një muaji tensioni certifikatash, e pa të domosdoshëm kalimin nga ky shërbim i prapambetur tek kartat e identitetit. Por priti plot dy vjet për të ngritur zërin dhe për të përmendur protestat, pasi ka realizuar bojkotin dhe uljen e xhentilesës në fjalor, të huazuara nga politika e vjetër këto. Dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur ai mund kërkonte vërtet realizimin e këtij projekti në kuadrin e reformës elektorale. Por kjo nuk u bë as pas “reformave të mëdha” që sollën Kushtetutën blu, as pas Kodit Elektoral. Përkundrazi. Edhe pas paralajmërimeve të ardhura si nga opinioni si nga parti politike, Rama e bëri veshin e shurdhër, duke besuar në buzëqeshjen e Berishës. Dhe në vend të kartave, përdori Feridenë si iniciativë politike. Pra, faji në rastin e kartave nuk është jetim, madje ka dy baballarë, edhe Ramën, edhe Berishën. Gabimi i tretë i Ramës është shpërfytyrimi politik vetëm brenda pak ditësh. Të mos harrojmë ditët e pranimit të Shqipërisë në NATO, kur Berisha dhe Topalli çdo gjë e ngjyen blu. Rama nuk mënoi të deklarohej se pjesa e luanit në këtë eveniment, në fakt i takon atij, sepse me bashkëpunimin në reforma, me politikën e institucioneve dhe jo të rrugës, me konsesusin dhe shtrëngimin e duarve, kishin bërë të mundur që ftesa të kthehej në anëtarësim. Por jo pas shumë kohësh, politika e re e reformave dhe institucioneve, i kthen sytë nga e harruara politikë e vjetër e protestave, bojkotit dhe ofendimeve. Dhe në këtë acarim nervash, Rama fton edhe shqiptarët, të cilët i mbajti larg nga Gërdeci dhe nga dëme të tjera të rënda që qeveria dhe Berisha i shkaktuan vendit. Jo pse në një politikë si kjo e Shqipërisë dhe me një kryeministër përrallash (nga krahu i të këqijve) si Sali Berisha nuk duhen protestat, bojkotet madje edhe ofezat. Duhen dhe duhen shumë. Por Rama, një protestues i hershëm u shpall kundër tyre. Madje i qëndroi kësaj edhe atëherë kur protestat dhe gjithçka ishte më e legjitimuar se kurrë. Madje, edhe atëherë kur të gjithë shqiptarët kërkonin një kokë që t’i drejtonte në protestë. Por kjo kundërshti disavjeçare, sot rrëzohet në pak orë për një kauzë si ajo e kartave falas. Dyshimi i parë që të vjen në mendje është se Rama po thur një alibi... sido që të vijë puna. Dhe ky do të ishte edhe gabimi fatal i tij.

kur detyron qytetaret te paguajne 100 ero takse pastrimi pse ben gam gam per 8 ero leke takse. Politika e re duke i pasur rrenjet te fundi i kurrizit te politikes se vjeter vjen shuuuume ereeee.

Asnjehere nuk marr Salen si etolon se te gjithe e dime ca mostre eshte po Rama me duket garon ne te njejten kategori me te.

Te shohim ku do coje autobuzin e socialisteve, qe duhet thene eshte rrembyer dhe eshte mbushur me Mimra e Ledra e Ajolra e gjithfarlloj barbonesh me thonj te gjate, laskuriqe e corapegjate.

Pjer,

 jam dakord qe per nuk eshte e drejte per ata qe nuk jetojne ne tr te paguajne taksa pastrimi. Por a di ti ndonje menyre tjeter per te vjele taksat?  Si ka mundesi qe ne tirane njerezit rebelohen kur duhet te paguajne taksa per pastrimin e qytetit? Nga do gjenden keto leke? Jane shume leke te vjela?? Po shume mire. Me keto te merrret Sali berisha, te kontrolloje se ku shkojne keto leke. Edhe te mos merret me robt e shtepise se njerezve (Edit ne kete rast) por me permbajtje.

Nqs Edi ka favorizuar firma te caktuara ndertimi, gje qe duhet te vertetohet, ca mund te thuhet per Sali berishen, qe nuk ka lene me miq e shoke pa mbushur institucionet dhe asnje nga keta per shkak te aftesive? Nuk eshte e njejta gje?

Nqs Edi eshte duke bere ndonje gje mafioze eshte mire qe Sala ta coje ne gjyq. Mgjt i intereson keshtu. Te gjithe mafioze, asnje mafioz. Shume gjetje e bukur.

Konkluzioni im mbi Sali berishen esthe qe nuk do te merret me permbajtje, apo me probleme reale te baashkise se tiranes (qe mendoj se ka plot), sepse nuk i intereson. I pelqen me shume te flase per familjen e te tjereve, per mafie, per gjera te thjeshta si keto qe njerezit i kuptojne me mire.

Uroj qe shqiptaret ta kene kuptuar kete tashme. 

 

 

 

Kam vene re nje gje , jo rralle interpetimi i slloganit udheheqes nga grupime e individe keqinterpetohet nga IDEOLOGET e PARTISE meme ....me YYYYYY ne fund smiley. Psh kam nje rast te shprehur midis dallimit te "Ne do t'ja dalim" me "Koha per ndryshim" . Duke pare se jane hedhur me objektiva te ndryshem nga Li - Derre te ndryshem e ne kohe te ndryshme them se duhet pare dallimi . Ne rastin e "Koha per ndryshim" te dale nga GOP-i i SALIUT , kam pare se eshte nje parrulle praktike qe perkar me thenien popullore "nga shiu ne bresher" ose me gjuhen e rruges "Hajdeni te lajme m....me sh..." Sepse dihet se cfare perfaqeson ne praktike Salizmi GOP-ist i 97. Ndersa kete slloganin e RI " Ne do t'ja dalim" e kuptoj qe "hajdeni pas nesh se do dalim nga m...ku na ka zhyt  GOP-i Sales " ose me fjale te rruges .." Hajdeni te qerojme , heqim, bajgat nga rruga " smiley

Libertas; ".... Jane shume leke te vjela?? Po shume mire. Me keto te merrret Sali berisha, te kontrolloje se ku shkojne keto leke..."

Pikerisht ketu ngrihet pyetja, nje nga pyetjet me te rendesishme, se; ku shkojne keto leke. Jane miliarda qe mblidhen nga taksat e ndryshme. Mirpo Mavrise nuk i intereson kjo gje, se ku shkojne gjith keto te ardhura, gjith keto taksa, sepse si duket ngjyen edhe vet doren ketu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).