Qesh

Ndarjet mund te jene aq te kunderta nga njera tjetra,
sidomos kur perseriten midis te njejteve njerez,
me gjeste qe lexohen ne ngrohtesi te ndryshme,
por mungesa qe i ndjek eshte gjithmone njelloj,
i ngjan reres te ftohur ne nje ore prej rere te vjedhur
nga nje kokrrize prej cdo shkretetire te botes,
e fare thjeshte, cdo kokrrize mban brenda syte e mi.

Nga letrat e pabotuara te Cyrano de Bergerac

 

Per ate qe dua me shume.

 

Sonte do te ndahemi serish,

ndaj mos u largo prej meje tani,

ashtu rri, lakuriq,

mbeshtete kemben mbi karrike,

perpara pasqyres,

shtriqu narcis,

fillo te ecesh neper dhome,

me gjoksin e nxehte perpara,

si mjellme,

me barkun te sheshte,

me doren lemueshem mbi picken e rruar.

 

Ti e di qe je e bukur

dhe me cmend kur dashuron veten,

te pashe tani qe po zhvisheshe.

Qesh tani

dhe eja me perqafo,

me mbeshtill te terin me lekuren tende,

me lekuren tende te bute

e te tejdukshme.

 

Ne cep te syve nje flake e qeshur,

mbi buze, ku puthjet te kafshuara na flene,

te qeshem une,

e derdhem mbi ty

si qen i terbuar,

e ti fergellon si gjethe prej momentit,

e s'ka lot,

vetem e qeshura jote,

vjedhur simfonive te klasikeve.

Dhe ti je une e une jam ti.

 

Hap mendjen ngadale,

se zemren te shkelyer e kam.

Poezite qe zgjaten

s'jane te miat,

thyhen pambarimisht ne kenge.

 

Te pelqeu kenga e dashurise e J. Alfred Prufrock?

e kam shkruar per nje femer,

te gjitha poezite i kam shkruar une,

te gjitha per nje femer,

per ty.

 

Lulet yje,

draperi i henes mbi mal

a rrezet e diellit muzike,

sonte do shnderrohen ne trena nen toke;

levrijne si gjarperinj ne kafke,

si krimba ne koke,

e nuk eshte nostalgji kjo qe na mbush,

eshte mall,

i shprehur me fjale qe me mire

do pershkruanin vdekjen,

apo do ngjyrosnin nje inuendo

a pakt te harruar vetvrasjeje.

 

Te thashe se s'besoj tek dashuria nje here,

te kujtohet si qeshe mosperfillese

e mi ngule syte

si te ishe bezdisur prej njerezve rrotull,

te kujtohet si qeshe me dicka qe

s'mund t'a kisha thene une?

Por kjo,

s'ka si te jete dashuri,

kuptohet,

kur ti qesh, une shkrihem,

kur ti lengezon,

une derdhem,

behemi te dy imaterial.

Do jete dicka me shume,

dicka si hilet e vjetra,

ato gjithmone punojne si kuaj magjik.

 

Dielli tradhetar po perendon tashme lavdiplot,

jem bosh,

te lehte si flatra xixellonjash ne muzg,

te heshtur, pa fjale,

pa mase,

pa dreq,

vetem me veten,

tape me deshiren per tjetrin,

lepij gishtat

te ngjyer ne muziken tende

qe edhe pse ende s'ke ikur

eshte kthyer ne mallin tend,

ne mallin tim.

 

Para se toka te therrmohet,

era te ngrihet larg,

ti e lehte si puthja iken.

 

Ah, po prit moj, se harrova te te them.

Ne rradhen e premtimeve,

pas bashkimeve vijne pallimet

dhe e qeshura sadiste qe i shoqeron,

pastaj veshja e heshtur,

e pastaj vijne lotet e ndarjes serish

dhe shija e tyre e kripur

si lotet e penelopes

pas pallimit te fundit;

vetem se Udhes je ti, jo une,

qe shqisa te shkretuara kam,

qorr, shurdh, hunde djegur,

pa ndjenja ne lekure,

vetem me shije tymi ne goje,

malli eshte e vetmja shqise qe me ka mbetur.

 

Po, po, lere mos e pyet,

une jam,

edhe Homeri,

edhe Uliksi udhes,

edhe Joyce,

edhe une,

qe si Ajkuna boshesine qaj.

 

Dhe ti je gjaku im,

Helena dhe te ndjek,

Penelopa dhe me pret,

Molly dhe pohon.

Kid.

 

Premtimet e eres

dhe te aferdites

me mbushin shpirtin dhe qesh,

edhe pse mungesen e shqisave

nuk e zevendesojne dot.

 

5 Komente

shuuume e bukur.

Lul, minutazhin qe ta pata premtu ke i temë tjeter, mu duk mo me vlere me e harxhu ketu smiley

 

FH, rrofsh, por nuk t'a quj. Si me thone, m'ka cu lala me la gojen smiley Kujtove se ia hudhe eee smiley

..e provova i herë.. smiley

e bukur.. interesante.. ndryshe.. mire.. urimesmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).