Qendra, firmoset kontrata me kuvajtianet

Bashkia: Punimet do te fillojne kur qeveria te kryeje shpronesimet e Unazes se Vogel

Transformimit te sheshit "Skenderbej", edhe pse pas shume muajsh vonese, i eshte hapur rruga. Kjo, ne saje te kontrates se firmosur dje nga bashkia e Tiranes dhe qeveria e Kuvajtit per donacionin e kesaj te fundit, me vlere 5 milione euro. Akti human eshte kryer mes qeverise kuvajtiane, perfaqesuar nga Shkelqesia e tij, Dr Ismail Alshati dhe perfaqesuesve te kompanise "MAK - Albania", si kontraktore per fillimin e zhvillimit te punimeve ne sheshin "Skenderbej", ne pranine e kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ai shprehu entuziazmin per faktin se procesi i mbylljes se kontrates me kompanine qe do te rindertoje sheshin "Skenderbej" u krye me sukses. "Sot mund te themi me plot gojen, se puna eshte gati e perfunduar. Nga ana tjeter shpresojme qe qeveria nuk do te behet me tutje pengese, per clirimin e fondeve qe do te mundesojne hapjen e Unazes se Vogel, per te mos e kthyer kete kantier te madh ne zemer te Tiranes ne nje problem per qytetaret dhe per qarkullimin e tyre ne kryeqytet", u shpreh kryebashkiaku Rama. Ndersa. Dr. Ismail Alshati tha se, shpreson qe firmosja e kesaj kontrate do te forcoje edhe me tej bashkepunimin mes dy vendeve. Megjithate, bashkepunimi mes qeverise se Kuvajtit dhe bashkise se Tiranes nuk kufizohet me kete kontrate, por edhe me financimet per rikualifikimin e parkut te Liqenit Artificial. Te pyetura se kur pritet te fillojne saktesisht punimet per shnderrimin e "zemres" se Tiranes, burime nga bashkia e kryeqytetit shprehen se nje gje e tille, do te ndodhe ne momentin kur qeveria te kryesoje procesin e domosdoshem te shpronesimeve. Behet fjale per zonen ku do te kaloje "Unaza e Vogel". Pyetjes se a nuk mund te fillojne punimet tek sheshi ku te gjitha pronat jane publike, po keto burime iu pergjigjen se punimet nuk mund te kryhen te ndara dhe se kane lidhje "zinxhir" me njera-tjetren. Punimet ne sheshin "Skenderbej" do te kryhen sipas nje projekti modern te hartuar nga studioja belge 51N4E, e cila fitoi konkursin nderkombetar per projektin e ketij sheshi, plot nje vit me pare. Shuma e akorduar nga qeveria kuvajtiane per rikonstruksionin, arrin ne 5 milione euro.

Pamja qe do te marre qendra e Tiranes

Studioja fituese 51N4E ka parashikuar t'u jape rendesi godinave aktuale dhe me vlera arkitekturore. Godina e Teatrit te Operes dhe Baletit do te jete e plotesuar me nje holl te madh, ku do te zhvillohen aktivitete. Xhamia do te kornizohet nga nje dysheme e re, e duket sikur eshte ulur mbi nje qilim madheshtor. Ndersa ndertesat e Ministrive jane trajtuar ne nje linje me kopshtin e fundosur. Sa i perket Teatrit te Kukullave mbi shesh, ai do te lidhet me nje kend te ri lojerash para tij. Nderkaq, Banka e Shqiperise do te shfaqet mbi nje platforme te re perpara saj. Qendra e re tregtare propozohet e ngritur nga toka per te lejuar nje hapesire, e cila krijon nje hyrje te madhe ne shesh, duke kornizuar njeheresh kolonaden e nderteses se Operes. Funksionet tregtare plotesohen nga nje hapesire ekspozitash per ngjarje kulturore. Muzeu Kombetar lidhet ndryshe me sheshin, nepermjet shkalleve kryesore, te riorganizuara.

1 Komente

u cmendem me kete qendren e tiranes kaluan kaq shume vite dhe nuk po shohim ndonje gje te hajrit te behet aty, ishalla nuk behen ato kullat franceze se perndryshe me mire eshte keshtu si tani

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).