Sa eshte borxhi zyrtar i Shqiperise aktualisht?

Duke patur parasysh susksesin e deklaruar te Qeverise Berisha,do te ishte interesante qe ndonje ekspert i peshkut,te na shpjegonte,a i ka reduktuar, Qeveria Berisha, borxhet e Shqiperise,  apo i ka thelluar ato?.

Sepse nje Borxh eshte nje lak ne fyt,eshte nje kosto me e larte e jeteses qe shqiptaret duhet te paguajne ne te ardhmen e tyre,eshte nje pasiguri per familjen shqiptare dhe te ardhmen e saj,eshte nje pasiguri edhe e  Identitetit TONE  Kombetar.

13 Komente

mos u bej kaq tragjik per punen e borxhit. franca ka aq borxhe si shtet, sa te vjen gjynah! pa permendur ameriken qe mban kampion.

por dihet se qeverite e djathta kane tendence te ulin borxhet e shtetit, kjo vjen nga karakteristikat e politikes se tyre. psh francen ne borxh e futi qeveria e Miterrandit per 8 vjet, qe ishte nje politike e majte, sepse ata fokusin ja vune krijimit te barreriave sociale, rrogave te fryra etj.

ndersa te djathet(kudo) skane perparesi politikat sociale, por investimet e medha publike(i rashe shkurt). po te shikosh qeverine e Sarkozise,ndjek nje politike te djathete, investimesh dhe reduktim kostosh.dhe borxhi sa vjen e po ulet(ndonese sh pak).

prandaj or artian mos ja ki friken Berishes per kete pune, sepse dhe ai si i djathte qe eshte kte politike po ndjek!

Ki parasysh qe duhet me pas shume dyshime per vleren e PBB-se (me rritjen e projektuar per 2008en 11% nominale!!!) - nje PBB me e ulet dmth raport borxhi me i larte

(Million ALL)
                                                        2005         2006        2007        2008 (F)
Domestic Debt Stock                        327,353    348,935   369,536   400,456
External Debt Stock                         140,730    145,649   147,767   192,157
External Debt Stock in EUR (million) 1,147.97   1,176.01  1,213.39  1,552.16
Exchange rate ALL/EUR                   122.59      123.85     121.78      123.80
GDP                                                  814,800    891,000  975,700   1,086,500
Domestic Debt Stock /GDP               40.18         39.16      37.87       36.86
External Debt Stock /GDP                17.27         16.35      15.14       17.69
Debt Stock                                       468,083     494,584  517,303   592,613
Total of Debt Stock / GDP                 57.45        55.51       53.02       54.54

Burimi: Ministria e Financave

Tani qe e solla u bera pishman, ai muhabeti i andejshem per statistikat ...

mos ja ki friken Berishes per kete pune, sepse dhe ai si i djathte qe eshte

Me ato te Enverit behen 6 Mld.

Me heke ato te Enverit 1 Mld.

Jo keq, si thua?

shoku 1.2 miliarde eshte rritur vetem 3 vitet e fundit smiley

Mire po me duken statistikat, bile do thoja qe ne jemi me mire se U K qe mendohet se do trashegoje nje borxh prej 703 miliarde sterlina ne 5 vitet e ardhshme.

paskeni qene kokrra dembelesh. pjesetojeni borxhin me rreth 3.2 milione banore dhe e gjeni. po te doni te dhene me 'te sakte' per popullsine keni gugllin. ose ose po them une 2 mije dollare personi kot per qejf, si te duket ty cen cen? mire a, keq a, hajde vejm te gjithe nga 2 mije dollare me e shly a?

Sa te kena kompetentet ne cdo fushe nuk lodhem kot jooo.

Hajt tesh ju ftoj te bani pak shkence:

Ato te G7 - G8 - G20 (jo G99) sa e kane borxhin e jashtem per fryme??

 

shumë janë po të mendosh se përfshihen  gratë dhe fëmijët .

si ..ti vejm peng?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).