Ne cilin vend anetar te Natos ose BE-se jepen kartat falas?

Degjova sonte ne lajme te News24 qe zoti Rama te thonte brockulle e tij te radhes,

qe ne asnje shtet anetar te Natos nuk blehen me para kartat e identitetit.

Me sa duket ky nuk ben jete tokesore, pasi edhe teorine pertj se majtes e se djathtes,

propagandon cdo dite sigurisht jashte tokesore e ka.

 

31 Komente

karta e identitetit nuk paguhet por vetem paguhen taxa komunale ne gjendjen civile,dhe te gjitha procedurat e pregatitjes nga kerkesa per pajisje deri tek foto qe pregatiten ne qendren administrative,dhe marrja e shenjave digjitale total eshte 15eur,karta e identitetit mbetet gjithmon prone e komunes ne rast humbje,je idetyruar te prezantosh nje deshmitar ne police lokale,ndryshe gjobitesh per te perfituar karten e radhes!

Shtetasit nga mosha 14 vjec jane te detyruar te kene nje dokument identifikimi me vete. Nga tete jave para ditelindjes se 14-te deri diten para ditelindjes se 15-te karta e identitetit (qe eshte dhe e para) eshte gratis. Ne te gjitha rastet e tjera kushton EUR 41,75. Ne rast urgjence, karta jepet brenda 24 oresh dhe kushton EUR 41,00 extra. Ne rast humbje, zevendesimi kushton EUR 34,95 extra. Personat qe kualifikohen per falje te taksave bashkiake (ne pergjithesi per arsye te te ardhurave te uleta) mund te kerkojne falje te kostove te kartes se identitetit (procedura zgjat rreth nje jave). 

tek ne karta ben 200 leke dhe nuk eshte falas. ja dhe nje vend tjeter i natos qe se ka falas karten!

 ne asnje vend nuk eshte falas, te tjerat jane perralla me mbret

ne asnje shtet anetar te Natos nuk blehen me para kartat e identitetit.

vallaj ne shqiperi, qe eshte ven antar i natos blehen me para, po nuk i qujm karta identiteti, i qujm leternjoftime se jena rob primitiv ene nuk ecim me ritmin e kohes

Llogjikisht karta ka nje kosto te caktuar prodhimi!

Ne nje menyre apo tjeter ajo do te paguhet nga qytetari.

Ne Itali: 5,50 + fotot - per versionin prej letre.

15,00 - per versionin elektronik.

sa e vertete eshte kjo, nuk e di, por di nje gje tjeter, qe asnje vend i NATOs apo i BEse nuk ka nivel jetese largesisht te krahasueshem me Shqiperine, dhe ne menyren me te padiskutueshme, Shqiperia dhe niveli i jeteses se shqiptareve eshte te PAKTEN 2-3 here me i ulet se niveli i jeteses se vendit ME TE VARFER te NATOs apo BEse. Kete e them ne menyren me absolute te mundshme.

Pra, po te marresh shifrat krahasuese, nese te ardhurat vjetore te nje francezi jane 35000 euro ne vit, dhe nje shqiptari 3500 euro ne vit; nese karta e shqiptarit kushton 12 euro, karta e francezit duhet te kushtoje 120 euro. dhe per cmime te tilla une nuk kam degjuar askund ne bote, ne asnje vend te natos apo be-se dhe as ameriqise. keshtuqe, me vjen keq, po ju i largoheni krejt thelbit te problemit; ku nje shqiptar normal eshte 10 here me i varfer se cdo lloj evropiani, dhe ka te pakten 10 here me pak perkrahje nga shteti (social, asistent, subvencionues) se cdo lloj shteti tjeter i natos apo be-se.

pra, sido qe t'i merrni gjerat, jeni gabim katerciperisht.

ne rastin ne fjale, kartat qeveria juaj i blen nga franca (sagem) dhe nuk eshte se po subvencionon ndonje kacidhe ne llogari te ndonje shtetasi shqiptar, perkundrazi, kontrata eshte lidhur me kompanine sagem pa ndonje lloj transparence dhe kurrsesi ai dokumentacion nuk eshte prone publike e hapur, apo eshte!?!

Kostoja e prodhimit te nje karte identiteti nuk eshte kurre, dhe e theksoj KURRE me e madhe se 1 euro, nuk ka rendesi sa shenja sigurie i ve. pjesa tjeter eshte para xhepi i Berishes dhe CEOve te Sagemit.

Kjo mesele ka vetem nje mesazh per mua: mos qofsh shqiptar.

(se ka te pakten 4 vjet qe e ka premtuar, dhe akoma nuk ka bere asgje, pavaresisht se inicjativa ishte e socialisteve!!!)

Socialistet kete inisjative e mbajten 8 vjet ne syrtar dhe erdhen ne zgjedhjet e 2005 me certifikata qe qytetaret e blene m200lek

 

 

 

 

 

Socialistet kete inisjative e mbajten 8 vjet ne syrtare dhe u bene disa here votime lokale e qendrore me certifikata qe kushtonin200lek(te reja) copa.

Sa here ne vit detyrohet qytetari ta bleje certifikaten,sepse per cdo sherbim

qe i duhet qytetarit i duhet certifikate e re, ndersa karta e re qe mer tani

i sherben 10 vjet ,dhe me te kryen te gjtha sherbimet ligjore.

Cmimi i kesaje karte eshte me i ulti ne europe.

 

 

 

 

0

 

 

 

 

 

 

 

 

9

keshtu sa per kuriozitet: ''sendet'' ne Shqiperi duhet te kushtojne te pakten 10 here me pak se cdo vend i NATOs apo BEse, apo ne cdo vend i NATOs apo  BEse ''sendet'' duhet te kushtojne te pakten 10 here me shume se ne Shqiperi??

nuk po them ate. por po them qe cdo gje qe ne shqiperi kushton gjysem cmimi ne raport me te njejtin produkt ne itali apo spanje, ne shqiperi eshte perseri me e shtrenjte. dmth, populli me i varfer ne Evrope qe mbijeton me cmime sa te BE-se apo te krahasueshme me ato te BEse, nuk ka per tu pasuruar kurre, dhe as per ta rritur standartin e jeteses ndonjehere.

Dmth, nese nje shqiptar ka rroge mesatare 200 euro ne muaj, dhe nje spanjoll 1000 euro ne muaj, shqiptarit edhe sikur tja rrisesh rrogen cdo vit me 10%, do t'i duhen 20 vjet qe te arrije afer spanjollit - (duke supozuar qe spanjolli do rrije ne vend numero). po tja rrisesh me 50% do t'i duhen 5 vjet dhe me kete rast te fundit, shteti shkon ne kolaps te plote financiar.

 Kam pershtypjen se nuk kapet thelbi i problemit. Nuk eshte problemi i kostos se kartave por garantimi i votes, e ne qofte se vota kushtezohet nga zoterimi i kartes se identitetit mund te flitet per dhenie falas. Jo ne cdo vend te botes duhet te kesh ID ose pashaporte qe te kesh mundesi te votosh.

Ne Zvicer mund te votosh nje muaj, nje jave para ose diten e zgjedhjeve. Bashkia dergon min. nje muaj para cdo votuesi nje zarf me fleten e votimit plus zarfin kthyes si dhe nje broshure te vogel me paraqitjen e kandidateve ose shpjegimin e ligjit qe votohet me pikpamjet pro e kundra dhe mbas plotesimit mund ta hedhesh ne poste ose ne kutine postare te bashkise kur te deshirosh. Fushata zgjedhore zhvillohet vetem nepermjet mediave e mitingje te kushtueshme alla USA(shqiptarce) nuk ka, e shumta takime te partive, kandidateve me simpatizantet e tyre ne salla te vogla. Interesant eshte se shume nga moshat e shkuara nuk kane ID ose pashaporte(nuk i marrin se si hyn ne pune per shume vite) dhe votojne ne kete menyre.

Ore zoterinj shqiptar te huaj, me thoni ne cilin vend te Europes Perendimore qeverite perkatese kane lene qytetaret e tyre pa i pajisur per 15 vjet (kundrejt pageses ose jo) me dokument identifikimi te perhershem? Me thoni sa certifikata personale marrin mesatarisht qytetaret e ketyre vendeve? E pra ketu tek ne, vetem per fajin, e theksoj fajin e qeverive qe jane nderuar gjate ketyre 15 viteve, ne nuk jemi pajisur me karta indetifikimi permanente dhe si rjedhoje mesatarisht cdo njeri prej nesh ka harxhuar me shume se 30 Euro per marrje here pas here te certifikatave personale (nuk po llogarise ketu edhe kohen e harxhuar ne rradhet e gjata dhe bakshishet). E pra per shkak te te gjitha ketyre vuajtjeve qe nuk i meritonim, minimumi eshte te shperblehemi me dhenjen falas te kartes se identitetit.  

Berbero, as Anglia nuk ka karte identiteti, dhe as nuk ka patur ndonjehere. Tani duan ta hedhin ne qarkullim, dhe asnje anglez nuk do ta marre, bile protestojne kunder qeverise per te tilla dokumenta.

Ne Shqiperi, pa dokumenta nuk ke qene kurre. Pasaporten e ka leshuar shteti jone, bile pasaporta e tanishme, eshte mese e sigurte.

Fakti qe Evropa nuk do ta pranoje, nuk ka te beje me pasaporten, po me surratin qe eshte brenda kapakut (shqiptari).

Nese sherbimi policor dhe shteti vete nuk funksionon si duhet jo biometrike, po holografike t'i nxjerresh dokumentat, nuk kane asnje fare vlere.

Megjithate, per te mos i ikur temes shume larg;

Pajisja me karta dhe pasaporta te reja te pranuara nga BE-ja ishte nje nga premtimet kryesore te Berishes ne fushate elektorale;

fakt mbetet qe dhe sot e kesaj dite, pas plot 4 vjetesh, Berisha nuk ka mbajtur asnje premtim elektoral (jo se na iku truri neve dhe i besuam atehere!!!, por kot, per burreri, fjala jepet dhe mbahet, po ai vetem burre nuk eshte).

O Zotrules, per kuriozitet, cfare dokumenti identifikimi paraqet nje nenshtetas anglez kur shkon per te votuar? Po kur kerkon te hapi nje llogari bankare? Po kur ben nje shitje apo blerje perpara nje noteri? Po kur aplikon per nje patente makine? etj. etj.

Pasaporte. Nuk ka karta identiteti ne Angli. I futen kete vit ne Janar, dhe anglezet nuk i pranojne. Tani do ua japin te gjithe te huajve me detyrim, duke deklaruar qarte edhe statusin qe ka kartembajtesi ne MB. Eshte e detyrueshme edhe marrja e shenjave te gishtave.  Britania po krijon nje shtet "big brother" edhe pse nuk jane aspak ne gjendje as te ruajne informacionin te sigurte, as ta manaxhojne sic duhet, dhe edhe ligjet i kane krejt te papershtatshme me situatat qe kalon vendi, per te mos harruar policine, qe per paaftesi dhe leshtesi ne detyre u fut lakmine dhe ceceneve te evropes, - italianeve.

Per votime paraqitet pashaporta,per te hapur llogari bankare duhet te kesh

driving license,prove adrese,bill gazi,telefoni etj.

Anglia eshte vendi me emigrante me kombesi te ndryshme.Ata qe kane leje qendrimi kane Travel dokument 1 vjecar ose 5 vjecar.Me keto dokumenta

nuk mund te votosh ,por mund te hapesh karte banke ,mund te aplikosh per

te more patente ,po gjthmone te shoqeruara me billa pagese,kontrate shtepie ose ndonje dokument qe ti je ne mardhenje te rregullta pune

Travel document marrin azil kerkuesit. Nuk ka asnje aresye tjeter pse t'i jepet travel document nje shtetasi tjeter/me nje status tjeter. Edhe personat apatri mund te marrin travel document.

Eshte e vertete qe travel u jepet azilkerkuesve.Shtetasit e tjere qe jtojne ne angli por nuk kane nenshtetesi britanike nuk mund te votojne,ata kane pashaportat e vendeve te tyre me vizat prkatese per pune per studime etj.

Per azilantet ka 1-leje qendrimi te perhershme qe pas 12 muajsh ke te drejte per te aplikuar per nenshtetesi britanike.2- ka leje qendrimi disa vjecare dhe mund te aplikosh per travel document.3-ka refuzim te lejes se qendrimit me te drejte ti drejtohesh gjykates.Qe nga viti 2001 nje pjese e konsiderushme e azilanteve jane paisur me karta identiteti ku jane hedhur te dhenat personale.Me travel document mund te hapesh kart banke,mund te aplikosh per driving licence.

Ne Angli more djema, qe edhe pse jetoni nuk e njihni, shtetasit qe votojne nuk e kane te detyrueshme te paraqesin asnje dokument me fotografi (Pervec Irlandes se Veriut). 

Nje shtetas qe shkon te votoje, pyetet per emrin, adresen dhe merr fleten e votimit dhe kryen ate per te cilen ka shkuar tek qendra e votimit.

Ne Angli, lista e votuesve eshte  shume e sakte dhe baze per shume gjera dhe behet mbi baze te adresave te shtetasve ne UK. Cdo adrese ne UK duhet te rregjistorhet ne listen e votuesve. Nese nje adrese banohet nga persona qe nuk kane te drejten e votes (si azil-kerkues, shtetas te huaj qe jetojne me vize per pune ose studime etj), plotesohet fromulari nga ata qe banojne aty dhe adresa hiqet.  Nese nuk pergjigjesh (ploteson formularin, si ne rastin kur ke te drejte si kur nuk ke te drejte per te votuar), gjobitesh.

Por ketu po flasim per Angline me nje tradite demokratike, kulture politike, burokraci te forte dhe tek e fundit krejt sjellje tjeter qe nuk krahasohet me vendet e demokracive te reja.  Megjithate, edhe ne Angli ka kritika per kete menyre identifikimi te zgjedhesve qe mund te behen edhe manipulime. 

Nese plani per ID karta ne UK behet realitet, atehere sigurisht qe keto do te perdoren edhe ne zgjedhje.

zotrules, kot sa per sport meqe thua qe kot per burreri fjala jepet dhe mbahet:

Berisha tha do ti bej kartat e identitetit, i beri. Biles ne grupin qe jane mare me kartat jane edhe kompani shume serioz dhe me kredo te pa cenueshme te kerkuara apostafat nga Edvini per te pasur besim tek te gjithe. Tani cndodhi, apo Edvini e di qe nuk fiton dot dhe ben zhurme. Persa i perket kostos, edhe nese kartat jepen falas, parate nga buxheti i shtetit do dalin; me pak fjale nga xhepi im. Vetem se kete rradhe jo vetem per karten time, por edhe te atyre qe me parate qe do blenin kartat, tani do kene mundesi te mbushin edhe 12 skedina me shume.

Berisha tha do bej rruge, dhe po i ben. Ndoshta ti ke shekuj qe nuk dukesh nga atdheu, por ne qe jetojme ketu i shohim vete rruget, nuk kemi nevoje te na tregoje Top kanali ato qe i shohim me syte tane.

Berisha tha do rrise pensionet me dyfishin e 2005ses, dhe e beri. Tani ti mund te thuash cfare te duash, por po ta pyesesh gjyshin dhe gjyshen se sa i kane pensionet sot dhe sa i kane pasur para 4 vjetesh do ta shohesh qe jane dyfishuar.

Berisha tha do luftoj korrupsionin (nuk tha do e shkul, pasi eshte mision i pamundur) dhe rrezultati eshte 4 miliard euro me shume ne buxhetin e shtetit ne 4 vite. Prape, nuk te pelqen ty qe e beri Berisha, me kete mund te pajtohem. Por te thuash qe nuk i beri i bie qe ose je qorr, ose veteqerrohesh nga faktet.

doni me per belulin?

Ehe, per Belulin po flisje ti ore.

e shikon flamurin perkrah emrit tim ketu? dhe flamujt e gjithe te tjereve qe flasin nga jashte; jane prove e gjalle e gjendjes ku eshte katandisur Shqiperia.

Do te te analizoj faktet e Belulit ty? Nuk po merrem fare me to, se ato jane te cjerrat e Berishes! Te tilla pislleqe flet ai pleh edhe kur shkon vizite neper shkolla fillore, ne festen e mesuesit, psh... aq i deshperuar eshte ai lango dhe langot qe e ndjekin nga mbrapa sa nuk bejne gje per te qene, por vetem rrine e cirren kunder njeri tjetrit, qe fundi i fundit mund te jene bashkmafjoze.

Po problemi eshte TI (pergjithesuese), ti je ai qe ha cdo gje qe i do qefi Berishes te te vere mbi tavoline.

Kartat u premtuan ne 2005 o qyfyrxhi, ne prill, mars, maj, qershor, shkurt, cdo dite qe ai shtaze dilte ne fushate elektorale dhe takonte qafleshet qe vdesin per dobicin e diktatures. Eshte 2009, fundprilli, 2 muaj para zgjedhjeve, dhe as 1/10 e zgjedhesve nuk eshte pajisur me dokumenta, sepse dhe aplikimet u filluan para 2 muajsh, pra, 4 muaj para zgjedhjeve (hajt te themi qe ne janar, 6 muaj) per 42 muaj te tjere, nuk eshte bere asnje gje per keto dokumenta.

Dhe nuk ka nevoje te na tregosh prestigjin e Sagemit zotrote, se jo Sagemi te ishte, po Microsofti vete, 42 muaj te humbur nuk justifikohen kurre, dhe as prapambetja.

Opozita bertet dhe akuzon, dhe me te drejte, se po te kishte tru, - dhe burreri ai cecen, do i kish filluar me nge qe kur mori pushtetin dhe te mos humbte 42 muaj duke prodhuar gerdecera, katastrofa neper miniera, duke shitur cdo aset shteteror shqiptar, (albtelekomin, psh, qe sla gje pa thene per kontraten qe kish lidhur nanoja, qe do e prishte sa te vinte ne pushtet, dhe vajti der aty sa e shiti dhe me lire se do e shiste Nanoja)

Dhe absolutisht nuk eshte e vertete qe korrupsioni po luftohet nga qeveria.

Ceshtjen me korruptive qe pas diktatures e filloi ta stiste prokuroria, dhe gjykatat e berishes cvleftesuan ceshtjen!!!  Dhe aty nuk jane vjedhur thjesht leke donatoresh, o qytetar shqiptar, jane vjedhur leket e tua, se taksen per "rrugen e kombit" e ka prezantuar qeveria Majko, e jo qeveria Berisha, - E cila para Majkos, grumbulloi miljarda dollare duke i shitur nafte Serbise qe masakronte boshnjaket dhe pas tyre, kosovaret.

Gerdeci ende nuk ka fajtor.

E nuk do kishte si te mos bente asnje ndryshim ne infrastrukture, asnje rruge te "re"... Rama ia ndryshoi faqen Tiranes, ate Tirane qe Vejsiu dhe Brojka nuk lane masaker pa i bere. Fundi i fundit, qe ta kesh te qarte kete pike, bile ta lidhesh pak me ceshtjen Basha, punimet ne infrastrukturen Shqiptare jane rruga me e mire e pastrimit te parave tani per tani. Dhe te mos kish vene fare dore ne infrastrukture, do te ishte njesoj si te mbulonte djellin me shoshe, e jo te mbulonte korrupsion e rryshfet.

PS: Ke shkuar ndonjehere nga Shkodra ne Puke? Bjeri njehere andej te lutem, dhe me thuaj nese sheh cope asfalti gjekundi.

Dhe sa per info dhe kulture, une per vete nuk jam per karta falas, por kupto nje gje, qe ai cmim qe ty te duket simbolik, per shume familje ne Shqiperi ende eshte mjet mbijetese. E nese qeveria e Sale efendiut do i kishte nisur keto sebepe qe para 42 muajve, ndoshta dhe ata fukarenjte e skajshem do kishin gjetur mundesine duke kursyer kafshate pas kafshate per te mbledhur parate pa te cilat nuk do te mund te votoje dot. Dhe ndoshta eshte e udhes te theksohet ketu qe te tilla shtresa "targetohen" nga e majta me programet sociale. (teorikisht)

Pensionet jane rritur, posi. Po te gjitha cmimet poashtu, dhe edhe keto nuk jane rritur pak. Pensioni sado te rritet perseri eshte ne nivelin e mbijeteses, dhe perseri, Shqiptaret jane populli me i varfer ne Evrope.

Se fundmi, fakti qe po kritikoj apo shaj Salen nuk dmth qe po i mohoj cdo lloj arritjeje. Ai qe nuk e kupton kete, eshte thjesht otuz, nuk pranon dot kritike, dhe rrjedhimisht asqe ka dell politike, dhe as shance per te permiresuar ndonje gje; me nje fjale, eshte mendjemadh dhe arrogant. Rrofsh per vemendjen.

Te gjithe politikanet e shqiperise postkomuniste Sala i ka sfiduar.

Kujt i shkonte ndermend se pas rebelimit komunist te vitit 97-te,

do te vinte ne pushtet S Berisha , duke e nxjere ne pension liderin historik

te PS-se.Tani po perballet me E Ramen qe po e corienton opoziten.

Nje here thote po bej poltike te re,nje here del pertej se majtes e se djathtes,tani thote o kartat falas o do ta djeg Shqiperine, duke ju kthyer

poltikes se vjeter te rruges.

po ca rendesie kane kartat falas apo me leke kur dihet qe pd ka te sigurte 76 deputete ne parlamentin e ri.

Ne fakt thuhet qe jane 76.5 smiley

meqe po vazhdojme me belulin, nuk e di se cje zotrules (djale apo vajze) por me te vertete me vjen keq per gjendjen tende emocionale dhe gjithe urrejtjen qe ke akumualuar; jo per Berishen, por ato termat ksenofobe qe shpreh ne cdo fjali.

Persa i perket asaj kompanise serioze, nuk e kisha fjalen aspak per Sagemin, por eshte nje grup tjeter shume i rrespektueshem qe eshte aty me kerkesen apostafate te partise socialiste. Per me teper, ti deri tani qaheshe per cmimin, tani nuk qenka cmimi por pse nuk jane bere me pare. Gjerat nuk behen me frymen e Berishes, se ai sado i fuqishem qe eshte, nuk eshte Zoti. Eshte proces. Por ky mund te jete nje koncept i veshtire per tu kuptuar, pasi keto lloj procesesh Anglia i ka kaluar nder dekada dhe shekuj, ne duam ti bejme brenda dite mundesisht.

Per ate rrugen Shkoder Puke, ti me siguri e ke bere para 2005, pasi une qe e kam bere shume here keto vite (per Kosove) te them nje realitet krejt tjeter. Pra, une nuk kam nevoje ti mar lajmet nga top kanali per dicka qe e shoh me syte e mi.

Per ato asetet kombetare qe jane shitur, thjesht per kulture do doja te di qe me te vertete mendon keshtu dhe ke rene preh e propagandes, apo ben propagande?! Kontrata me Albtelekomin u ri-negociua ne termat e kontrates, pasi cmimi mbetej ai qe ishte. Dhe nese anullohej shteti Shqiptar do te hidhej ne gjyq per jo me pak se 50 Milion Euro (General Electric e ka hedhur shtetin Shqiptar per 12 Milion Dollare ne gjyq per fitime te munguara per anullimin e kontrates qe u nenshkrua nen qeverisjen socialiste.) Nejse, propaganda eshte pjese e dietes, keshtu qe lejohet.

Dhe se fundi, une kritiken e pranoj, shume biles. Por nuk pranoj qe te me genjesh me dicka qe e shoh me syte e mi - si pershembull shembulli i rruges Shkoder puke. Une nuk mund te pranoj argumente qe nuk qendrojne, apo qe te hedhin hi syve. Pavarsisht se c'ndjen ti per K/Ministrin, mund te thuash cte duash, por nuk mund te pranoj qe ti thuash cecen.  Me pak fjale, belulin analizoje, por me mendje pak me te hapur, me te qete, dhe me te kulturuar.

 

ato termat ksenofobe

Ti nuk ja paske idene se c'eshte ksenofobia. Mesoje, pastaj perdore.

grup tjeter shume i rrespektueshem

e o e.

Por ky mund te jete nje koncept i veshtire per tu kuptuar, pasi keto lloj procesesh Anglia i ka kaluar nder dekada dhe shekuj, ne duam ti bejme brenda dite mundesisht.

Jo brenda dites, po brenda 4 vjeteve, dhe 4 vjet kohe per nje pacavure dokument, nuk eshte afat aq i shkurter per nje shtet. Dhe nuk i jane dashur shekuj Anglise te pajise shtetasit e vet me dokumenta po ju palodemokratet, flisni percart sa here qe doni te shisni mend. E nuk keni as turp, merrni shembuj qe as nuk i njihni fare, shtete qe as ja keni idene se cfare jane, se nuk ja keni haberin e gjerave, pervec plehrave me te cilat ju mbush trute Berisha juaj.

Per ate rrugen Shkoder Puke, ti me siguri e ke bere para 2005, pasi une qe e kam bere shume here keto vite

Ke bere leshte. Vjet ne gusht kalova andej dhe vetem 2 kilometra asfalt kishte ne Gomsiqe. Vjet ishte 2008, jo para 2005. Ti ndoshta ke qene ne Kosove, po nuk ja ke idene nga i bie Puka, dhe mbase edhe i ke rene qe andej, po nuk e ke marre vesh se ke kaluar ne Puke.

Per ato asetet kombetare...keshtu qe lejohet.

Dridhe Like me lesh fabrike thuaj ti.

Dhe se fundi, une kritiken e pranoj, shume biles.

Lere se le nam duke e pranuar!

nuk pranoj qe te me genjesh

I kam bere dhe fotografi asaj rruge, kam mbi 100 ketu ne kompjuter; ta vertetoj me fakte qe genjeshtar je ti, e jo une. E vetmja rruge e rregulluar nga ai segment ishte Shen Meri - Kukes, edhe ajo e bere me fonde nga UNDP, dhe e shkruar ne tabela cdo kilometer, qe tipa te semure (aka "demokrate&quotsmiley si puna jote, te mos shesin dengla se i paska bere Sala.

nuk mund te pranoj qe ti thuash cecen.

Sinqerisht, problem i madh. Ti pranon vetem llogjiken e Berishes, asqe me behet vone nese beheni mase dhe roisni e merrni malet. Bile do na rritej koeficenti i inteligjences si komb nese tipa si ju nje dite do avullonin fare.

Me bere te dukem dhe arrogant, pa qene fare, aq nivel te ulet llogjike keni, aq te leshte me dukeni, dhe aq shume me ofendon niveli juaj i inteligjences krejt inegzistent.

Karta e identitetit eshte falas, ajo qe paguan eshte 12 euro takse bashkiake (aq pagova une per karten elektronike) dhe nja ca euro per fotot e posateshme. Kaq.

 

U kam nje mejtim:

te gjithe te vobektit qe s'kane leternjoftim dhe "vdesin" te votojne, te hyjne ne greve urie deri sa te gjithe deputetet (duke perjashtuar Tosin dhe Pangon) te mos marrin rrogen dhe dietat e Prillit, Majit dhe Qershorit per t'u mundesuar ketyre te vobekteve pajisjen me leternjoftime qe te votojne per politikanet e rinj me zhaqeta te vjetra.

Tani mund te pyesni ju pse i perjashtova Tosin dhe Pangon?

Te parin se i ka lene lesht ne bixhoz dhe te dytin se i ka prishur me kurva...

Them ta nenshkrujame peticionin qe tani e t'ia nisim Xhozit...

600000 popull ka apliku, 470000 leternjoftime jan prodhu - 21 prill 09

po tashi ka halle me eftimin e shkrelin zoti rama hare krishna, e la muhabetin e leternjoftimeve, kapi dhe ate te "centralit" uu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).