Gripi i derrit.

Cfar masash po ndermer qeveria Shqipetare per te parandaluar nje epidemi ne Shqiperi?

OBSH-ja sot tha qe eshte e kote te perpiqemi te parandalojme virusin,ai tashme eshte perhapur shume,duhet vetem qe qeverite te minimizojne numrin e te prekurve ne popullate.

Perse ne Shqiperi nuk po bien kambanat e alarmit????????????

Perse ne media dhe ne blogje nuk po diskutohet per kete virus qe ka potencialin te zhduke (ne fjalet e  nje shkencetari Britanik) deri ne 150 milione vete dhe te dergoje ne dyert e shendetesise 1.5 miliarde vete (ne fjalet e  nje Dr. Lu qe punon per OBSH)

Per mendimin tim kryeministri duhej te qendronte sot ne Shqiperi dhe te korodinonte strategjine e luftes kunder ketij virusi,sepse eshte vetem ceshtje kohe perpara se te pushtoje te gjith boten,perfshire edhe Shqiperine tone te vogel dhe te pambrojtur.

Nje epidemi e tille eshte rreziku me i madh qe i kanoset Shqiperise dhe njerezimit ne pergjithesi.

 

Ju lutem diskutoni dhe perpiquni te sensibilizoni sa me shme njerez qe te jete e mundur,sepse sic do ta shihni edhe vete me vone pragu i katastrofes ka kaluar ,priten vetem pasojat tashme.

OBSH-JA e rriti nivelin sot ne 4,por ne fakt po ti lexoni me kujdes te gjashta pikat,tashme e kemi kaluar edhe pikene  gjashte.

 

Ju lutem moderatoreve te mos e fshine postimin.

 

 

 

 

24 Komente

Une kam degjuar se ne Meksik ka mbi 100 viktima dhe se mikorbi eshte perhapur ne shume vende te Amerikes veriore dhe te Evropes.  Ketu ne Greqi nuk flitet dhe aq shum per te,keta jane me keq se ata tanet ne kete aspekt.

 

Ju lutem ndiqeni  me kujdes kete link,dhe shikojeni deri ne fund.

Fundi eshte shume interesant.

Gjithashtu shikoni edhe disa video te tjera te ngjashme te cilat paralajmerojne katastrofen.

http://www.youtube.com/watch?v=oUd2Kn4EWbQ

Pse akrivole ishin ato? ato kushedi cfare kontenitore mallrash kane qene

me ato trenat ja futet kot,ato  kane ngel pa pune nga kriza ekonomike

krye fare mos perhap panik kot smiley

Nuk po perhap panik,po perpiqem te sensibilizoj,situata eshte serioze,shume serioze,lexoi te gjashta pikat e OBSH-se.

Sot jemi ne piken e  katert por po ti lexosh do e kuptosh qe e kemi kaluar edhe piken e gjashte.

Ky eshte nje virus shume inteligjent,simptomat e te cilit shfaqen tre dite mbas ngjitjes,dhe eshte gjithashtu nje coctail virusesh,qe ka dhuntine te ndryshoje veten,duke krijuar imunitet ndaj luftes qe i ben trupi.

Bota ka KAPACITETIN TE PRODHOJE NE GJENDJE TE PLOTE PUNE DERI NE 450 MILIONE VAKSINA NE VIT.Edhe kjo do te jete e mundur vetem mbasi te gjendet vaksina e duhur kunder ketij virusi,qe mund te zgjase sipas parashikimeve deri ne gjashte muaj.

OBSH-ja po parashikon qe ne bote do te kete 1.5 miliarde te prekur.1/3 e botes.

 

Llogarite beji vete.

ajt se per te vdek kina smiley

thashe se ishte virolog ky Alex Jones.

mos e shavo fort se kur ja hodhëm lopës së çmëndur, nën udhëheqjen largpamëse të shokut sali, do ja bëjmë dermanin dhe dërrit purthosur.

...vetem meshkujt jane ne rrezik smiley 

Shqiptaret jane te forte,nuk i ze gripi i derrit!

Jemi me fat se:

1- Presidentin e kemi veteriner,

2-Kryeministrin doktor,

3-Kryeparlamentaren,e kemi specialiste te misrit!

..keshtu qe derri na merr te keqen!

Njeriu, lopa, pula, derri... A ka mbetur ndonje qenie ne kete planet qe nuk eshte cmendur ende?!

Some, like China and Russia, banned pork imports from the United States and Mexico. Several others, such as Japan and Indonesia, used thermographic devices to test the temperature of passengers arriving from Mexico. CNN

Arabia Saudite ndaloi sot konsumin e mishit te derrit smiley , ndersa nje agjensi me lajme dha sot nje lajm te tipit : ky eshte terror biologjik. smiley

Shkurt,  per ca vite e cun per lesh mishin e gicit. smiley

Hmm, po ato klanet nga Papua New Guinea a e kanë ndaluar ngrënien e mishit të njeriut që vjen nga ShBA apo Meksika se më tepër transmetohet nga njerëzit se nga kafshët?

Nuk kam info. Kur te me sjellin ta coj haber.

Po qe kjo puna e derrave eshte prit keq shume ne Kurbin, Lezhe e Shkoder ku sipas nje studimi te Ministrise se Emin Gjanes eshte me i zhvilluar rritja e derrit.

Qeveriu do i detyroje tani psh te mos livadhisin neper kazana plenash ne mes te qytetit. Do i fusin ne karantine.

Do bjere dhe shprehja : blihen deputetet si derrat ne Kurbin.

unë ha vetëm mish viçi. të asnjeriu tjetër nuk ha.

ps: dhe peshk smiley

The virus specialists confirmed that the samples being transported posed no risks to humans, police said.

përsa e paska thënë polici...

Me duket se po hap pak panik.

Mua m'u duk se Ministria e Shendetesise shqiptare pati spote sensibilizimi fantastike gjate kohes se gripit te shpendeve, nderkohe qe ne Britanine e madhe spotet e sensibilizimit ishin per faqe te zeze.

Megjithese ende nuk ka nje vaksine kunder ketij gripi, ka dy ilace qe jane te efektshme nese gripi kapet ne fazen fillestare.  Vdekjet ne Meksike ndodhen ngaqe nuk u trajtua qe ne fillim.

Shume vende jane pergatitur dhe kane blere miliona ilace. OBSH konsideron Francen dhe Britanine si me te pergatiturat per ndonje pandemi te mundshme. Sot ne nje konference shtypi europiane shtetet anetare vendosen qe do te ndajne ilacet me ato vende qe nuk arriten te pergatiteshin paraprakisht.

 

Duhej ky alarm... të paktën të ulet pak çmimi i mishit... Kjo është e rëndësishme smiley

Një gjë tjetër që mësova sot (sa të rrosh do mësosh), jo vetëm ushqimet, por edhe terminologjia duhet të jetë kosher... për izraeljanët, epidemia nuk quhet "gripi i derrit" (siç e quan e gjithë bota), por "gripi meksikan" vetëm për këtë arsye... s'e dija që edhe ata e kishin frikë qimen...

P.s: Gjermania dhe Franca kanë rezervat komplete antivirale... çuditërisht, edhe industria farmaceutike që do të "përballojë" epideminë gjëndet në këto dy shtete smiley
(ky ishte një nga arsyetimet që një personazh politik italian hodhi për të vërtetuar që edhe kjo, ashtu si Sars apo "gripi i pulave" o "lopa e çmëndur" janë sulme të paramenduara për përfitime të qarqeve të ndryshme apo për të dëmtuar ekonomi të caktuara.)

Per pak humor:

  • Ve re nje sens rracizmi te amerikaneve ndaj gripit duke e shoqeruar me emra kafshesh nderkohe qe Uraganeve u vene emra te bukur si Katrina, Paloma etc smiley
  • OlsiB -Njeriu, lopa, pula, derri... A ka mbetur ndonje qenie ne kete planet qe nuk eshte cmendur ende?!

     ... ka mbetur edhe Gripi i Gomarit i cili ka rene ne Shqiperi dhe ka infektuar gjithe klasen politike. Simtomat me te dukshme jane, pellitja  neper televizione, kalerim me te katra per ne BE, Pallate me ngjyra e piktura sipas versionit Teletubbies, etc etc

Lol.  Flm per humorin. 

Ky virus gripit asht ma pak i rrezikshem se virusi i pules, dhe asht i kurushem. Nuk asht vdekjeprures, perveç se mund te ken komplikacione tek njerezit qe jan te ushqym keq dhe qe s'kan rezistence imunitetit (si asht rasti i vdekjeve ne Meksik).

Ne France, per momentin bahet fjal per nji rast, por akoma jo i konfirmum.

Me ça kuptoj un, ky virus :

- merret me pshtyme (pra kujdes, mos me ju afru kuj afer ma shum se 1 meter, mos me ju ra pshtyma e kujt ne ftyre apo ne dur)

- zhvillohet midis 3-7 ditesh

- personat qe ndijn temperature, duhet te shkojn urgjent ne spital per me ba analizat biologjike, dhe me u mjeku : ilaçi ekziston per kurim efikas.

Flitet per nji vaksin qe asht tuj u pergatit dhe mund te vehet ne qarkullim ne Europe ne shtator te 2009.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).