A je duket sikur ka rene disi niveli i peshkut?

Zakonisht e para se ta mendoni ju, pyetje te tilla behen per provokim po ky nuk eshte objektivi im.

Me duket sikur kohet e fundit, do per artikujt e vene - gjithmone me te shkurter, shpeshhere ndonje foto, shume here perserin te njejtat gjera apo merren nga gazeta te sterlexuar- e do per cilesine e komenteve, sikur ka rene. Ndoshta eshte afrimi i votimeve e njerezit nxehen, ndoshta eshte thjeshte pershtypja ime e gabuar, ndaj ju pyes edhe juve.

 

99 Komente

Sikur ti thuash nje njeriu 1000 here : -derr! ...fillon e shikohet ne pasqyre dhe me te vertete fillon i duket  turiri pak i zgjatur ..si nocke smiley Keshtu po ndodh dhe me keto lloj Postime per PPU . Si zakonisht pro do jene 97 , AI  smiley Left-yyyyyy dhe ndonje pulke e re . Ju keni pas perfaqesim dinjitoz  z. Desp ne fushen qe jeni cfaqur . Ruajeni dhe zhvillojeni me prurjet tuaja PPU!

qe kur filloi Idrizi te bente represion mendimit te lire ktu tek peshku, duke perdorur metoda kapterresh komuniste, atehere njerezit e pane qe sja vlente me te debatonin por thane hapi rruge budallait! apo jo drizo: si thu ti them dhe un tani, amin!

sa per pyetjen, mendoj ska tema per debat, te gjitha jane déjà vu, dhe njerezit skane me nerva.

 Mua per vete nuk me duket se ka rene niveli i Peshkut. Puna eshte qe eshte rrit niveli jone keq fare.

Haha, kjo është përgjigje smiley

Ka rene? Eshte bere pertoke fare (mendimi im ky) Qe kur 75% e admin u  kthye ne atdhe peshku eshte bere si memedhembja rumpalle. smiley

Po ka rene!

Ka shkuar aty ku duhet te ishte! Tek mesatarja jone e pergjithshme!

Per Idris : imja ishte thjesht nje pyetje pa te mire apo pa te keq, s'e kuptoj pse kaq agresiv.

eshte bere ca me keq se c'ka qene me pare smiley

 

psikologu thot qe t'u ka merzit lodra. ke nevoje per loder tjeter

hahahhah e forte kjo me psikologun.

Prandaj nderrojn dashnore grate,sepse i konsiderojne si loder burrat?

Ka shume seleksionime, per kete qe edhe opozita tek PPU ( qe i bie te jete pozita ne pushtet) eshte demoralizuar.Ok ka edhe shkrime qe duhen fshire, kjo eshte normale, ndonje pergjigje banale ose ofenduese.

Por rastet me te shumta, kane qene shkrime kritike ndaj Edi Rames, Mjaftit, G69 se per Skener Gjinushin sma merr mendja qe te jeni nxehur, shkrime te pakten te shpjeguara me nje fije llogjike.Ashtu sic e mendon kushdo. Por gjithsesi mbete forumi me intelektual shqiptare.

p.s gaboni shume te dashur Admine qe i fshini shkrimet kritike, sidomos per G69 sepse do ju ndihmoni shume, ne permisimin e kamuflimit tuaj ne organizate jo -politike ne organizat-hiperpolitike. Kush te kritikon te don thote populli.

Per mendimin tim, ketu nuk kritikohet, por shahet!

I pari je ti, kur edhe ne pergjigjen e mesiperme nuk mund te mos dilje nga profili yt.

Ndryshe s'kishe pse te shkruaje G69, por G99 ashtu sic ajo parti e ka emrin.

nuk e shkruajta G99 se mendoja se do e fshin komentin tim.

Gjithsesi mendim i sakte, qe ketu shahet e nuk kritikohet.Mbase edhe kritikat jane bere bajate po ato fjale, te dyja kambet si PD si PS  jane te mbytyru ne korrupsion.

Shembulli konkret eshte Delijorgji, i ka gjetur emeruesin e perbashket te dyjave qe eshte PARAJA.

Kritika pranuar Olsib

Edhe une gjithashtu auto-kritikohem.

Gjithsecili prej nesh e shikon realitetin nga dritarja e tij e vogel dhe ka nje deshire te madhe qe t'ja kaloje edhe tjetrit kete copez te botes qe ai ka zbuluar. Kjo eshte nje ndjenje e bukur dhe njerezore.

Vetem se ne shqiptaret kemi vesin e keq qe gjate ketij procesi t'i veshim bindjet tona me arrogance dhe mungese respekti per botekuptimin e tjetrit. Dhe perfundon qe ne vend qe t'i shpjegojme njeri-tjetrit me thjeshtesi ate qe ne shohim, fillojme e zihemi per ceshtje formale duke harruar esencen e bisedes.

Le te mos harrojme qe kemi edhe mungesa te medha empatie qe per mendimin tim eshte ai sensi i gjashte qe ploteson komunikimin. Per fat te keq kjo nuk ndodh vetem ketu tek peshku. Mendoj se emeruesi i perbashket eshte "Uni" i tepruar dhe moskonsiderimi i faktit qe pluhur kemi qene e pluhur do te kthehemi.

Tung.

Ols, ndaj te njejtin mendim me ty. Ndoshta natyra jone mesdhetare e gjaknxehte na ben qe ta detyrojme tjetrin o te mendoje sic mendojme ne, o s'ka. Dhe ka ca ketu tek peshku qe... o zot, o zot...E kane me kollaj te shajne se te argumentojne. ( pse ndodh kjo, nuk dua t'i hyj fare se kam frike se do te me fluturoje ndonje sharje ne ajer... smiley Arsye qe me shtyn te mos komentoj ne shume tema )  Dhe te mendosh qe te gjithe kritojne te "rinjte" e sotem per shfaqjen e shemtuar qe dhane ne tv. Kjo eshte nje nga te mirat e komunikimit virtual se te pakten, te gjithe flasin me rradhe e s'kane  mundesi ta nderpresin tjetrin. Perfytyro c'do te behej sikur peshku te ishte i lidhur me web camera dhe me audio ne ca tema politike... Se per cfare tjeter mund te zihen shqiptaret e te shajne me gishta ne vesh? Vec per politike. Dhe se pse kam nje ndjesi qe admini po teston terrenin, ne prag zgjedhjesh, me keto tema te "nxehta" qe poston vazhdimisht. Hajt nje smiley per te gjithe ne fund!

Aida, edhe une me pare e lidhja kete karakteristike tonen me faktin qe jemi mesdhetare, por pastaj njoha italianet, greket, malazezte, kroatet, spanjollet etj. dhe megjithe problemet qe ata kane (sepse Mesdheut per mendimin tim i ka ikur momenti i protagonizmit prej shekujsh), perseri nuk i pashe kaq keq sa c'jemi ne.

Une si besimtar qe e konsideroj veten, e lidh shume kete difektin tone te madh me ceshtjen e mungeses se besimit ne Zot. Pse? Mund te jete edhe sepse dua ta coj ujin ne mullirin tim, por nga ana tjeter mendoj se nqs. ti nuk beson ne Zot, nuk ke se si te besosh tek njeriu prej kockash e mishi, qofte ky edhe vellai yt.

Kjo pasi, besimi per mendimin tim eshte nje mekanizem qe duhet ushtruar dhe praktikuar ne menyre qe te funksionoje. Tani, po te konsiderosh edhe faktin qe per 45 vjet (i leme menjane 500 vjetet) ne kemi besuar tek Mr. djalli dhe ky na e futi shume bukur me katrahuren qe la pas, ne tani si grup individesh, ndihemi totalisht te paorientuar, te zhgenjyer, te vrare, te coptuar, te piste...

Une besoj se eshte me mire qe te besohet me gjithe shpirt ne nje "kauze" qofte kjo edhe e gabuar dhe pastaj si grup te zihet mesim nga kjo, se sa te mos besohet fare, dhe te vihen pikepyetje mbi gjithcka.

Sepse po u vu pikepyetje mbi gjithcka, nuk ecet perpara, sepse eshte futur ne mesin tone krimbi i genjeshtres dhe nuk ka rob ne bote qe me llogjiken e tij ta ndaj genjeshtren nga e verteta, pervecse fal besimit dhe empatise.

Edhe dicka e fundit... thuhet... "djalli ve tenxheren, por harron te vej kapakun" ose "Genjeshtra i ka kembet e shkurtra"... pra sdq. edhe me llogjike ne mund te arrijme ta ndajme genjeshtren nga e verteta. Vecse duhet pasur edhe shume besim sepse pastaj kthehemi ne paranojake.

ekeni gabim kur thoni ka rene niveli i peshkut ,me sakte ,ka rene niveli i administratorve ,peshqit ushqehen cfare u japin,kot nuk thone "peshku qelbet nga koka"  smiley

Ka rene niveli i liqenit ku jetojne peshqit, edhe uji i liqenit eshte shume pis me ca ushqime pa vlere dhe te qelbura,qe u hedhin peshqeve.Sot gati i mbyten peshqit

me kos te thartuar qe u serviri admin me artikullin DETI  KOS, por shyqyr zotit peshqit u treguan te zgjuar e nuk ju afruan

Peshku ka filluar te qelbet fare. Vihet re shume qarte ne postimet apo pergjigjet e tipave si Mati apo ThP apo edhe opozitare te tyre. Thua se keta njerez jetojne ne funksion te fjales se Baballareve.

Jane bere si te NJEMIJEENENTEQINDETETEDHJETEKATER, fiks si TWOMINUTESHATE (ne rastin tone 48 ore ne dite)!

Z An alphabet reader(analfabet) ti nuk kupton akoma nocionin pozite dhe opozite,e jo me te komentosh.Mua nuk me behet vone se kush eshte ne pushtet,ne internet vetem kaloj kohen e lire. Peshkut nuk ja kemi ul vlerat as une as ThP.  Ti dhe analfabetet si puna juaj duhet te mesoni se si debatohet per cdo pyetje ose koment.

Ne qofte se une pyes per duhet te debatohet per rreth atij problemi jo per mua qe bej pyetjen, une nuk e ul veten aq poshte qe te pyes njerez me nivel injorati per t"me gjykuar.Por nje pjese si puna juaj me duket se frymezohen nga vete ata qe drejtojne

peshkun qe fshijne pyetjet serioze si pyetja Pse Edi Rama nuk bllokon lejet e Delijorgjit qe mori rreth100 komente dhe len te afishuar postimin idiot DETI KOS qe ka dy dite qe nuk komenton as nuk ja var askush.

I nderuar Mat, ju ngritet pyetjen a ka rene niveli i peshkut, ju ofendoni komentuesit e tjere. Nese doni  te rrisni nivelin, filloni nga vetja, jepni shembullin tuaj i pari. Mos fyeni te tjeret, mos i tallni kur ata nuk ndajne te njejtin mendim me ju dhe se fundi, ju lutem shume, mos flisni me pasione politike duke u bazuar ne jeten personale te X-it apo Y-it,  mos u beni ithtar e trumbetar i eger i politikes qe mbroni, por mbrojeni me fakte dhe argumenta. Mandej, me sa kam pare une, duke qene se njerezit perdorin llagape te fshehta dhe jo emrat e tyre te vertete, ju nuk mund te gjykoni nese ata jane injorante ose jo, gjithashtu dhe te tjeret per ju. 
Dhe dicka tjeter qe une e kam merak, shqipen, i nderuar Mat, e keni lene shume pasdore.

ps. Detin Kos e keni perseritur nja tre here, sic duket e paskeni lexuar dhe po i beni reklame. Ok, po shkoj t'i hedh nje sy! smiley

Tani si gjithnje, po e mbyll me smiley

Aida une nuk jam natyre ofenduese por as ofendimet nuk i duroj dot.

Kete pyetje nuk e kam postuar une, prandaj lexoje mire emrin e atij qe e ka bere kete pyeje,me duket se paske vete probleme me shqipen.

Ah, me paske kap mat, Mat... smiley Ne fakt, ishte kurth, sepse doja te shihja se  c'argumente do te jepje,  po ti prape u  kape  pas fijes se kashtes, gje qe prape s'te nxorri nga situata.   Nejse...  GEZUAR PASHKET smiley

aida dhe olsi

ju prurjet e reja te peshkut, jeni me shume edukate.

respekte smiley

Tushe, duhet te me djegi? smiley LOL

jo per zotin,

po si te rinj keni durim me dhone xhevap sic duket.

ne te vjetrit skena nerva, i fusim direkt me te shame ose qesendisje.

pa asnje djegje per zotin smiley

Tushe, kemi 8-orarshin per t'kalu! Shyqyr qe s'kemi shefa neper kom, ene dalim "per peshk". lol smiley

Edhe une po filloja te pyesja... "Duhet te me djege"

Tushe, quaje utopizem, quaje cfare te duash... por ndryshimi fillon nga secili prej nesh!

Kur ne te ndryshojme... s'do pjellim ata qe kemi pjelle deri me sot si "udheheqes", por do paguajme "administratore" qe te na drejtojne.

smiley

qyqja dhe kaq thelle se kijsha menu ne fakt smiley

Por prape respekte !

Pa djegje seriozisht smiley

Je shume e lezetshme! Je mjalte!

Ols, fillove dhe ti nga servilizmat?! smiley Po me thene te verteten, te jap te drejte. smiley

Po ne fakt mjalt eshte!

Mund edhe te mos jesh dakort me Tushen, por nuk mund te thush qe eshte e hidhet!

Ca njerez nuk dine te jene te hidhet! Perpiqen, por s'munden! smiley

he mer ti, a e pe videon pershnetse me jozefinen me : ja hangsha zemren !!

se u shkelyva  duke te marre me te mire e duke te thirr smiley

@ET:  keta shkopinjte si shume te trashe i ben ti xha Avdi, mezi mbahen ne dore....  smiley  

 Peshku s'eshte akademia e shkencave. Ka ndonje nivel qe DUHET te kete peshku?? Kush e cakton kete ndarje nivelesh te peshku?

Mire desp. Ja me qe nuk e do kete te paren po vij ne Linje me te dyten dmth si Pajtim smiley Eshte nje e keqe dhe vetem nje qe turbullon ujrat e PPU . Kategorizimet mbi bazen e Pelqimit dhe Mospelqimit kane prishe projekte me te medha. Ne se je admin. duhet te kesh b...te forta  Se pari dhe me se pari te dish te ndash PERSONALEN ne debat me KOPETENCEN e perbuzjes , perjashtimit qe perfaqesohet me Fshirjen .Se dyti aftesia per te zgjedhe Prurjet dhe Pruresit duhet te jete Larg Paragjykimit dhe Objektivave qe i kini vene PPU...Dhe se fundi nga ajo qe e kemi dhe mos u mbarofte..MOS largoni Idiotet..... qe zoti ymrin Ju shtofte ndersa nga rradhet e admin mos mendoni se nuk shndrohen ne te tille. Nje blog pa Idiote eshte si nje aeroplan pa Pilot

Ok.

Kete e kuptoj, veshtiresia mbas blogut per mua eshte e tmerrshme. Por nuk ishte dhe nuk eshte qellimi im as te bejme hesapet e PPU as ti kritikojme as ti lavderojme asnjegje e tille. Thjesht pata nje dyshim e bera nje pyetje. Thjesht kaq.

Desaparacidos, pyetja jote nuk është kaq naive sa ti do ta shesësh, por presupozon që niveli ka rënë. Në këtë rast, të isha në vëndin tënd, do ia kisha numuruar PPU të gjitha difektet dhe rëniet dhe kështu do isha rehat me veten, po dhe do ndihmoja administratorët. Dhe s'duhet harruar që peshku është blog; një pjesë të mirë të interesit e përbën shkëmbimi i mendimeve, pra peshqit, pra ti. Kështu që të fillojmë nga vetja, po patëm kohë, si thoshte një shok më lart apo më anash.

Ja shëndet!

une nuk ve ne dyshim veshtiresine

une nuk ve ne dyshim ndershmerine e aminave

une nuk ve ne dyshim ndershmerine e postueseve

une e dua ppu. eshte vendi ku vitet e fundit kam debatuar, kam mesuar, jam zene, jam pajtuar shume shume shqiptar.

kohet e fundit me duket sikur i shikoj gjithmone e me pak. seshte rasti ti ze me emra sepse nuk me intereson.

nuk me intereson as kush thote qe peshku eshte siti tjeter i mjaftit apo i g99 apo i kujtdoqofte.

natyrisht pastaj, kush pergjigjet, sugjeron edhe pse e mendon qe ka rene apo s'ka rene. keshtu ndihmohet blogu, jo duke akuzuar njeri tjetrin.

pike

Pikerisht kjo eshte pergjigja e pyetjes qe ti shtron.Qe ti nuk ve asgje ne dyshim.

Nuk me interesojne shkaku Honig, me intereson te kuptoj nese eshte pershtypja ime apo jo.

Per dreq, nje Po apo Jo do mjaftonte.

Kur te arrish ti vesh ne dyshim ato qe permend aty me siper atehere do ta kuptosh qe pergjigja eshte PO, ne te kundert nuk ke per ta gjetur pergjigjen.

shih,

ti s'vë në dyshim asgjë por ke një përshtypje dhe refuzon të kërkosh e shtjellosh para nesh arsyet e përshtypjes. nga ana tjetër u kërkon të tjerëve të japin përshtypjen e tyre por dhe të thonë pse-në. jokoherente më duket mua kjo filozofia jote. ose më keq akoma, më duket "hidh dorën dhe fshih gurin" a s'di si është ajo shprehja popullore.

 ja të të them të drejtën, mua më duket që peshku është ai që ka qenë, përveç faktit që është rritur.

si të thosha më parë, një pejsë të interesit e përbëjnë komentet, dhe për shumë, komentuesit vetë. kur ata mungojnë, peshku kthehet në gazetë. e mbase nga kjo të vjen ty djalë vetmia prej peshkatari, se të mungojnë shokët. dhe mua më mungojnë shokët. edhe shoqet, sigurisht.

kshu kshu ti

Bashkohem me sa me siper ....dmth me akllin. Mos tani , se dhe me fillestari ne mendim e di qe "dyshimet" lindin mbi nje baze . Dhe kjo baze ketu eshte administrimi dhe pjesmarja ne PPU ."""Thjesht pata nje dyshim e bera nje pyetje"""""... A thua eshte keshtu?...Tani edhe mund te themi qe "Thote gje Jovan Bregu ketu ? He ku thote ?" smiley

shpjegova siper nga lindin dyshimet.

por sme interesojne as dyshimet as teorite e komplotit.

Te intereson komploti ne vetvete, des? smiley

Filloi inkuizicioni ndaj desaparecidos!

Sdq. per te mos i lene vend keqkuptimeve, pyetja e sakte mund te ishte:

A ju duket sikur ka ndryshuar niveli i "Peshku pa uje"?

Megjithate, kam friken se edhe ne kete pyetje mund te gjendesh material i mjaftueshem per te provuar nje teori te caktuar komploti! smiley

Kjo ndodh kur nuk degjohet tjetri per risine e kontributit te tij, por per te vetkenaqur bindjet personale.

Ols, Des-in e kemi shok, nuk behet fjale per inkuizicion ketu, po me duket se ai po shkruan ndonje gje tjeter, ndaj po i hedh zjarr benzines... me duket se do te kapi ndonje xixellime frymezimi... Apo jo, des?! LOL smiley

Pikerisht kjo eshte ajo qe Idrisi thote me poshte.Shoqerija......

Po, Honig, edhe shoqeria... se jo te gjithe njerezit jane te prirur te gricen me kedo e per cfaredo... edhe per mustaqet e Celos...

Faktikisht nuk e kisha personalisht me ty,vetem se rastisi.

Ok, ashtu  e leme, rastesi... ?!

tashti dhe ai niveli shkrete nuk merr viagra non stop  mer  smiley

tashti dhe ai niveli shkrete nuk merr viagra non stop  mer

ëhë
 

Atehere te intereson kjo....kohet e fundit me duket sikur i shikoj gjithmone e me pak...... Aty jane te gjithe .Hic mos u shqeteso! Duken nga strukturimi i fjalise por ka ndodhe nje fenomen qe dallohet me kilometra LARG ,.Nderimi frekuent i Nikve. Kjo lloj pershtatje ka te beje me renien e nivelit ne ballafaqim. Nje nivel i nxitur nga tema qe jane perfaqesuar si provokatore e nxitese te grindjeve qe them se e ka burimin tek ...... smiley sidomos , e theksoj ,me nderhyrje te nikeve qe perfaqesojne admin pa emrin REAL krijojne nje ambient jo fort te kendshem , deri diku Acarues.Kjo menyre kompensohet me kopetencen e fshirjes nga admin. qe ka debatuar pa ditur gje debatusi duke u bere perfaqesimi TIPIK i nje mendimi , hakmarres e nen nivelin fillorist.. Dhe domosdo nje pjese largohen , nervozohen  ose distancohen  nga prurjet .

Ne pjeset e rregullave te PPU ndoshta duhet te gjeje perfaqesim me te plote ekonomia e TREGUT. Si per cdo MALL edhe malli (prurja) qe vjen ne treg (PPU) ka nje cmim. Bleresit , pelqysit apo mospelqysit e mallit (prurjes) jane BLERESIT( diskutantet) .Jo kaq " Lule mos me prek " !!!!!

Ah, t'hongsha zemren ne ty !

smiley

e thashe ne dreke une : bojme mocion mosbesimi ne parlamentin e peshkut, por ma mshiu smiley

Tani e vura re dhe kete........ filloi inkuizicioni ndaj desaparecidos! smileyNuk e di kujt i ka bere vaki por per te njohur nje te pire ne nje stacion autobuzi mos e merr si te pamundur. Ai te del vete perpara dhe te thpte: "E mer ? C'ke qe shikon! Te dukem i pire"  Mos ben rrathe Ols !

O mome ! Po une te mor vesh ty qe prej se largu mre...Vur cer Niku te dush . Mos me thuj mu qe s'jom una smiley . Po ktu bohet fjale per Lumenj e Prrej qe ndrojne shtrat sa here kalojne nga nje krahine ke tjetra smiley . Vijne me zhurme dhe uturime nen bertasin : - C'pate me Lumin tjeter ti. Apo keshtu ben ti me te gjiFe Lumat! smiley

tu thafte goja  smiley

une snrroj nick mer.

une le nje nick , marr nje tjeter, ene e boj shume te kjarte qe jam une.

sdo nai mencuri te madhe me e kuptu.

mos na boj si shume i zgjut tashti smiley

aida, te jem si ty nuk do e marr dhe aq te pafajshme pergjigjen e tushes smiley

hi tushe

hi flok,

mos me fut ne sherr me aiden moj smiley

po merr hak me duket ngaqe te thashe se mos ke fillu pune ke jemini eee smiley

O Tushe, mos ki merak hic... se s'me ngelet hatri, jo! Hi Flok, s'ma do mendja qe Tushja e ka me te keq, se tek e fundit s'kemi ardh per lufte ketu si ca e ca... dhe une per njeri paqesor e njof veten... smiley
 

a tushe, tushe

nuk marr hak jo,nuk jam hakmarrese, por thjesht doja ta vija ne "in guardia" aiden... qe thu ti tushe une me te lehte e kam me fillu pune ne NASA, se atje ku thu ti smiley

 aida pash perkthimin tend, pse perkthen vetem tregime me kafshe ti "zhuzhake"?

smiley Po qe s'e kisha vene re fare, Flok. Dhe meqe jemi tek kafshet, m'u kujtua ajo shprehja e Celentanos " sa me shume njoh njerezit, aq me teper i dua kafshet", dhe mbase ne nendergjegjen time kushedi c'ndodh qe me shtyn me teper te perkthej tregime me kafshe... Shpresoj te te kete shijuar, gjithsesi... smiley

Te ka rene AQO me duket...Po kush tha per ty mi ???? Tani do ta ndrrojme ate barcaleten me : O babe ! Po i gjete sa molle kam do ti jap te trija" Dy - i tha baba! smiley Do ta bejme :- Po e gjete me sa nike jam ktu do ti tregoj te pesta "  Me kater -tha Tushja smiley Ne une nje firme posht Mocionit tat. PRO !

po i dola te keqes para mre, se ti e permende ene shejtani nigjon llafin tat.

mocionin ta nis une pra ?

une firma pare, idrisi e dyta, ka nai tjeter ?

apo do na lini 2 kokrra misri si deputetet e nard ndokes smiley 

Mire jeni dy kokrra,shkoni shume me njeri tjetrin.

Pyetje: A ju duket sikur ka rene disi niveli i peshkut?

Komentim nga vete autori: Zakonisht e para se ta mendoni ju, pyetje te tilla behen per provokim po ky nuk eshte objektivi im.

Me duket sikur kohet e fundit, do per artikujt e vene - gjithmone me te shkurter, shpeshhere ndonje foto, shume here perserin te njejtat gjera apo merren nga gazeta te sterlexuar- e do per cilesine e komenteve, sikur ka rene. Ndoshta eshte afrimi i votimeve e njerezit nxehen, ndoshta eshte thjeshte pershtypja ime e gabuar, ndaj ju pyes edhe juve.

Pergjigje: Po ose Jo

Arsyet e pergjigjes: ...

Komentim per cilesine e pyetjes: ...por mendoj se duke e komentuar pyetjen tuaj ju influenconi pergjigjen e tjetrit.

Autori: Po pse? Une nje pyetje naive bera.

Pergjigje: Sepse komentimi juaj ishte tendencioz dhe anonte nga "Po" ja.

Autori: Por une s'doja!

Pergjigje: Doje apo s'doje, e ke bere, pasi e ke komentuar pyetjen. Dhe pyetja nuk eshte pyetje kur komentohet.

Autori: Po une per mire e bera.

Pergjigje: Nuk ka rendesi per cfare e bere, kompromentove pergjigjen time.

Fundi i bisedes (pa masturbime mendore)!

Ols, shkrimtar i ri?! smiley Po ai qe jep pergjigje kush eshte?! Vendosi emra personazheve! smiley

I ri dhe i famshem. Sapo nisa te shkruaj best-seller-in e radhes smiley

Kujdes! Eshte thriller! Gjate romanit autori i vret nje e nga nje personazhet e tij pak a shume si ne "Io Uccido" te Giorgio Faletti-t

Ngjarjet zhvillohet ne nje realitet te cuditshem post-apokaliptik, ku ndersa killeri fshihet buze xhamise se Ethem Beut, viktimat e tij levizin te pafajshme nga Kulla Eiffel tek Empire State Building, nga Colosseum tek Tower of London ne padijeni te plote te fundit te frikshem per te cilin jane destinuar.

Nuk po i vendos emrat e personazheve se nuk dua qe te frikesohen!

Uuuu... sa i tmerrshem! Mire qe paskam shpetuar une, te pakten! smiley

Prit nje here para se ta thuash... se edhe vete nuk e di se si do shkoj rrjedha e ngjarjeve.

Tani per tani kam pozicionuar personazhet, por nuk kam vendos ende as ke do te eliminoj dhe as se si e se ku.

Romani mund mare kthese te papritur fale nje beteje epike poshte kalase se Krujes ku nga shoku i humbjes se papritur te personazheve edhe vete autori bie ne nje gjendje kome te pakthyeshme.

PS: As vete nuk e di nga me dalin gjithe keto. smiley

U ka ka ngadalsu Interneti .... smiley Kane ik shefat me duket dhe forca... Po ku e late shprehjen per rahmet : "Mos na lante zoti pa shefa dhe pa Mushkonja " Armike je ! Ja se cfare Je! Me ke heq vegjen nga lumenjt . Shif mi cfare peshq me ngjyra ka Mati smiley....Po vallai me ka ardhe ne grep. Se mos mea trem pllumin si me ate ...uuuuuu... C'me bone ! Me hajne mollzat e gishtrijve ! smiley Ku ka gja ma te bukur ne Kurbet se PPU .Lavde e Kurora Dafine TRE dhe VETEM treshes se Admin. Ku i gjujne mor ZOT!

po vazhdo mer vazdho se e ke lejen ne xhep.

se je ne plak ene te vete menja keq e te ngelet menja.

pleqte jane si grate me barre mo, duhet me ja plotsu tekat.

ta hoqa embargon.

jepi

o policcccc, ja mer knej se te kerko idrisi smiley

ene ty mati, ene ty Lefti smiley

Po une s'jam bukeshkale mre! E dhashe llafne ...po per peshq te rij mos me nga i here per i here . Sepo m'lezetojne...me duken si ajo tava me "belushka" qe prune i here e me vaftit...Gjynaf nga Ai mos tua ngulesh i here pirunin smiley

po njule mer,

inshalla stu ka nryshk piruni smiley

smiley

 ajt bofshi qejf smiley

Ne keto 4-5 vite qe kam ndjekur kete blog Peshku ka mbetur po ai, te njejtet drejtues por ka rene disi perkushtimi i tyre si ne artikuj edhe nder diskutimet apo opinionet personale. Pikerisht eshte niveli i disa opinioneve ne diskutime qe kane sjelle edhe renien e peshkut: me pare ka pasur me shume opnione kritikues dhe ide ndersa ne vazhdim jane shtuar zerat qe perkrahin ato qe kane pushtetin duke vrare mendimin e lire, jane shtuar fyerjet mbi autoret ne vend qe te flitet per thelbin e artikullit qe autori parashtron, jane shtuar epitetet jo llogjike qe disa perpiqen ti emertojne kedo qe kritikon te "pushtetshmit" duke sjelle shuarjen e diskutimit me moton "hapi rruge"... ...

Kjo mendoj ka sjelle pakesimin e opinioneve duke pasqyruar edhe nji renie te nivelit ne blog.

 

Niveli i peshkut eshte ne dishese prej nje viti qe kur nje nga Administratoret e Peshkut u dypunesua te MJAFT, tjetri ne pazarin perkates po behet i famshem si Gani Gurguri i Motit Politik shumedimensional ne Zonen e Lire, qe kur Peshku i shiti te gjithe vizitoret ne pazarin me te fundit politik! Se kane ardhur kohe te tilla qe nuk mbijetohet ndryshe.

Niveli i Peshkut ra qe kur nga Peshk u be Amfib per te mbijetuar ne mocalin e politikes shqiptare.

Kete e paralajmerova 1 vit me pare kur mu hoq e drejta per te postuar me emrin tim Altin Goxhaj dhe ky vendim ngelet edhe sot! Ndaj u detyrova te postoja me emrin qe perdor ne facebook (por jo me te njejtin paswordsmiley

Por ne nje aspekt zgjidhja per te me perjashtuar mua eshte e mencur: sepse kisha gati pergjigjet (mbi 99 pergjigjesmiley per vjedhjet e MJAFT, G99, Soros, dhe gjithe shkeljet dhe pislleqet qe kane bere. Nese do ti postoja ketu te dhenat dhe faksimilet popullariteti i Velise&Co te Peshku nga 10% qe eshte do kishte zbrit ne 1 % (aq sa eshte edhe mbeshtetja elektorale e momentit, mbeshtetje e cila sipas meje do te zbrese ne 0.99%smiley per kete po punojmesmiley)))

Bravo Avokat edhe une e di, qe si ti do ta pesoj se adminisstratoret e peshkut e kane busull orientimi z Velia.

Po kritikove E Ramen dhe E Veline preken ne seder

Edhe megjithese Peshku na qenka bërë Amfib, ti prapë vjen këtu një here ne 2 muaj, si sahat sahatçiu, e sjell nga një mesazh plot me të mira.

Po na thuaj një herë , u bë sa kohë që është hapur kjo ZMK, unë s'kam parë ndonjë konsumator të mbrohet, a largqoftë ndonjë biznes të akuzohet. Edhe te konsumatori.org (faqja juaj zyrtare) s'ke gjë përveç ca informacioneve udhëzuese për konsumatorët. Ke 1 projekt me USAID-in (që thotë sa kushton dhe që ka filluar në Dhjetor) dhe asnjë gjë tek faqja për media. Linku për forum të nxjerr gabim kritik. Blogu thotë "No posts match your query." Kontakt nuk të çon gjëkundi. Sondazh të jep një file Powerpoint. Dhe copyright-in në fund të faqes e ke që nga 2007, që do të thotë që as këtë copëz teksti nuk e ke luajtur ka 2 vjet. E ke gojë e jep mend se ka rënë apo s'ka rënë niveli ynë.

Mua nuk më bezdisin më dhe aq këto temat e rënies së nivelit të Peshkut (se janë bërë dhe të zakonshme). Po kur vijnë e ankohen ca si puna e A. Goxhajt, s'më durohet më. Boll mo.

Po reshqet toka jo me niveli i peshkut ..zaten prandaj dhe toka po reshqet!!  smiley

o Avokat, bujrum shoku, na hudh ndonje fakt per ato qe thua me siper?

 

Nuk ja vlen te flaism ne ajer pa fakte, se me te vertet bie ne nivel politike pastaj.

 

p.s ose shitja www.sot.com.al se edhe ato e kane me inate te madh E.Veliajn edhe Majftin bashke.

Genty

jane shtuar fyerjet mbi autoret

shume e drejte genty, c'eshte e verteta fyerjet jo se nuk kane ekzistuar me pare por se fundmi jane shtuar ca si shume...

flo dhe genti nuk ju ben pershytpje  pse jane shtuar keto fyrje? Kane ndyshuar peshqit apo .........niveli i autoreve ka rene?

Mos haro pastaj qe eshte dhe periudhe fushate dhe peshku eshte peshk politik

ça na qenka ky peshku qe paska nivel?mire thote idriz, s'jemi ne akademi.

i bie qe ne fillim, te jene shprehur ketu vetem mendje te ndritura, e me pas filluan te kelthasin dhe injorante. ose qe mendjet e ndritura s'mund te jene perhere te tilla, por kane momente tokesore.

a ka rene niveli i peshkut?!ahhahhahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!!!

oh, sa kam mendjen e ndritur......!!!!!

peshkut i ka ik humori ene i ka humb filli poetik...po normale si periudhe fushta robt jane tgnarkum  me pune...

 

peshkut i ka ikur dy e treta e trurit

zanfi I like your math smiley

very much smiley

na ropen duke ne vjedh kta te portokallise.

ja prape ma vodhen mu ate te Ferrnetit qy n'pike t'mjesit qe pi klasa puntore shqiptare smiley

une do vete tju kerkoj lekt per at zot

 

Ti paret kerkoi, se kushedi del nei gjo.

Po ai varianti i ferrnetit me kafe n'mjes, osht ca i vjeter. Kllasa e perdorte qe kur ishte ne pushtet, e jo mo sot ...

Qe kur filluan me me fshire postimet mua (dhe disa te tjerve)...morri fund Peshku smiley

Ne fakt kjo eshte e vertete.  Nuk eshte vetem faji i administratoreve te peshkut (CEO-ve, CFO-ve, apo COO-ve) ketu influence  kane edhe konsumateret.

C-te hapen kete pavjonin ketu me "pyet peshkun" per te pare sa eshte niveli i peshkatereve konsumatore. Temat e fundit mbi administratoret ( konflikt intresash, si te majte, diktatore te lirise se fjales) tregojne  se jo peshku po vuan largimin e trurit C-te kane  75 % te trurit ne shqperi por edhe vete konsumatoret kane ndryshuar

Mbase se eshte si puna e ushqimit te zogjve qe veme ne dritare.  Varet nga lloji i ushqimi qe ve tek ushqyesja e zogjve, se cfare zogjsh vijne tek dritarja  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).