A i përdorni postimet e preferuara?

Peshq, jam duke bërë ca teste në faqe dhe desha të dija nëse ka njeri që e përdor opsionin për caktimin e një postimi si të preferuar. Arsyeja pse pyes është se unë vetë nuk e përdor, dhe po bëhem gati ta heq si opsion nga faqja. 

Sidomos nqs nuk e përdor njeri tjetër, s'kemi pse e mbajmë. 

8 Komente

Jo, personalisht  perpiqem te perdor positemt e fshira smiley

Une jo! S'e di as cfare eshte dhe as ku eshte! smiley

Une vetem 2 shkrime te vjetra paskam. Jane si tip quick-bookmark-u prane Peshkut. Per mua mund te hiqet.  Nese Kerkimi jep rezultatin e duhur (veprim qe ndoshta do rendonte DB ca me teper sesa kjo e 'favoriteve'), s'ka pse te zeje vend.

Nje njoftim i vogel: e kam çaktivizuar favoritizimin e postimeve, dhe ne vend te tij kam shtuar nje opsion per te postuar tek Facebook, Twitter, Digg, etj.

Kete e vura re sot ne mengjes dhe besoj se ke bere shume mire.

Penar, pse nuk e shikon dot se sa vetë e kanë përdorur? smiley

Vallaj, po pertoja Dor, se moduli qe perdor nuk ka statistika te vetat. Po deri tani s'shte ankuar njeri pse u hoq...kshuqe i bie te jemi ne rregull.

po une i perdor, mendoj se eshte e nevojshme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).