Punë dhe Nder!

Apel publik për bashkëpunim!
Një projekt nga Inida Gjata ZHAKU
Në dt 6 QERSHOR 2009, Tiranë

Një panair dhe ekspozitë e punës së ndershme të bizneseve, artistëve dhe punëtorëve shqiptarë!
Në shenjë mirënjohje, në shenjë përkrahje dhe shumë frymëzues .
Një kontribut që shoqëria , bizneset, administrata dhe vetë indvidët duhet të japin në shenjë të PUNëS dhe në shenjë të NDERSHMëRISë!
Për të mos ndenjur duarkryq përpara shkatërrimit të së kaluarës së Atdheut!
Për të mos e lejuar punën e pandershme të shkelë mbi djersën e atyre që përpiqen të ndërtojnë një Shqipëri të emancipuar!
Për të mos e lejuar më bindjen se në Shqipëri mundësitë nuk u jepen më të mirëve, të na veshë sytë. Bindjen se në Shqipëri nuk vlerësohesh prej aftësive . Se në Shqipëri nuk mund të fitosh pa miq e pa para!
Pjesëmarrësit që pritet të marrin pjesë në këtë manifestim që do të zgjasë nga ora 10.00 – 22.00
janë : 500.000  vetë!

Në anën e pasme të fletëpalosjes do të shkruhet përshkrimi, data e nisjes dhe cfarë duhet të bëjnë të gjithë të interesuarit :

NJERIU NUK DUHET TË PUNËROJË! NJERIU NUK DUHET Të PUNORËZOJË! NJERIU NUK DUHET TË PUNËTOLOSET! NJERIU NUK DUHET TË PUNËPUNOJË! NJERIU NUK DUHET TË PUNËMISË! NJERIU NUK DUHET TË PUNËROHET! NJERIU NUK DUHET Të PUNËVITET! NJERIU NUK DUHET TË PUNËLLOHET! NJERIU NUK DUHET TË PUNËJITET!

NJERIU DUHET TË PUNOJË! NJERIU DUHET TË PUNËSOHET! NJERIU DUHET PUNËSOJË! NJERIU DUHET TË NDEROHET!

Në 6 Qershor, meqënëse “1 MAJI”  përfaqëson tashmë prej vitesh, pothuajse asgjë për Shqiptarët,  TIRANA do të shndërrohet në panairin e PUNëS me NDER. Në shërbim të plotë të NDERSHMëRISë dhe VULLNETIT , në shenjë MIRëNJOHJEJE për GJYSHëRIT, FALENDERIMI për PRINDëRIT dhe PëRKRAHJEJE për BREZAT që do të na PASOJNë , ftoheni të merrni pjesë duke kërkuar një vend të ri pune, një ide për biznes, përballje me pak më shumë histori rreth ATDHEUT tonë. Mund të bëheni edhe pjesë e panairit në rast se jeni artist dhe keni c’të prezantoni dhe shisni përpara njëri tjetrit! Nuk mund të shiten MEND! Duhen PRODUKTE !
Të gjithë të interesuarit duhet regjistrohen në nr. e kontaktit  069 40 64 366 ose të shkruajnë në : Inida Gjata ZHAKU, Blv. “Bajram Curri” ETC, Tiranë.
Nga data 20 Prill – 20 Maj!
Ne nuk kërkojmë karta identiteti!
Ne kërkojmë partnerë të NDERSHëM!
    
Ka tre breza që përfshihen në këtë projekt! është brezi I pensionistëve, ndër të cilët mund të gjesh njerëz që kanë vullnetin e madh për të qenë aktivë por që nuk dijnë ctë bëjnë e me se të merren, sikurse ka edhe nga ata që megjithëse nuk u del pensioni, preferojnë të qajnë kohën e vjetër ku kish disa siguri më të larta për jetën, ndryshe nga kohët moderne të cilat duket sikur ecin e zhvillohen pa e marrë parasysh egzistencën e tyre!
E megjithatë është brezi që ka ndërtuar atë pjesë të Shqipërisë që pas viteve ’90 u shkatërrua plotësisht, me pretendimin se qe produkt I sistemit më të egër diktatorial në historinë e njerëzimit. Por, a është e drejtë të mohoet vlera e sakrificës, e punës së mundimshme dhe e mungesës së lirisë së këij brezi që sot, në ditët tona është plotësisht I harruar dhe I papërfillur edhe nga shoqëria edhe nga shteti ?!
Në kushtet në të cilat kjo shtresë jeton aktualisht, ku përkrahja sociale është minimale, mundësirat e ambjenteve të përshtatshme për nevojat e tyre, vëmendja minimale  e pjesës tjetër të shoqërisë të lind natyrshëm dëshira dhe nevoja që ta përfshish edhe këtë shtresë në këtë projekt. Por këtë herë, duke I shërbyer në shenjë mirënjohjeje e duke e shndërruar 6 Qershorin në ditë të rëndësishme e falenderuese edhe  për ta !

Cfarë do të ndodhë në 6 Qershor për pensionistët?

Në parkun Rinia, në Parkun përpara Galerisë Kombëtare të Arteve, në parkun përpara Qëndrës Kulturore “ Arbnori” , në parkun përballë Presidencës do të ndërtohen ekspozita të veprave të mëdha ndërtuar në Shqipëri prej punës së këtij brezi. Ekspozime të fotografive të Hidrocentraleve, Hekurudhave, Porteve, Spitaleve, Shkollave, Institucioneve, Kombinateve, etj…
Ekspozim fotografik në ambjent të hapur të të gjithë veprave të mëdha të ndërtuara në Shqipëri pas Luftës Nacional Clirimtare. Edhe pse sistemi në të cilat u ndërtuan  këto vepra ka prodhuar dëme të mëdha në shoqërinë Shqiptare, dëme të cilat kanë lënë pasoja të dukshme e të rënda në shoqërinë e ditëve tona, kjo nuk e legjitimon mohimin kategorik dhe mungesën e mirënjohjes ndaj asaj cfarë ai sistem gjithashtu ndërtoi. Mungesa e dëshmisë së punës së kryer dhe fshehja pas të këqijave që sistemi komunist prodhoi, e ka bërë shoqërinë shqiptare të mos ketë dëshmi të shëndosha e me vlerë rreth së kaluarës së vet. Në një shoqëri të emancipuar , duhet mbi të gjitha të lartësohet cfarë meriton të lartësohet nga historia e vet. Dhe megjithë të këqijat që sistemi I mëparshëm , ku pensionistët e sotëm ishin punëtorët e së djeshmes, u prodhua edhe një Shqipëri, të cilën përvecse duhet ta përmirësojmë, duhet edhe ta rindërtojmë e NDEROJMë . Rindërtimi I saj nis nga kujtesa dhe mirënjohja për atë cfarë ishte më e mira e saj në cdo sistem, nën cdo udhëheqje!
Në parqet tek të cilat do të zhvillohen ekspozitat , ku nëpër banera të mëdhenj do të printohen fotografitë në fjalë, do të krijohen edhe banaqe ku do të shërbehen fruta dhe lëngje frutash për të gjithë pensionistët pjesëmarrës.
Do të jetë kjo një mundësi për të gjithë që të shkëmbejnë biseda dhe të ndihen krenarë e të falenderuar për kontributin e tyre në shoqërinë Shqiptare. Një mundësi për brezin e tretë të dëshmojë përpara nipërve e mbesave punën e vet e cila mbi të gjitha ishte një mundim jo vetëm fizik por edhe mendor, duke qenë se megjithë mundin e shpenzuar jetonin në një shoqëri të ashpër, frikësuese e të palirë. Edhe pse tashmë këto vepra do të jenë asgjë më shumë se sa fotografi, kjo do të ndikojë shumë në psikologjinë tonë kolektive, pasi të gjithë do të rikujtojnë se Shqipëria ka nevojë për kontributin e të gjithëve që të rindërtohet e të qytetërohet sa më parë.

     
është brezi I fëmijëve të pensionistëve, që janë njëkohësisht edhe prindër edhe fëmijë. Jeta për një pjesë të madhe të kësaj shtrese është e vështirë. Në shqipëri , ky brez mban mbi kurriz edhe dy ngarkesa, përvec halleve të veta. Koha duket se e ka skllavëruar përgjithmonë këtë brez. Ata nuk kanë kurrë kohë të kujdesen për veten. Kërkesat e tyre nga jeta janë shëndet për prindërit e pasuri për femijët. Por, duke qene produkt I sistemit komunist, një pjesë e madhe e kësaj kategorie , e mësuar të presë prej politikës dhe qeverisë zgjidhjen e cështjes së punësimit , e ka gati të pamundur t’I edukojë e të kultivojë tek fëmijët e vet kulturën e të punuarit dhe e të qenit të pavarur e të zotë në gjithcka që do të mund të bënin. Kështuqë edhe vetë të paqartë për mundësitë e panumërta që mund t’I krijojë njeriu vetes për tu aftësuar maksimalisht e për ta kualifikuar veten në mënyrë të pavarur , ngarkohet me barra të rënda të cilat e shpien këtë brez të vuajë varfërinë e prindërve, strapacimin e vet dhe pamundësitë e punësimit të fëmijëve të tyre. 
Kjo pjesë e shoqërisë që është shkolluar në një sistem diktatorial e ku propaganda komuniste në shkollim I shndërroi në marioneta të një sistemi ndrydhës e të vrazhdë. Ku nuk favorizohej zgjerimi I informacionit, I dijes dhe I kulturës por ngecja nëpër propagandën shtetërore e cila u shndërrua në dëmin më të madh të historisë së Shqipërisë. Megjithatë, pikërisht ky brez ashtu sikundër u shndërrua në viktimë të propagandës, u shndërrua pas viteve ’90 edhe në “ udhëheqësit” e sistemit pluralist. Duke drejtuar administratën shtetërore si dhe biznesin privat.
Kjo është shtresa e shoqërisë që ka punuar në të dy sistemet. Kjo shtresë është produkt edhe I propagandës së dikurshme edhe krijuesi I propagandës së kohëve moderne. Janë ata që prodhuan sistemin kapitalist, duke ndërtuar bizneset shqiptare.  Janë ata që mes mungesës së lirisë gjetën motivimin dhe krijuan mundësitë që Shqipëria të zhvillohet me hapa galopantë. Megjithë të këqijat që edhe padituria e tyre prodhoi, sic janë shkatërrimi I veprave të së kaluarës, piramidat, korrupsioni etj… sot Shqipëria ka biznese të cilat janë të admirueshme. Nëpërmjet zhvillimit dhe modernizimit të teknologjisë dhe mentalitetit të atyre që krijuan Shqipërinë e Sotme, janë krijuar vende të reja pune, mundësish e zgjerim I mëtejshëm informacioni, kualifikimi për një numër shumë të madh profesionistësh. Megjithëse mund të kish qenë më mirë, një manifestim në shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuan në emancipimin e kulturës së punës dhe dijes në Shqipëri është I domosdoshëm në 6 Qershor!
Duke nisur nga dy sheshet qëndrore të Tiranës , të cilat deri më sot vecse janë politizuar prej manifestimeve të deritanishme, “ Nënë Tereza” dhe “ Skënderbeu” do të ndërtohen ekspozitat e bizneseve më të suksesshme Shqiptare . Stenda ku jo vetëm do të promovojnë biznesin e tyre të gjithë më të suksesshmit por edhe do tu japin mundësinë të gjithë të interesuarve të aplikojnë për punësim. Këto stenda do të vendosen përgjatë gjithë bulevardit dëshmorët e kombit nga të dy krahet e tij , në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të njihen dhe të aplikojnë për një punë në varësi të kualifikimit të gjithësecilit.        

Dhe brezi tjetër, janë pikërisht fëmijët e tyre, të cilët trajtohen nga një pjesë e madhe e  shoqërisë si të pazotët, të paaftë për tu marrë seriozisht. Duhet të piqesh e të bëhesh plak I motcëm e I urtë që të mund të gjykohesh si I denjë për besim , në Shqipëri. Një pjesë e arsimuar e këtij brezi ka zgjedhur t’ia krijojë vetë vetes mundësitë e të punuarit e të të bërit atë që dëshiron, megjithë vështirësitë që ndesh teksa I duhet njëherësh të luftojë edhe me kokëfortësinë e paragjykimet e brezit të mëparshëm. Por një pjesë tjetër dhe shumë e madhe e kësaj shtrese ka rënë viktimë e sistemit monopolist , e duke mos qenë I edukuar mjaftueshëm, duke mos qenë I kultivuar në një shoqëri emancipuese ku kush është I zoti vlen, ku varfërinë e rropatjen e prindërve e shohin si mangësi të vetë prindërve duke shpresuar se një ditë befas gjërat do të ndryshojnë, por duke mos e kërkuar shpëtimin tek vetja. Ku shkolla duket sikur nuk vlen. Ku ndershmëria duket sikur nuk pi ujë. Ku modelet dhe pikat e referimit janë aq të rëndomta saqë zhvlerësojnë edhe arsimin edhe punën, sepse duket sikur mjafton të bëhesh pjesë e konjukturave dhe të jesh kultivues I këtij sistemi jo krijues dhe anti-social për të arritur pozicione të larta. Ky brez, nëse nuk vendoset përpara disa shembujsh pozitivë, rrezikon ta përkeqësojë edhe më gjendjen aktuale apatike në të cilën ndodhet shoqëria jonë.  
Kështuqë në të gjithë zonën e bllokut, të rinjtë artistë, studentë, nxënës do të japin shembullin e punës sipas tyre, duke bërë shumë mirë atë që ata dijnë të bëjnë më mirë.
Do të ndërtohet 1 skenë ku grupet më të mira shqiptare dhe muzikantë të rinj do të luajnë live në mënyrë që të promovojnë muzikën dhe talentin e tyre. Përgjatë rrugicave të bllokut do të ndërtohen stenda ku piktorë, shkrimtarë me libra të botuar, stilistë dhe të tjerë të rinj intersantë që kanë një produkt për të ekspozuar apo shitur, do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë. 

Për ta realizuar këtë project kërkoj publikisht ndihmën e Bashkisë së Tiranës !

Të Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale!

Të Popullit !

Të Medias!

Të Bizneseve Vendase!

Mbase unë nuk e meritoj ndihmën dhe bashkëpunimin e askujt, por e meriton nisma që kam ndërmarrë!

Inida Gjata Zhaku
inidagjata@yahoo.com
blv.Bajram Curri, ETC, Tirane
0694064366

Ky manifestim do të titullohet “ PUNë dhe NDER ” ! Duhej të ishte zhvilluar në 1 Maj , në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, por meqënëse nuk ka kohë të mjaftueshme për realizimin, kontaktin dhe organizimin e të gjithë pjesëmarrësve dhe pikave të Kryeqytetit që do të shfrytëzohen për këtë manifestim,  do të zhvillohet në 6 Qershor!

24 Komente

po 'ri, fa l'amore qe i lun fene smiley

cheers !

smiley

Kur s`ke pune, luaj deren e madhe thote populli. 

Sec po me kujtohet nje film per femije i realizmit socialist, kur vogelushet e kopshtit ndertuan me kartona qytetin me te bukur ne bote dhe rrjedhimisht me te lumtur ne bote.  Hidrocentral, shkolle dhe spital ishin aty.


Sec po me kujtohet nje film per femije i realizmit socialist, kur
vogelushet e kopshtit ndertuan me kartona qytetin me te bukur ne bote
dhe rrjedhimisht me te lumtur ne bote.  Hidrocentral, shkolle dhe
spital ishin aty.

I ke pyetur kuksianet se cfare mendojne per ate qytet sovjetik, te ri?  Diktatura permbyti pa pyetur fare banoret, Kukesin e vjeter, nje qytet ne nje pozicion mjaft te mire duke marre parasysh zonen malore dhe kohen e ftohte qe mban ne dimer, nje qytet me histori dhe tradite dhe futi dhunshem ne pallate me dhoma si furrike ata qe kishin pasur hapesire te bollshme ne shtepite e tyre private ne Kukesin origjinal tashme nen uje.  Ju permbyti pasurite dhe pronat dhe i katandisi ne punetore ferme apo uzinash ku ju bene mushkerite bloze.

Habitem se si ka ende njerez qe besojne propaganden e filmave dokumentare te komunizmit, qe duhet thene jane shume me keq ne indoktrinim se sa ai filmi me vogelushet e kopshtit qe benin qytetin me kartona.

Nderkohe po shfrytezoj rastin te sqaroj Zhakun dhe te gjithe zhaket e tjere:  Qeveria post-komuniste qe erdhi ne pushtet ne vitin '92 mbylljen e ndermarrjeve dhe fabrikave shteterore, e ka bere thjesht mbi bazen e arsyeve ekonomike.  Kjo rrene sigurimse me bisht ka kohe qe qarkullon por nuk denjoja t'i jepja pergjigje pasi me dukej dicka pa vlere qe se besonte kush.  Por me sa shihet duke u perseritur shume ka zene vend ne kokat e ca njerezve si e vertete, qe medemek mbyllja e tyre u be per te luftuar komunizmin!

Ato ndermarrje dhe fabrika ishin te vdekura qe me kohe, punetoret e tyre kishin filluar me ate 80% e famshem para se te vinte ne pushtet PD-ja. 

Keto fabrika dhe ndermarrje ishin te falimentuara, barre per shtetin, pasi makinerite ishin shume te vjetra, lenda e pare e kushtueshme dhe leverdia e tyre ekonomike ishte bosh, prandaj shteti i asaj kohe nuk kishte rruge tjeter. 

Nuk mund te hynim dhe fillonim kapitalizmin me te tilla ndermarrje dhe fabrika, terapia e shokut ishte nder zgjidhjet me te mira qe ka bere ajo qeveri. 

Ndersa shkrimi ne teresi me duket diletant, pune e nje personi qe s`ka cte bej tjeter dhe kerkon pak vemendje. 

Nuk mund te bashkohet ne nje vend kapitalisti i madh me punetorin e thjeshte.  Kjo eshte dicka absurde!  Qe nga kohet e hershme keto dy kategori kane pasur intersa te ndryshme.  Kete e them nese shkrimi ka te beje me 1 Majin, nese eshte shpikje per te marre fonde te huaja apo per te kaluar kohen, mund te bashkoni cfare te ju vije per mbare.

I ke pyetur kuksianet se cfare mendojne per ate qytet sovjetik, te ri?

 vetëm gjyshen dhe komshiet.

...me fal mer ti por cer ka te keqe ne gjithe kete....dhe salen dhe edin se permendi njeri...vetem se kjo vajza po perpiqet per dicka qe vertet ka munguar edhe po mungon akoma per arsye qe te gjithe i dine por rrine squk se skane besim tek kurrkush...

Inida,>>

E lexova deri ne gjysme, me e shkurter duhet te ishte. Me mangesite e mundshme ne kuptim per arsye se nuk e lexova deri ne fund diskutimin teorik per brezat, nuk jam dakort qe nje 6 qershor te zevendesoje nje 1 maj vetem me motivacionin "meqënëse “1 MAJI”  përfaqëson tashmë prej vitesh, pothuajse asgjë për Shqiptarët". Apo ne 6 qershor festohet puna me nder dhe ne 1 maj, 1 majin qe eshte festuar per mbi nje shekull, ajo pa nder? Edhe sikur keshtu te ishte, qe per mua nuk mund te jete, cfare arsye ka te mos rehabilitohet 1 maji ne vendin qe i takon? E bejme edhe 8 marsin 12 prill, me te njejtin motivacion, meqe eshte edhe kohe me e bukur per demonstrata?>>

Fragmentarizim i panevojshem, i demshem, dembel (arsyetimi mund te sillet sipas kerkeses), ose kot per qejf. >>

Pozitive me duket perfshirja e artit.

Tropizma, faleminderit qe e lexove deri ne gjysem. Une kam zgjedhur te jete kaq e gjate. Me vjen keq qe ti mjaftohesh me gjysmen per te arritur ne konkluzione. Mbase po ta kishe lexuar edhe fundin do ta kuptoje pse nuk e bej dot ne 1 Maj. Mbase po te angazhoheshe dhe ti une edhe mund t'ia dilja, por ka shume burokracira dhe te pakten ne 6 Qershor mund t'ia dal ta realizoj. Edhe mua nuk me pelqen qe 1 Maji nuk perfaqeson me asgje per kete popull. Ti , apo te gjithe ata qe rrojne ne Shqiperi, e ke vene re se ditet e festave popullore  shnderrohen ne buke e xhiro dhe ashtu sikurse mungojne iniciativat popullore , mungojne edhe ato shteterore per aktivitete frymezuese , pozitive qe do te mund te ndikonin ne njefare menyre ne shoqeri.

Per mua eshte e rendesishme ta shpie deri ne fund kete iniciative. Nuk ka rendesi dita !

Inida, leximi im deri ne gjysme pervecse vendim praktik (nuk mbaj mend te kem lexuar ndonjehere jo thirrje, po as artikull qe te zgjatej kaq shume, perjashto ndonje shkrim-dokumentar) ishte edhe per te te thene ty qe as une, shume e prirur per mire per ceshtjen ne fjale, nuk e cova dot deri ne fund - imagjino me pak te prirurit. Nese do rezultate beji thirrjet me koncize.

Ngelem e mendimit qe po te perpiqesh (pas reflektimit), mund te realizosh dicka per 1 majin, ne bashkepunim ose ne sintoni me njerezit e tjere qe po organizohen per kete ceshtje. Me disa qendra organizimi, perfshire ketu edhe pipknikun popullor smiley, 1 maji mund te rezonoje kete vit. 

  S'me pelqejne  fjalet dhe zgjatimet e kota, mbase duheshin perzgjedhur ndryshe , po jam shume dakort me iniciativen e Zhakut. Ka shume njerez ne Shqiperi qe punojne ndershmerisht dhe nuk rrine gjithe diten te ankohen kafeneve per sa pa fat jane qe jane lindur ne Shqiperi e si e ka fajin shteti qe s'kane pune.Shpresa e ketyre njerezve do vleresuar dhe s'duhet te shuhet nga bombardimi me pesimizem dhe fatalitet i mediave.

 Komplimente Zhakut per iniciativen!

Faleminderit Iris.

Duhet te mos shihet si shkrim, ky postim. Eshte pjese e projektit berja publike qysh ne zanafille e tij. 

p.s

faleminderit admin per postimin!

Mire Zhaku, por keto pune duhet t'i bejne intitucione, dmth, duke hedhur ne treg projekte tamam. Nje ide qe mund te ngacmohet nje institucion i zhdervjellet dhe jo ato tip-dhomat e tregtise, si dikur organizatat e masave. Dhe, mendoj jo medemek, per te shpikur dicka te madhe qe nuk na e ze takati. Ja u be dhe nje "tubim" i tille, cfare gjeje solli ne drite, qe te nesermen humb si shurra e pules. Na duhen institucione e dashur, shume fleksibel ndaj punes me se pari, pasi keshtu na mori lumi.

Po ne qe merrna me "pislleqe" na lejohet me marre pjese ne kete miting?

Pergezime Zhakut per kete ide origjinale.

Uroj qe te realizohet me sukses.

<?xml:namespace prefix = o ns = "urnsmileychemas-microsoft-com:office:office" />> >

Punw dhe Nder!>>

> >

> >

Unw nuk kwrkoj karta identiteti! >>

Unw  kwrkoj partnerw tw NDERSHWM!>>

> >

Inida Gjata ZHAKU>>

>>

Ndryshe nga kohwt moderne, tw cilat duket sikur ecin e zhvillohen pa e marrw parasysh egzistencwn e tyre, tw brezit qw ndwrtoi atw pjesw tw Shqipwrisw qw , me pretendimin se qe produkt I sistemit mw tw egwr diktatorial nw historinw e njerwzimit, u  shkatwrrua deri nw mohim. Por, a wshtw e drejtw tu mohoet vlera e sakrificws, e punws sw mundimshme dhe e mungesws sw lirisw kwij brezi qw sot, nw ditwt tona wshtw plotwsisht I harruar dhe I papwrfillur edhe nga shoqwria edhe nga shteti ?! >>

Nw kushtet nw tw cilat kjo shtresw jeton aktualisht, ku pwrkrahja sociale wshtw minimale, mundwsirat e ambjenteve tw pwrshtatshme pwr nevojat e tyre, vwmendja e pjesws tjetwr tw shoqwrisw krejt e paballafaqueshme, tw lind natyrshwm dwshira dhe nevoja qw ta pwrfshish edhe kwtw shtresw nw kwtw projekt. Por kwtw herw, duke I shwrbyer nw shenjw mirwnjohjeje e duke e shndwrruar 6 Qershorin nw ditw tw rwndwsishme e falenderuese edhe  pwr ta ! >>

Cfarw do tw ndodhw nw 6 Qershor pwr pensionistwt? >>

> >

Nw parkun Rinia, nw Parkun pwrpara Galerisw Kombwtare tw Arteve, nw parkun pwrpara Qwndrws Kulturore “ Arbnori” , nw parkun pwrballw Presidencws, do tw ndwrtohen ekspozita tw veprave tw mwdha ndwrtuar nw Shqipwri prej punws sw kwtij brezi. Ekspozime tw fotografive tw Hidrocentraleve, Hekurudhave, Porteve, Spitaleve, Shkollave, Institucioneve, Kombinateve, etj…>>

Ekspozim fotografik nw ambjent tw hapur tw tw gjithw veprave tw mwdha tw ndwrtuara nw Shqipwri pas Luftws Nacional Clirimtare. Edhe pse sistemi nw tw cilat u ndwrtuan  kwto vepra ,prodhuoi dwme tw mwdha pwr shoqwrinw Shqiptare, dwme tw cilat kanw lwnw pasoja tw dukshme e tw rwnda nw shoqwrinw e ditwve tona, tw paripwrtwritshme. Megjithatw, kjo nuk e pwrligj mohimin kategorik dhe mungeswn e mirwnjohjes ndaj asaj cfarw ai sistem gjithashtu ndwrtoi. Mungesa e dwshmisw sw punws sw kryer dhe fshehja pas tw kwqijave qw sistemi komunist prodhoi, e ka bwrw shoqwrinw shqiptare tw mos ketw dwshmi tw shwndosha e me vlerw rreth sw kaluarws sw vet. Nw njw shoqwri tw emancipuar , duhet mbi tw gjitha tw lartwsohet cfarw meriton tw lartwsohet nga VETW HISTORIA VET!. Por, megjithw tw kwqijat qw sistemi I mwparshwm , ku pensionistwt e sotwm ishin punwtorwt e sw djeshmes, u prodhua edhe njw Shqipwri, tw cilwn pwrvecse duhet ta pwrmirwsojmw, duhet edhe ta rindwrtojmw e NDEROJMW . Rindwrtimi I saj <?xml:namespace prefix = st1 ns = "urnsmileychemas-microsoft-com:officesmileymarttags" />lace wsmileyt="on">t="on">nislace> nga kujtesa dhe mirwnjohja pwr atw cfarw ishte mw e mira e saj nw cdo sistem, nwn cdo udhwheqje! >>

Edhe pse tashmw kwto vepra do tw jenw asgjw mw shumw se sa DISA FOTOGRAFI, kjo do tw ndikojw shumw nw psikologjinw tonw kolektive, pasi tw gjithw do tw rikujtojnw se Shqipwria ka nevojw pwr kontributin e tw gjithwve qw tw rindwrtohet e tw qytetwrohet sa mw parw. >>

Vwmendje, edhe ndaj brezit tw fwmijwve tw pensionistwve, qw janw njwkohwsisht edhe prindwr edhe fwmijw. Jeta pwr njw pjesw tw madhe tw kwsaj shtrese wshtw e vwshtirw. Kjo pjesw e shoqwrisw qw wshtw shkolluar nw njw sistem dictatorial, ku propaganda komuniste nw shkollim I shndwrroi nw INGRANAZHE tw njw sistemi ndrydhws e tw vrazhdw, meriton vwmendje gjithashtu. Sepse atyre nw moshwn e INTERNETIT, nuk u favorizohej zgjerimi I informacionit, I dijes dhe I kulturws por ngecja nwpwr propagandwn shtetwrore e cila u shndwrrua nw dwmin mw tw madh tw historisw sw Shqipwrisw. Megjithatw, pikwrisht ky brez ashtu sikundwr u shndwrrua nw viktimw tw propagandws, u shndwrrua pas viteve ’90 edhe nw “ UDHWHEQJEN ” e sistemit KAPITALIST. Duke drejtuar administratwn shtetwrore si dhe biznesin privat. >>

Kjo shtresw wshtw edhe produkt I propagandws sw dikurshme edhe krijuesi I propagandws sw kohwve moderne. Janw ata qw prodhuan sistemin kapitalist, duke ndwrtuar bizneset shqiptare.  Janw ata qw mes mungesws sw lirisw gjetwn motivimin dhe krijuan mundwsitw qw Shqipwria tw zhvillohet me hapa tw ZJARRTW RAKETIKW. E megjithw tw kwqijat qw edhe padituria e tyre prodhoi, sic janw shkatwrrimi I veprave tw sw kaluarws, piramidat, korrupsioni etj… sot Shqipwria ka biznese tw cilat janw tw admirueshme. Nwpwrmjet zhvillimit dhe modernizimit tw teknologjisw. Pasojw e mentalitetit tw atyre qw krijuan pjeswn mw tw MIRW tw Shqipwrisw e Sotme, janw krijuar vende tw reja pune, mundwsish e zgjerimi I mwtejshwm I informacionit, kualifikimi pwr njw numwr shumw tw madh profesionistwsh. Megjithwse mund tw lace wsmileyt="on">t="on">kishlace> qenw mw mirw, njw manifestim nw shenjw mirwnjohjeje pwr tw gjithw ata qw kontribuan nw emancipimin e kulturws sw punws dhe dijes nw Shqipwri wshtw I domosdoshwm nw 6 Qershor! >>

Stenda ku jo vetwm do tw promovojnw biznesin e tyre tw gjithw mw tw suksesshmit por edhe do tu japin mundwsinw tw gjithw tw interesuarve tw aplikojnw pwr punwsim. Kwto stenda do tw vendosen pwrgjatw gjithw bulevardit “dwshmorwt e kombit” nga tw dy krahet e tij , nw mwnyrw qw tw gjithw tw kenw mundwsi tw njihen dhe tw aplikojnw pwr njw punw nw varwsi tw kualifikimit tw gjithwsecilit. >>

Nw kwtw project do tw pwrfshihet gjithashtu edhe brezi tjetwr. Ata janw , nipwrit dhe  fwmijwt e tyre, tw cilwt trajtohen nga njw pjesw e madhe e  shoqwrisw si tw pazotwt, tw paaftw pwr tu marrw seriozisht. Duhet tw piqesh e tw bwhesh plak I motcwm e I urtw qw tw mund tw gjykohesh si I denjw pwr besim , nw Shqipwri. E nw pritje tw plakjes stwrviten me dylbi pwr tw qenw I pari nw konkursin e LARGPAMWSISW . E cila t="on">nis tek nevoja pwr njw vend pune dhe tw punuarit nw punwn e parw qw tw lace wsmileyt="on">tate wsmileyt="on">deltate>lace> pwrpara.  >>

Ky brez, nwse nuk vendoset pwrpara disa shembujsh pozitivw, rrezikon ta pwrkeqwsojw edhe mw gjendjen aktuale apatike nw tw cilwn ndodhet shoqwria jonw.   >>

Kwshtuqw nw tw gjithw zonwn e bllokut, tw rinjtw artistw, studentw, nxwnws do tw japin shembullin e punws sipas tyre, duke bwrw shumw mirw atw qw ata dijnw tw bwjnw mw mirw. >>

Do tw ndwrtohet 1 skenw ku grupet mw tw mira shqiptare dhe muzikantw tw rinj do tw luajnw live nw mwnyrw qw tw promovojnw muzikwn dhe talentin e tyre. Pwrgjatw rrugicave tw bllokut do tw ndwrtohen stenda ku piktorw, shkrimtarw me libra tw botuar, stilistw dhe tw tjerw tw rinj intersantw qw kanw njw produkt pwr tw ekspozuar apo shitur, do tw kenw mundwsi t’i shfrytwzojnw.  >>

> >

Pwr ta realizuar kwtw project kwrkoj publikisht ndihmwn e Bashkisw sw Tiranws !>>

> >

Tw Ministrisw sw Punws dhe Cwshtjeve Sociale!>>

> >

Tw Popullit !>>

> >

Tw Medias!>>

> >

Tw Bizneseve Vendase!>>

> >

Mbase unw nuk e meritoj ndihmwn dhe bashkwpunimin e askujt, por e meriton nisma qw kam ndwrmarrw! >>

> >

Inida Gjata Zhaku>>

inidagjata@yahoo.com>>

blv.Bajram Curri, ETC, lace wsmileyt="on">t="on">Tiranelace>>>

0694064366 >>

> >

> >

Ky manifestim do tw titullohet “ PUNW dhe NDER ” ! Duhej tw ishte zhvilluar nw 1 Maj , nw ditwn ndwrkombwtare tw punwtorwve, por meqwnwse nuk ka kohw tw mjaftueshme pwr realizimin, kontaktin dhe organizimin e tw gjithw pjeswmarrwsve dhe pikave tw Kryeqytetit qw do tw shfrytwzohen pwr kwtw manifestim,  do tw zhvillohet nw 6 Qershor! >>

> >

Postimi me larte eshte permbledhja e asaj cfare ka dashur te thote autorja.

Kerkoj shume ndjese per gabimet drejtshkrimore, por une nuk jam e arsimuar mjaftueshem. 

Inida, s'te duhet arsimi po ke "WordPad" smiley

Beje copy-paste shkrimin tek wordpad (se microsoft word ia merr me xixa te peshku,) dhe pastaj sille ketu smiley

Provo te zevendesosh automatikisht "w"-te me "ë"-te.

Eshte funksion ne Word.

....besimi ka humbur ne "udheheqesit" edhe te opozites apo org te ndryshme dhe (nga larg) me duket sikur njerezit jane te zh- genjyer, apo te ndare ne cdo tubim, proteste etj sipas tifozllikut partiak.....nuk e di sa e politizuar eshte Zhaku -sme eshte dukur me aq sa e kam degjuar/lexuar/shikuar ne tv.....

....media dhe njerezit e saj te papolitizuar jane te vetmit qe  mund te drejtojne kete popull qe eshte ndare ne parti e ta KUJTOJE se "udheheqesit" na kane xhiru e akoma po na xhirojne duke na lene pa pune, pa buke....e dlangadale e pa nder....

...ta bofte Zoti rrugen mbare dhe sukses ....

Zhaku, idealizmi dhe inisiativa jote me pelqejne por je adresuar gabim, kur i kerkon ndihme kryetarit te bashkise se Tiranes. Edhe une i kerkova ndihme per nje problemin tim per pune çertifikatash, (isha ne te drejten time dhe nga ana ligjore, pra ai mund te fitonte pike ne kete rast se mbronte ligjin), mirpo ai si mendjeshkurter nuk e pa te arsyeshme te mirrej qofte dhe gjysem ore me nje problem qe do ti ngrente piket atij, si dhe do te vinte nje te drejte ne vend.

Pasi postova letren ne adrese te tij ne poste, njeren kopje te letres vendosa ta çoj ne bashki. (Se çe kam nje mos besim tek posta shqiptare). Futem aty ku eshte sektori i sherbimeve ndaj popullit ku ekziston nje kosh per letrat e popullit, dhe sa u bera gati ta fus letren ne kosh, kur me thiri nje punonjese qe rrinte aty afer ; "jo, zoteri nuk ka vend, shko hidhe tek koshi ne krahun tjeter te bashkise" , duke me treguar me dore nga te shkoj. Dola jashte, me letren ne dore, as 5 metra ishte nje zyre per biznesin e futem kot per siguri (me ndodh ky fenomen personal dhe ketu ne perendim ku futem dhe pyes) dhe pyes dy zonja aty; "Me falni, per çfar eshte kjo zyre" , dhe ato me shpjegojne se eshte per regjistrimin e biznesit te vogel. I them se ku eshte ajo kutia e letrave dhe ato me shpjegojne se duhet te futem tek rrugica ndermjet xhamise dhe bashkise. I falenderoj dhe i pershendes (vura re se pershendetja ishte gje e rralle ne Shqiperi) dhe vazhdoj 10 metra me tutje. Sapo futem tek rrugiceza ndermjet bashkise dhe xhamise kur shoh Edi Ramen vetem qe po vinte ne drejtimin kunderdrejt meje. E quajta fat kete gje dhe i fola direkt; "Edi me falni, jam nje emigrant nga Belgjika, kisha nje leter per ju", dhe i zgjata letren por ai me tha se mund ta hidhja tek sektori i sherbimeve, duke bere me gisht. "Po ato atje me thane se ishte plot dhe duhej ta hidhja tek nje kosh tjeter diku ketu", i thashe. "Ah, eshte ketu", beri ai me dore per nga isha nisur une dhe vazhdoi per me tej. " Faleminderit", i thashe une gjithmon i drejtuar truperisht nga ai. Ai ktheu vetem koken (si duket per mirsjellje) dhe nxorri nje (nuk di si ta quaj)  ngerdheshje apo buzeqeshje. Kjo percaktohet nga impenjimi i tij ne zgjidhjen e nje problemi qe ka te beje me nje pjese te shoqerise, problemin e ngrenies se germave nga nenpunset e papergjegjeshme. 

Keshtu Zhaku, dyshoj (uroj ta kem gabim) se je drejtuar kot se koti tek nje organ, per idete e tua. 

Po ti e paske tremb Edin .Ai do kete kujtu se je ndonje anetar i njesitit guerril.I mba mend ato filmat "zoti lefter lefteri kemi nje leter per ju".prandaj stas ka mar letren?lol

Ideja e Zhakut eshte madheshtore.

Nuk gjej fjale, per ti shprehur adhurimin tim per kete ide.

Mendoni vetem sa vizitor te huaj do terheq ky projekt.

Ne mungese te nje numri te sakt se sa vizitor ka Egypti, po jam i sigurt se 50% arrin te terheq projekti.

Shume kush mund te thote ,  e kam ekzagjeruar me 50 % te vizitorve qe vijne per te pare ekspoziten.

Ne Egjypt shkojne per te pare veprat faraonike te ndertuar nga sklleverit e lashte.

Ne Shqiperi vijne per te pare veprat veroinike te ndertuar nga sklleverit modern.

Ideja eshte gjeniale.

Urime.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).