Punë dhe Nder!

Unë nuk kërkoj karta identiteti!
Unë kërkoj partnerë të NDERSHËM!

Ndryshe nga kohët moderne, të cilat duket sikur ecin e zhvillohen pa e marrë parasysh ekzistencën e tyre, të brezit që ndërtoi atë pjesë të Shqipërisë që, me pretendimin se qe produkt i sistemit më të egër diktatorial në historinë e njerëzimit, u shkatërrua deri në mohim. Por, a është e drejtë t’u mohohet vlera e sakrificës, e punës së mundimshme dhe e mungesës së lirisë këtij brezi që sot, në ditët tona është plotësisht i harruar dhe i papërfillur, edhe nga shoqëria, edhe nga shteti?!
Në kushtet në të cilat kjo shtresë jeton aktualisht, ku përkrahja sociale është minimale, mundësirat e ambienteve të përshtatshme për nevojat e tyre, vëmendja e pjesës tjetër të shoqërisë krejt e paballafaqueshme, të lind natyrshëm dëshira dhe nevoja që ta përfshish edhe këtë shtresë në këtë projekt. Por këtë herë, duke i shërbyer në shenjë mirënjohjeje e duke e shndërruar 6 Qershorin në ditë të rëndësishme e falënderuese edhe për ta!
Çfarë do të ndodhë në 6 Qershor për pensionistët?

Në parkun “Rinia”, në parkun përpara Galerisë Kombëtare të Arteve, në parkun përpara Qendrës Kulturore “Arbnori”, në parkun përballë Presidencës, do të ndërtohen ekspozita të veprave të mëdha ndërtuar në Shqipëri prej punës së këtij brezi. Ekspozime të fotografive të hidrocentraleve, hekurudhave, porteve, spitaleve, shkollave, institucioneve, kombinateve etj…

Ekspozim fotografik në ambient të hapur të të gjithë veprave të mëdha të ndërtuara në Shqipëri pas Luftës Nacionalçlirimtare. Edhe pse sistemi në të cilat u ndërtuan  këto vepra prodhoi dëme të mëdha për shoqërinë shqiptare, dëme të cilat kanë lënë pasoja të dukshme e të rënda në shoqërinë e ditëve tona, të paripërtëritshme. Megjithatë, kjo nuk e përligj mohimin kategorik dhe mungesën e mirënjohjes ndaj asaj çfarë ai sistem gjithashtu ndërtoi. Mungesa e dëshmisë së punës së kryer dhe fshehja pas të këqijave që sistemi komunist prodhoi, e ka bërë shoqërinë shqiptare të mos ketë dëshmi të shëndosha e me vlerë rreth së kaluarës së vet. Në një shoqëri të emancipuar duhet mbi të gjitha të lartësohet çfarë meriton të lartësohet nga VETË HISTORIA VET!. Por, me gjithë të këqijat që sistemi i mëparshëm, ku pensionistët e sotëm ishin punëtorët e së djeshmes, u prodhua edhe një Shqipëri, të cilën përveçse duhet ta përmirësojmë, duhet edhe ta rindërtojmë e NDEROJMË. Rindërtimi i saj nis nga kujtesa dhe mirënjohja për atë
çfarë ishte më e mira e saj në çdo sistem, nën çdo udhëheqje!

Edhe pse tashmë këto vepra do të jenë asgjë më shumë se sa DISA FOTOGRAFI, kjo do të ndikojë shumë në psikologjinë tonë kolektive, pasi të gjithë do të rikujtojnë se Shqipëria ka nevojë për kontributin e të gjithëve që të rindërtohet e të qytetërohet sa më parë.

Vëmendje, edhe ndaj brezit të fëmijëve të pensionistëve, që janë njëkohësisht edhe prindër edhe fëmijë. Jeta për një pjesë të madhe të kësaj shtrese është e vështirë. Kjo pjesë e shoqërisë që është shkolluar në një sistem diktatorial, ku propaganda komuniste në shkollim i shndërroi në INGRANAZHE të një sistemi ndrydhës e të vrazhdë, meriton vëmendje gjithashtu. Sepse atyre në moshën e INTERNETIT, nuk u favorizohej zgjerimi i informacionit, i dijes dhe i kulturës, por ngecja nëpër propagandën shtetërore, e cila u shndërrua në dëmin më të madh të historisë së Shqipërisë. Megjithatë, pikërisht ky brez ashtu sikundër u shndërrua në viktimë të propagandës, u shndërrua pas viteve ’90 edhe në “UDHËHEQJEN” e sistemit KAPITALIST. Duke drejtuar administratën shtetërore si dhe biznesin privat.

Kjo shtresë është edhe produkt i propagandës së dikurshme, edhe krijuesi i propagandës së kohëve moderne. Janë ata që prodhuan sistemin kapitalist, duke ndërtuar bizneset shqiptare. Janë ata që mes mungesës së lirisë gjetën motivimin dhe krijuan mundësitë që Shqipëria të zhvillohet me hapa të ZJARRTË RAKETIKË. E me gjithë të këqijat që edhe padituria e tyre prodhoi, siç janë shkatërrimi i veprave të së kaluarës, piramidat, korrupsioni etj… sot Shqipëria ka biznese, të cilat janë të admirueshme. Nëpërmjet zhvillimit dhe modernizimit të teknologjisë. Pasojë e mentalitetit të atyre që krijuan pjesën më të MIRË të Shqipërisë së Sotme, janë krijuar vende të reja pune, mundësish e zgjerimi i mëtejshëm i informacionit, kualifikimi për një numër shumë të madh profesionistësh. Megjithëse mund të kish qenë më mirë, një manifestim në shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në emancipimin e kulturës së punës dhe dijes në Shqipëri, është i domosdoshëm në 6 Qershor!

Stenda ku jo vetëm do të promovojnë biznesin e tyre të gjithë më të suksesshmit, por edhe do t’u japin mundësinë të gjithë të interesuarve të aplikojnë për punësim. Këto stenda do të vendosen përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga të dy krahët e tij, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të njihen dhe të aplikojnë për një punë në varësi të kualifikimit të gjithsecilit. Në këtë projekt do të përfshihet gjithashtu edhe brezi tjetër. Ata janë nipërit dhe fëmijët e tyre, të cilët trajtohen nga një pjesë e madhe e shoqërisë si të pazotët, të paaftë për t’u marrë seriozisht. Duhet të piqesh e të bëhesh plak i moçëm e i urtë që të mund të gjykohesh si i denjë për besim në Shqipëri. E në pritje të plakjes stërviten me dylbi për të qenë i pari në konkursin e LARGPAMËSISË. E cila nis tek nevoja për një vend pune dhe të punuarit në punën e parë që të del përpara.

Ky brez, nëse nuk vendoset përpara disa shembujsh pozitivë, rrezikon ta përkeqësojë edhe më gjendjen aktuale apatike në të cilën ndodhet shoqëria jonë. 

Kështu që në të gjithë zonën e bllokut, të rinjtë artistë, studentë, nxënës do të japin shembullin e punës sipas tyre, duke bërë shumë mirë atë që ata dinë të bëjnë më mirë.

Do të ndërtohet një skenë ku grupet më të mira shqiptare dhe muzikantë të rinj do të luajnë live, në mënyrë që të promovojnë muzikën dhe talentin e tyre. Përgjatë rrugicave të bllokut do të ndërtohen stenda, ku piktorë, shkrimtarë me libra të botuar, stilistë dhe të tjerë të rinj interesantë që kanë një produkt për të ekspozuar apo shitur, do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë.

Për ta realizuar këtë projekt kërkoj publikisht ndihmën e Bashkisë së Tiranës!
Të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale!
Të Popullit!
Të Medias!
Të Bizneseve Vendase!

Mbase unë nuk e meritoj ndihmën dhe bashkëpunimin e askujt, por e meriton nisma që kam ndërmarrë!
Inida Gjata Zhaku
inidagjata@yahoo.com
blv.Bajram Curri, ETC, Tirane
0694064366

1 Komente

"...Mungesa e dëshmisë së punës së kryer dhe fshehja pas të këqijave që sistemi komunist prodhoi, e ka bërë shoqërinë shqiptare të mos ketë dëshmi të shëndosha e me vlerë rreth së kaluarës së vet..."

 

Kjo po qendron dhe me pelqeu si shprehje dhe si koncept. Mirpo me poshte sikur nuk para qendrojne ca gjera, si p.sh. ;

 

"...E me gjithë të këqijat që edhe padituria e tyre prodhoi, siç janë shkatërrimi i veprave të së kaluarës, piramidat, korrupsioni etj… sot Shqipëria ka biznese, të cilat janë të admirueshme..."

 

Me duket se keto shkaterrime dhe piramida, nuk u bene nga padituria por me plan, pikerisht nga keta qe drejtojne biznese te medhaja, siç e thua 2-3 rreshta me siper;

"... Kjo shtresë është edhe produkt i propagandës së dikurshme, edhe krijuesi i propagandës së kohëve moderne. Janë ata që prodhuan sistemin kapitalist, duke ndërtuar bizneset shqiptare..." 

Siç e thote dhe Blendi ne ate shprehjen e famshme, ku; Ne Shqiperi sheh komuniste te pasur dhe kapitaliste te varfer. 

 

"...Stenda ku jo vetëm do të promovojnë biznesin e tyre të gjithë më të suksesshmit, por edhe do t’u japin mundësinë të gjithë të interesuarve të aplikojnë për punësim..."

Kjo po do te ishte me interes, per shkak te papunsis se madhe, dhe mendoj se çdo vit ose dy here ne vit duhet te organizohet panairi (ose bursa, siç i thone kendej) e punes, ku firma te ndryshme paraqesin historikun e tyre (shkurt), llojin e punes, bashkpunimin me firmat e ndryshme (sepse firmat jane te lidhura me njera-tjetren, japin e marrin), numrin e punonjesve dhe nevojen per X numer puntoresh apo specialistesh. Ata qe jane te interesuar per pune, paraqesin cv e tyre, regjistrohen dhe presin pergjigje ne fund te panairit/burses per punesim. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).