Punë dashurie

U ngrita nga gjumi, thashë:
aq sa i do
askush nuk të do.
Është punë titanësh dashuria, lule titanësh,
ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,
po s'qe aq i fortë e aq i zoti
mos i hyr fare punës së dashurisë -
punës së dhurimit të ndjenjave.

Bie mëngjesi
por ty s'të vjen zor
ta mbash hapur dritën
të dëshmosh për natën.
Dikush u tregua i dobët
pluskon neveria përzier me mall,
qielli i njerëzve që njohim
është jeta e shpirtit tonë.
Më mirë të jepesh pas ideve
se të mallkosh
kur s'ke mall.

Rudian Zekthi

Foto dhe ideja: eda_d

51 Komente

Falling in love with PPU...again.

DIAMANT.

R. Zekthi...poet "i lindur", nje nder te paktet, fare te paktet...ndoshta: Të vetmit! 

Vetem sa per qejf.

Love matters

I woke up and I thought

They will never love you

like you love them

Love is a matter for titans, titan flowers

create strong currents of feelings

And if you are not willing and able

Don't mix with matters of love

don't deal with gifts of feelings

Dawn is here

but you are not ashamed

to keep the lights on

and tell us about your night

Somebody was weak

Now disgust mixed with absence floats

The skies of people we know

are the lives of our souls

Best to work for ideas

than to curse

when absence is missing.

qeshe kenaqur kur e kisha pare tek faqja e  Edes,flm qe ma rikujtuat smiley

Eshte lule titanesh, dashuria....

Ky eshte vargu qe con ne djall cdo qyrravitje ne emer te dashurise.

 

 

Më mirë të jepesh pas ideve
se të mallkosh
kur s'ke mall

 

Loja me rrenjen "mall" ketu eshte nje gjetje e forte...

think about it...

 

o rob qe veni 2sha e 3sha ketu. Mos na turperoni kolektivçe.

shprehuni, se mbase lehtesoheni...

Unë skam votuar, po nuk e di pse nuk më ngjit...

Jo ideja, por shtjellimi. Ja psh, kjo nuk gëlltitet.

ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,

 

 Kjo poezi eshte ne krye te listes sime per kete vit. 5*

 

 

Wauw! Me pelqen! Ide e vjeter kjo dhe qe mbeshtetet tek thenia "dashuria eshte vetem per guximtaret" por shtjellimi eshte fantastik!

Nje leksion i bukur ky i z. Zekthit per gjithe dhunuesit kalamaj te kesaj ndjenje.

Është punë titanësh dashuria, lule titanësh,
ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,
po s'qe aq i fortë e aq i zoti
mos i hyr fare punës së dashurisë -
punës së dhurimit të ndjenjave.

mir e ke ti La_rose!

Eshte bere keqe edhe per dashuri tani.   smiley

Liqeni,

te te them te drejten s'kam menduar ndonjehere qe eshte bere keq per dashuri. Dashuria duhet ditur ku te kerkohet, ku te jepet dhe ne çfare trajte. Ajo qe mendoj eshte qe dashuria ne duart e dilentanteve kthehet ne nje ndjenje te rendomte, banale, nje ndjenje e dhunuar. The wannabe poets  qe kane mbire ne kater anet deshmojne nje realitet te tille.

Ndoshta duhet filluar me ndonje forme liçensimi dashurie. smiley

O La _rose une kot e thashe moj aman.. Ti e bere leksion universiteti!

Na li rehat pleaseee se jemi duke ndare kufinjte me grekun, mo na ngatero me keto pune dashurie se jane te thella nja ca gjera per tru peshket..   smiley

P.s. S'ka license dashurie per arsyen e thjeshte, s'ka siguracion qe te merr per siper..   smiley

S'ka license dashurie per arsyen e thjeshte, s'ka siguracion qe te merr per siper..  

hahaha. E fortë kjo.

 

Me falni shoku Liq per devijimin ne leksione te temes. smiley

P.s. S'ka license dashurie per arsyen e thjeshte, s'ka siguracion qe te merr per siper..

 

J. hahahaha, vertete e forte. Kam qeshur! smiley

Dashuria ne kohen e sotme pothuajse ka vdekur. Seksi eshte bere promotori kryesor i marredhenjeve erotike midis njerezve qofshin ata te nje gjinie ose te gjinive te ndryshme.

(..momenti qe hyri shiu...shume rrengjethes ketu siper smiley  )

gjynah qe ska 6* per kete  postim se i meriton...

Kam lexuar te tjera nga Zekthi, shume te bukura, por kjo me siper, me duket e dobet.  

nuk e dija qe Rud zekthi kishte poezi kaq te dobet sa kjosmiley

dikur ia pelqeja me shume vargjet,si duket kohet ndryshojne 

kam lexuar poezi qe me kane pelqyer me shume se kjo prej zekthit, te cilin e vleresoj si nje prej poeteve me te mire te pas90

se c'ndjen e mendon secili ketu per poezine, kjo mendoj mbetet personale. Une kur lexoj nje poezi qe me pelqen skam as deshire as mundesi te filloj te komentoj. Po ajo qe me tmerron smiley eshte guximi qe ca rob ketu shfaqin per te komentuar jo poezine, po dashurine smiley dhe kur shkruhen fjale te tilla si "dilentatizem" per te komentuar meenyren se si nje grup njerezish, te rinj ne kete rast, apo adoleshente, e menaxhojne dashurine ky eshte kulmi smiley

Se c'lidhje ka mosha me dashurine, vetem keta lloj pleqsh qe komentojne ketu mund ta dine smiley

 

dhe meqe ra fjala, une nuk mendoj se kjo madheshtia e ashper e titaneve dhe gati gati globale sipas perfytyrimit qe mund te krijojne njerezit e sotem per mitologjine, i pershtatet dashurise smiley

Do e ndjeja me shume nje krahasim jo me lule te nje titani, sesa me filizin e ndonje njerezori te vockel perballe fodullekut te titaneve smiley

Sa vjec eshte zekthi..sepse nuk jane keq ato vargje..thjesht per tu konsumuar,si bicim kafeje,dhe pastaj hidhe,po qe se i prek shume vete do te rroje,poqe se i prek pak ..eh... ska gje!

 Kisha degjuar nga Lost per Rudian Zekthin, por nuk kam psur rastin te lexoj ndonje gje me pare. Kjo poezi nuk me duket kushedi se cfare, per te thene te verteten, por dallon qe eshte shkruar nga dore e stervitur. Jam i sigurte se do te kete gjera me te mira, qe mbase do te na i sillni me vone.

P.S. Mund te jete edhe pune shijesh eh?!

Rud Zekthi ka qene me i miri. Ta bente dhomen me 13 kende dhe gjithmone llampa binte ne mes.

 !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Fillim për fshatrat
 
Nëpër fshatra hyj gjithmonë
i alivanosur. Më godet
ajo lakuriqësi e gjësë së gjelbër
ajo vdekje dhe lindje,
vdekje dhe lindje
e ajrit mbi çati.
më godet në qelizë
ajo trajtë e lashtë e fshatit,
trajtë muresh e degësh,
oxhaqesh, gardhesh e hudhrash
të dala për një çast vetëm
nga kockat e fshatarëve
dhe veglapunët e tyre.
Shkretëtira e kërcënuar pezullore
e mesditës më godet,
trishtimi i praruar
i një kopeje dhish-nëna,
fëmijë mes muzgut
që aq pa zor janë pranë dheut
dhe secili i fortë
rend të kridhet në gjumin e tij
më i sigurtë se kurrë
të kridhet në ringjallje.
RZ

Em, nga RZ - "Drita gjuhesore e kohës" Do boj çmos ta pullos ne koment neser. por eshte pune jodembelash dhe qe kerkon shume byte (comp)

Te premtoj: Dazzling. Hardcore. Muzike me vetem 7 nota...simbas se vjetres teori...  

Duke hequr brekët pashë
Në bredhat e kaltër shtresa të gjera
Gjëmimesh. Gomerët hidheshin si susta
Sepse nuk mund të shohësh
Gomerë që hidhen si susta e t’mos të shkojë
Ndërmend që revolen mund ta kishe
Shpikur kur të doje
Nga e para. Gjëmime të ftohta
Si hekura që i prek me vonesë
Kundërpërgjigje ndaj reve
Ku pak më parë s’kishte pluhur.

~o~o~o~o~o~o~o~

revolen mund ta kishe shpikur kur të doje nga e para

Une kete dore nuk e kam njoft; very recently I came across them. Nga c'kam pa ka nje kohezion te admirueshem mes tyre. Siperore per njeri tjetrin qe shpesh nuk justifikohen dot, por qe jane tejet te pranueshme dhe plausible. Kam lexu nderkaq perla prej tyre; Hatibi... different story. 6 mac ka aftesine e ngjizjes se nje universi dhe eshte nga ata libra qe te japin edhe nje kend me shume nga ku mund ta shofesh boten. Por gjithsesi une nuk mund t'i shpetoj nje fare keqardhjeje qe ndjej per ket brez (ose "dore" me mire) krijuesish. Nuk e di nga me vjen tamam keqardhja, por di me siguri qe eshte ndjenja e duhur.

 "Fillim per fshatrat", kjo po qe eshte poezi e mrekullueshme.

Rrofsh Em.

qielli i njerëzve që njohim
është jeta e shpirtit tone

Me pelqejne keto dy vargje.

Poezia cka, poeti ben shume me mire zakonisht.

R.Z. pervesce poet, nje nder profesoret e pakte qe e meritojne te quhen te tille ne nivelin universitar.

poezi shume e dobet

te me ndjejne ata qe e kane pelqyer, por mua me duket shuuume e dobet

pune titanesh dashuria?!!!!! i bie qe ne tokesoret e thjeshte (qe nuk jemi titane) te mos dashurojme kurre !!! pse na i pret krahet poet...? eshte edhe 1 maji sot... smiley

sidoqofte zekthi eshte poet i mire...

fh , mos u inatos me keto qe thash, se nuk jam une qe i kam dhene pak yje smiley

 

 

 

Me thahet syri teksa shoh poezine e Rud Zekthit te komentuar katakombeve te peshkatareve pa identitet. Nuk eshte Rud Zekthi nga ata poete qe komentohet me duar ne thepa tastierash anonime, te frustruara per komunikim masiv ne gjuhen ametare. >>

Rud Zekthi eshte poeti qe i ktheu poezise shqipe lirine e sinqerte pas vitesh te gjata pushtimi nga patetika e trishte e artificiale nacional-komuniste e realizmit socialist vjershetor. >>

 

Poezia shqipe rinisi te marre fryme ethshem, embel dhe sinqerisht, pa ndihmen e aparateve perkatese te frymemarrjes artficiale, kryesisht, por jo rastesisht, ne saje te Rud Zekthit. Zanatciu eshte rritur me ajrin e embel dhe tradicionalist te Elbasanit; pjekur unikalisht furishem me ate te ethshmin e Tiranes underground te fund ’80 dhe fillim ’90. >>

 

Duke iu shmangur maksimalisht hollesive te historise dhe kritikes letrare, tema jo fort interesante keto per peshkun virtual - por gjithsesi ne kerkim te ajrit, do te ishte e dobishme qe shpritrat sensibel te atyre dy–tre peshqve ketu pjesemarres, e qe kahere lundronin ne ujrat e Tiranes sone memoriale, t’u tregonin kusurit domethenien e vertete ketij vargut revolucionar ketu poshte, p.sh.: >>

> >

ata krijojnë rryma të trasha ndjenje

> >

… perpara se ndonjeri nga poetet e te djelave, frustruar nga mungesa e ngjarjes ne provincen e tij identirare e mentale, te kete kohe te na e shtjelloje me gjere mendimin e tij gjenial mbi poezine e dobet te Rudian Zekthit.>>

Rio Bravo, po ti shpjegohu, mo i ler muhabetet ne faza celulozike. Dhe mos kerko ndihme nga te tjeret. Se  krijohet kot fare hipoteza zero (null hypothesis), qe ketu nuk ka ndonje gje te madhe, por luhet me "insider story approach" per te ngrit vlerat e stokut (te R. Zekthit me nje fjale).

PS Nqse ke pritshmerine qe nje krijim te kete pelqim 100%-esh, "ketu, atje, dhe kudo"*, je pastaj ne Tiranen "mbi-ground" dhe Elbasanin tradicionalist te fund 80-tes e me pare.Me nje llaf, "throw us a bone here", dhe ne paci Perendi, me pak gafurrje, for Rudian Zekthi's sake!

*Ta kisha llafin qe as Beatles nuk pelqeheshin kshu fshatce, ose globalce.

o Emigrant, >>

Je ti ai, ne mos gaboj, qe disa rreshta me lart, i ke dhuruar publikut prezent per shijim nje xhevahir poetik, i cili fillon me nje tjeter varg legjendar:>>

> >

Nëpër fshatra hyj gjithmonë
i alivanosur.>>

> >

Pra, per ty nuk besoj se perben mister fakti qe poezia, ajo e verteta, nuk funksionon me ''insider story approach''. >>

> >

Vargu qe une izolova ne postimin e mesiperm, ashtu sikurse ky ketu, nuk ka asnje kuptim te fshehte per masat. Larg nesh pretendimet per aluzione disidencash te paqena per te rritur vleren e stokut te Zekthit! Eshte larg Zekthi, shume larg ketyre puneve. Ha buke vec ky djale!>>

> >

Vargu qe izolova eshte, pa kurrefare pretendimi, nje rradhitje e thjeshte fjalesh shqipe - deri atehere te rradhitura se paku ndryshe - qe shtang dhe transporton. Per kohen kur u shkruan perbenin, ashtu sikurse sot, hapesira ajrore totalisht te pashkelura. Nderkaq, asokohe qene edhe te parat e llojit pas kaq dekadash roberie kraharoresh. >>

Rio Bravo, shkretetira paraardhese (para Zekthit et al.) nuk eshte aq Mojave sa behet. Te jemi te qarte per kete nje here. Po nuk qeme te qarte per kete, i hyjme edhe ketij debati n'u dashte.

Vargu qe ke sjelle, ne mos paste vlera tip insider, nuk mund te mbaje kurrsesi peshen qe po kerkon ti vesh. Eshte tra i brishte shume per ate cati. Per mendimin tim, gjithnje. Mban era mitizim kjo (se legjendarizimi sapo u pohua pak me lart), nderkohe qe nuk e kam aspak problem te pranoj qe Zekthi mund te haje buke vec.

Uroj te mos me luaje shume rrengje memorja, per respekt te tavolines me peshq, por me sa mbaj mend, kjo poezi nuk eshte shkruar per shijim publik, por privat. Privati i dha lirine vetes dhe nderkaq e beri publike diku andej nga Zeri i Rinise apo Drita shume vite me pare. Profetik si rast per ate qe do te ndodhte disa vite me vone me te tjera prona private.>>

> >

Sa me lart vijoi, ish hyrje e rrekjes se cilter per te thyer sadopak shijet e paqena te mitizimeve te vargut cituar me lart, i cili shfaqet fatalisht thjesht pas nje perplasjeje me nje ngjarje te perjetuar fort, ne nje situate aspak te rehatshme, mbarsur me rimorsin e sinqerte, por dhe cinik – gjendje kjo e perkthyer mjeshterisht ne nje varg fjalesh shqipe, te cilat deri ne ato momente nuk i kish pare kush te trajtoheshin si transportuese gjendjesh te ngjashme; hiq ndonje perjashtim shume te rralle dhe klandestin te undergroundit poetik. >>

> >

Sa per ceshtjen mitizimit, e pranoj, pa modestine e rastit, qe eshte pagezim; i drejte, i padrejte nuk ka fare rendesi; thjesht po shijoj momentin e pagezimit. >>

> >

Gjithsesi, nese do te duhej patjeter ta vervisja kete fjale percaktuese diku ne kohe dhe hapesire, krenarisht do te zgjidhja pikerisht ato koordinata dhe pikerisht po ate grup shume te vogel njerezish te cilet e personifikuan dhe pershkruan fenomenin e lirise me dhurim te sinqerte epokal.

Ceshtje sensibilitetesh jo-parafabrikate. >>

Aaa Rio, mos na e merr keshtu nga duart....

Kshu "personalisht" kam njohur edhe Poradecin e Camajn une ,siç kemi njohur Hatibin e Pushkinin shume prej nesh. Personalisht, intim-isht, pa metronom e rrahje kembesh ne vesh. Diku, dikur kur vetmia e te gjitheve ishte me madhe se vetmia e secilit.

Flor, kam besim absolut ne fair-llikun tend! Prandaj edhe ky koment. Per ty vetem.

Insider info dhe qasja qe lidhet me te ne vende publike, perben holle holle nje fyerje per publikun. Them qe kjo duhet kuptu. Asnje talent i madh nuk ka nevoje per kete gje. Per me shume pastaj, i kam thene me ate timen te peshkatari i perlave.

Ah, edhe dicka: keta emra autoresh jane relativisht te panjohur (pra nuk njihen aq sa do e meritonin). Asgje nuk e demton me shume osmozen e autoreve te tille ne tretesiren e lexuesve asgjedites, sa qasjet sektare, elitiste, pse jo, dhe garipe, tip rri-se-s'dini-gjo-ju-se-jon-pune-t'fellta-kto.

ndaj dhe nderhyrja ime me siper em.

Per te theksu se takimi me bashkshorten poezi nuk eshte appuntamento vaksinash te perdyvjetshme. eshte nje moment fatlum, gjithendriçues, perrallor deri ne piken ku fillon e dyshon nese vertete ka ndodhur keshtu.

dhe eshte nje trill i pazevendesueshëm...

Flor, une te thirra qe ne fillim se ta ndjeva eren. Ti erdhe me vonese, por erdhe. Dhe bere kaq mire.

mos na luni menç smiley

njoni ka ju te dy ma ka borxh i mesazh privat.

Duke hequr mënjanë kovën e të vjellave një postim më lart, edhe tani pas shpjegimit të vargut, mbaj të njëjtin mendim.

Epiteti "të trasha" nuk më duket se shkon në atë varg. Këto janë shije më pas, secili ka të vetat.

Për ju që ia keni prezantuar vetes Zekthin, mirë bëni që e mbani lart. Unë nuk e njoh, gjykoj me çfarë shikoj, lexoj dhe shijoj.

Rio Bravo,

kuptoj indenjimin tuaj por une do e shihja nen nje kend tjeter: jo çdokush ka aftesine shpirterore/ jetesore/... per te kuptuar dhe vleresuar ate cfare poeti ndan me lexuesin.

Une nuk dua te komentoj poezine teknikisht por nga ana e permbajtjes. Pashe mesiper qe u komentua shume fjala "titan" nderkohe qe mua mu duk si fjala me e miregjetur ne kete poezi: titanet nuk kane lindur me shpate ne dore, as nuk kane lindur 3 metersha me yll ne balle! Titan eshte cdonjeri nga ne qe trajton nje qenie tjeter ne rrethin dashuror me respekt. Jo te gjithe jane ne gjendje ta bejne por ato qe ia arrijne meritojne t'ju thuren vargje. 

Bie mëngjesi
por ty s'të vjen zor
ta mbash hapur dritën
të dëshmosh për natën.

Sa njerez njohim ne, une dhe ju, qe jo vetem qe s'guxojne te mbajne driten e nates hapur por as ate te dites s'guxojne ta lene te depertoje (diellin). Plluskuar nga llumi ne nje bote ku hedh valle hipokrizia mendjevogel, ne nje bote ku hipokrizia eshte kthyer ne nje sistem jetese.

Persa iu perket kritikeve te medhenj (dhe te vegjel) besoj qe duhet te zgjerojne pak me teper kritikat e tyre sesa nje fjali pak-fjaleshe.

Sqaroj qe teknikisht poezia "Pun' dashurie" eshte "pun' mjeshterore" ("pun" intended big time). Cdo ingredient eshte i sakte ne miligram dhe ekonomia e fjales, raporti fjale per ide eshte shume mbereselenes. Vec nje mjeshter fjale shkruan keshtu!

Puna eshte qe te pelqehet dicka, duhet edhe nje ingredient i fshehte, qe jo te gjithkush "hits the spot". E keni pa besoj filmin "Mystic pizza".

Këtë poezinë, sa më shumë e lexon, aq më shumë të ngjitet përbrënda.

Po të mos keni kohë ta lexoni të paktën dy herë,  kini pak mëshirë për veten; mbajeni fort atë (veten) që të mos i vini nota Zekthit e të nxirni në shesh të burrave fodullëkun dhe injorancën e thellë që ju  (o peshq, që e dini vetë se kush jeni!) karakterizon, të paktën në dukje!

Ndjesë për nervin, po tashi pritet vetëm të vijë ndonjë pjesë e Shekspirit që ti vënë nota shkrimtarkamdeshmeqentë që vërtiten këtej. Tsss...

 

akll, thote diku R.Z

"..Zakonisht 

varrezat fluturojnë duke u zëvendësuar  

mes vetes , duke ditur se varrezat janë një gjë 

kurse të vdekurit diçka tjetër..." etj, etj

 

krejt natyrshëm, disa vlera i zgjedhim per veten (perpos çka na linden si qime), kjo zgjedhje armesh eshte i vetmi avantazh ne duele te disfavorshme.   

epo, une nuk e di pse po nuk kam dashte me komentu poezite e miletit se me vjen keq. bukuria eshte relative edhe kur flitet per te tjere e jo vetem per mua, ndaj nuk mund te them asgje.

te poezia nuk me pelqen fjala pluskon, sikur ia prish ritimin dhe nuk po e kuptoj ka mall apo jo ai robi ne poezi, apo jane dy njerez qe njeri ka mall e tjetri jo. per te tjerat eshte poezi e bukur. do i jepja pese por nuk di-u me i perdore kto yjet.

une kam blere 20000 leke permbledhjen e xhevahir saphiut, besoj se nje liber te ketij do e bleja me qejf. nga ky brezi njoh si person hatibin dhe eshte rob i mire, jo aq gogol sa e bejne. sa kam lexuar te hatibit nuk me kane bere shume pershtypje. ahmeti ka dicka te bukur. te ketij zekthit kam lexuar pak fare aq sa nuk them dot qe e njoh. por pergjithesisht jemi ende dobet me letersine. ende nuk kemi bere dicka qe te mbetet ne letersi per gjithe keto vite. ndaj...

hajt mo varya. dashuria eshte pune titanesh apo te ben titan dashuria? kete se kom marre vesh asihere. nejse, do rritem

por pergjithesisht jemi ende dobet me letersine. ende nuk kemi bere dicka qe te mbetet ne letersi per gjithe keto vite. ndaj...

Mbase Peshku ka nevoje per nje teme "100 poezite me te bukura te shqipes" (nr varet komplet nga puna apo dembelizmi i peshqeve lol)  Por ndoshta duhet pak per rifreskim kujtese.  Shkinas, me shprese se do mendoje ndryshe ... smiley

dashuria eshte pune titanesh apo te ben titan dashuria? kete se kom marre vesh asihere. nejse, do rritem

Mos u bej merak, se edhe kur te thinjemi e te na permblidhen eshtrat, veshtire t'i kthesh pergjigje kesaj "dileme".  Mbase as qe na duhet t'i kthejme.  Pjese e misterit.

Per poezine ne fjale, poetin nuk e njoh.  Vleresimi im ishte 5, per percjelljen, fjale tek tuk pastaj, s'para u kushtoj rendesi. 

edhe une mendoj se poezia eshte e bukur. sincerisht. por do te thoja se po ti hyjme te bejme nje analize tingellon keshtu. por per nje fjale poezia eshte e bukur. ka plot poezi te bukura shqipja, tek tuk, kur flisja per dicka per tu mbajtur mend eshte dicka tip lahuta e malsise apo letersia e viteve 30. qe ke ca te marresh nga to.

por sic thashe edhe me siper bukuria eshte shume relative. dhe kjo poezia hyn te ato qe do i konsideroja te bukura. por meqe flitej per o mik me mua o me kinezet, thashe te thoja nje llaf.

keshtu monde. une s'kam arritur ende ti pres gjerat me thike ne qeshtje shijehs e bindjesh; me pelqen gjithcka nga pak, e cdo ide ka bukurine e saj. me ka hapur probleme se me ka lene shume kohe beqar kjo menyre te menduari, po prape keshtu jam.

Zekthi eshte poet i mire dhe nuk besoj se  ka nevoje per mbeshtetje militantesh... apo shfryrese mllefesh, bografi-bërëse, dy-lekeshe...

poezia vazhdon te me duket e dobet

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).