Pse do të votoja Berishën dhe PD-në?

I larguar prej shumë kohësh nga Shqipëria, interesi për politikën, administratën dhe ekonominë shqiptare ishte pak a shumë sipërfaqësor, sepse nuk kisha pasur asnjëherë besim se kemi një klasë të denjë politike, një administratë profesioniste dhe ekonomi relativisht ‘të bardhë’ që mbron me të vërtete interesat e shtresave në nevojë të shoqërisë shqiptare. Pata rastin që muajin e kaluar, të përballem me të vërtetë me makinën administrative të shtetit shqiptar dhe me të vërtete ishte një përballje mjaft pozitive, shërbime të sakta me kulturë demokratike dhe pa pasur nevojë të paguaj ‘kafe’. Hapja e një biznesi në Shqipëri ishte me të vërtetë shumë e shpejtë dhe pa shumë telashe.

Gjithashtu, pata kohën dhe mundësinë të ndiqja në detaje politikën shqiptare dhe aktorët (e përjetshëm) të saj.

Krijova idenë me të vërtetë se z. Sali Berisha, përveç vlerës së tij si një workaholic (shumë punëtor), kishte fituar dhe shumë vlera të tjera demokratike që më parë i kanë munguar apo nuk i kam vërejtur: dëgjimi i mendimeve të lira, reflektimi ndaj kritikave, respektimi dhe bashkëpunimi demokratik me opozitën, respektimi i kundërshtive brenda Partisë Demokratike, deri diku ndarjen e kufirit midis rolit të tij si shef i PD-së dhe atij të Kryeministrit të vendit.

Krijova idenë se z. Berisha po funksionon me të vërtetë sipas idealeve që e “pleksën” me politikën dhe po përpiqet me gjithë energjinë e tij që të realizojë idealizimin e Dhjetorit 1990, pa shumë show politik dhe lojëra politike-oportuniste.

Krijova idenë se momentet e tij të labilitetit politik, karakteri i tij sanguin po mbizotërohet nga parimet dhe arsyeja, vlerat për kundërshtarët dhe thjeshtësia e të shprehurit të fitores mbi ta.

Krijova idenë se me të vërtetë z. Berisha (dhe jo i vetëm) e ka me të vërtetë luftën kundër korrupsionit, luftë që ka dhënë rezultatet e veta.

Krijova idenë se Shqipëria, vendi im i munguar, me të vërtetë po ndryshon dhe pa dyshim Sali Berisha ka meritën e tij në këtë ndryshim. Pas shumë vitesh, munda të udhëtoj në rruge të asfaltuara, të kem energji elektrike të vazhdueshme, të shërbehem pa “korrupsion”, të mos paguaj “nën dorë” Policinë e Shtetit për shkeljet e rregullave të qarkullimit dhe të ndihem me të vërtetë mirë në vendin tim. Kjo është hera e parë që nga viti 1992 që “preka” pak puhinë perëndimore në popullin më të lashtë të Evropës, vendin tim, Shqipërinë.

Krijova idenë se administrata e shtetit shqiptar po përpiqet të rekrutojë me të vërtetë profesionistët, t’i “zbythë” militantët e paaftë dhe të krimit “blu”, të cilët, fatkeqësisht, po mbijetojnë akoma në biznesin “blu” të tenderave, donacioneve dhe favoreve politike.

Krijova idenë se Sali Berisha dhe administrata shqiptare po i lufton pa kompromise monopolet dhe ekonominë e zezë, trafiqet e panumërta dhe korrupsionin në administratë. Një luftë jo e lehtë.

Krijova idenë se Sali Berisha, si Kryeministër i shtetit shqiptar, po e motivon ndershmërisht prokurorinë (e cila nuk po e justifikon motivimin) dhe drejtësinë shqiptare në këtë luftë të pafund kundër krimit.

Krijova idenë, që fatkeqësisht, opozita shqiptare ishte e tulatur, pa ide, e lodhur dhe lideri i saj, shoku Edi Rama, që nga një nga punëtor i palodhur dhe një kryetar bashkie i suksesshëm, ishte kthyer në një individualist, narcisist dhe shumë egoist, një lider pa ide, një lider që vetëm ankohet dhe nuk jep mundësi zgjidhjesh të problemeve. Jo aq mirë për zhvillimin demokratik.

Krijova idenë se zoti apo shoku Erion Veliaj ishte bërë pjesë e kësaj tulatjeje dhe egoizmi, duke harruar idealet e lëvizjes sociale “Mjaft”, një lëvizje me shumë vlera dhe fryte. Keq, shumë keq, për Veliajn dhe idealet e tij.

Krijova idenë se me të vërtetë ia vlen të votosh për Kryeministrin dhe shefin e Partisë Demokratike, për administratën e tij, për t’i dhënë edhe një mundësi që idealizmin, projektet, strategjinë dhe efektshmërinë e të drejtuarit ta vazhdojë me energji, pa kompromise dhe me kulturë demokratike.

Krijova idenë se ia vlen të votosh për z. Berisha dhe PD-në, sepse miliardat e eurove që do të investohen në rrugë, drita, ujë, pronë dhe konsolidimin e shtetit demokratik do të jenë më të sigurta nën menaxhimin e Kryeministrit aktual sesa të një force politike të tulatur, pa ide dhe me një menaxher të lodhur, të dembelosur dhe tejet narcis.

Dhe kjo do të jetë hera e parë që vota ime virtuale (fatkeqësisht nuk gjendem në listat e votuesve) do të jetë një votë e bazuar në meritat dhe punën e Sali Berishës dhe administratës në këto katër vite dhe jo një votë për Sali Berishën nga fshati im i lindjes, mik i familjes sime apo i preferencave personale karizmatike.

Paç mend dhe fat, shtetar (i paguar edhe me taksat e mia) i atdheut dhe popullit tim, popullit më të lashtë të Evropës!

52 Komente

OOOOOOOOO ZZZZZZzaaaaaaammmmmmmmiiiiiiiirrrrrrrrrrr................

Mos ke qene gje i pire kur ke qene ne Shqiperi apo kjo puna e votes per Saliun dhe gjendjes se shkelqyer te administrates dhe sherbimeve publike eshte vetem nje enderr qe ke pare tani afer.......?????

Cuditem me kete perfundimin e ketij Zamirit, sic duket zamiri shikon vetem me nje sy (te djathtin kuptohet) se per nga realiteti aha qenka gomarosur fare.

Une nuk krijova asnje ide, duke lexuar ty!

Krijova idenë se me të vërtetë z. Berisha (dhe jo i vetëm) e ka me të vërtetë luftën kundër korrupsionit, luftë që ka dhënë rezultatet e veta.

....................................cfar thua morre ti..................................

Berisha dhe jo vetem.....jan baballaret e korupsionit

 

O Zamir do te ishte shume shkrim i bukur nese do ta kishe botuar me 1 Prill 2009. Te gjithe do te te lavderonin per shakate gjithe kripe.   smiley 

Nuk e kuptova perse titulli kishte pikepyetje ne fund. Me tere mend qe ka kohe qe ka ikur nga Shqiperia...

E vetmja arsye që do të më bënte që të votoja për Saliun dhe Pd, është stabiliteti që i dha qeverisë Shqiptare këtë legjislaturë... Imagjinoni çfardolloj qeverie tjetër po t'i kishte plasur në dorë bomba e Gërdecit... e skandaleve me shpenzimet e autostradës... me privatizimin e tregut të naftës dhe ç'ka bërë me energjinë.... ASNJË QEVERI nuk do të kishte ndenjur në këmbë 24 orë, por ja që Saliu i dha këtë stabilitet Shqipërisë që vërtet, për mirë apo për keq, ja vlen që të mos ja mohuar  vlerat.

Ato skandale i krijoi vete kjo qeveri o e!

I krijoi,  dhe nuk dha doreheqje! Numrat ne parlament i kishte dhe nderkohe... edhe opozita nuk ju turr me molotov ne dore!

Kjo tani, pra mungesa e molotovit nga ane e opozites eshte merite e Saliut?

S'e mor vesh kyt logjike une! 

 

...lexova vetem 5 rrjeshtat e para....por shpresoj te qene humor....per ndryshe do me vinte shume keq qe paska akoma njerez te tille shqiptar....nese eshte njeri ....normal kuptohet....

Mrroklla me shoke.

Ky zoteria thote " pse do votoja Berishen".

Nuk thote, " une nuk votoj Edin"

Ti me shoke "pse do votoni Edin ?"

Une s'di gjo per shoket, por per vete do votoj Edin se nuk e shof dot me sy Salen!

I ka dhamet e kqija dhe nuk ja shof dot kur qesh! Sa ma i hidhnum te jete Sala (me i llaf ne opozite) aq ma rralle do ja shikoj une dhamet atij!

Ju noshta nuk e keni problem, po une e kom! Do votoj kundra Sales, dhe per Ed Ramen!

 

Ja nje njeri me "mend" ne koke si ky mroklla!

Keto jane aresye jo ato qe jep Zamiri!

Zoteria ne fjale i dehur pa pire, ka marr rastin e vet si te pergjithshem, duke harruar se shumbashkombas te tij vijne ne Shqiperi, hasen me nje burokraci shpirtmarrese apo kohvjedhse, gje qe ne gjuhen popullore do te thote te te vij shpirti ne maj te hundes, dhe ky zoteri na habit se si ka mundur te heci aq shpejt aty, kur per çdo veprim qe do te kryesh ne Shqiperi, gjeja e pare qe te kerkohet eshte; 1) çertifikata personale dhe 2) çertifikata familjare apo ajo e trungut familjar. E para merret ne lagje/minibashki dhe e dyta ne bashki/distrikt. Vetem per te marre çertifikaten personale, humbet gjysmen e dites ne rradhe, dhe gjat kesaj gjysme dite ti ndigjon nga qytetaret; "o shoqe, nuk e kam Zadit por Zabit", "zonje ma keni ndryshuar, nuk jam Sadet por Safet", "goce te lutem mbiemrin e kam Zahari jo Zaharja", "Te lutem si do i behet une jam femer, ketu figuroj mashkull", "te lutem babai ka 20 vjet qe me ka vdekur", mirpo per gjendjen civile ai ishte gjalle.  

Nuk i rane ne sy ketij zoterise (nese ka mbajtur rradhen si puna ime) gjith keto budedalliqe qe ndodhnin ne pushtetin lokal. Budedalliqe qe po ti regjistrosh, jane/dalin vertete skandale te pashoqe. Po ne bashki nuk vajti ky person te marri çertifikaten e trungut familjar, ku regjistroheshe sot dhe javen tjeter e mirrje, dhe ate me gabime. 

Autori i shkrimit, ose ka bere propagande per PD , i shtyre nga interesa financiare, ose i ka mbaruar punet shpejt e shpejt i shoqeruar nga ndonje i pushtetit. 

pjer prandaj po bejne kartat e identitetit qe te mos sorrollaten njerezit per certifikata

...puuuuuu...e lexova me mish neper dhembe.....po me mire thuaj votoj PD, ska asigjo keq....

....po Sala duhet te zhduket i her e pergjithmone....

Ore Zamir , Zamir Mulaj , degjo ketu ti djale , ti nuk di asgje nga e verteta , ashtu sic nuk dinte as babai yt , ti nuk ke te drejte as te votosh , sepse as babai yt nu kishte te drejte , ti nuk shikon dot me syrin e majte , ndoshta e ke trashegimni , ti nuk e koncepton dot realitetin , por mos u merzit se partia e shikon per ty , Vijon .......

me falni per nderhyrjen z.mistrec, por zamiri e ka emrin ne listen e zgjedhesve; madje jane te 2 te tille, nje ne puke dhe nje ne fushe arrez. ka shume mundesi qe ne keto qyteza me qindra mije banore e shume biznese,  ai te kete testuar ate administraten shqiptare per te cilen shkruan; mundet qe atje ajo vertet te kete funksionuar sic duhet dhe nuk duhet t'ia hedhim poshte prozen poetike.

dikur benim hartime te tipit: sa fort e duam ne partine tone.

te tille nostalgji me ktheu ky shkrim ne mendje sonte. pra, s'qe dhe aq pa perfitim. sami nezes se standartit i kane zene bishtin me rrote ndonje nga pd-ja per kete shkrim me sa duket, se ai eshte aq gazetar i pjekur sa ti vije rende te botoje te tille pasmeputhje.

U mundova qe te ndihmoj.

Zoteria nuk thote " nuk votoj Edin" arsyet  mund te jene te shumta.

Ti me shoke pse do votoje Edin?

Mundesh te reshtosh te pakten dy rreshta "pse?"

 

Pjer, te lutem, jo kaç haptas, intelektin.

Bashkia eshte e socialisteve, kryetar Edin.

Mos Pjer se e dhjeve.

Mos eshte gje Edi kryetar i gjithe bashkive ne Shqiperi? Ku e di ti qe Pjeri s'e ka fjalen per nje qytet tjeter, nuk jetojne te gjithe ne Tirane.

Lumidrin, pushteti lokal ne te gjithe Shqiperine i perket 3-4 partive, ku shumicen e bashkive dhe komunave i kane PD e PS. Sindromi i burokracise, eshte jo vetem ne Tirane por dhe ne rrethe te tjera, pra ne ter Shqiperine. 

Dhe kjo do të jetë hera e parë që vota ime virtuale (fatkeqësisht nuk gjendem në listat e votuesve)

 

S'e di pse po kjo mbyllja e shkrimit mund te perkthehet edhe: "S'dua vote (demokraci), mjafton te kem rruge e sherbime". Me kete mendje edhe mund te votohet per Sali Berishen smiley

ktu cdo gjo qe ka te boje me poziten, merr reagime te 'fella' emocionale. tip t'prek 'fell' ne ndjenja. po vallaj gjith kto pasoja psikologjike mer.. ene teorikisht npopullate me nofka meshkujsh... ncq ncq

ëëëëë, dua dhe une te shkoj ne shqiperi, ëëëëë smiley

oops, case in point

Po te "gurgullosh" me zamir mulaj, midis te tjerave te del kjo me poshte:

TIRANA, SEPT 30 (ATA) - By Zamir Mulaj - "I am very impressed of the progress achieved by your country during the last four years", Karl Arenc, ...
www.hri.org/news/balkans/ata/1996/96-10-... - 30k - Cached - Similar pages

por qe nuk hapet. sidoqofte duket qe ky kastraveci po te njejtat gjera ka pas thene dhe ne tetor te 1996 (rreth 6 muaj pasi sula kishte vjedh votat ne menyren me spektakolare qe ishte pare ndonjehere edhe ne afrike)

Kush tha qe s'punon lidhja, ti Swed je thjesht i paafte teknikisht smiley

 

Albanian Telegraphic Agency

[04] STATE SECRETARY FOR LOCAL POWER MEETS COUNCIL OF EUROPE DELEGATION

TIRANA, SEPT 30 (ATA) - By Zamir Mulaj - "I am very impressed of the progress achieved by your country during the last four years", Karl Arenc, former President of the Council of Europe Parliamentary Assembly, said in the meeting of the CE delegation, headed by him, with the State Secretary of the Local Government Secretariat, Njazi Kosovrasti, on Monday.

The CE delegation was made up of Patrick Acher, representative of the CE Local Authority, Gian Paolo Castenetto, envoy of the CE Parliamentary Assembly and Farada Zamal, administrative assistant.

Kosovrasti, after making a presentation of the local process organization and the attained level, stressed the two main elements making up the election process : The holding of free and fair elections according to European democratic standards and the technical preparation of the October 20 campaign.

Kosovrasti pointed out that the Council of Europe and SIGMA (Public Administration Forum for Central and Eastern Europe) have provided a great assistance in preparing the election law.

Asked by Arenci about the way in which the political parties are financed for the local elections, Kosovrasti answered that the government has given a fund of 2.5 million dollars and the criteria on which this amount will be distributed, will be defined by the number of votes attained by these parties during this campaign. Further on he explained the structures on which municipalities and communes function. /a.ke/kled/mt/k

Me kujtohet dikur ne ato vite, kur Ambasada Shqiptare ne Washington, D.C. hapi ambientet e saj per nje ekspozite arti te te shoqes se Arenc (jo Shqiptare). Jo vetem ndihme jo e vogel ne fushen e PR (sepse i organizuan edhe koktej naten e hapjes) por edhe nga ana e $$ sepse kushton jo pak te marresh ambient me qera ne D.C., sidomos kur s'te qasin galerite.

Me c'di une, kjo ishte ekspozita e pare dhe e fundit qe ka organizuar ambasada shqiptare, asnje tjeter per te promovuar ndonje artist SHQIPTAR.

thenks thenks smiley

P.D.* Qe solle artikullin e shkruar me dashuri nga zamiri ore, jo qe me the qe s'mor vesh nga teknika smiley

* P.S. tani e tutje do e ndryshoj me P.D. ne mbeshtetje te reformave te ndermarra nga qeveria demokratike qe e kane bere zamirin te ndjehet si ne shpine e vet ne Prifce

Per te cituar "Pallatin 176":

Keshtu me letra puth gjithe diten une.

Zamiri e paska pelqyer shume kete komedi smiley

Dhe kjo do të jetë hera e parë që vota ime virtuale (fatkeqësisht nuk gjendem në listat e votuesve) do të jetë një votë e bazuar në meritat dhe punën e Sali Berishës dhe administratës në këto katër vite dhe jo një votë për Sali Berishën nga fshati im i lindjes, mik i familjes sime apo i preferencave personale karizmatike.

Vepra xhaxh vepra, se kshu virtualisht o kollaj me votu smiley

Kshu votojme te gjithe ne smiley

A ta mban me e hudh ne kuti me bindje ket radhe per Birishen ???

Mua jo vallai, sma mban me.

 Kelyshet komuniste, te verbuar e te etur per pushtet, kane humbur kontaktion me realitetin dhe gjithcka e shikojne zi

shqiperia sot per sot ska opozite, mbase gjate 4 vjeteve te ardhshme te qeverise berisha, e mjata mund te mblidhet e te krijojne nje alternative realisht opozitare , por sot skane fytyre te kerkojne nje vote, pasi jane pa identitet

gjithsesi ky blog nuk duhet te quhet "peshku pa uje" por "pellgu qe po qelbet nga zhabat komuniste"

Une mendoja qe sdo e hasja me kete emer ne boten virtuale e cila per fat te keq paska qene shume e vogel. Ti rralle flet, po kur flet ama e dhjet fare. Vazhdon me qene "web designer"???

eltonkoka:

Kelyshet e te etur per pushtet, kane humbur kontaktion me realitetin dhe gjithcka e shikojne zikomuniste, te verbuar

Ti e ke fjalen per Saliun dhe Fariun?. ..Ke te drejte ata kane qene kelysh kur komunizmi ishte ne kulmin e tij...dhe tani kane nje etje, te madhe ,po shume te madhe, fare,fare qe te jene ne pushtet perjetesisht! ..dhe kete ndjenje e kane qe kur kane qene kelysh te vegjel! Ke te drejte! 

po lene se ky Elton Kola dallohet se eshte palle me patente smiley ...Me fjalen 'kelyshat' ai shan gati gjysmen e shqiptareve, shumicen e demokrateve qe kane qene komunista apo kane pas lidhje te ngushta me komunistat ....si dhe krye demokratin Sali Berishen

Perderisa ai nuk ben koment me kulture dhe me respect, ai futet aty-ketu qe beje ngaterresa.

Dhe thote se 'ppu' eshte mbushur me komunista ....haaaaa haaa mu personalisht nuk me intereson ngjyra e politikaneve, ata qe bejne per Shqiperine jane 'te mire', dhe ata qe vjedhin per veten e tyre jane 'te keqij' nuk hyn ngjyra ketu!

Hahaaaa e bukur kjo,...ja degjo dhe kete.

Zysha ne kopesht femijeve.

                                         femijet e shqiperise jane me te lumturit ne bote.

                                 femijet e shqiperise kane me shume lodra nga te gjithe

                         femijet e shqiperise ushqehen me mire nga te gjithe .etj-etj

Beni..zysh-zysh-zysh

Zysha..fol Beni

Beni..edhe une dua te vete ne shqiperi zysh...

 

Filloi fushata tek Peshku?

O Zamir,

Voto mer voto per ke te dush ti,por te pakten me kete shkrim,super-kulti,super-servilizmi,super-personal,mos dil me moton,"Populli ne kemb Partia dhe Salia ne ball"

 

 

Te votosh PD-n me 2009 me Salen ne krye, eshte te duash shkaterimin TOTAL te Shqiperise! PD-a sot eshte krim te jete edhe ne opozite ne shqiperi! Nje tufe hajdutesh, injorantesh, perversa dhe  te pa aftesh!

 

Liqeno,dhe kater vjet te tjera mos u merzisni se PD do kemi ne qeveri,nuk kemi ca ti bojme se ca i bo Sala ketij derr mileti trute e gamorit i ka hudh,Liqeno se ca kam nje parandjenje qe kete rradhe dhe ti per Salen do votosh.

Eh, c'm'u kujtua, nje vjershe qe e recitoja kur isha e vogel:

"E dua kete shtepi,

te thjeshte, pa stoli,

ku lindi nena jone,

e dashura Parti.

Ketu tha xhaxhi Enveri, ( Sali)

ja vdekje, ja liri,

te gjithe te luftojme

per nenen Shqiperi!"

Militantizmi dhe servilizimi na kane prire gjithe jeten! S'dime te gjykojme ftohte dhe me kembe ne toke. Hiq xhaxhi Enveri, ver xhaxhi Sali... i njejti perfundim del... Ku ishe, hic gjekundi...

 BALLINJTE E SHQIPERISE DHE SHQIPERIA E BALLINJVE

 

Mustafa Nano gazeta Shqip

Gazetat jo-berishiane janë rrekur ta trajtojnë këto ditë çështjen "Balliu" si një rast tjetër për të denoncuar atë që është magneti i të gjithë ballinjve të Shqipërisë, dmth për të denoncuar Kryeministrin Sali Berisha. Logjika e këtyre gazetave, pra, është shumë e thjeshtë, dhe merret vesh nga pyetja që bërësit e tyre ndoshta i ngrejnë vetes: përse duhet të merremi me Lal Krosin, ndërkohë që mund të merremi me kapedanin e tij? Dhe në përgjigje të kësaj pyetjeje, i japin dum punës, duke mos u marrë shumë me çikërrimën palavike Fahri Balliu e duke u marrë më së shumti me mentorin e tij. Domosdo, mentori është një palavi kolosale në këtë vend; rrjedhimisht kemi të bëjmë me një logjikë që nuk ka të sharë. Përveç kësaj, të merresh me Fahriun seç provon dhe një nausea Sartre-iane; edhe në rastet kur ke duf ndaj tij, ngaqë ai s‘ka lënë pisllëk pa bërë e shpifje pa thënë kundër teje, ti rri e i thua vetes: ia vlen të merresh me një të tillë?

Mirëpo ia vlen. Ia vlen, pasi Fahri Balliu nuk është një sojsëz atipik në këtë Shqipërinë tonë; përkundrazi, është njeriu që e tipizon më së miri këtë Shqipëri. Fahri Balliu është shqiptari që nuk ka cipë, që nuk ka nder, që nuk ka marre, është njeriu që sot të shan e nesër të jargavitet, është njeriu që vjedh çdo gjë, që vjedh pará, kauza etj, është njeri që bën pis gjithë ambientin ku rri, qoftë ky ambient familje, klub, komunitet, qytet, parti, komb, është njeriu që s‘e ka për gjë t‘u shërbejë disa padronëve njëherësh e t‘ua dredhë të tërëve po njëherësh, është njeriu që u ngjitet si këpushë njerëzve të rëndësishëm, të respektuar apo me pushtet, është njeriu i zhveshur fare-fare prej skrupujve moralë, është njeriu që, pasi nuk ka lënë zullum pa bërë, zë e sulmon të tjerët pikërisht për këto zullume.

Le të mbetemi tek kjo e fundit. Fahri Balliu ka qenë një komunist i shpifur (më keq se sa mentori i tij), e megjithatë kjo nuk e ka penguar t‘i ngjitet, ja, ashtu si këpusha, vjedhurazi e pa u ndjerë, kauzës antikomuniste. Jo vetëm kaq. Në atë gazetën e vet ka patur paturpësinë të akuzojë për komunistë ca prej antikomunistëve gjenuinë të këtij vendi. Doni tjetër? Fahri Balliu ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit (më kujtohet që Dhori Sollaku i përmendte pseudonimin "ushtari" në një debat televiziv, por Fahriu as nuk skuqej e as nuk zverdhej, a thua se po flitej për tjetër njeri), e megjithatë ai e ngre zërin më shumë se të gjithë të tjerët kundër spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Tjetër? Po, ka dhe tjetër. Fahri Balliu ka punuar me SHIK-un e Gazidedes (e përjashtuan nga diplomacia si komunist, dhe Fahriu rihyri si agjent i Gazidedes), dhe është po ky kodosh, që tok me nja dy të tjerë si vetja e vet, kanë tentuar t‘u mbushin mendjen njerëzve (për të më denigruar, kuptohet) se Mustafa Nano ka qenë agjent i Gazidedes - ku? Shih pa shih! - mu atje ku ka shërbyer vetë Fahriu, në diplomaci (Hë, më thoni, nuk kemi të bëjmë me një racë të shpifur njerëzish?). Tjetër akoma? Sigurisht. Fahri Balliu celebron datëlindjet e veta në Paris, ka fëmijët nëpër shkolla e universitete private londineze që kushtojnë sa qimet e kokës, ka në pronësi dy kate të një pallati tek "Komuna e Parisit", ka një apartament 320 metra në Rrugën e Kavajës (të gjitha këto i mora vesh për herë të parë dje nga Ilir Hoxha, ish-prokuror, i cili i shkruante tek gazeta "Tema&quotsmiley, dhe është po ky birbo që leqendis njerëzit në fletushkën e vet për korrupsion të supozuar apo të sajuar nga ai vetë apo nga ustallarët e tij.

Por nuk është vetëm kjo sindromë (sindroma e njeriut të poshtër që bën kauzë të vetën luftën kundër njerëzve medemek të poshtër), që e bën Fahriun një personazh tipik të Shqipërisë postkomuniste. Ai nga ana tjetër përfaqëson hiçin që bën hair. Nga një fakir fukara, pra, është shndërruar në një milioner, nga një palo gazetar që shkruante në atë palo gazetë të regjimit të Enver Hoxhës është shndërruar në figurë qendrore e shtypit konservator në Shqipëri (e shihni, se sa i mjerë është ky vend?), nga një shkarravitës e shkarrashkronjës banal ka zënë të bëjë libra që na u përkthekan dhe në Paris, nga një lolo, me të cilin argëtohej gjindja rreth e rrotull, është shndërruar në një këshilltar i kryeministrit të një vendi-anëtar të NATO-s.

Siç shihet, fola për Balliun. Fola në mënyrë të ashpër e të pamëshirshme, por nuk ka mënyrë tjetër për të folur për këtë soj të qelbur shqiptarësh, të cilët do të ishte mirë të futeshin në një si karantinë sociale. Këta duhet, pra, ta ndjejnë përbuzjen e përçmimin tonë kolektiv. Por në fakt kjo nuk ndodh asnjë çikë. Ndosh bash e kundërta: Ballinjtë janë më të fortë se kurrë. E në këtë kuptim, nuk është Balliu që duhet të na shqetësojë; duhet të na shqetësojë Shqipëria e sunduar nga Ballinjtë, të cilët, veç në saj të shërbimeve të paprincipta ndaj pushtetit apo ndaj të pushtetshmëve, ia kanë dalë që nga hiçi të bëhen të famshëm, të rëndësishëm e të pasur. E nëse Shqipëria e sotme është e sunduar nga Ballinjtë, nëse këta të fundit kanë frenat në dorë e bëjnë ç‘u ka ënda në këtë vend, merret me mend se ç‘u japim fëmijëve tanë për model të njeriut të suksesshëm. Si ia bëjnë ata prindër të ndershëm të këtij vendi sa herë që ballafaqohen me hakërrimin e natyrshëm të fëmijëve të tyre: pse Fahri Balliu qenka i zoti t‘i arsimojë fëmijët e vet nëpër universitetet me nam të botës, e ti jo? Pse Balliu i madh e Balliu i vogël mendojnë për Argitën, për Shkëlzenin, për Henrisin, ndërsa ti nuk mendon për mua? Unë nuk di si ia bëjnë ata. Ua qaj hallin. Vetë, shyqyr Zotit, e kam kaluar atë fazë, kur fëmijët më hakërreheshin kësisoj. E kjo s‘do të thotë që rreziku ka kaluar, pasi modeli i Ballinjve është gjithë kohën një frymëzim për të vjedhur, për të zhvatur, për të vrarë, për të gënjyer e mashtruar, për të bërë hile, për t‘ua futur të tjerëve pas shpine, për t‘u shërbyer të pushtetshmëve, për t‘u bërë naftën moralit e idealeve etj, etj.

P.S. Nuk di për të tjerët, por vetë (më bëhet se) kam një "engjëll" që më rri pranë e bën çmos gjithë kohën të më mbrojë prej ngasjes së teprimit e prej ngasjes për të shtënë në punë në shkrimet e mia fjalë të forta, fraza gërryese e stil asgjësues. Por unë nuk ia vë veshin gjithmonë "engjëllit" tim; herë pas here e lëshoj penën të bëjë rrugën më të shkurtër për në destinacion. Nuk mburrem me këtë, por - me ç‘duket - nuk mund të bëj ndryshe; kjo është arsyeja që engjëllin mbrojtës e kam për teprimet, e nuk e kam për gjë tjetër.

Sigurisht, "engjëlli" im mbrojtës nuk arrin të më mirëkuptojë apo të më legjitimojë në këto "cadute di stile", por ia vlen t‘ua plasim zemrën edhe "engjëjve" tanë mbrojtës, kur vjen puna të flasim për (ose të merremi me) Ballinjtë e Shqipërisë, harbutë e shkuar harbutëve, trashanikë e shkuar trashanikëve, cipëplasur e shkuar cipëplasurve, kusarë e shkuar kusarëve. Sikur "biseda" ime me "ëngjëllin" të ish një shkëmbim mendimesh, e jo thjesht një set urdhrash, sugjerimesh e lutjesh që bien në veshët e mi, unë do t‘i jepja për të lexuar një pasazh të shfrimit të Faik Konicës kundër Shahin Kolonjës, në një prej polemikave pioniere të shtypit shqiptar: "Thua se unë përdor fjalë të ndyra? Po kundër njerëzve të ndyrë si ti, ç‘fjalë të përdor? Fjalët e ftohta e të matura soji yt i merr për shenjë frike; ironinë e të tallurit e hollë nuk e kuptoni…. Po në të pëlqejnë aq fjalët e holla, laj më parë kokën që të çporren morrat, kalli dhe këmbët dy herë ditën në acid fenik që të mos bjenë erë. E pastaj të shohim".

Pas kësaj, ndoshta "engjëlli" im nuk do të ishte aq zemërthyer me mua. 

"Votoj Berishen dhe PD-ne, sepse votoj per Partine e Idealeve te Dhjetorit"...keshtu mu shpreh nje miku im i djathte, ndersa nje mik tjeter imi i majte me tha.."Votoj Edin dhe PS-ne, sepse votoj per Partine e Idealeve te Çlirimit Kombetar"

Pèr kuriozitet.....kush èshtè zamir mulaj??

hehehehe.......doja tè dija nè èshtè person publik apo jo,nè prag zgjedhjesh ndodh edhe qè personazhe publike tè medias apo tè spetaklit  shpallin hapur mbèshtetjen pèr 1 nga kanditatèt apo pèr parti tè ndryshme,mendoja se mos kjo praktikè kish hyrè edhe nè shqipèri...do tè ishte interesante!!

 

Krijova idenë me të vërtetë se z. Sali Berisha kishte fituar dhe shumë vlera të tjera demokratike që më parë i kanë munguar apo nuk i kam vërejtur: dëgjimi i mendimeve të lira, reflektimi ndaj kritikave, respektimi dhe bashkëpunimi demokratik me opozitën, respektimi i kundërshtive brenda Partisë Demokratike, deri diku ndarjen e kufirit midis rolit të tij si shef i PD-së dhe atij të Kryeministrit të vendit.

What u been smoking bro se qeka e papame fare. Mos ka qene nga ai trifleteshi None Ferides? 

 .....Vijon ...

A i lexove te gjithe komentet ketu ti Zamir , a e kupton ti se ketu edhe te duash te besh gabim , nuk te le populli , sepse partia na ka mesuar qe te jemi vigjilente , sepse po ta mbash mend ti , kur babai jot donte qe shqipria te lidhej me imperialistet anglo amerikane , babai i Danielit , Liqenit , tarasin ,berberit , mroklles , ardit tone , si dhe Pjeri vete me vigjilencen e tyre te mprehte , bene te mundur qe nje gabim i tille te mos behej .
Pra ti Zamir te rish i qete se partia i edukoi bijte e saj qe dhe ne te ardhmen te mos e humbi vigjilencen , prandaj trashegoi tek brezi i ri te gjitha idealet e saj .
Sic e shikon dhe nga reagimet e komentuesve ketu , ti do beje mire jo vetem qe te mos votosh , por as edhe te na thuash se per ke do te votoje nese do kishe mundesi , sepse per te ardhmen tende mendon me teper paria sesa ti , per te ardhmen tende mendon me teper LiQENI sesa ti .Prandaj here tjeter do besh mire qe te mbyllish gojen dhe mos shkruash kesi marezirash .

do votoj per salen por nuk mundem se jam ne amerike se e meriton

pse mos te votojme salen dhe pd ja shihni blendi salaj ne kohen e sales u kthye nga emigrimi dhe po ja merr frytet kesaj kohe te arte te sales

mesa duket admniistratori ose eshte pro qeveritar ose ka frike nga berisha pasi gjej qe citimi im lidhur me kete shkrim qenka fshire. Une nuk mbaj mend te kem perdorur ndonje fyerje apo sharje dhe kjo forme censure me duket foshnjore. mesa duket administratori ka je koncept te cuditshme lidhur me rregullat e lojes dhe demokracine e aplikuar.

Lidhur me shkrimin ne fjale - desha te them nga ana tjeter, se e gjej jo fort te justifikueshme qe nje gazete si kjo pune e Standard, ti jape hapesire nje personi qe duket mjaft i "impresionuar" me arritjet e berishes dhe klanit te tij. Dhe "my point" ishte qe gazeta te tilla ne je fare menyre humbasin besueshmerine rolin e tyre qe duhet te jete paanshmeria dhe raportimi i balancuar i fakteve dhe opinioneve. Me fjale te tjera duke mos e lexuar me pare kete gazete e pasketij  shkrimi mizerabel une nuk besoj qe do te kem nderin ndonjehere ti hedh syte kesaj gazete.

cdo gje qe thot zmiri eshte e drejte dhe e prekshme sot ne shqiperi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).