Promovim apo “Topallë” të rinj?

Promovim i të rinjve në politikë apo vazhdim i fenomenit Topalli? Së fundmi, në një emision të gazetarit Blendi Fevziu u trajtua çështja e brezit të ri në politikën shqiptare nëpërmjet disa të ftuarve-përfaqësues të këtij brezi. Përfshirja dhe aktivizimi i figurave të reja në politikë është bërë domosdoshmëri, për vetë faktin se skena politike ka 18 vjet që është zaptuar nga po të njëjtët personazhe (disa prej të cilëve të trashëguar që nga sistemi tjetër). Megjithatë, paraqitja dhe niveli i pjesëmarrësve në atë emision ishte vërtet zhgënjyese, gjë që u evidentua në mjaft shkrime dhe komente që pasuan të botuara në gazeta apo forume virtuale. Gjithsesi, qëllimi i shkrimit tim më shumë se për të bërë komente rreth këtyre personazheve që aspirojnë të jenë “rising stars” në politikën shqiptare, është për të bërë analizën e shkakut të këtij fenomeni. Pra, pse këta të rinj paraqiten në nivelet dhe performancat e Juela Meçanit, Ajola Xoxes apo të tjerëve të pranishëm në atë emision. Fillimisht, desha të bëj një paranteze në lidhje me çfarë përfaqësojnë këta individë. Juela Meçani përfaqëson një injorim dhe një banalitet të rastit të një personi që “aspiron” karrierë politike. Se si mund ta çojë vete ajo nëpër mend, apo dhe ata që ja pompojnë këtë mendim, është absurde dhe qesharake: një person që nuk ka pas vetes asnjë arritje të dukshme në CV-në e saj arsimore dhe profesionale, le më pastaj një karrierë politike, që ishte thjesht një emigrante e rëndomtë deri para momentit që PD-ja ta katapultonte në mënyrë paradoksale deri në pozicionin e lartë të zëdhënëses së Kryeministrit. Duke mos pasur asnjë formim solid dhe arritje substanciale në jetën e saj, doemos që nga Juela nuk ka si priten mendime apo opinione me vlerë, le pastaj idera origjinale apo alternative, veçse broçkullave që këputi në atë emision si “Partia ime më ka dhënë më shumë dinjitet (sigurisht e mori nga hiçi dhe tani po shëtit botën përkrah Kryeministrit), Partia ime i ka dhënë më shumë dinjitet familjes sime të madhe, Shqipërisë, fëmijët e mi do jetojnë më mirë në këtë vend nën qiellin e Partisë time” e të tjera budallallëqe si këto.

Ndryshe nga Meçani që është një shëmbëlltyrë e militanteve të indoktrinuara të tipit Laje e Nafije, kolegia e saj majtas, Ajola Xoxa, të jep në pamjen e parë idenë e një të reje më të sofistikuar, duke filluar me faktin që ka bërë një shkollim universitar në Perëndim. Gjithsesi, pavarësisht nga aureola e një femre të kompletuar, që forcërisht përpiqet të krijojë rreth vetes, CV-ja e saj nuk përmban qoftë një studim pasuniversitar (që sot nuk po ngel i ri apo e re në Shqipëri pa i bërë, saqë kanë kaluar në inflacion) dhe për më tepër ndonjë eksperiencë apo arritje të spikatur profesionale. Për të mos dalë te karriera e saj politike, e cila gjithashtu u katapultua nga hiçi, kur akoma pa dhënë më të voglin kontribut dhe angazhim në PS, e pa veten në krye të listës së Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Një veprim absurd, të cilin në atë kohë e pata quajtur “Qumështoret e Asamblesë së PS-së” (qumështore jo thjesht si moshë, por pa më të voglën eksperiencë politike). Që të arrish të propozohesh e më pas të zgjidhesh anëtar i organit më të lartë drejtues të një prej dy partive më të mëdha të një vendi, duhet të kesh pasur prej vitesh një involvim aktiv në atë parti, të jesh angazhuar në strukturat bazë të saj, të kesh dhënë kontribut ideor, kohor e material, të të jetë dëgjuar zëri, dhe të bësh një ngjitje karriere graduale. Ajola Xoxe, që të jep shëmbëlltyrën e një kokete të përkëdhelur dhe false, u pompua direkt “nga pelenat” në të tilla maja në sajë të kolateraleve familjare dhe mjeshtërisë së shkëlqyer të self-marketingut dhe PR-it. Ç’është më e keqja, pasi ka arritur t’i mbushë suksesshëm mendjen vetes që këtë e ka në sajë të “meritave” dhe “kapacitetit të saj intelektual”, kërkon t’i imponohet dhe publikut në mënyrë agresive me dalje pa fund nëpër TV-ra, duke u paraqitur vend e pa vend si “gjithologe”.

Për dy përfaqësueset e tjera në emision që vinin si përfaqësuese të PR dhe LSI nuk po ndalem, se ato ishin të tipit “no comment”.

Tani që të vijmë te shkaku pse ndodh kjo: pra pse është e vështirë të gjejmë të rinj të cilët të kenë profilin e tyre, personalitetin e tyre, origjinalitetin e tyre, të shprehin me guxim ide dhe alternative për zhvillimin e partive ku bëjnë pjesë apo zhvillimin e këtij të shkretë vendi, në vend që të bëhen ca gramafona të shëmtuar të lidershipit të partisë përkatëse apo të “mentorëve” të tyre politikë. Arsyeja është që duke u katapultuar në mënyrë të menjëhershme e të kollajshme e ndoshta dhe të pamerituar, po të përdorim shprehjen angleze “coming from nowhere - being nobody”, nga miku, kushëriri apo i dashuri, i cili qëllon të jetë dikushi në një parti, ato fillojnë t’i jenë mirënjohës deri në vasale partisë përkatëse apo liderit të partisë, gjë që shprehet në mungesë boshti e personaliteti, servilizëm apo puthadorje.

Ky është një vazhdim i keq i fenomenit “Topalli”. Kryetarja aktuale e parlamentit, u katapultua si deputete e më pas deri në nr. 3 të shtetit nga një background tepër i dobët, pa asnjë arritje akademike, profesionale apo karriere politike, dhe arriti të jetë “e suksesshme” në partinë e saj dhe në politikë vetëm në sajë të besnikërisë dhe verbërisë ndaj Zeusit. Duke qenë e ndërgjegjshme për këto mangësi në formimin dhe kapacitetin e saj intelektual, ajo e kuptoi shpejt se në politikën shqiptare, e sidomos në PD, mund të mbijetosh e të bësh hajër vetëm duke treguar besnikëri pa kushte ndaj liderit. Individë me trajektore si Topalli kur arrijnë majën e Olimpit paraqesin pastaj dy anë kontradiktore të personalitetit të tyre: servilitet të pështirë ndaj liderit nga njëra anë, dhe agresivitet dhe prepotencë me vartësit dhe kolegët nga ana tjetër. Është për të ardhur keq që fenomeni “Topalli” i katapultimit të individëve pa formim dhe arritje po vazhdon dhe me individët e rinj. Shkaku i promovimit të këtyre “qumështoreve” pa fytyrë e personalitet të vetin, duhet kërkuar pikërisht në mendësinë bajraktariste e autokratike që vazhdon të prevalojë në lidershipet e partive, sidomos të PD-së. Kjo ka të bëjë me një çështje shumë të rëndësishme dhe që vazhdon të jetë problematike në partitë shqiptare, sidomos ato të djathta, që është “mungesa e demokracisë së brendshme në parti”. Nëse i bindesh liderit mund jo vetëm të mbijetosh në parti e politikë, po dhe të promovohesh, pavarësisht vlerave dhe cilësive që përfaqëson. Nëse ngre zërin, kundërshton, kritikon, të pret izolimi e deri dhe përjashtimi e i thua lamtumirë karrierës politike. Është për të ardhur keq që kjo mendësi vazhdon të kontaminojë edhe të rinjtë që aspirojnë politikën, duke përfunduar në figura mediokre e butaforike të Lajes dhe Nafijes, si në rastin e Juelës, apo me dëlirë madhështie fals, si në rastin e koleges së saj majtas, Ajolës. Të vinte vërtet keq kur shikoje atë emision dhe të tillë personazhe, ndërkohë që ka me dhjetëra të rinj e të reja, të cilët me formimin, aftësitë, kapacitetin e tyre intelektual, do t’i bënin nder politikës, shoqërisë e vendit, nëse do angazhoheshin, jo si marioneta të bindura të pashallarëve politikë, po si njerëz me vizion, integritet dhe personalitet të vetin.

Dr. Mirela Bogdani, UK
www.mirelabogdani.com

49 Komente

Do ja beja hallall edhe Shkurtes Pazarit nje analize per "te rinjt", e mos mbet njeri tjeter pa shkrujt; por kurre M.Bogdani. Bah, qe nuk e le mangut asnjehere vrerin kur shkruan!

 Po nejse, me cfare shkruaje per Brain Gain pak dite me pare dhe lloqet qe ben tek Alb-Shkenca duket hapturazi qe nxitesh nga deliri i madheshtise per ti hap vend vetes ne halen e politikes shqiptare.Jo ndonje cudi e madhe ne krahasim me servilizmin qe ke perfektuar deri tani ne Britanine e Madhe. Dhe duke pas parasysh (vertete e kam para syve) librin tend Albania and the European Union si dhe bindjet politike qe ke shfaqur deri tani me vjen te them ... rrofte Ajola Xoxa & Co.!

P.S. O zonje, fotot me Thatcher nuk quhen per bagazh CV-je.

me cfare shkruaje per Brain Gain pak dite me pare

Argumentat ne repliken qe Bogdani shkruante per Brain Gain disa dite me pare ne gazeten Shekulli, ishin teper te mira dhe te bazuar ne nje realitet qe Bogdani e njihte jo keq. Ne pergjithesi, ai ishte nje artikull, qe ndoshta edhe me pak plotesime, e kishte kapur problemin e Brain Gain shume mire.

Gje qe nuk mund ta them per kete artikull. Sepse ky artikull, ashtu si edhe pergjigja jote PA, perpiqet jo te analizoje nje fenomen me argumenta por te ule/diskretitoje njerezit, alias politikanet, duke ju diskutuar CV apo karakterin sipas shijeve personale, duke i vene keto shije/emocione personale mbi gjithcka, duke e bere te pamundur te ndahet shqetesimi serioz nga interesi (i lenduar) personal.

PA,

ja po ta pranoj qe ke te drejte tek kjo :

duket hapturazi qe nxitesh nga deliri i madheshtise per ti hap vend vetes ne halen e politikes shqiptare

Ama kete ketu :

Duke qenë e ndërgjegjshme për këto mangësi në formimin dhe kapacitetin e saj intelektual, ajo e kuptoi shpejt se në politikën shqiptare, e sidomos në PD, mund të mbijetosh e të bësh hajër vetëm duke treguar besnikëri pa kushte ndaj liderit. Individë me trajektore si Topalli kur arrijnë majën e Olimpit paraqesin pastaj dy anë kontradiktore të personalitetit të tyre: servilitet të pështirë ndaj liderit nga njëra anë, dhe agresivitet dhe prepotencë me vartësit dhe kolegët nga ana tjetër.

e ka qa Bogdani, e ka qa me lot. Ja pse them une qe peshku eshte vend shume i kendshem smiley ; Bogdani  thote me nje paragraf ate qe duhet thene me nje togfjalesh per Zanfinen :  cope mishi* smiley

* me dy sy, por me qe prishet togfjaleshi po e bej me yll smiley

P.S. Per shkrimin do jap pese yje .

o mirela t'hongsha rruzat.

PA, mire mire por dhe ti nuk ngelesh mbrapa, ja numrove mireles rruzat nji ka nji.

qëllimi i shkrimit tim më shumë se për të bërë komente rreth këtyre personazheve që aspirojnë të jenë “rising stars” në politikën shqiptare, është për të bërë analizën e shkakut të këtij fenomeni.

 

Nuk ka me larte se ky shkrim.Dihet qe te vertetat si yjet , qendrojne lart. Ky shkrim e meriton nje korniz.

Bravo Mirela,dhe do te uroj, qe ate sukses qe ke arriur  ne Angli,ta arrish ne Shqiperi,gjithashtu!

 asnjë arritje të dukshme në CV-në e saj arsimore dhe profesionale

 

CV-ja e saj nuk përmban qoftë një studim pasuniversitar

 

Imagjino sikur te kish qene kjo ne debat ate dite.

Mirela,

e para, desha te paralajmeroj se ke nje virus te faqja jote prandaj thuaji administratorit qe te punoj pak me mire...

e dyta, kaq keq nuk e kane ato gocat qe po permend... behet fjale per mbijetese ose karriere(miliona)...ka kohe qe nuk behet fjale per zotesi e principe ne Shqiperi...vete strategjia e lidereve te partive ka ndryshuar...dy kritere duhet te mbushesh nqs do te besh karriere, bindje e verber ndaj kryetarit dhe duhet ti japesh pershtypjen atij se je me e zonja se ai...lideret partiake ka kohe qe kerkojne keto lloj steriotipesh se jane me te vlefshem se figurat e tjera me "influence"...

Mirela e ka qa ket shkrim sepse nepermjet 'qumeshtoreve' ilustron problemin me te madh qe ka politika shqiptare sot: fenomenin e lepirjes ndaj liderit dhe katapultimit ne poste publike te ketyre lepiresve pa karakter pa asnje baze meritokracie. GO Mirela Go 

JOZEFINA TOPALLI po komandon 140 burra dhe ju qe po e merni neper goje

jeni shume te vegjel para saje.

130,  jo 140.

 

Mirela mire e ka po nuk sjell ndonje gje te re, gjera qe dihen. 

 

 

Xhelozi dhe vetem xhelozi shpreh kjo Bogdani ne shkrimin e saj.

Mendon se duke hedhur balte mbi keto ne nje gazete qe per here te pare e degjoj dhe qe as ajo vete nuk e lexon i rrit vlerat vetes,perkundrazi i gjithe shkrimi eshte nje ego dhe xhelozi e semure,tipike tek keto lloj femrash ( shiko fotografine) te shpelame.

Është e veshtirë ta përcjellësh me fjalë atë që ndien. Ta shohësh veten vetëm shtatë karrige larg Presidentit Obama, Anxhela Merkel, Presidentit Sarkozy dhe të të gjithë kryeministrave të vendeve të tjera, është dinjitet të besosh te vetja, por, megjithatë duhet të besosh tek e ardhmja .

Jozefina Toalli d.v.  6 Prill 2009 , ne te njejten dite kur Nard Ndoka i Demokristianeve Shqiptare ishte ne US per vizite zyrtare. Ka gjera interesante . Fiksi ka nja dy dite qe tall menderen keshtu keqazi me Topallen, Portokallia  e kesaj rradhe perseri me Topallen.

Ajo qe pritet eshte humbja e durimit te saj, dmth reagimi. Qeveriu kur u be koncerti per "Ne ju futem ne Nato" e vuri krah per krah me Fat Mediun. Kopil i madh qeveriu. smiley

Por Qeveriu do jete edhe me i madh akoma nese  ve ne seder Zhozefinen qe te jete e treta ne listen e kandidateve per deputete per qytetin e Shkodres.

Mirela ,

qe te jesh me e qarte se pse egziston fenomeni Topalli duhet te dish emrin e personit qe e solli Topallin ne PD, Rahmet paste ! Kete mundohu ta marresh jo keshtu me thashetheme PPU por me biseda shkodranesh ose rreferoju edhe ketij shkrimi te Bashkim Koplikut qe di jo pak gjera dhe te prapaskenes te kohes se ardhjes se saj ne politike po jo vetem aq. Kopliku ka qene per disa kohe Minister i Brendshem dhe Zv.Qeveriu.

E pra, akoma ka njerëz që e dinë mirë se ajo ka punuar
edhe në Tisazh, se ajo praktikisht nuk ka punuar "punëtore", por ka punuar si përkthyese, si dizinjatore etj., pavarësisht nga emërimi në zyrën e kuadrit; ajo rrinte tek "zyra ngjitur me shefin, me shkencëtarin e famshëm të misrit";

Tek ajo pjesa me bold qe Kopliku ben sikur e permend shkarazi fillon dhe mbaron e gjithe qenia e saj me kete format qe na shfaqet. Jeta eshte eposhter shume dhe fati i saj i keq nuk duhet te na kopleksoje apo ta gjykojme ashpersisht, por ka njeres qe nuk e njohin fare kuptimin e fjales dinjotet, po fare fare fare.

Prandaj ajo nuk eshte vetem Jozefina e paditur dhe palavi*, por eshte modeli me i prape se si nje femer mund te beje politike dhe te marre pergjegjesi shoqerore.

* Kush nuk e kupton kete xhevair popullor te Lapardhase se Beratit le te beje pyetje. smiley

 

 

 

 

Kjo ka te drejte deri ne nje fare pike qe thote qe shume politikane shqiptare jane te paformuar si nga ana arsimore dhe nga rrahjet me jeten reale si ne Shqiperi apo me jeten apo mentalitetin e evropes. Politikanet duhet te jene te zgjuar, te mos ua haje qeni shkopin, se pastaj shqiperia humbet ne te gjitha anet, si me kufijt me greqine apo serbine - me festimet e shumta qe hyne ne NATO qe u bene bajat kur krahasohen me Kroacine - si dhe me vizat qe me Maqedonine, qe dikush tha dje se na duhet vize per ne serbi, kurse serbt vijne ne Shqiperi pa vize! Kjo mirela duhet te imitoje politikanet anglez qe jane me hajduta se hajduti, me hedhesa se con artists ...politika eshte loje pa rregulla, i zgjuari fiton!

Kjo me ato phd'de si ka shih ku ka mberritur (pas nje martese me nje british me duket) te partia Konservative qe eshte partia e te pasurve - kundra emigranteve dhe kundra evropes ....kjo tregon pjekurine e saj ne politike (konservatives zakonisht i zgjedhin kandidatet nga bukuria) dhe nga kjo gje nuk me behet ta lexoj librin e saj mbi shqiperine dhe EU

Per mua i ve shume rendesi kurseve dhe studimeve pasuniversitare, sidomos ne rastin e Xoxes. C'te keqe mbarimi i nje universiteti, futja ne pune, pa nje studim pasuniversitar? Pasi te kete bere disa vite pune ne profesion, atehere do te kete nje ide me te qarte per llojin e studimit pasuniversitar qe do te vazhdoje per te qene me e afte ne profesion. Na eshte bere si mode te mbarojme universitetin dhe hopa te bejme nje master. Une njoh nje shqiptar qe mbaroi Institutin e Larte te Kamzes per veterinari dhe menjehere pas nje vit si perkthyes erdhi ne Londer te bente nje Master per Human Rights and Child Trafficking (shokuese). Sot punon ne nje zyre te nderuar ne memedhe si jurist.

 Ndoshta Bogdani i ka vene rendesi ketij fakti per ta shitur veten me lart ne kete prag zgjedhjesh. Nuk e di pse me le nje shije te hidhur gjate leximit te shkrimit, sikur ka nje qellim tjeter ne mendje pertej atij qellimi qe shprehet.

Jam dakort me someone, persa i perket zgjedhjes se partise ketu ne Angli.  Kjo gje me duket me denueshme, sesa ato fakte qe kerkon te denoje ne shkrim

Mbasi e lexova kete vrer-vjellje, mu duk me teper sikur lexova nje gossip column tek OMG e Yahoo-s. Me te vetmin ndryshim, qe artikujshkruesit e OMG-se te pakten paguhen te shpikin sensacion, ndersa kjo zonja ketu e ben me deshire flete-rrufene, pa ja kerkuar njeri.

Mesazhi qe mora eshte se ka akoma njerez qe nuk kane per te arritur kurre te adminstrojne egon e tyre deri ne perulje. Te rrofshin gradat para dhe mbrapa emrit, po nuk munde te rritesh menderisht dhe shpirterisht. Ky eshte problem me inferioritetin e personalitetit dhe jo me shanset e dhena. Dhe kjo eshte fatkeqesi me vete per kete person me lart.

Ky eshte shkrim me teper denigrues per ate qe e ka shkruar se per ate qe eshte perpjekur te thote.

Te thuash:

Për dy përfaqësueset e tjera në emision që vinin si përfaqësuese të PR dhe LSI nuk po ndalem, se ato ishin të tipit “no comment”.

eshte turp, per nje person e cila i ve vetes DR perpara, dhe ka per qellim te analizoje fenomenin, kur shembuj te fenomenit jane edhe keto dy persona. Te thuash "no comment" per dinjitetin e nje njeriu, pavaresisht se kujt krah partiak i perket, i/e cila harxhon sikur edhe nje dite, muaj, apo vit nga jeta e vet, nga mendimet dhe endrrat e veta per te bere dicka, dhe ta fshish si collateral damage", eshte e papranueshme.   

Te thuash qe dikush nuk e ka haberin se ka ndenjur ne shtepi. Counterpoint: Nancy Palosi e filloi karrieren e vet nga nje home-maker kur u be gjyshe dhe tani drejton Kongresin. Te jesh nene, sic eshte edhe kjo Dr. eshte nje full-time job, qe disa persona, marrin vendimin te nderpresin karrieren dhe t'i kushtohen familjes.

Me aq sa mund te njohesh historine e shume vendeve, qysh kur eshte kriter qe duhet te kesh grada shkencore te merresh me politike?????? Kush i vendos keto kritere??????? Forumet partiake nuk perfaqesojne meritokraci. Ekzekutivi kerkon me aq sa te jete e mundur CV, po perseri jane poste politike.

Po marr vetem keto si shembuj qe vertet te irritojne kur perdoren si argumente.

___________

Dhe nese shkon ne faqen e internetit te MB, gjen foto psh ku Kryeministrin aktual e ka ne krah ne nje eveniment per promovimin e librit te saj, qe per ata qe e kane lexuar, une nje prej tyre, vertet mund te thuhet qe nuk sjell ndonje vlere te vecante, megjithate, une respektoj perpjekjen e kujdo qe ne cdo fushe ben perpjekjen e vet.

 

 

Shume trishtues ai titulli Dr para emrit. Shume!  smiley   

PS Ai titull jepet si deshmi e aftesise per ti shkuar thelle nje fenomeni, per ta analizuar dhe per ta sintetizuar me pas, ne nje proces differencim-integrimi, c'ka duhet te dalloje nje "Dr" nga gjindja tjeter "pa Dr". Nuk e pash kerkund kete te ky shkrim, qe per mua eshte i vetmi kampion (sample) nga c'mund te kete shkruar autorja.

Thank you. To the point. Keshtu eshte kur merresh me matematike, i thu gjojnat shkurt. Une jam e shkencave econ/social...... i bi i cik gjate....

Ai titulli eshte shume i drejte te vendoset aty Emo. Cdo njeri qe ka arritur te kaloj nje program doktorature universitare ka te drejte ta mbaj ate titull. 

O Emo, ej, po jo daktor do si do gruja e huj! smiley

Daktor Aglije!

Harabaci ku? N'Junajted Kingdom tha! smiley

Kupto ti tashi!

Ene, "just to prove all us male chovinists wrong about the blondes" zoja daktoreshe qet ene i' resme me artikllin!

Si tha T-shirt? Blonds have all the fun but brunettes know how to read!

I say: Brunnettes know how to read, but blondes have the best pearls! And nice arms!

Harabaci, harabaci,

era jote na kenaqi!

kot sa per te zgjate muhabetin, Dr ne cfare eshte zonja Bogdani,e nga ana profesionale me cfare merret, si e fiton buken e gojes!!

Jo per gje po po ato te rinjte si dhe zonjen Topalli i bene per nje lek edhe peshqit pa tituj, tani kjo e sotmja me duket si p0rve e ftofte.

Duhet hapur ndonje OJQ "Move On" (sic u hap ne US per fustanin blu te Monica Lewinsky-) qe t'i thote njerezise "hec tutje" e boll i rate ne nje vrime per "ata ishin gjashte."

Znj Bogdani, nqs do te kapesh me znj. Topalli (dhe mire ben, eshte e drejta jote) shkruaj per te dhe mshoji pa frike.  Por ai vrer ndaj atyre te rinjve dhe te rejave nuk te ka hije.   Qe rinia ne politike (apo ne ate debat) vuante ndjeshem nga "simptomat" e terheqjes zvarre nga Zeus-et perkates, e mori vesh gjithe Shqiperia, dhe ne emigrantet "e rendomte" ketej.  Por me duket pa vend dhe e pa-njerezishme te perflasesh ne menyre te tille per ata individe.  (Vura fjalen individ jo pa qellim.)  Se me c'duken bathet, dhe sic e permendi dhe gene me lart, ti te kishe qene ne ate emision me numerim medaljesh do ishe marre.  

Per peshqit ne US, sec me la nje shije "Ann Coulter" artikulli dhe paraqitja ... smiley

    

Per peshqit ne US, sec me la nje shije "Ann Coulter" artikulli dhe paraqitja ... Tongue

 

You hit it on the NAIL!

Nje artikull shume i mire. 

Stil hithre. Kam frike se duhet cuar ne kopesht nate, bashke me te rinjte tane. smiley

Ka shance qe ky koment mund te (mos) kete lidhje me shkrimin e mesiperm, eshte nje ide qe eshte deduktuar nga nje shkrime te vazhduara qe kane te njejtin profil si shkrimi i mesiperm. M. Bogdani me ka pelqyer ne shkrimet e saj “pergjithesisht”, megjithate ndieva nje ndjesi te cuditeshme kur kaloi ne sulmet personale ndaj Mecanit dhe Xoxes apo gocave qe i futi ne kategorine e “no comment”.

Nejse nuk eshte ky qellimi i komentit tim, eshte me shume me “the expectation” qe presupozohet, paramendohet dhe asocohet me idene e te kthyerit ne Shqiperi.

Ndoshta me eshte dukur vetem mua, por ne Shqiperi sec eshte nje tendence qe te gjithe te rinjte te behen politikan dhe figura publike dhe ata qe kthehen nga nje jashte.

 

> >

Nuk e kuptoj se cfare eshte kjo simptome, duke pare edhe natyren e shoqatave te mirfillta sociale apo levizjeve civile te gjitha jane te orientuara drejti politikes.

Ne gjithmone degjojme te predikohet per ndryshim, dhe me te drejte nje pjese e ndryshimit u atribuhote edhe politikave favorizuese te nje qeverie, por eshte vertet politika dhe te rinjte ne politike qe sjellin ndryshim apo ka te beje me dicka me praktike ne thelb. Ndryshimi nuk predikohet, ndryshimi ndertohet. Cfare po bejne ata te rinje aktiv ne politike ne shqiperi? Per cfare po investojne cdo dite, pervecse aspiratave te tyre politike. Shqiperia ka shume , informaticien, arkitekt, bankier, civil engineers, project managers, farmaciste, marketing managers  dhe te tjeter dhe te tjere qe kane investuar dhe ende po investojne, si valle nuk  eshte kushtuar njehere rendesi ndaj ketij burimi, por te vetmit kontigjent qe over-artikulohen dhe komentohen jane te gjithe ata qe merren me politike ne menyre publike. Me lodh sepse me duket pa rezulat kombinimi  “te qenit i ri-politik-figure publike”.>>

> >

Nuk e di nese arrita te verbalizoja mendimin tim, si per konkluzion, ka njerez qe kane arritur ne fusha te tjera pertej ligjit dhe politikes, jane keta njerez qe tregojne rezultate te dukshme te prekshme dhe jane pikerisht kontribute te tilla per te cilat shqiperia ka kaq shume nevoje.>>

 

me thene te drejten, tere shkrimet e kesaj zonje me kane lene nje shije te hidhur te nje gruaje qe zihet tek radha e vajgurit se kush i ka levizur gurin.

te marrsha te ligat e Anne Coulter.

 

te marrsha te ligat e Anne Coulter.

Blete, veshtire me zgjedh ... Nga Ann rendo kandari thua? smiley

PS: mroklla, rrofsh rrofsh qe na kujtove hallet e medha te 90 smiley

Shkrim shume i mire!

Llogjike e kthjellet!

Vizatim i sakte i karaktereve dhe psikologjive.

prit se rrezik do te filloje komentimet ketu dhe do kesh shans ta shohesh nga anon kandari.

por pike per shqipen. e shkruar goxha mire (sipas mendimit tim) (dhe me perjashtim te perdorimit te fjaleve qe nuk egzistojne ne fjalorin shqip)

 

Pike per shqipen?!

E ke me ter' men' k'te ti Blete? S'e paske lexu mire m'duket! Ja te perpiqem se mos te ta ndryshoj mendjen! smiley  

Për dy përfaqësueset e tjera në emision që vinin si përfaqësuese të PR dhe LSI nuk po ndalem, se ato ishin të tipit “no comment”.

Piejchdi-lluku nuk duron k'si fare niveli gjuhe tha!

Ajola Xoxe, që të jep shëmbëlltyrën e një kokete të përkëdhelur dhe false, u pompua direkt “nga pelenat” në të tilla maja në sajë të kolateraleve familjare dhe mjeshtërisë së shkëlqyer të self-marketingut dhe PR-it

A lot like David Cameron really!!    smiley

Shkrimi me pelqen me duhet ta pranoj. Por pak durim Mirela, pak durim.

Te fala konservativëve!  Po u kthyhe ekonomia nga 2010 behuni gati te zgjidhni kryetar te ri..   smiley

mos e kam pare kete grua te madhe ne serialin ,,gra te deshperuara,, se mu duk si njera prej tyre

Por ai vrer ndaj atyre te rinjve dhe te rejave nuk te ka hije

Nuk shohe ndonje vrer, ne kuptimin ofendues, vulgare, urrejtje, banal te fjales vrer , ose helm ndaj te rinjeve dhe te rejave,,.Ajo ka bere nje perceptim me nivelin qe ajo ka arritur dhe punon, ka dhene nje opinion qe per mua personalisht qendron,Ajo ka nje bagazh dhe eksperience te mire,te sukseshme ,dhe nga kjo duhet te miret ne konsiderate!

Paaftesia e shume VIP ave ,vlen per te deshiruar ,me Cv ra copa copa ,nje muaj ketu nje atje ,..me pak mbeshtetje nga Partia, "miku" ,me pak "paraqitje".me pak "militantizem" me pak Pango ,dhe e shef veten ne krye te Shtetit nuk ecet me tutje!

Kjo menyre ngjitje ,dhe berje karrier ne shqiperi eshte shume evidente,,si mund te ecin gjerat mire ne shqiperi me kete lloje menyre dhe stili?

Bogdani  ka nje Cv te lavderueshme,te pasur nuk fle ajo me nje diplome qe e ka marre ketu e 10 vjet te shkuara ,dhe vetem me ate, te bej karrier,si ne shqiperi!

Faktet flasin vet nuk eshte e lehete nje shqiptare te arrije maja aq te larta..eshte e zonja dhe i duhet hequr kapelja !

Artian, du me sqaru dicka; marr shkas nga komenti jot. Aftesite e kesaj autoreje nuk i di fare; i marr te mireqena ato qe thua ti, arritjet, pervojen, gjithcka. Plus nuk me intereson absolutisht fare me cilin grupin politik rreshtohet, kush e perkrah, kush e sulmon. Po flas per dicka tjeter: per pritshmerine qe nje lexues ka kur merr ne dore nje shkrim nga nje doktor shkencash.

Ka njerez qe kane nje mprehtesi natyrore, mendje te shkatheta, jane "street-smart", jane te talentuar, kane edhe shkendija gjenialiteti. Mungesa e arsimimit doktoral keta njerez i privon si rregull (se ka dhe perjashtime) nga dy gjera themelore: nga metoda dhe struktura e studimit. Kjo dallohet nje ore larg. Shiko psh "muhabetcinjte" e shtypit dhe medias sone. Mund te bejne edhe artikuj brilante, me pathos, me fryme, per konsum te shkelqyer mediatik, per mbajtje gjalle te bisedave te shume nivele tavolinash, ama nuk japin dot ate ngerthim realiteti, ate fuqi zhbiriluese te sondave te mendimit, ate frymemarrje logjike dhe sistem qe e jep nje profesionist i vertete me titullin doktor shkencash. Kur lexon nje artikull te shkruar mire mbi nje ceshtje te caktuar (nuk po flas fare ketu per skrupulozitetin e peer reviews, per normativat e artikujve neper peridoke, per referencat bashkekohore, qe te bejen te ndihesh sikur ke lexuar gjithe autoret me ne ze per problemin), ndjen ate momentin fatlum kur kendveshtrimit tend mbi objektin e pershkruar iu "fine-tune" dicka, shikimi dhe fokusi u mpreh.

Ne bote ka inflancion titujsh, doktoratash, masteri. Ne Shqiperi nuk ka fjale ta pershkruaje kete inflacion. Por kjo nuk do te thote qe pritshmeria jone ndaj profesionalizmit dhe grades shkencore duhet te perkoret.

Tani merr shkrimin ne fjale. Objektivi eshte shprehur qarte:

Gjithsesi, qëllimi i shkrimit tim më shumë se për të bërë komente rreth
këtyre personazheve që aspirojnë të jenë “rising stars” në politikën
shqiptare, është për të bërë analizën e shkakut të këtij fenomeni.

Nuk pashe analize, pale me analize shkaku, Artian. Ne fakt pashe pikerisht komente rreth personazheve aspiruse. Nuk duhet PhD per te thene qe filanka u katapultu keshtu, fistekja ashtu. As per te thene qe ne partite kryesore politke shqiptare sundon bajraktarizmi. Nje PhD nuk eshte i tille se flet troc. Apo se thote te verteta. Te verteta thoshin edhe plakat e jetes ne Gjirokaster, por kjo nuk i bente ato PhD, ndonese nga ato ka cfare te mesoje edhe Kisingeri! Edhte shume kollaj te vesh titullin para ose pas emrit (si autor), dy tre germa jane te shkretat. Ama kur e ve (si autor - e theksoj jo pa qellim kete), duhet ta rrezatosh ate.

Nuk e di pse, por shkrimi mu duk thjesht nje permbledhje e diskutimeve te bera ketu ke peshku per po te njejten teme. Artikullshkruesja.......ç'te te them...mbeta pa fjale, gjithe ajo karabina.(theksi tek a-ja e fundit)

"Mund te bejne edhe artikuj brilante, me pathos, me fryme, per konsum te
shkelqyer mediatik, per mbajtje gjalle te bisedave te shume nivele
tavolinash, ama nuk japin dot ate ngerthim realiteti, ate fuqi
zhbiriluese te sondave te mendimit, ate frymemarrje logjike dhe sistem
qe e jep nje profesionist i vertete me titullin doktor shkencash."

Emi vetem per kete me lindi deshira te komentoja: kjo pritshmeri qe ke ti per doktorantet me duket pak e cuditshme, duke marre parasysh specializimin dhe superfokusimin ne nje nendege te nje nenfushe- une njehere kam frike nga doktoret e shkencave smiley
 

trop, mos ngaterro punen e tezes qe mbrohet me c'po them; po ashtu, nje tip fringo, qe e mori dje ate ruletin, ne fakt eshte vetem mbartes titulli qe duhet ta meritoje. Ai tregon vetem potencialin, the drill down brain power. Plus qe ka nje ndryshim mnes doktoreve qe prodhohen ne Europe me keta ketej, te cileve iu del qumshti i nones per ato 30 kreditet e domosdoshme, si dhe per te tmerrshmet provime para disertacionit. Nejse, se u largum aq shume nga tema, sa qe kjo zonja e Anglise ka te drejte me na bo lanet.

.

Emigrant,nuk arrita ta shikoj komentin tend ,pasi me zuri gjumi se isha i lodhur nga nga" turni i dyte"

Une komentin tim e kisha per "vrerin" e Bogdanit,qe me duket se nuk ishte vrer,por vrejtje normale ,dhe kete e theksova si nje te vertete , me nje ndryshim nga ato te plakave te Gjirokastres!

Une nuk e njoh Bogdanin, vetem nga cv qe pash,puna, qe ajo ben, dhe nga prezenca e saj gjithandej mes politikaneve me te njohur te anglise,me beri pershtypje te madhe.

Nuk mundet, qe nje njeri dosido te afrohet ne ato nivele,keshtu te pakten mu krijua pershtypja ...plus dhe opinioni i saj ,verejtja dhe jo vreri,mu duk shume i sakte!

Eshte dhe nje dicka tjeter, Bogdani edhe ne se ka pak "tongerllik", e meriton ,i shkon!

Ne Shqiperi nga kurkushi behet dikushi.,nga i rendomti behet VIP-i.,dhe nga kerkushi te hyp vetja ne qef,dhe kujto me tongorllik se "e ke kap jeten prej fyti"duke shku sa andej ketej mediave, Apo ska plase nje media qe rrine pas prapanices se ketyre VIP ave ,qe harbohen nga nje ekran ne tjetrin!..dhe keto fryhen ne b..!

Bogdani shkruan:

" Duke mos pasur asnjë formim solid dhe arritje substanciale në jetën e saj, doemos që nga Juela nuk ka si priten mendime apo opinione me vlerë, le pastaj idera origjinale apo alternative, veçse broçkullave që këputi në atë emision si:

 “Partia ime më ka dhënë më shumë dinjitet (sigurisht e mori nga hiçi dhe tani po shëtit botën përkrah Kryeministrit),

Partia ime i ka dhënë më shumë dinjitet familjes sime të madhe, Shqipërisë, fëmijët e mi do jetojnë më mirë në këtë vend nën qiellin e Partisë time” e të tjera budallallëqe si këto".

Edhe neqoftese nuk eshte nje analize,sepaku duhet te jete nje pike analize,qe duhet shtjelluar,dhe ja vlen te shtjellohet.

Bogdani,

po te shkepus disa te shkurtra fare nga faqja zyrtare e parlamentit per nje takim qe ka bere Jozefini ne Durres :

...Gratë durrasake i shprehën Kryetares së Kuvendit besimin se me modele të suksesshme në politikë,si vetë zonja Topalli,  ato mund ti dalin mbanë në çdo fushë të jetës....

...Ju Kryetare e Kuvendit jeni një model i suksesit, i guximit, dhe  vendosmërisë , për të gjitha ne. Ne gratë durrsake ndihemi të nderuara  që Kuvendin e drejton një grua si ju, që mbron të drejtat e grave dhe i inkurajon ato në garën për pjesëmarrje dhe vendimarrje në politikë “- u shpreh pedagogja Ekaterini Stratin, në Universitetin “Aleksandër Moisiu"...

Gjitsesi kunsultoje vete ne faqen zyrtare te Parlamentit se ka dhe te tjera te forta.

Rikonfirmoj 5 yje per shkrimin.

Prape percart ti? smiley

Ene na trego me cilin nga admin e ke rregullu qe "rikonfirmon/shperndan" 5-yjorshin sa here te teket smiley

kjo jozefina me acaroi nje dite  kur mbajti nje fjalim per naton me titull "lufta per paq"

 por

pertej kesaj Jpzefina eshte nje femer teper hijshme... po ti marresh keto te rejat e ti mbledhesh bashke nuk bejne as sa gjysmen e hijeshise se saj...

Bogdani ,

ja perse une te jap serish 5 yje :

Zhozefina dje ne mes te Parlamentit :

...Jozefina Topalli: Prandaj po të këshilloj, se je djalë i ri, nuk shkon dot larg duke hedhur vrer dhe helm çdo ditë dhe çdo sekondë mbi të tjerët. Unë të kam thënë, ke fatin që je edhe deputet i NATO-s. Dhe unë të uroj ty, edhe motrën tate, që të merrni të gjitha benificet e të qenit në NATO.

Taulant Balla: Atë punën e motrës do ta zgjidhim një herë e mirë bashkë!

Edi Paloka: Nuk keni pse revoltoheni, kur ju përmendin familjarët, ndërkohë që përmendi familjarët e të tjerëve gjithë ditën këtu... ( Marre nga Tema ) 

 

 

Intonacionet nuk i bej dot, perfytyrohini vete. smiley

Ajo Jozefina,mire qe eshte si eshte ashtu si e trullosme,(nga e folura duket sikur ka paralize parciale, te nofulles se poshtme, gje qe e pengon te flase shqipen sic duhet) por ajo nuk eshte ne rregull edhe nga trute e kokes,nje kryetare parlamenti ,me nje bagazhe dijesh dhe formimi te dyshimte flet sikur ka perpara femij kopshti !

Eshte e tmerrshme dhe e padurueshme se ajo ne kete drejtim ka nje disheze te pandalshme ne formim ,ne intelekt ,sa nuk i dihet se si do te perfundoj,ndoshta ne depresion,kur te largohet (do zoti sa me shpejt) nga posti qe mban.

po pra sol-nocturnus tamam, eshte dhe e shemtuar.

une vetem mllef dhe xhelozi te paster shoh te kjo mirela bogdani ne kete shkrim, asnje pike inteligjence, siperfaqesore ne maksimum, mesaduket e ndjen qe po plaket dhe i vjen inat per vajzat e reja e te bukura.

ajola eshte ende e re po ama gjithmone me ka pelqyer dhe eshte njeri qe duket se punon. kjo mirela na shet dengla nga anglia.

e kam lexuar kete librin e kesaj mbi BE dhe eshte mediokritet absolut. prandaj sja mban kesaj te kthehet ne shqiperi, se po te vije ketu e te perballet me realitetin ketu zbulohet komplet mediokriteti i kesaj. le te rrije aty ku eshte se do ta kishin ngrene te gjalle ketu. femer xheloze pa pik vlere. do tna japi dhe mend.

Shume analize e dobet. Ose me sakte nuk eshte aspak nje analize. Cilet jane argumentat qe jep kjo zonja kunder perfshirjes ne politike te atyre vajzave? Vetem faktin qe ato nuk paskan ne CV e tyre studime apo kurse pas universitare. Qe kur qenka e thene qe te merresh me politike u dashka te kalosh nga laboratoret e kerkimeve shkencore apo nga dyert e katedrave te Universiteteve?

"U katapultuan..." thote kjo. Por nuk jep aspak nje rruge alternative qe u dashka ndjekur per perfshirjen ne politike. Shume rralle ndodh qe ne politike perfshihen ata qe kane CV te ngarkuara me studime shkencore apo doktoratura, per faktin e thjeshte se ata nuk kane aspak nevoje te perfshihen ne politike, pervecse ne rastin kur kane deshtuar ne karieren e tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).