Prokuroria tërhiqet nga Durrës-Kukës

(a.r/news24/balkanweb)

Prokuroria e Përgjithshme tërhiqet nga dosja e rrugës Durrës-Kukës. Kryerprokorja Ina rama prononcohet për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila e mbylli këtë çështje për shkak të skadimit të afateve të hetimit. Pavarësisht zërave se po përgatiste një tjetër pistë hetimi për këtë çështje, ka qenë vetë kryeprokurorja, e cila ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Lartë është i formës së prerë. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme tërhiqet nga dosja Durrës- Kukës, pavarësisht zërave se po përgatiste një tjetër dosje me fakte të reja për këtë çështje, ka qenë vetë kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka deklaruar se vendimi i Gjykatës të Lartë është i formës së prerë. Deklarata e Ina Ramës, për dosjen është e para që pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila e mbylli çështjen Durrës- Kukës, për shkak të skadimit të hetimit.
“Ju duhet ta keni dëgjuar që vendimi i Gjykatës së Lartë është i formës së prerë”- është shprehur kryeprokurorja Rama.
Prononcimin kryeprokurorja Rama e bëri pas një seance dëgjimore me dyer të mbyllura mes krerëve të institucioneve të drejtësisë me përfaqësues diplomatik të Bashkimit Evropian në Shqipëri lidhur me ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë. Të pranishëm në këtë takim ishte dhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, si dhe zëvendësministri i Drejtësisë. Spahiu u shpreh pas takimit se 27 përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri treguan interes të madh për ecurinë e reformave në drejtësi, projektligjet e miratuara dhe debatuar së fundmi si dhe imuniteti i gjyqtarëve, prokurorëve apo edhe korrupsioni në vend.

“Ishte një seancë e gjate ku për afro dy orë na u desh të ballafaqohemi me pyetje të ndryshme të diplomatëve të BE-së, të cilit ishin shumë të interesuar me problemet që lidhen me procesin legjislativ, me projektligjet e fundit të kaluara dhe debatuara në parlament, më çështjet që lidhen me imunitetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve, çështjet që lidhen me pavarësinë e gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë si edhe problemet e korrupsionit të të gjithë sistemit por në veçanti atë të sistemit të drejtësisë.”- u shpreh Spahiu në prononcimin e tij për mediat.

Gjithashtu në këtë seancë dëgjimore të përfaqësuesve të Bashkimit Europian u diskutua edhe për marrëdhëniet e institucioneve të drejtësisë në vendin tonë.

 

23 Komente

Prokuroria e pergjthshme u prononcua me ne fund dhe u dha fund hamendesive te disa mediave per vazhdimin e hetimeve.

Tani keto hetime duhet ti coje perpara News24,Top channel ,dhe ca gazeta

dhe media qe nuk kane lene dokument pa zbuluar e shpifje pa bere ne adrese te rruges Durres Morine dhe per z L Basha.Ka mundesi qe keto

hetime ti udheheqe i talentuari per keto pune i madhi Erion Brace i cili per dy

vjet me radhe duhet te shenohet te libri ginnes per rekordin fjalimeve dhe konferencave qe ka dhene.

Ca jane keta njerez inkompetente keshtu mer vlla. Gjykata e Larte nuk ka te drejte te jape vendim te formes se prere sepse ka vetem juridiksion fillestar per ceshtje penale ndaj anetareve te keshillit te ministrave. Ballafaqohuni me gjykaten kushtetuese mor vlla. Gjykata Kushtetuese vendos per:

f) gjykimin perfundimtar te ankesave te individeve per shkeljen e te drejtave te tyre kushtetuese per nje proces te rregullt ligjor, pasi te jene shteruar te gjitha mjetet juridike per mbrojtjen e ketyre te drejtave.

Ku eshte arsyetimi i procesit te rregullt ligjor? Deri tani kemi degjuar per arsyetim te procesit te parregullt ligjor?

Pse nuk e jep doreheqjen kjo kerrma pas kesaj, nuk e kuptoj?

Sa bukur e kane lujt rolin Berisha-dhe Ina Rama:

Ne bojme sikur te shajme,dhe ti Ina bo sikur po lufto kunder korrupsionit, na akuzo dhe vonoi ato seancat se ashtu osht puna.

Jane te thella keto pune...!

 

 

sa i zgjuar je edhe ti dukesh se rrjedh nga familje komunistash bse e keni ne gjak dyshimin

Ne pergjithesi dyshimin e kane ne gjak katunaret. Por megjithate ka shume katunar e malok komunista.

Mua me duket se Zonja Rama, kur thote se vendimi i gjykates se larte eshte i formes se prere, vetem sa thekson faktin qe kerkesa per te gjykuar akuzen e prokurorise nuk u mor parasysh, por kjo sdo te thote qe nuk mund te fillohet prape nga e para.

shyqyr qe ju hoq kjo barre e rende Ina rames se po i zinte tere kohen te shkretes! le te shpresojme se tani do kete me shume kohe te shqyrtoje ato 300 padite qe presin qe prej 2004 kundra Edvinit!

Disa gazeta e kane dhene kete lajm se nderpriten hetimet deri pas zgjedhjeve gje qe per mua ben mjaft sens. Por rreziku qendron qe sipas kesaj llogjike i bie qe shancet qe kjo dosje re rihapet dhe shqyrtohet eshte minimale.

Te vjen keq per disa ketu qe jane kaq te lumtur per mbylljen absurde te kesaj ceshtje nga gjykata e larte, qe po na kushton ne shqiptareve dhe mbi te gjitha femijeve tane sa frengu pulen, sesa me faktin qe personat ose personi pergjegjes per kete vjedhje masive fondesh publike duhet te mbajne pergjegjesi deri ne fund dhe qe dicka e tille te mos perseritet.

Sipas kesaj llogjike primitive i bie qe nese nje hajdut xhepasj vjedh 100 lek te shkoj ne burg per 6 muaj dhe nje hajdut me veshje zyrtare qe i ka sjelle vendin (ty dhe mua me fjale te tjera) deme te pakten rreth 300 milion dollare te "walk free" e te vazhdoje te na buzeqeshe nga ekranet dhe te na perfaqesoje neper bote.

Te pakten ky person duhej te gjykohej dhe atehere do te shihnim nese eshte pergjegjesia e tij apo sic thote berisha qe ishte nje vendim kolegjial qe do te thote te gjithe kolegjialet ne qeveri duhet te pergjigjen para ligjit dhe te perfundojne ne burg.

Shpresoj fort qe kjo ceshtje te perbeje nje precedent dhe te mos harrohet e te ndiqet deri ne fund nga nje prokuror kurajoz qe ka per ideal gjetjen e te vertetes, pse jo dikush si "silvia Konti" meqenese berisha e ka fort per qejf kete emer.

Eshte paksa e dhimbshe per nje shoqeri te kritikoje nje realitet, i cili eshte krijuar nga po kjo vete. Dhe aq me e dhimbshme eshte kur kjo shoqeri nuk eshte e afte te njohe dhe te korrigjoje kete realitet. Nje fraze e kenges "Deine Schuld" (Faji yt) te grupit punk rock gjerman Die Ärzte thote: "Nuk eshte faji yt qe bota eshte e tille, faji yt eshte kur bota mbetet keshtu sic eshte".

Thenia qe "cdo popull meriton qeverine qe ka" eshte sa legjendare po dhe aq e vertete. Sepse kur nje shoqeri eshte aq e ngurte dhe pasive sa qe te mos reagoje ndaj gagaceve politike dhe te semureve mendore si Sali Berisha dhe kasta e servileve dhe te te perulurve te tij, te cilet i lejojne vetes qe te tallen dhe ta neperkembin kete shoqeri, atehere kjo shoqeri e meriton fare mire qe te neperkembet dhe te lyhet e te lahet me te pegerat e kastes se saj politike.

Ne emisionin Opinion te dates 08.01.09 rreth nje pyetje ndaj akuzave rreth implikimit te dy ministrave te tij ne afera korruptive, gagaci politik Berisha leshon nje nga xhevahiret e tij te shumte:

"Në gjuhën tonë amtare, i pandehur do të thotë i pafajshëm, ndaj, dhe nëse zbërthen termin i pandehur, kjo nënkupton zero fajësi. Nëse gjen zyrtarë të marrë të pandehur, kjo dëshmon se kjo qeveri funksionon, më tutje, nëse shkojmë e shohim se merren në gjykim akte kolektive, kjo përbën turpin e kohëve" (per me teper shiko www.tvklan.tv/emisioni.php rreth minutes 05:05)

Asnjeri nuk kishte koqe ose tru qe ti thonte ketij dementi te politikes dhe shoqerise shqiptare, se fjala "i pandehur" nuk mund te perkthehet ne gjuhen amtare shqipe, sepse ajo vete nuk eshte fjale e huaj, por pjese e kesaj gjuhe. Dhe "i pandehur" vjen nga folja pandeh=marr me mend dicka, dyshoj. Dhe nuk ka te beje me fajesi dhe pafajesi. Tjeter gje nese do te merresh me konceptin juridik, sipas te cilit "i pandehuri eshte i pafajshe, deri sa ti provohet fajesia". Por qe te serviren xhevahire te tilla nga goja e nje kryeministri, ky eshte nje ofendim per inteligjencen e njeriut. Por sic duket ne nje shoqeri pa inteligjence, nuk paske se cfare te ofendosh.

shume dakort me ty pedro. Pra pervec nje maskarai si berisha qe lejohet te thoje cdo lloj brockulle, ne kemi edhe "gagace" e palo gazetare qe nuk dijne e nuk kane mendere te "challenge"-in mufkat qe nxjerre nga goja "shume i ndrituri" Berisha

Perdro me shoke, na tregoni edhe ne ato fakte qe dini ju mbi vjedhjen.

Si eshte e mundur, pas takimit me Diplomat Europian Ina terhiqet.

E çuditshme por e vertet, ky takim eshte bere me dyer te mbyllura.

Pse?

Ku jane gazetaret qe merren me murin Kinez, pse nuk kundershtojne, pse nuk kerkojne te drejten e lajmit, kjo mbledhje nuk ishte se trupi gjykues po merrte nje vendim, ishte nje ballafaqim, midis krereve te drejtesi shqiptare me diplomatet, ç'fare eshte fshehur popullit.

Keto diplomat , jane ne mbrojtje te Bashes.

Apo prokuroria ka formuar nje akuze tipike enveriane, pa baza, pa fakte.

Ketu duhet te degjohet zeri i OJQ.

Kush vendos ne Shqiperi, kush merr vendime, institucionet Shqiptare duke u bazuar e respektuar ligjin, apo diplomacia Europiane?

Te presim cili eshte ai gazetar "trim" qe do shkruaj te verteten mbi kete takim.

 

Une nuk kam ndermend te tregoj fakte qe di apo nuk di, sepse ne thelb nuk kam pozicionin qe te hetoj rreth shkeljeve te ministrave te qeverise dhe as ti gjykoj ato, ne kuptimin qe ti deklaroje ata fajtore apo te pafajshem. Une nuk mora fare parasysh te diskutoja fakte per vjedhje apo korrupsion. Ekziston nje prokurori, e cila ngre ceshtje dhe akuza dhe nje gjykate, e cila i shqyrton dhe jep verdiktin. Pas verdiktit te shkalles se fundit te gjykates, te gjithe duhet te heshtin. Kjo vlen per mua, vlen per ty, vlen per te gjithe. Per Kryeministrin gjithashtu. Ky eshte sistemi ne te cilin kemi vendosur qe te jetojme. Ky eshte shteti i te drejtes i mbeshtetur ne tre shtylla te pavarura nga njera-tjetra: legjislativi, ekzekutivi dhe judikativi. Dhe une e respektoj fare mire ate.

Problemi eshte, qe Gjykata e Larte nuk e ka shpallur te pafajshem ministrin Basha, por thjesht ka pezulluar ceshtjen, per arsye akrobacishe juridike me kalim afatesh hetimi etj. Kjo eshte e drejta e saj. Konsekuencat ne kete rast i takon qe ti mbaje Prokuroria, ne mos Kreu i saj, te pakten grupi i punes, i cili nuk ishte ne gjendje te perpunonte dhe te dorezonte ceshtjen brenda kohes.

Ne nje sekuence te filmit te mirenjohur "Sleepers", nje nga mafiozet shpjegonte, pse nje vendim i gjykates per pafajsi nuk mjaftonte ne nje lagje si Hell´s Kitchen. Te akuzuarit duhet te dilnin nga dyert e gjykates me te vertete "te paster" ne nje shoqeri ne te cilen "ligji moral" vlente me teper se ligji i vertete.

Ne rastin e Bashes, ky akoma nuk ka arritur ne poziten per tu pastruar nga akuza akuzatorit te vertete, ne kete rast Prokuroria e Pergjithshme, qe mepas ti lindte e drejta qe te "pastrohej" perpara akuzatorit moral, qe eshte shoqeria shqiptare. Shmangia e nje procesi gjyqesor nuk eshte se te sjell shume pike dhe te shpall te pafajshem.

Problemi tjeter, dhe me teper ajo qe qelb me shume, eshte nderhyrja e vazhdueshme e Kryeministrit dhe futja e hundeve te tij ne kompetencat e nje institucioni te pavarur, sic eshte drejtesia. Dhe kjo ka ndodhur vazhdimisht si ne ceshtjen e rruges Durres-Kukes, si per Gerdecin ose edhe per ceshtjen Fazllic. Eshte e palejueshme per nje kryeminister, qe te pengoje drejtesine. Per krahasim, Presidentit amerikan Nixon kjo gje i kushtoi presidencen. Nixon nuk e rrezoi fakti i pergjimit te zyrave te opozites, se kete nuk mund t´ia provonte asokohe njeri direkt, por e rrezoi perpjekja e tij per te penguar hetimet. Ceshtja Fazllic ishte rasti me flagrant i nderhyrjes se tij dhe i pengimit te hetimeve. Sado ta duash verberisht Berishen, perseri nuk mund ta arrish te kuptosh, se cfare i kerkonte Berisha Prokurorise ne ate konferencen e tij legjendare per shtyp, teksa e jepte, nderkohe qe funksionare te Policise se Shtetit e shoqeronin Fazllicin me nxitim per ne avion, per t´ia shmangur kthetrave te prokurorise.

A ka njeri ndonje pergjigje per kete?

Sado qe Berisha perpiqet te te bindi me retoriken e tij, qe per hir te te vertetes te le me goje hapur, por vetem ne menyre negative, me "elokuencen" e tij prej gagaci, qe po lufton korrupsionin dhe eshte njeriu me i ndershem, perseri ai qe ndjek veprimet e tij, nuk mund te mos dalesh ne perfundimin, qe ai eshte mashtruesi me i madh. Dhe ajo qe te ngre nervat me teper, ai te ben per budalla. Ja kjo eshte e gjitha.

Pedro, mos me keqkupto.

Kerkova fakte, nga ato qe jane shkruar apo deklaruar ne masmedia, ngase une nuk kem pare nje gje te tille.

Bindja se Basha ka vjedhur, ( njesoj si bindja e ime se Basha nuk ka vjedhur) nga vjen?

Nuk duhet pare si thjesht problemi i prokurorise ketu (qe padyshim ka pergjegjesite e veta). Eshte i gjithe sistemi gjyqesor qe i eshte perulur  ne nivele te turpshme familjes berisha. Mjaft te kujtojme qe:

- vete gjykata e larte ka marre vendimin per bashen me dy standarde: ne raste te ngjashme i eshte dhene e drejte prokurorise ndersa per bashen marrin nje vendim jo koherent.

- me perpara kesaj ne dy shkallet e gjyqesorit bashes i eshte dhene e drejte

- vetem dy dite me pare fasllic u gjykua ne shkalle te pare (apo te dyte nuk me kujtohet) dhe ju dha e drejte ne lidhje me akuzen per pastrimin e parave.

- ne rastin e gerdecit edhe pse ka evidence te plote qe djali dhe baxhanaku i kryeministrit kane pasur lidhje direkte ne afere, asnje nuk ka pas guximin te marre ne pyetje.

berisha nga ana e tij qe del dhe akuzon kedo qe i del perpara (jo i pandehur) per akuza nga me te ndryshmet, cuditerisht ne raste kaq te hapura del ne mbrojtje te te pandehurve.  Ben cik uje kjo teori e cuditshme antikorrupsioni...

Po per dosjet e Edi Rames, te hershme dhe te vona qe rrine ne sirtaret e prokurorise, nuk kerkon sqarime nga drejtesia ti Libertas?

Po per akuzat e forta dhe te shpeshta per Blendi Gonxhen, nuk do sqarime nga organet e drejtesise?

Po per lejet e ndertimit tani se fundi, ne me pak se nje muaj, te dhena nga Edi Rama per Alban Eftimin, shef urbanistike ne bashki dhe anetr ne KRT, nuk do sqarime nga organet e drejtesise ti?

hahahaha c'pergjigje... stili alla sali berisha.

Te numerosh dosjet qe ka tundur Saliu nga maja e podimit dhe personat qe ka akuzuar i bie qe gjithe kundershtaret e tij te jene kriminela...  Me e bukura qe mbaj mend eshte akuza ndaj moisiut per droge colombiane, kur nuk i bindej merret vesh, se tani duket se moisiu e paska mbyllur ate aktivitet  smiley 

 

 

 

Po jo mer Libertas se dosjet Edvini i ka me kohe ne prokurori, bile te derguara edhe nga ministra socialiste, nuk jane vetem akuzat e Berishes.  Per ato cfare do bejme?  Ti thua qe te vazhdojne dhe te rrine te patrazuara ne sirtaret me pluhur te prokurorise?

Po akuzat e ndertuesve me emer dhe mbiemer ne Tirane per Ramen?

Po lejet e ndertimit per Alban Eftimin ne konflikt te paster interesi?

Po akuzat  qe i dine edhe kalamajte e lagjes per nje njeri si Blendi Gonxhe?

Faktet per kete duhet ti jape NEWS24,TOP CHANNEL, Gazeta Shqipetare,qe

lajmi i pare ose artikuulli i faqes se pare puplikonte llolloj dokumentash e pacavuresh,duke u mburrur se keto informacione sigurohen nga burime te sigurta kofidenciale te ketyre mediave prane prokurorise.Ndersa prokurorine nuk e pengoi askush te hetonte pati 1 vit ne dispozicion.

Pse keto media nuk kane shkruar ose investiguar kurre per taksen Majko?

Pse nuk e pyssin prokurorine per nje mal me dosje te  qeveritareve te majte qe vazhdojne te flene ne pluhurin e harreses?

News24 ka transmetuar per dhjetra ore bisedat e te ndierit K Trebicka

te pakten tu kerkoje falje familjareve dhe te afermve te tij.Nese prikuroria

do te mbeshtetet te te tilla medja e deshtuar do te jete gjthmone

 

Llafet me shume ketu jane pa vlere. Gjykata e Larte ka folur dhe me se fundi edhe prokuroria foli me gjuhen e ligjit dhe ate se cfare duhet te perfaqesoje.

Akuzat politike kunder Bashes dhe rruges Durres-Kukes, tashme po kthehen ne bumerang elektoral per Ramen dhe njerezit e tij qe sajuan keto akuza.

...eh cer shteti/poplli jemi ne....kush eshte shkaktar qe kaloi koha e hetimit!???

nese eshte bere nje vonese, duhet dhene llogari diku...sepse Basha nuk doli i pafajshem ....vetem se gjykata vendosi "prere"....e ctallin bthn me ne....

....gjithe kjo histori nuk mund te mbyllet keshtu...sepse tingellon: ju popull mos na grricni shume, se ketu bohet si dum ne, ju vetem paguni taxa si qener dhe prisni cer tju hedhim  .....

Ardi, pse cfare prisje ti.

Dore  !

Dje Ministri i Jashtem i Shqiperise Lulezim Basha deklaroi ne nje TV kombetar qe Partia Socialiste ne 8 vjet ne pushtet ka trafikuar 12 000 vajza per prostituta ne rruget e perendimit.

E thene keshtu publikisht do te thote qe per cdo 50 familje shqiptare ka nga nje prostitute .   Si deklarate e nje Ministri te Jashtem kjo duhet marre seriozisht se eshte njeri shume i informuar i qeveriut, po eshte gjithashtu nga ana tjeter shqetesim i madh per ato familje qe kane nganje vajze psh per studime, pune apo jetese jashte vendit.  Se ndryshe kane menduar se eshte e verteta.

Tani pse lidha rrugen me kete deklaraten e djeshme ? Po ja thjesht : degjoj shume deklarata une ( puna ma detyron ti degjoj , jo ti besoj ) . Pra edhe deklarata me rruge e progres, edhe me zhdukje varferie, po edhe deklarata me dhenie pafajesie. Pra, ka apo nuk ka bumerang ne kete histori e di mire parlamenti qe nuk eshte shprehur akoma per imunitetin e Bashes. smiley

Tani per Ramen. Shume mire qe PD merret me Ramen dhe lejet e ndertimit dhe kete do e kuptosh nga mezi i Majit se si shkon.  Po gjithsesi ajo qe duhet pranuar eshte qe PD ta coje deri ne fund kete histori dhe do e kuptosh qe do kete ndryshim termash me vone jo si deri tani me Mafia e Ndertimit smiley . Mbase per ta kuptuar kete do te te duhet nje shekull. Po ne ka pjese bumerangu, ketu vertitu ta gjesh.

Vapori , shkruan dikush , po mbytet. Metafore gazetari eshte dhe gazetaret nuk jane letrare te mire jo, vecse uji po futet nga te kater anet e ne qe jemi ketej ( flas per veten dmth )  kemi nje preokupim me praktik, Jane shtuar kete muajin e fundit krimet me arme zjarri*.  Eshte intuitive prirja e kesaj kategorie qe perdor keto mjete, qe ne disa momente si keto muajt parazgjedhore shteti behet inaktiv.

* Kobure , kallash, tritol ( i vune ara ca ditesh avokatit te Pinarit** nje te tille )

*Pinari eshte ai i akuzuari i  Gerdecit me 26 viktima e  qe nuk eshte si Vehbi Allimuca qe te beje burg per te tjeret.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).